E enjte, 24.07.2025, 10:34 PM (GMT+1)

Mendime

Ruzhdi Berisha - Rudi: Djersa juaj, ndërtimi i vendit

E shtune, 01.05.2010, 09:58 PM


DJERSA JUAJ, NDERTIMI I VENDIT

 

Loti i pa-dëshiruar …

 

Nga Ruzhdi Berisha - Rudi

 

Fillova të shkruaj për këtë tem shumë të dhim-shme e të harruar larg diku. Puntorët ,puna ,këto dy gjera me vie në kokë vazhdimisht dhe me trazojnë-shpirtin. Nga vitet e nëndhjeta fuqia puntore u larguan nga vendet e tyre të punës ,mbetën vetëm disa puntorë qe nuk ishin shqiptar ,mbetën ata qe pranuan të terën regjimin e armikut…

- Me pastaj mos te harrojm sakrificën e puntorëve ne greva,protesta dhe në luftën e lavdishme të Ushtris Çlirimtare të Kosovës. Edhi liria të gjithë ju gëzuam-lirisë por liria siç thotë poeti jonë ‘’Ali Podrimja , një liri me litar rreth fyti, e unë do thëm një liri pa-shprehje-fjalës se lire.

- Vitet po kalonin në kalendar ,bota po plakët ndersa puntorët presin një ditë më të mirë për ti respektuar dhe ndihmuar. A thua nga erdhën këta qeveritar deri këtu. Nuk kan zbrit prej qielli por kan ardhur nga puna e baballarve tanë. Tani puntorët i harruan ,vranë-djersën e tyre i lan të jetojn ne kushte të rënda ekonomike-sociale, jetë ka të lloj-llojshme edhe qeni jeton por si: në kolib dhe pretë kush po i sjell një kafshore bukë. Qeverit u ndrruan disa herë ,por kurrë  ne fushatën zgjedhore nuk e përmendën ligjin e puntorëve ,kurrë nuk punuan qe këtë ligj ta fusin ne miratim ne kuvendin e Kosovës. Nuk luftuan Çlirimtaret për këtë ditë ,nuk luftuan qe fëmijët e minatorve te dalin e të shtrin dorën dhe të kërkojën lemosh se a do i fal ndokush një lekë .

- Kam vizituar shumë vende ku punojnë puntorët ,disa ndërmarrje as qe din si duhet sjellur me puntorët,ndersa puntorët e mjerë nuk kan as te paktën një rregullore qe cakton statusin e tyre për sjelljen në punë ,e nga-ana tjetër drejtorat e ndërmarrjeve qe nga tani i quaj bosa as qe don me ndëgjuar për ta,na quajnë si të ishim shtresa me e ulët e njerëzimit ,por ne  e kemi lekun me-hallall se të gjitha shtresat e larta qe i konsiderojn bosat tan shqiptarë…

- Ku qenka tani qeveria kur puntorët lëndohen ne vendet e punës ,as mjekimi nuk ju paguhet,ku qenka qeveria kur puntorët mbesi me pasoja tër-jetën e dhembja e tyre nuk kompenzohet ,kjo qeveri ka harruar pjesen me të ndjeshme të shoqërisë . Pa-fuqi puntore nuk ka ndertim ekonomik…

- Ka raste të shpeshta kur puntori u lëndua në vendin e punës  dhe nuk ka mbetur me i aftë për punë , tani e kan flakur bosat ne rrugë se atyre ju duhen njerëz qe i krahin { për-masqesë} e ky i semuri nuk ju duhet me,turp,turp bosa te keni qe na shkelni ,e  turp duhet te ju vie qeveris qe kan marur votën tonë.

- Atë të urtin askush nuk e done. A duhet te ngritemi ne protesta gjithë popullore dhe mos të ndalemi deri ne fundin e aspiratave tona ,a duhet që përjetë me dhunë te fitojm drejtat tona, me tregoni o ju qeveritar, dhe me ndëgjoni o ju bosa…

- Ashtu si shtypni puntorët ,ashtu vetëm i bashkoni ,çdo shtypje i forcon shpirtin dhe i bashkon fizikishtë, por keni frikën Zotit ai e merr hakun për ne se kemi mbetur vetëm ne mëshirën  e ti. Dikush këtu po gënjen kur thot: se në Kosovë ka liri te shprehjes-fjalës ,unë ju thëm mjaftë me gënjeshtra ,mjaftë se në Kosovë nuk ka liri të fjalës-shprehjes. Një puntorë te shkoj për të kërkuar tek një bos disa kushte më të mira ai e debon nga puna,kjo na dëshmon qe nuk kemi edukat-kulturore,as dije që të ndëgjojm të pakte hallet e ati njeriu të lodhur-mërzitur nga regjimet-dikatoriale qe i vien pas kudo,nga do qe shkon.

- Ju besoj puntorë të dashur, jam ne hallin tuaj,jam në lekurën tuaj, por kurrë nuk jam pajtuar me kët rregjim qe po ushtrojn qeveritaret dhe bosat e tyre, si te kishin lidhur marrveshje se-bashku.

 

                         Jam puntorë dhe punoj

                         Fjalën time ma cungoj

                         Nuk kam ligj as liri

                         Jam mbetur jetim

                         Si fëmijë,në robëri

 

 

Qysh herët e kam kuptuar qe armiku vretë shpirtrisht-fizikisht ,por kurrë nuk e kam kuptura qe qeveria jon po na vretë shpirtrisht-moralisht. Dita e një-majit po afrohët ,një protestë po paralajmrohet që do  të mbahet para parlamentit të Kosovës ,kërkohet një ligj për të drejtat e puntorve’’ jeta dhe vdekja jan dashuri’’ mos u ndalni në qellimet tuja deri në ralizimin e tyre. Zoti ju bekoftë …



(Vota: 22 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx