Mendime
Bekim Rexhepi: Shprushja e kotë e Edi Ramës
E marte, 04.05.2010, 09:59 PM
SHPRUSHJA E KOTË E EDI RAMËS
Mjeti për ta mbajtur shtetin në tension politik është dinstancimi nga ai, çoftë duke mos e pranuar legjitimitetin institucional, dhe kriteret e tjera që kanë sjellë këtë legjitimitet politik të njohur më parë edhe nga vet distancuesi. Distancuesi i shtetit ligjor dhe i rregullave politike duket se ka zgjedhur për metodë doktrinën e hershme utilitariste sipas së cilës; ai që nuk zotëron asgjë nuk ka interes të ruaj asgjë.
Nga Bekim Rexhepi
Të kërkosh ndryshimin, nuk është edhe ndryshimi vet. Zgjedhjet në Shqipëri, ishin si ishin. Nuk pati kontestime të mëdha. Ato u pranuan edhe si një konstellacion politik i radhës, ato madje nuk mund të krijohen vetvetiu të mira, pa kenë dhe vet goxha të mirë. Tani, kur ke pranuar zgjedhjet, çoftë me dhe disa probleme tek-tuk, lehja për ti kontestuar në njërën apo tjetrën formë, më duket e kotë dhe shprushje e problemeve pa pasur nevojë për to. Në këtë shprushje padyshim ndodhet Edi Rama. Pas humbjes, duket e qartë se më shumë i interesojnë shprushjet e problemeve se sa rehabilitimi me humbjen. Humbja e Ramës nuk mund të kthehet në një fitore përtej shtëpisë rozë. Shtëpia rozë duhet të ndalet me lehjet e ditës, që s’prodhojnë, ose/dhe prodhojnë një kulturë se si duhet të sillen, të tjerët në zgjedhjet e ardhme kur humbasin zgjedhjet.
Kërkesa e disa pionëve për një përngjasim revolucioni edhe në Shqipëri, madje edhe me një kërkesë për udhëheqës të ndershëm e ekonomi të fortë. Të sqarohemi se nuk prodhohen udhëheqësit e ndershëm dhe ekonomia e fortë, çoftë edhe ajo nëse thërret e nxjerrë në rrugë turmë, e cila manipulohet duke i seruar retorikë boshe, pa kenë dhe vet të ndershëm dhe ekspert të ekonomisë. Kjo turmë e nxjerr në rrugë e sheshe, mund të bëjë një histori, dhe ngjarje, nëse turma rebelohet për qëllim të shënimit çoftë dhe si ngjarje, për një pretekst politik më shumë. Por, kjo ngjarje nuk përmbys dot rregullat e lojës politike, fitorja i takon ati që ka shënuar më shumë rezultat, paçka se në të ka dhe një koalicion të gjerë. Mjeti për ta mbajtur shtetin në tension politik është dinstancimi nga ai, çoftë duke mos e pranuar legjitimitetin institucional, dhe kriteret e tjera që kanë sjellë këtë legjitimitet politik të njohur më parë edhe nga vet distancuesi. Distancuesi i shtetit ligjor dhe i rregullave politike duket se ka zgjedhur për metodë doktrinën e hershme utilitariste sipas së cilës; ai që nuk zotëron asgjë nuk ka interes të ruaj asgjë. Ndërsa harrojmë se makina qeverisë së Bërishës, tashmë ka nisur që një vit, madje më Metën, e siguron çdo rrugëtim dhe çdo tejkalim shtegu të zorshëm, pavarësisht dyshimeve të palës distancuese PS-së, e veçmas Edi Ramës. Të thuash dhe të pranosh se zgjedhjet ishin të rregullta dhe më pas të dehesh dhe të mos pranosh asgjë është ky dhe vetëm Edi Rama.
Kuti e zezë e zgjedhjeve
Kutia e zezë e zgjedhjeve apo zgjidhja e kutisë së zezë. Tani qe kjo kuti ndodhet diku nuk ka mëdyshje, po se kjo nuk përbën tragjedinë është e vërtetë. Tragjedinë e bënë, nëse vendosim ta prapësojmë (si një avion) rezultatin e zgjedhjeve të lira të pranuar nga të gjitha palët e, edhe ato ndërkombëtare të cilat rezultuan nga mos kontestimet tona për to...
Pyetja del e duam kutin e zezë apo avionin qe fluturon sukseseve, qe padyshim nuk janë suksese dhe vetëm të saja. Dikush do qe avionin ta shoh sa më lartë dhe dikush do qe ay të ulet, deri në atë sa ai të përplaset, pa ditur se përplasja mund ti le pa avionin qe mund ti shërbej dhe atyre vet.