E hene, 29.04.2024, 06:48 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Istogu shkollë e vetëdijes demokratike për Kosovën

E hene, 10.05.2010, 09:58 PM


ISTOGU SHKOLLE E VETEDIJES DEMOKRATIKE PER KOSOVEN

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Zvicrra eshte nje vend i vogel ne harten e globit. Populli zvicerran eshte nje nder popujt me vetedije me te lart te dashurise ndaj shtetit dhe vetedijes per pune. e mora kete shembull qe te bej nje krahasim te Zvicrres me shume shtete te tjera me demokraci, por ku per shume aspekte jane mbrapa Zvicrres shume.

Ne kemi per fat shtetin  tone te quajtur Republika e Kosoves q]e themelet i vuri ne vitet e 90 ta nga deshira dhe vota e popullit udhehequr nga me i madhi i kombit Presidenti I. Rugova. Q e athere ishin vu  si vizion dy qellime, krijimi i vetdijes per te qene te dashur me njeri tjetrin pra te bashkuar per nje qellim dhe e dyta krijimi i parakushteve qe te mesohemi ta duam shtetin.

Zvicrra dhe Kosova jane 2 mije km larg njeri tjetrit por fatkeqesishte edhe ne aspekte te tjera shoq]erore dhe jetesore jane shume larg njera me tjetren, ndersa angazhimet qe te afrohemi sa me shume ,pra me sistemin e mirefisllte demokratik jane deri dikund duke shkuar mire. Te ndalem edhe nje here te Zvicrra funkcionimi dhe zbatimi i ligjit ne Zvicerr eshte shembull per demokracite e vjetra, por edhe ne Kosove ka shembuj qe meritojne te i marrin shume institucione dhe agjencione e qe mund te ndodhin me ndonje rast konkret. Rasti me konkrete se si ishte dashur te sillen qytetaret ndaj njeri tjetrit dhe me larg ndaj vete funkcionimit t e nje sistemi te mirefillte demokratik jane zgjedhjet e jashtezakonshme qe u mbajten te dielen ne Istog per balotazhin. Mrekullit jane te veqanta vetem athere kur ndodhin e nuk i prete askush, por ka mrekulli qe ndodhin ne raste dhe momente te caktuara e qe mund te luajne nje rol te madh ne nje shoqeri dhe ne nje sistem apo shtet. Te ishe pjesmarres i votimevet te se dieles ne Istog thjeshte mund te mendoje se nuk je ne Kosove por je ne Zvicerr, dallim kishte vetem gjuha, pra fklitej shqip. Ishte mrekulli e llojit te veqant kur njerezit leviznin drejte qendrave te votimit dhe ktheheshinme buzeqeshje se kishin kryer nje obligim kushtetues. Qetesia e njerezve, qetesia e rrugeve dhe qetesia shpirterore ishin te arriturat me te medha te votimeve te se dieles. 

Dje qytetaret e Istogut treguan qytetareve te Republikes se Kosoves se jane vete shkolla e demokraciste, dje u tregua se qetesia dhe jo zhurma jane te arriturat me te medha te nje sistemi te vlerave e qytetaret e Istogut treguan edhe njehere se jane vete vleRAT E DEMOKRACISE se mirefillte. Dje ne Istog fitoi e  mira, fitoi drejtesia, fitoi realiteti, fitoi mireqenja pra fitoi vete qytetari i Istogut, istogasit edhe nje here iu derguan te fala bashkeshtetasve te tyre se e mira triumfon ndaj te keqes kur tregohet vullnet dhe kulrure e mirefillte demokratike dhe qytetare ne raport me vet vehten. Istogasit te dielen treguan se e duan vazhdimesin, duke u bere vete garant i nje sjelljeje te mire te prijesve te tyre komunal. Le te mbetet shembull i madh per qytetaret e Republikes se ne fund te fundit te gjithe jemi shqiptare e pasi qe dje ishte dita e Evropes ne nuk guxojme ta therrasim gjithhere te na i ndreq gabimet dhe hasmerit tona te ndersjella, Evropa nuk na ka faj nese ne vet e krijojm problemin, dje istogasit i derguan nje sinjal te mire Evropes se aty ku ka lind ai qe na beri mik me Ameriken dhe me Evropen demokratike frymon fryma evropiane.

Urime te gjithe qytetareve te komunes se Istogut, urime dhe fat ne punen e tij si kryetar i komunes Z. Haki Rugova.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora