E diele, 28.04.2024, 01:41 PM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Koha e Vetvendosjes!

E hene, 03.05.2010, 09:57 PM


Koha e Vetvendosjes!

 

Nga Gani Qarri

 

Duke dëshiruar që t’i fshehë gjurmët e terroristëve të vërtetë, siq janë bandat kriminale serbe që veprojnë hapur në Veriun e Kosovës, Policia e Kosovës dhe UNMIK-EULEX-i vrapojnë të burgosin shqiptarë të pafajshëm,siq janë aktivistët e Vetvendosjes duke i fajsuar rrejshëm  dhe pa argumente.Po ashtu edhe Gjykata nxiton ti shpallë ata fajtor dhe tenton ti dënoj edhe me  burg.

 

Quditem se si askush nuk organizoi protesta nuk organizoi askush,as atëherë e as sotë të paktën dikush të organizonte ndonjë debat apo tribunë ku do debatohej hapur se si është e mundur që shqiptarët edhe sot të dënohen pa asnjë faj dhe të kërkohen edhe nëpër familje e deri në tavanet e shtëpive të veta. Të gjithë shqiptarët anë kënd botës,nderojnë NATO-n dhe veqant SHBA për ndihmesën e pakursyer që dhanë për të na shpëtuar nga gjenocidi serb, dhe ndihmuan çlirimin e

 

Kosovës,por sjelljet e UNMIK-ut dhe EULEXIT të cilët ju kanë siguruar veprim të lirë bandave kriminale serbe në Veri të Kosovës dhe në të njejtën kohë janë vën në ndjekje të aktivistëve të Vetvendosjes pa dhënë asnjë shpjegim madje as nga ministritë përkatse e as  nga funksionarët shtetëror,këto sjellje nuk mund të pranohen më tej,dhe sa më par  duhet ta ken një fund.

 

Madje edhe kur kryhen aksione Policore edhe nga ato më fatkeqet siq ishte rasti në Varrimin e paradisaditve,pas dështimit të turpshëm,që të gjithë nxitojnë dhe duan ta “dëshmojnë” pafajësinë e tyre madje shumë të qetë dhe fare pa emocione.

 

Bile disa nga funksionarët dijnë  të shprehin edhe  keqardhje anipse mu ata merren me drejtimin dhe mbikëqyrjen e atyre institucioneve  shtetërore të cilat vetëm kundër shqiptarëve ndërsejnë organet policore pa u dhën kurrfar shpjegimi qytetarëve të këti shteti as për shkakun e as arsyetimin e atyre mësymjeve.

 

Mjerisht kjo gjuhë ësht e njohur për shqiptarët që nga mendësia e trashëguar e shërbtorit ndaj pushtuesit e cila as sot nuk po harron të dëshmojë se ësht shumë e kujdesshme ndaj sunduesit të ri, EULEX-it duke shkelur shpesh herë edhe liritë dhe të drejtat e njeriut shqiptar të cilit sikur gjithkuj tjetër, edhe atij ia garantojnë konventat ndërkombëtare.

 

Funksionarët shtetërorë, nuk duhet lejuar që shqiptarët, të ndiqen në bazë të proceseve  të montuara gjyqësore,në të cilat ata edhe pa fakte do të shpallen fajtor dhe dënohen ngase për kët shtet kan luftuar edhe vet shqiptarët dhe siq respektohet sot ky shtet vetëm nga shqiptarët ashtu edhe do mbrohet nga shqiptarët ndaj edhe nuk duhet lejuar që ata të ndiqen dhe burgosen me aq lehtësi sa herë që dëshiron UNMIK-EULEX-i.

 

Mjerisht nga këso lloj sjelljeje ,po dëshmohet se populli shqiptar vazhdon  të mbetet i jashtëligjshëm dhe i pa mbrojtur edhe në Shtetin e tij të “lirë” duke mos bërë asgjë që të mbrohen,vetëm pse janë shqiptarë,derisa bandat kriminale serbe si nget askush.

Ndaj besoj se për Vetvendosjen si shpres e vetme e këti Populli     ka ardhur koha të tregoj se nga institucionet shtetërore duhet të largohen, të gjithë ata  të cilët  as sot nuk punojnë për kët popull.

 

Shqiptarët nuk duhet të tolerojnë që edhe më tutje,qoft ai edhe UNMIK-u në shtetin e tyre ti vrasë pa asnjë faj,dhe më pastaj ti ndjek për ti burgosur edhe EULEX-i i cili me asgjë deri me tani nuk e ka dëshmuar se e plotëson misionin e tij për të cilin edhe ka ardhur në Kosovë.

 

Vetvendosja duhet ta filloj protestën gjithpopullore për Ligj dhe Drejtësi të cilën do ta përkrahë edhe Populli i lodhur nga gjith ky kaos.Pas të gjitha  këtyre padrejtësive ,ësht koha që Vetvendosja të hidhet në  veprim, kundër padrejtësive,korrupsionit dhe për sundimin e rendit dhe ligjit, dhe të mos i zhgënjej shqiptarët me munges të Liderit për ndryshime, sepse shqiptarët me të drejtë kanë humbur q`do shpres,dhe shiqojnë në heshtje lojën e pa ndershme që po luhet me fatet e tij.

 

Ndaj ësht momenti  vendimtar, që ta vërtetoni në vepër,se ka ardhur koha e Vetvendosjes!

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora