E enjte, 01.05.2025, 12:05 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Istogasit sprovohen edhe njëherë për të ardhmen e tyre

E merkure, 05.05.2010, 09:58 PM


ISTOGASIT SPROVOHEN EDHE NJËHERE PËR TË ARDHMEN E TYRE- BALOTAZHI

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Se demokracia dhe vlerat e saja janë shpeshhere të nderlikuara tregon edhe rasti i zgjedhjeve lokale të organizuar në Kosovë duke zgjatur me muaj të terë. Rastet e disa komunave ishin fatkeqësishtë spektakle të organizuar nga hajnat dhe ata që ishin bashkëpjesmarrës me hajnat edhe pse në tabore të ndryshme. Në terë këtë mishmash, një rast që ndodhi me vdekjen e kryetarit më të suksesshëm dhe më të votuar në historiatin e Kosovës të ndjerit Fadil Ferati ishte i veqantë ngase bëhet fjalë për rivotim në komunën e Istogut sipas ligjit për zgjedhje, ngase kryetai i zgjedhur më parë ndërroi jetë. Pra rasti i Istogut është i dhimbshëm dhe shumë prekës ngase qytetarët u ndanë nga më i dashuri i tyre me dhimbje dhe me lotë në sy, dhe për ketë u desh të organizohen zgjedhje të reja për kryetar të Istogut.

 

Në raundin e parë në mes disa kandidatëve të partive të ndryshme thjeshtë fitoi pasardhësi dhe bashkëpunëtori më i afërt i të ndjerit Ferati, Z.  Haki Rugova nga LDKja i cili la mbrapa të gjithë kandidatët jo të dashur për Istogun. Nga ana tjeter rregullat e lojës në demokraci lejuan që kandidati fitues të mos jetë edhe i shpallur fitues ngase munguan vetëm 40 vota? Marri e llojit të vetë, por e akceptuar nga demokracia. Tani më shihej se duhet shkuar në balotazh me një kandidatë që nuk kishte 20% të votave( dhe kjo më ka befasuar ngase në Istog nuk do të duhej të kishte më shumë se 5% PDKja, nuk i duhet dhe nuk i takon Istogut kjo ideologji politike e këtij subjekti), pra në vend që kunderkandidati të i uronte fitoren fituesit nga LDKja dhe kështu të tregohej pakëz ferë si istogas, dhe njëherit të kurseheshin më shumë se një milion euro shpenzime për balotazh ndodhi e kunderta, por nejse kështu e ka konkurenca joracionale në politikë.

 

Nga kjo del se të dielen me 9. maj qytetarët e Istogut duhet të iu drejtohen kutive të votimit përseri dhe të votojnë në mes dy kandidatëve njeri relevant dhe i shumë votuar nga istogalit dhe tjetri në minoranc nga votat, pra i pa dashur për istogalitë. Të dielen qytetarët e Istogut duhet të jenë shumë syqel dhe të kujdesshëm ngase nga pakujdesia mund të ndodh mashtrimi, prandaj qytetarët e Istogut duhet prapë të dalin në votime me shumicë dhe të verifikojnë edhe njëher me më shumë vota zgjedhjen e Haki Rugovës nga LDKja. Besohet se duke parë rrjedhat që po ndodhin edhe në Qeveri ishte dashur që edhe simpatizantët dhe anëtarët e subjekteve tjera në Istog me shumicë të ia dhanë votën z. Rugova. Ka shumë arsye se pse duhet të ndodh kështu; në Z. Rugova qytetarët e Istogut do të gjejnë një personalitet me shumë veti të mira për të ardhmen e Istogut, njeri i fjalës, njeri i akcionit, njeri i profesionit dhe njeri me kapacitet të forta morale dhe intelektuale si anëtarë i LDKsë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Z. F. Ferati me të cilin me vite e ndryshuan pamjen dhe infrastrukturën e përgjithshme në Istog. Nga ana tjeter me votimin me shumicë për kandidatin e LDKsë Istogu vazhdon tutje qetësin dhe rehatin e vetë qytetarëve dhe të përparrimit të mëtutjeshëm të Istogut me rrethinë

 

Të dielen me 9 maj do të sprovohen edhe njëhere istogalit, zgjedhja është e dukshme dhe e qëlluar vetëm se duhet të dalin në votime e jo të thon se hajt se fiton prap kandidati i LDKs, nese qytetarët e kan parasysh voten e çmuar të tyre athere duhet të jenë pranë kutive të votimi, medoemos.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx