E enjte, 02.05.2024, 10:30 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Hipokrizia e gjyqësorit dhe antagonizmat politike në Prishtinë

E diele, 02.05.2010, 09:58 PM


Hipokrizia e gjyqësorit dhe antagonizmat politike në Prishtinë

 

Nga Albert Shabanaj

 

Klasa  politike e Kosovës dhe me gjer shqiptare,ka kohe qe shoqrin shqiptare e ka sjellë buze shkombëtarizimit  dhe afër vdekjes gjeneralë... Rasti me  Logon e Lidhjes se Prizrenit dhe tentimi për arrestim te z.A.Kurti,janë raste shokante. Kjo klasë  politike krijoi rrethanat, në të cilat Kosova humbi identitetin dhe atributet e atdheut të shqiptarëve, si popull  autokton i saj dhe u shndërrua në çifligar të një grusht   njerëzish monstruoz, të tërbuar nga lakmia dhe hordhitë tjera personale.

Ky grup njerëzish, i mbështetur dhe  organizuar nga qarqe te errtë ne formën e grupacioneve përfituese politike, tashmë e kane shndërruar  Kosovën në monedhë te lire  tregu  me Serbi,Maqedoni,Mal te Zi, qe  shet pjesët dhe të ardhmen e saj , për interesa   përfitimit të disa apo te shume politikanëve te Kosovës  dhe trevave  tjera shqiptare.. Këta te pa ngopur hajdutesh te tërbuar  e kane shndërruar Kosovën dhe trevat Shqiptare si prona te tyre private,këta ogurzi,e kane shndërruar Kosovën   ne  njëfarë agjencioni politik të  shitjes dhe mjerimit , jo vetëm të pasurive e të pronave publike të Kosovës, por të vetë saj. Si pasojë e kësaj politike, numri i enklavave serbe, vetëm sa shtohet meqë ka ngelur mundësi e hapur për rritje!...

Si pasojë e kësaj politike, deri tash në Kosovë janë krijuar zonat mbrojtëse qindrahektarëshe përqark kishave e manastireve serbe, si territore të legjitimuara të Serbisë,ne te cilat territore janë te stërmbushura me shërbime sekrete dhe terrorist serb,ne te cilat territore gatuhet dhe pjekën politikat terroriste te pushtetit serb. Si pasojë e këtyre politikave, proceset ne terren, na  dëshmojnë qartë rezultatet e  qeverive te Serbisë, deri tash është legjitimuar veprimi i strukturave te cilat kemi deshir ti quajmë paralele por ne realitet janë te vetmet qe veprojnë ne  veri dhe  enklavat tjera  serbe. Deri tash është legjitimuar sistemi  arsimor i Serbisë, duke përfshirë universitetin dhe planprogramet e saj, sistemin shëndetësor dhe format e tjera të organizimit të pushtetit të Serbisë. Me fjalë tjera, si pasojë e kësaj politike, deri tash është legjitimuar ndarja faktike e Kosovës sipas hartës etnike. Dhe  ky proces, te cilin e ka zhvilluar dhe vazhdon ta zhvillojë kjo politik aktuale, ka krijuar kushtet që Kosova të mos bëhet ndoshta kurrë më si e tërë. Tapitë e Kosovës  po i falen dhe shiten Serbisë,Maqedonisë dhe Malit Zi,  të cilat do jenë plagë të pashërueshme për pasardhësit tone...!

Nga kjo politik aktuale ne një  formë, shqiptareve  po u përsëritet historia  e rrudhjeve etnike. Për dallim nga  e kaluara, qe  Shqiptaret  u rrudhen  nga forca të jashtme, sot  Shqipëria,Kosova dhe trevat etnike shqiptare  po rrudhen nga  pisallaret e brendshëm te kombit. Kjo   politike shqiptare, që nuk di t’u thotë kurrë jo, as mjaft apetiteve të Serbisë,Greqisë,Maqedonisë,Malit Zi, për rikolonizime, por që dine të bëjnë oferta dhe projekte  për ti kënaqur këto apetite, nuk mund të ketë asgjë me votën  e popullit shqiptare , por me turpin e me tradhtinë ndaj popullit shqiptare.

Kjo klase  politike dje fliste për bashkimin e Mitrovicës,kurse sot,për t’ bere  copë e grimë territorin e Shqipërisë,Kosovës dhe gjitha trevat etnike shqiptare.

Sot është mjaft e përhapur pikëpamja kapitulluese e politikes shqiptare ne përgjithësi dhe ajo shqiptare e Kosovës ne veçanti. Sipas shume politikanëve dhe analisteve, Kosova nuk meriton më shumë shtet  dhe më shumë ingerenca  për shtetësi, se këto që i gëzon sot, për faktin se ata (Kosova) nuk kishin  arritur ta finalizojnë e kurorëzojnë  shtetin e tyre. 

Me këto  formula politike,klasa jone  politik djegën dhe vazhdojnë te djegin vullnetin dhe luftën tone shekullore për liri dhe Bashkim! Mirëpo, ky fakt dhe shume fakte te tjera qe i di opinioni i gjer shqiptare,se politikat shqiptare kane qen kapitulluese,e bleshme, e korruptuar, dhe se shqiptarët nuk ia paskan dalë ta çojnë deri në fund amanetin e luftës se tyre çlirimtare, apo se nuk paskemi arritur të çlirohem  vetëm me forcat  tona, nuk mund të legjitimohet  kurrfarë forme e thikës prapa shpine ndaj popullit autokton te Kosovës dhe gjithë andej trevave autoktone shqiptare. Ato fakte te me lartcekura  nuk liron nga përgjegjësia në asnjë mënyrë shkeljen mbi gjakun e derdhur, mbi sakrificat e mbi vullnetin shekullor politik të popullit shqiptar. Në qoftë se sakrificat e atyre që ranë, nuk paskan qenë të mjaftueshme për të kurorëzuar fitoren e  luftës çlirimtare dhe vullnetin politik të shprehur shekuj me radhe për BASHKIM, atëherë i mbetet  popullit shqiptare edhe një borxh ndaj vetvetes për te nxjerr një klase krejt tjetër politike qe vërtet  janë te afte për te quar deri ne fund amanetin e shume brezave qe ranë për liri dhe bashkim. Pra i mbetet popullit ky  misioni historik i përmbushjes së këtyre aspiratave. Lakimi  nga ky qellim i shenjet  dhe mëdyshja e fitores së luftës çlirimtare dhe e aspiratave shekullore politike të shqiptarëve dhe  kompromiset  me pushtuesin, kanë  vetëm një emër,  ai quhet tradhtar dhe tradhti, çmimi i së cilës do të jetë shume i shtrejt me  luftëra të reja dhe  sakrifica të tjera për brezat tone te ardhshëm.

Për me tepër,ne qoftë se populli shqiptare e lëshon edhe ketë shans ne histori,atëherë mund te konstatohej se kjo dekadë  do të mbetet e  shënuar në historinë e popullit tone shqiptare, si dekadë e dekadencës dhe  faqes  zeze,kur populli jone, me vetëdije, ua ka shitur shpirtin e vet kolektiv forcave të errëta, para të cilave është përkulur paturpshëm!!! Edhe kjo periudhe  do të mbetet e shënuar në historinë e popullit tone, si periudhe  kur populli ynë, të dhjetën herë me radhë në historinë e vet, kolektivisht  i ka mbyllur sytë para gjenocideve të kryera shekuj me radhë,para plojës dhe llahtarit mbi popullin shqiptare. Kriminelet serbë, me ndihmën e fiseve malaziase dhe sllave e greke kanë kryer shume e shume gjenocide te dokumentuara dhe te pa dokumentuara mbi shqiptaret .

Kurse servilet e politikes ndërkombëtare vazhdojnë te na bëjnë sehir me analiza dhe kulufra për t’ua hedhur përsëri shqiptareve,pataten e nxehtë ne duar...

Bota  bashkëkohore  përsëri me tradhtinë që i bëri dhe vazhdon ti bej popullit shqiptar  ka lëshuar rastin  që të shpëtojë ndërgjegjen  dhe etiken e tyre te fjetur, i cili rast prej vete Zotit është i dhuruar, me qëllim për të ngritur projekte te përbashkëta të ardhmërisë, e cila ardhmëri do të bazohej në parimet e drejtësisë dhe të ligjit në marrëdhëniet ndërnjerëzore  dhe  ndërkombëtare, parime këto të cilat duhej shërbejnë të njëjtat,  pa marr parasysh racën, kombin, fenë apo gjuhën.

Me kështu averzione tubioze te bashkësisë ndërkombëtare po legjitimohet joligjshmeria e sundimeve dhe kolonive ne Evropë.  Me politika te tilla Evropa e sodit si ajo e djeshme, si duket ka vendosur te i  hedhe vlerat  kolektive dhe përgjegjësit  në pleh,duke na dënuar ne  të gjithëve  dhe trashëguesit tanë  me një luftë të përhershme për drejtësi, nga  jodrejtesit kolektive evropiane...!  



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora