E enjte, 01.05.2025, 03:59 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Vdekja e sërishme e shoqërisë shqiptare të Kosovës

E enjte, 29.04.2010, 09:58 PM


VDEKJA E SERISHME E SHOQERISE SHQIPTARE TE KOSOVES

 

Nga Albert Shabanaj

 

Këto dite por edhe me herët shohim vdekjen e një shoqërie, vdekje kjo klinike e shkaktuar nga vdekja e përditshme  një shteti si Kosova... Diagnoza: Sëmundjet  për pushtet, te klaneve politike ne Kosovë, arritën qe ta shkatërronin piramidën shqiptare për  brenda saj! Është arritur maximumi i pritjeve për një dite me te mire. Është arritur kulmi i depresion ne popull  nga zhgënjimet e qeverive, nga depresionet ekonomike, sociale dhe politike.

Fillimisht kosoves iu shkaktuan dhembje te forta nga fashisti jugo-serbo-sllav,I cili fashizem u manifestua  me rrenimin  dhe djegjen e  identitetit te qdo gjeje qe ishte shqipetare…

Kështu Kosova e pati përjetuar edhe  gjate luftës se fundit me ta,qe sundimi dhe lufta tyre manifestohej me rrenime dhe djegie te ndërtesave shoqerore,dhe rrenimin e instituicioneve shqiptare,shkatërrimin ne total te ekonomis shoqerore shqiptare. Kur t’kemi parasysh faktin se me cilin armik kemi patur dhe kemi te bejme nuk eshte për te u çuditur...! Por për te u çuditur dhe tmerruar është se çka po ndodhe sot... kinse ne Kosovën e cliruar!?

Dhjet vitet e fundit nuk kane dallime ne esenc me dekadat e kaluara,sepse edhe sot vazhdon avazi i njohur për ne, me mjerimin e shkollave,me mbylljen por edhe me keq-shitjen dhe falimentimin e tyre qofshin fabrikave, organizatave ekonomike dhe çdo institucioni shqiptare ne Kosovën e pas luftes, ato vite te renda, armiku shenonte rrenimin e identitetit shqiptare ne Kosovë,duke u përpjekur te krijonte  një identitet te ri ne Kosovë,një Kosovë ndryshe nga ajo-shqiptare, qe ishte një  sistem me vetëm kahje antishqiptare dhe zero njerezore.

Nga ato mjerime dhe vuajtje qe shkaktonte armiku serb dhe sllav tjere,populli shqiptare i zevendesonte me energji te reja për rezistence dhe organizime te reja për te u mbrojtur dhe çliruar nga ajo ploj e llahtarshme.

Ndonse,edhe sot Kosova vazhdon te thehet dhe demolohet serish,me një dallim: nuk mjerohet dhe shkatërrohet Kosova  nga okupatoret por nga parit e jo ndërgjegjshme dhe kriminale politike te Kosovës. Po shkatërrohen edhe ato pak institucione vitale,ekonomike shoqerore te mbijetuara ne Kosovën e pas luftës,duke shenuar jo vetëm rrenimin e mbijeteses shoqerore,por dhe vdekjen klinike te vete saje.

Nga kjo vdekje e katandisur nga politika kriminale e Serbosllavis por edhe e Kosovës,munde  te shpresohet dhe besohet se duhet dhe mund te dalin organet vitale për një qeverisje vitale e cila duhej te buronte nga populli për vetëvendosje, e cila sipas  gjitha indikatorëve,se shpejti do t’shofim një fillim ndryshe nga te tjeret!...

Natyrisht se ka shpresa,qe organet e një qeverie vitale do te funksionojnë. Por, te ballafaquara me realitetin e sotëm,qe veshtir e kemi te ndahemi nga ky realitet pa ndonjë ramje për te mos thëne mos ngritje. Qe sipas te gjitha gjasave nuk do te  ndërpresin se jetuari dhe funksionuari!...

Populli duhet besuar,natyrisht qe ka shpresë,qe organet vitale do te funksionojnë një dite, por gjithnjë te ballafaquara me realitetin e sotëm,tepër misterioz,te orëve te liga qe mund te vdesin përderisa unë shkruaj  hallet e tij. 



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx