E diele, 28.04.2024, 08:27 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Vuniqi: A ka qeveri Kosova..?

E hene, 03.05.2010, 09:59 PM


A ka qeveri Kosova..?

 

As qeveria, por as kryeministri nuk ishin në nivel të detyrës, kryeministri nuk e pa të arsyeshme t'u drejtohet qytetarëve të Kosovës "to person" për gjendjen e jashtëzakonshme që u krijua pas intervenimit policor të EULEX-it

 

Nga Agim Vuniqi

 

Si është e mundur që fjalët e thëna të cilat na pëlqenin, fjalë të një mendimi të përgjithshëm, të pritjes në rend të firmosjes së papirusit të porositur enkas nga Britania e Madhe dhe të importuar në Kosovë, pa paguar doganë; nuk e di a është hapur tenderi i rregulltë për të përfituar dkush afër provizionin e merituar, ndërsa bonusi i paralajmëruar dhe i fituar, i  bënte kuvendarët të lumturoheshim dhe të ënderronin me orë të tëra për pavarësinë si do të duket ajo, apo për pasurinë që do të përfitonin, pavarësisht se nuk kishin paraprakisht ndonjë muhabet me te-pavarësinë? Nuk kishte gjë të keqe që ëndërrat i kishin të lidhura me vendorë (me miqë e me armiqë) e me miqë të huaj, të përhershëm apo të përkohshëm, nuk është njëjtë të jesh banorë i përhershëm i Kosovës apo të bësh bujtinë për dashuri Kosove!! Preokupimet dhe frymëzimet janë të ndryshme dhe të llojllojshme, që nga ironia e injoranca e deri te mllefi, apo brenga për atdheun e shprehur përmes kritikës inventive. Kush e fitoi lirinë në Kosovë apo ajo erdhi si një dhuratë e paketuar nga ndërkombëtarët ka nbetur si e papërfunduar, mëdyshja dhe humbja e vetëbesimit ishte më tepër akzagjeruese dhe pasojë e selekcionimit negativ të kuadrove, duke krijuar gupet oligarkike nëpër parti politike, duke nëpërkëmbur zbatimin e rregullave statutore partikake, por edhe laramaninë profesionale, duke neglizhuar tërsisht përbërjen e popullatës që jeton në vende urbane dhe në atë rurale, gjë që nuk korespondonte aspak me realitetin politik, as atë juridik, e si mos të shqetësohen qytetarët me kapadaillëkun servlitetin dhe maskarrëllëkun e liderëve të cilët luftuan kundër robërisë e pushtuesve të huaj për të eskaluar në një luftë direkte të pamëshirshme për të krijuar pasuri individuale dhe familiare marramendëse pas liftës. U harrua qëllimi politik i rindërtimit të shtetit, ai shpejt u zëvendësua me vizionin e pushtetit politik dhe burimet e përfitimeve. Askush nuk brengosej për interesin e qytetarit, me përditshmërinë hamletiane, duke humbur sensin e të gjykuarit drejtë, jeton i lirë apo i robëruar

 

Kosova e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 u pranua me simpati nga ShBA, 22 shtete evropiane dhe shumë të tjera të ndikuara nga kjo alencë perëndimore shumë e fuqishme. Qysh në fillim pritej një punë e përbashkët e pozitës dhe opozitës, e shoqërisë civile, e diasporës për të ndihmuar rritjen e numrit të pranimeve të reja dhe për të shembur barrierat që po i vendoste Serbia. Pse hovi i gëzimit u zbehë për t'u heshtur zëri i diplomacisë kosovare, mund të jetë edhe pasojë e alokimit të mjeteve jo të mjaftueshme financiare për këtë destinim, për të angazhuar emra eminent të diplomacisë amerikane, për të ngjeshur axhendën diplomatike me kërkesa të reja pranimi, "fatkeqësisht" filozofia e fukarallëkut dhe diplomacia janë në kolizion njëra me tjetrën. Nuk mund të pritet ndonjë influencë e caktuar diplomatike pa kushte, e ajo ka munguar, së pari nga pamundësia e lëvizjes së lirë të diplomatëve kosovarë, barrierat me viza ishin pengesë e pakalueshme, pastaj lista e depozituar dhe e përgatitur nga Serbia në INTERPOL  shtonte angazhimin e saj agresiv për të neutralizuar tërsisht angazhimin diplomatik të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kuptohet që dobësimi i pozitës diplomatike të Kosovës dhe ndërrimi i prioriteteve në politikën e jashtme amerikane, shndërruan Kosovën në konflikt të ngrirë diplomatik, duke rikthyer shumë gjëra mbrapa. mbetjen e UNMIK-ut në Kosovë, fillimin e zbatimit gjashtëpikësh të  Ban Ki moonit, edhe pse i deklaruar si i papranueshëm, ashtu si zgjedhjet paralele në Kosovë dhe vendosjen e apratatit administrativ të shtetit serb në Kosovë- jo strukturat paralele ( nocioni i strukturave paralele do të konceptohej si padëgjueshmëri qytetare, jo si instalim i ligjeve të shtetit tjetër, dmth okupim i një pjese të territorit të Kosovës).

 

Variacionet politike dhe diplomatike jo të zakonshme i përpiu "status-quoja" dhe propaganda serbe e ndihmuar nga rusët dhe pesëshi evropian që nuk e kishte pranuar pavarësinë e Kosovës, duke adresuar projekte të reja të hapjes së bisedimeve dypalëshe, shqiptaro serbe, pa ndonjë sinjal paqeje dhe pajtimi që do të dërgonte Serbia, kërkim faljen dhe pranimin e sovranitetit territorial të Kosovës. Tërë kësaj propagande të fuqishme diplomatike dhe i trysnisë në palën më të dobët atë shqiptare e nxiti edhe intervenimi bastisës i Policisë së EULEX-it, në objektin Ministrinë e Telekomunikimit dhe të Transportit, por edhe në pasurinë e tij individuale dhe familiare, pa u dhënë asnjë shpjegim publik; ky agresion në isntitucionet e Kosovër erdhi menjëherë pas zënjes në flagrancë të pjestarëve të EULEX-it. EULEX-i me rastin e intervenimit shkeli edhe të drejtën e informimit të qytetarëve, gazetarëve nuk iu dhanë indormacione respektabile që do të arsyetonin verpimin e dhunshëm policor. As qeveria, por as kryeministri nuk ishin në nivel të detyrës, kryeministri nuk e pa të arsyeshme t'u drejtohet qytetarëve të Kosovës "to person" për gjendjen e jashtëzakonshme që u krijua pas intervenimit policor të EULEX-it, duke u anashkaluar sistemi legjislativ dhe juridik i Kosovës.

 

Eshtë përfolur publikisht implikimi i ministrit Limaj në aferë korruptive, sidomos pas dyshimeve të ngritura të qytetarëve për dëmtimin e shpejtë të rrugëve të asfaltuara, por edhe që lidhet me fajësinë e mundshme të tij në hapjen dhe "dhurimin" e tenderëve për miqët, familiarët dhe të afërmit e tij, e publikuar në shtypin ditor. Se ka dyshime të bazuara për korrupsion shtypi vendor e bëri të ditur edhe nga shpalosja e bisedimeve të kryeministrit me diplomatë me ndikim për trnsferimin e mundshëm të misnistrit Limaj në një shtet të huaj, për të mbuluar marren qeveritare. Se a janë të sakta këto deklarata apo jo nuk i demantoi qeveria, prandaj mund të rritet edhe shkalla e besueshmërisë në burimin e informacionit.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora