E shtune, 27.04.2024, 07:21 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Sholloviq në Kosovë

E hene, 03.05.2010, 09:58 PM


SHOLLOVIQ NË KOSOVË!

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë në vendin tonë erdhi maniaku serb Mirosllav Sholloviq i cili , për veprimet e veta destruktive dhe antinjerëzore ndaj popullit tonë, bashkë me disa serbë të tjerë kriminelë, tanimë duhetj të gjendej në Hagë. Por në vend që të ishte ashtu , Sholloviq kishte ardhur në Kosovë , për ta vazhduar misionin e tij të destabilizimit të cilin ishte mësuar ta bënte për mrekulli nën udhëheqjen e ideologut të vetë fashizoid i cili tanimë flen nën plepat e oborrit të vjehrrit të vetë në Pozharevc ngase Beagradi nuk kishte guxuar nga Bashkëlsia ndërkombtare që ta varroste në varrezat e atij qyteti/anipse çetnikët e të gjitha ngjyrave kishin plasur nga inati/.

 

Sholloviq erdhi edhe njëherë në vendin tonë , por kësaj radhe shumë i pezmatuar dhe nervoz, duke e parë humbjen e tij definitive të’Kosovës si tokë serbe’’por nuk e la as atë ditë pa e përsëritur slloganin e tyre bajat me të cilin janë mësuar të ëndërrojnë në pikë të ditës.Ai pra sërish tha’’Kosova është Serbi’’pa treguar fare se si  do të bëhej e tyre, kur  atë e kanë pranuar si të pavarur 66 shtetet të botës!Fliste përçart i shkreti, por fytyra tij çetnike ishte edhe më e ngrysur se atëherë ngase nuk kishte çka të bënte kur i shikonte mijra policë kosovarë, ndërkombëtarë dhe ushtrinë tonë të ardhshme e veshur me rrobet e saj të bukura të cilat do t’ia kenë verbuar sytë atij dhe se ajo një ditë do të jetë pjesë e formacinove veriatllantike. E dinte çetniku i mjerë por nuk kishte kah t’ia mbante, përveç të fliste dhe t’i bënte qejf vetes, njëmend si Don Kishoti që luftonte me mullinjtë e erës.

 

Do ta ketë pasur shumë vështirë në ato çaste në të cilat do të ketë menduar se si i kanë shkuar huq të gjitha mitingjet e dikurshme të cilave u printe me ‘’hyxhymin’ e tij shkatërritar ndaj gjithçkaje që gjente përpara, si në Kosovë dhe Vojvodinë, ashtu edhe në Mal të Zi dhe Kroaci, kurse për shpërblim padroni i tij ,  e kishte hedhur si një leckëe letre dhe si një limon të shtrydhur , duke ia bërë të mundur që të jetonte dhe të merrej me një ‘’ Fermë malore ku do t’i ruante dhitë disa vjet me radhë në mënyrë që t’i mjelte dhe ta përdorte qumështin shërues të tyre’’! Pra bariu i dhive erdhi sërish në Kosovë për të treguar se ishte gjallë dhe sipas mendimit të tij sëmurë, kinse akoma nuk ka kaluar rreziku , me fjalë të tjera ‘’Donte ta frikësonte arushën me shoshë’’ dhe kishte harruar se çka kishte përjetuar Serbia gjatë 78 ditëve të bombardimit?!Erdhi në Graçanicë për ta blerë edhe ndonjë dhi tjetër dhe  për ta vazhduar zejen e kultivimit të tyre, kurse serbët kosovarë, thellë në vetëveten e tyre do të kenë thënë’’Pikërisht ti je ai i  cili ia ke luajtur nënën popullit serb në Kosovë’’.

 

Do ta ketë pasur shumë vështirë atë ditë kur e kanë ruajtur policët ndërkombëtarë, por sytë ia kanë verbuar mësëtepërmi ata kosovarë/normalisht në mesin e të cilëve ka edhe serbë që e kanë pranuar realitetin dhe shtetin e ri të Kosovës/.Ndoshta kishte ardhur me qëllime të tjera por do të ishte vërtet veprim çmendurak nëse do të bënte diçka si atëherë dhe në ato kohra të perënduara të cilat, siç thamë më lart, i shkuan krejtësisht huq në krahasim me lëvizjet e pastajme të cilat ndodhën në këto hapësira kur padroni i tij u dërëzua para Bshkësisë së fuqishme ndërkombëtare duke e nënshkruar Marrëveshjen e Kumanovës për t’i tërhequr forca policore dhe ushtarake nga Kosova të cilat shkuan njëherë e përgjithmonë nga vendi ynë dhe nuk mund t’i mbrojnë më asnjëherë njerëzit debilë si Mirosllav Sholloviqin me shokë.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora