E enjte, 01.05.2025, 05:10 AM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Pengesat e integrimit të Shqipërisë!

E diele, 09.05.2010, 07:57 PM


Pengesat e integrimit të Shqipërisë!

 

Nga Gani Qarri

 

Shqipërinë me shumë halle,e cila pas kaq kohe,vuajtjesh dhe mundimesh,siq dukej vetëm sa donte ti buzëqeshte fati i sajë edhe ashtu i vogël dhe i mangët,i cili edhe pse shumë rrallë ndodhë që ti vije kur asaj më së shumti, i duhej, për fatin e keq të saj dhe shqiptarve ,mbrenda dhe jashtë vendit edhe kësaj radhe,pengesë kryesore për integrimin e saj të shumë pritur në BE, do të jenë dhe po luftojnë me të gjitha mundësit që edhe ta arrijnë këte,Edvin Rama me shokët “sociaslist” .

 

Anipse siq duket  Kryetarit të partisë socialiste i ka ngecur paksa puna, ai  megjithë ate përpiqet ta fshehë nga populli, me shtirjet e tija  se gjoja po lufton për votën e lirë,duke penguar kështu direkt integrimin e Shqipërinë dhe  heqjen e vizave edhe për shqiptarët nga Bashkimi Europian.

 

Ai harron se populli ka halle tjera,harronë varfërinë e skajshme të  një pjese të këti Populli, i cili përveq mundësive të kufizuara ka pengesa edhe në lëvizjen e lirë jasht  vendit, ndaj shumkush nga shqiptarët mbart shpresën edhe te e drejta e lëvizjes së lirë ,pa detyrim vize edhe në tregun e madhë European të punës.

 

Kurse Edvin Rama luan lojën e tij të dyshimt në kurriz të shqiptarve me,një grup të ashtuquajtur “socialistë” të cilët nuk dihet nëse veprojnë me vetëdije apo pa te, apo ndoshta as sot e kësaj dite,si kanë kuptuar asnjë herë qëllimet e vërteta të kësaj loje.

 

Popullit shqiptar nuk i spjegohen fshetësit e këtyre veprimeve,të cilat rrezikojnë që përfundimisht,gjithë këto të arritura me mund e djersë dhe vuajtje të pa numërta,anipse kanë arritur të prekin me njërën këmb në proçesin e heqjes së vizave dhe fillimin e bisedava për pranim të plotë,pas integrimit në NATO edhe në Bashkësin Europiane,por që nga veprimet e Edvin Ramës me shokë, rrezikojnë të dështojnë,tërsisht,gjë që sipas veprimeve të kohëve të fundit, ai mu këte edhe e dëshiron!

 

Shumë personalitete europiane dhe gjithë Evropa e civilizuar,i bëjnë thirrje të hapur dhe direkte Edvin Ramës që të mos pengoj proceset integruese të Shqipërisë, duke mos harruar edhe për tia tërhequr  seriozisht vërejtjen për rrezikimin e jetrave të vartësve të tijë e që ai me vetëdije po e keqpërdor ndëgjueshmërin e tyre të verbër,duke futur edhe GRA në grevë urie, duke ua rrezikuar edhe jetrat me atë grevë,të cilës ai për vete i rri largë dhe tregohet shumë i kujdeshëm duke mos marrë pjes fare Personalisht, në grevë!

 

Ai ua ka bër tym e mjegull grevistëve me fjalët; luftë për votën e lirë,dhe ata si revolucionar dhe pasardhës të komunistëve që janë as që munden ta kuptojnë në të vërtetë votën e lirë,dhe ardhjen e dikujt tjetër në pushtet përmes asaj vote.

 

Ata siq duket, pushtetin e shofin dhe mendojnë vetëm për vete,duke u treguar të gatshëm që ta përgjakin Shqipërinë sa herë që nuk arrijnë atje ku ata e mendojnë veten,pra në majat e pushtetit, qoft edhe me dredhje gjakrash dhe përdorim force.

 

Siq po e dëshmojnë edhe me sjelljet e fundit në këto momente kaq vendimtare për Shqipërinë,atyre përveq kolltuqeve nuk ju intereson as perspektiva europiane e as stabiliteti i shtetit,duke  shkelur kështu të gjitha vlerat demokratike të zgjedhjeve të lira të pranuara nga të gjitha shtetet demokratike dhe organizatat mbikëqyrse ndërkombëtare.

Paraqitja e tyre kaq primitive me veprime të tilla  të dëmshme, për imazhin e Shqipërisë me pengesat e tyre arrogante kundër perspektivës së integrimit të Vendit dhe vlerave demokratike me ngujimin grevistëve nëpër “Qadra të luftës”,Edvin Rama të bën të mendosh se ai  tanimë asgjë tjetër nuk ka në kokën, përveq edhe armatosjen e vartësve të tijë, si ushtarë të dëgjueshëm deri në përgjërim që I ka, për ta sulmuar  Qeverinë dhe Shtetin qoft edhe me shkatrrimin e perspektivës  europiane të Shqipëris,në mënyrë që me armë  ta marrë Pushtetin, që nuk e mori dot me zgjedhje.

 

Kohët e fundit për fatin e mirë të Shqipërisë dhe shqiptarve edhe pse me vonesë,populli dhe rinia studentore tregoi se më nuk janë të gatshëm që për kolltuqet e pushtetarve,të hidhen në vllavërasje si në vitin 1997.

 

Dhe tanimë kanë filluar edhe reagimet e para të arsyeshme ku përveq Protestës së grave dhe studentëve shqiptar,kundër sjelljes diletanteske të një grupi “socialistësh” me në krye Edvin Ramën,janë paraqitur edhe reagimet e para të intelektualve shqiptar.

 

Vetëm pak kohë më par nga jehona e deklarimit të komisionerit për integrime europiane Stefan Fühle se për rrezikimin e jetrave të grevistëve,përgjegjësin do ta mbajë vetë Edvin Rama,duke u përballur me kët të vërtetë të hidhur ish Presidenti Rexhep Mejdani që nga Prishtina e kishte kritikuar Edvin Ramën për mënyrën e veprimeve  me grevën dhe pengesat që po i bën Shqipërisë për integrimin e sajë në Bashkimin Europian.

 

Madje duke e parë teprimin  dhe stërkeqjen e sjelljeve  të një grupi të ashtuquajtur “socialist”,sipas njohtimit të mediave kundër veprimeve të tilla diletanteske ngritën zërin edhe shumë Personalitete të artit dhe kulturës shqiptar,duke i dërguar edhe një letër të hapur  kreut socialist EdvinRamës që socialistët të mos dëmtojën imazhin e Shtetit dhe  të mos pengojnë  integrimin e Shqipërisë në BE. 

 

Madje për të qenë fatkeqësia edhe më e madhe mu në ditën kur 12 ministra të jashtëm të BE mbështetën publikisht heqjen e vizave për Shqipërinë, ky grup “socialistësh” për turpin e Botës së civilizuar,mu në zemër të Kryeqytetit të Shqipërisë,në vend të përgëzimit,përshëndetjes dhe përkrahjes së këti akti të shumëpritur ata u futën në “grevë urie”. Për fat të keq, ky izolim ësht penges deri në dëshpërim“ që jo vetëm nuk lejon  normalizimin e gjendjes politike por edhe e pengon qëllimshëm dhe vihet në mënyr të planifikuar kundër përmbushjes së endrrës së shqiptarëve për tu bërë pjesë e Europës.

“Kjo është pengesa e kalkuluar me dreqin dhe të birin që Edvin Rama si politikan,dhe grupi i tijë nga partia socialiste t’i kundërvihet interesit dhe aspiratave të popullit të vet“!

 

 Ndaj mu për këto arsye edhe pse me një vonesë të thekësuar më shumë se 41 intelektual Shqiptar,artistë,përkthyes e shkrimtar me një letër i bënin thirrje të hapur Edvin Ramës dhe grupit të vartësve të tijë nga  Partia  socialiste që të mos e pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë dhe ti “lejojnë shqiptarët të mbërrijnë në shtepin e tyre“ në Europën e Bashkuar.

 

Në listën e nënshkruar figuronin këta emra të nderuar ;

 

1.Mirush Kabashi          Artist i Popullit (Durres)

2.Agim Krajka                Mjeshter i madh

3.Irini Qiriako                Kengetare, Mjeshtre e Madhe

4.Skender Kamberi        Piktor, Artist i Popullit (nga Vlora)

5.Fatos Kongoli               Shkrimtar (nga Elbasani)

6.Agron Aliaj                    Koreograf, Artist i Popullit

7.Drita Pelingu                 Aktore, Mjeshtre e madhe

8.Nestor Jonuzi                Piktor, Artist i Popullit (nga Vlora)

9.Tinka Kurti                     Artiste e Popullit

10.Luiza Papa                    Artiste e merituar

11.Edmond Tupja              Perkthyes, Profesor (Tirane)

12.Dhimitraq Orgocka     Regjizor, Artist i merituar (nga Korca)

13.Margarita Xhepa         Artiste e Popullit

14.Guljem Radoja             Artist

14.Ali Oseku                       Piktor i popullit

16.Armaldo Kllogjeri        Tenor i njohur ne skenat botërore

17.Marjana Leka               Soprano

18.Etleva Golemi               Soprano

19.Gerti Vaso                     Solist i TOB

20.Lili Cingu                      Mjeshtre e madhe

21.Anila Zajmi                   Piktore

22.Genc Shkodrani           Piktor

23.Buron Kaceli                 Piktor

24.Rexhep Çeliku              Mjeshter i madh

25.Orjon Shima                 Piktor

26.Zerina Kuke                  Artiste (Tirane)

27.Zhani Ciko                     Mjeshter i madh

28.Elvira Diamanti           Aktore (Tirane)

29.Xhelal Tafaj                  Artist, urdheri “Naim Frasheri i Arte”

30.Lajla Agolli                   Kompozitore

31.Ylber Gjini                     Bariton

32.Myfarete Laze              Kengetare

33.Suela Konjari               Aktore

34.Perikë Gjezi                 Aktor (nga Korca)

35.Helga Saraçi                Valltare

36.Genc Permeti              Piktor

37.Sabahet Vishnja         Kengetare

38.Donika Çili                  Pianiste

39.Manjola Konjari         Mezo soprano

40.Ardian Isufi                 Piktor

41.Amik Kasaruho           Shkrimtar, perkthyes

             

 

Ndaj më në fund në  vend të përfundimit, shpresojmë se kësaj liste për të mirën e tyre dhe të Shqipërisë do ti bashkohen të gjithë shqiptarët.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx