E diele, 28.04.2024, 12:01 AM (GMT+1)

Mendime

Refik Hasani: Serbia ta pranoje pavarësin e Kosovës, dhe t'ua njohë të drejtat shqiptarëve në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë

E hene, 03.05.2010, 09:58 PM


Serbia ta pranoje  pavarësin e Kosovës, dhe t'ua njohë të drejtat shqiptarëve në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë                       

                                                                                             

Shkruan: Refik HASANI

           

Serbia duke u munduar ta fshehë çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve etnikë në tri Komunat ,don që vëmendjen ta tërheq vetëm rrethë statusit të Kosovës.Edhe pasi Serbia do ta njohë pavarësin e Kosovës,tek pastaj do të fillohet një periudhë e ridefinimit,rregullimit të mbrendshëm të shtetit të Serbisë.Sa më parë  të lirohet nga ngarkesa e Kosovës aqë me mirë do të jetë për shqiptarët etnikë nga komuna Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës,ku më 1 e 2 mars 1992 mbajtën referendumi për një autonimi territoriale apo bashkangjitje me Kosovën.

*****

Takimi i shteteve Ballkanike i paralajmruar që do të mbahet në Sarajevë,do të jetë për herë të parë një ,,thyerje e tabus'' që do të ketë Serbia ndaj Kosovës,pasi do të marrin pjesë të dy shtetet në mesin e shteteve tjera të pavarura,kjo është një shenjë e mirë pozitive.Prandaj përveqë presionit të faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë që është duke ushtruar kundër serbisë për të marrë pjesë në takime të barabarta edhe me Kosovën.Ky presion duhet të drejtohet edhe në kuptimin që shteti i serbisë të kërkon dhe filloj bisedimet sa më par me komunitetet e saja,si me  :

-Shqiptarët në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë ,

-Hungarezët në Vojvodinë dhe

-Boshnjakët e Sangjakut

Ndoshta faktori ndërkombëtarë duhet ta ndihmoj shtetin Serbë mos të përqendrohet vetëm në Kosovë,duke i patur edhe këto tri rajone  tjera me popullatë dhe territor të veqantë.Shteti Serbë për ti fshehur këto tri çështje të mdha që i cekëm më lartë dëshiron që luftën diplomatike ta bartë prej vetë Serbisë  për  Kosovën.Përqendrimi me gjithë arsenalin e mundshëm politikë e diplomatikë,në Kosovë dhe rrethë Kosovës,me konsekuencat të dukshme kundër  pavarësisë së Kosovës.Përveqë dhunës mbi një shekullore që ka ushtruar kundër shqiptarëve në tërë ish-hapsirat e Jugosllavisë së dikurshme.Serbia përfundimisht nuk ka të drejtë as edhe të kthej kokën kah Kosova nëse mundet të plasoj ndonjë produkt të vetin në tregun e Kosovës mjaftë e ka.Sa për për ta patur nënë sundim të vetin jo kurrë.Politika dhe diplomacia Serbe duke e penguar njohjen e shtetit të Kosovës,duke ngritur deri në gjygjin ndërkombëtarë të Hagës dëshirojn që edhe më tej të mundohen ti mbulojn edhe tri probleme  jo të vogla që herë kur do,duhet të ballafaqohet për t'ju gjetur një zgjidhje.Serbia atë që kërkon për serbët lokal të Kosovës,serbëve të  Bosnjë Hercegovinës nuk mundë të ua mohon edhe Hungarezëve, shqiptarëve dhe boshnjakëve në republikën e serbisë.Nuk mundë të pengohet Vojvodina sepse ishte njësi në federatën e RSFJ-së.Nuk mundë të pengohen shqiptarët në kërkimin e të drejtave të tyre personale dhe kolektive pasi kanë tri elemente të pranuara edhe me të gjitha aktet ndërkombëtare:

1-Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 ,

2-Organizimi dhe sakrifica e banorëve shqiptarë dhe lufta e bërë nga  UÇPMB-ja dhe

3- Marrëveshja e Konçulit 

 

Shqiptarët nga Medvegja,Bujanoci dhe Presheva nuk gëzojn kurrfarë të drejtash dhe jan të diskriminuar.

                           

Asnjëherë në parlamentë të Serbisë nuk u ngrit  çështja se ku janë shqiptarët që kishin prona dhe pasuri nëpër qytete të Republikës së Serbisë si : Beograd,Nish,Leskoc,Vranj ,nuk është diskutuar për shqiptarët as nga kjo Krahinë.Shqiptarët nuk jan të përfaqësuar në polici,gjykata,administratë,kadastër,sistemin bankar e shëndetsor ,nuk janë të pranishëm në përfaqësime tjera shtetërore si qeveri,ambasada dhe konzulata,nuk kemi të drejtë përdorimin e simboleve tona  kombëtare,nuk na lejohet hapja e një universiteti publik në gjuhën shqipe.Nuk ka investime që ti ruajm dhe kultivojm traditat dhe monumentet kulturoro-historike të trashigimisë sonë Kombëtare.Republika e serbisë edhe pas këtyre viteve nuk dëshiron as edhe ta pranoj që në Kosovë,Maqedoni dhe vende të tjera,kemi të zhvendosur shqiptarë që janë jo vetëm nga këta tri Komuna e cekura,por edhe nga qytete të tjera të serbisë.Serbia deri më ta ni nuk ka patur asnjë ofertë për të zhvendosurit  nga kjo Krahinë shqiptare.Deri më tani nuk ka një program,një projekt a platform afat shkurtërë,afat mesëm dhe  afatgjatë,me një dinamizëm për kthimin e të zhvendosurve për t’ju krijuar kushte për kthim të gjithë atyre që dëshirojn të khehen në trojet e tyre.Kjo është një kërkesë imediate e kategorisë së të zhvendosurve pavarësisht ku janë me qëndrim të përkohshëm.Pse nuk ndërtoi për dhjetë vite as një shtëpi  për të zhvendosurit shqiptarë.Serbia nuk ka investuar në infastrukturë,sa është investuar për serbët e zhvendosur në Kosovë për gjashtë muaj,nuk është investuar as për dhjetë vjetë për tri Komunat e cekura për kthimin e të zhvendosurve shqiptarë në Serbi.Në Kosovë,për serbët lokal kemi shumë oferta joshëse,për të gjithë ato që dëshirojn të kthehen edhe ate nga qeveria e Kosovës,ajo Serbisë dhe donator të huaj.Kurse për shqiptarët e Krahinës së mbetur nën serbi askush nuk është interesuar sikur ato banorë të jen të askuj,të mos i përkasin asnjë shteti !.Ende nuk është bërë dhe pranuar numri i saktë i të zhvendosurve shqiptarë,nuk ka evidentim të tyre nga organet e Republikës së serbisë,prej organeve ku janë të vendosur në Kosovë apo Maqedoni dhe prej mekanizamve relevant ndërkombëtarë.Republika e Serbisë do të tregoj realisht që nuk është e një anshme vetëm të kërkoj për pjesëtarët e vetë.Por ka interesim edhe për banorët e vetë,pasi ashtu po trumbeton se i mbron të gjithë barabarsisht.

 

Në krahinën shqiptarë të vendoset një mision i përhershëm paqësor i OKB-së,apo i NATO-së !

 

Ju kujtojm se  një mision tranzitor i OKB-së i ngjashëm  si po kërkojm që të vendoset në  Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë  ishte vendosur në Sllavoninë Lindore në Kroaci gjatë viteve 1996-1998.Ky mision i përhershëm paqësor i OKB-së,apo i NATO-së është i nevojshëm pasi shqiptarët nuk kan kurrfarë sigurie nga policia,milicia dhe xhandarmëri serbe.Gjatë këtij mandati të këti misoni të bëhet një Komision i përbashkët për vlerësimin e dëmeve të luftës.Për këtë Krahinë pasi ka patur luftë dhe pasojat e ksa lufte ende ndihen,pasi të paraqiten prioritetet,duhet të mbahet një konferencë ndërkombëtare e donatorëve për investime nëse dëshirojm që popullta shqiptare të integrohet në Serbi.Po ashtu si nevojë urgjente një zyrë ndërlidhëse që të hapet në Prishtinë,Tiranë, Beograd dhe Bruksel për probleme e çështjes së ksaj Krahine.Serbët lokal të Kosovës kanë beneficione të mdha,shetisin nëpër Kosovë me targa të vjetra marrin rroga,pensione prej buxhetit të Kosovës,Serbisë dhe atij të huaj.Kurse të zhvendosurit shqiptarët gati kan mbetur nënë mëshirën e fatit të tyre.Nëse Serbia alarmon opinionin duke bartur kartën e vetë nëpër zyret europiane e botërore ku bëhet politika dhe diplomacia që të pengohet njohja e mëtejme  e Kosovës,bashkësia ndërkombëtare e ka shumë lehtë  ! ?    

Nëse Serbëve të Bosnjës ju kanë pranuar rezultatet e luftës dhe këto dëshirojn të bashkohen me shtetin amë Serbin atëher pse nuk ju pranohet një gjë e tillë edhe:

1-Shqiptarëve nga komuna e Medvegjëes,Bujanocit dhe Preshevës pasi kan organizuar dhe mbajtur referendumin për autonomi territoriale apo të  bashkangjiten me Kosovën amë .

2-Hungarëzëve të bashkohen me Hungarin , apo të jën një federat apo konfederat me vetë serbinë .  

3-Boshnjakëve në Sangjak që të bashkohen me Bosnjën , apo të jënë një krahinë e veqantë me serbinë

Prandaj në vetë republikën e serbisë edhe  pasi edhe të njifet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës nga serbia,do të ketë kriza në vet shtetin e Serbisë.Prandaj kjo është edhe arsyeja pse Serbia po e pengon me të gjithë mjetet dhe me një çmim tepër të lartë njohjen e Kosovës  nga shtetet e tjera dhe duke deklaruar se kurr nuk do ta njoh vetë ajo !.Në serbi tri komunitetet më të mdha Shqiptarët,Boshnjakët dhe Hungarezët kanë mbetur pengë qe dy dekada,që mbahen ashtu duke aluduar se Serbia është duke u marrë me Kosovën dhe nuk ka koh të mirret me problemet jetike të shtetasve të vet.Vetëm pasi serbia ta njohë Kosovën në kufijtë e saj,atëher mundë të fillojmë të flasim për komunitetet të tjera si për të drejtat e njeriut,shkollim,ruajtje të kulturës dhe identitetit nacional.Pra bëhet fjala për pakica jo të vogla kombëtare apo tri rajonet e cekura .

                           

Raportet shqiptaro-serbe  ende  janë  të ngrira !

 

Fillimi i shkrirjes së këtyre raporteve do të jetë pasi që serbia ta njoh pavarësin e Kosovës dhe t'ua njohë të gjitha të drejtat individuale dhe kolektive shqiptarëve etnikë nga Medvegja,Bujanoci dhe Presheva ! Këto raporte duhet dhe mundë të shkrihen nëse ka vullnet nga serbia,shqiptarët etnikë që kan mbetur në administrimin e serbisë kufizohen me Kosovën amë. Nuk kan të drejta edhe kan organizuar dhe mbajtur referendumin për një autonomi territoriale dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën.Pranimi i pavërsisë se Kosovës është vetëm një nisje për fillimin e bisedimeve të shumë temave të hapura.Shqiptarët janë ende një komunitet  jo i vogël që duhet të trajtohen si duhet.Këto nuk mundë ti mbajë gjatë nën trysni,këtë gatishmëri t’ju afroj dhe krijoj ura bashkëpunimi dhe që është duke munguar ky komunikim me pakicat jo serbe në serbi.Nuk ka të drejtë Serbia që të kërkon pandërprerë dhe vepron në dy fusha:

-Bisedime për statusin e Kosovës dhe

-Kërkon plotësimin e drejtave të sërbeve lokal të Kosovës

Edhe vetë Serbia e sotshme ka një territor më një popullatë multietnike.Sa më shumë që zgjatet zgjidhja e statusit të Kosovës aq më shumë  zgjaten edhe problemet mbrenda vetë ksaj Serbie.Faktori ndërkombëtara po ashtu nga serbia duhet të kërkoj që edhe shqiptarëve ju takojn po ato të drejta sikur serbët lokal të Kosvës .

             

Serbia par se ta njohë Kosovën duhet të kërkoj një falje publike shqiptarëve

 

Kjo duhet ti paraprij së pari nga Akademia e shkencave dhe kisha ortodokse serbe,kryeministri i saj, presidenti dhe parlamenti i serbisë të kërkojn falje jo vetëm për masakrat  e luftës së fundit të vitit 1998/99,por për dëbimin masiv dhe gjenocidin e bërë për më shumë se një shekull.Shqiptarët dhe serbët ende kan shumë çështje  të hapura për biseudar dhe për të rënë dakordë,por jo për gjetjen e statusit të Kosovës!!!.Këto dy popuj më të mdhenjë të ksaj pjese të Ballkanit duhet të bisedojn edhe për Reciprocitetin-Çfarë të drejtash gëzojnë  Serbët lokal tëKosovës,minimum duhet t’ju garantohen edhe banorëve Shqiptarë në Komunën e  Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës.Por ne shqiptarët nuk mjafton vetëm një kërkim falje verbale,por edhe të kërkohet një dëmshpërblim për pronat e shqiptarëve që ka nacionalizu shteti i serbisë.Po ashtu ne shqiptarët duhet ta marrin inciativën që të ngrisim një përmendore kushtuar të gjithë shqiptarëve të vrarë e masakruar që u dëbuan që nga Vranja,Leskoci dhe Nishi.Vështirë do të gjendet ndonjë popull në të gjithë globin tokësor që ka dëmtuar një popullë ashtu si na ka dëmtuar serbia neve shqiptarëve në të gjitha aspektet.

 

Autori  është prof. i Ekonomisë dhe publicist i pavarur. Inciatorë për ngritjen e shtatores së heroit tonë kombëtarë ,,Skënderbeu'' në qendër të Bujanocit dhe propozoi për themelimin e një universiteti publikë në gjuhën shqipe për Krahinën shqiptare të mbetur nën administrimin e Serbisë, E-mail adresa:refikhasani@hotmail.com

 

03.05.2010



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora