E hene, 29.04.2024, 09:31 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Intervistë me Naim Miftarin hetues (Specialist) i luftës kundër terrorizmit...

E hene, 10.05.2010, 09:58 PM


Intervistë me Naim Miftarin hetues (Specialist) i luftës kundër terrorizmit dhe  krimit të  organizuar në Kosovë dhe rajon

 

Shkruan Asllan Dibrani

 

Intervistë me Naim Miftarin ish epror i lart i inteligjencës G2 ne UÇK, inspektor i lartë në MRP në qeverinë e përkohshme Thaçi, po ashtu polic i ShPK-së pjesëtar i Shik-ut  dhe tani me punë ne OJQ  qendra e studimeve të luftës kundër krimit te organizuar dhe terrorizmit me seli në Prishtinë dhe Tiranë ku i preku shumë tema aktuale siç ishin dy fraksionet e  UÇK-se dhe Farkut ,keq menaxhimi i fondeve te  3% si fond nga Bukoshi dhe fondit "Vendlindja thërret"nga lëvizja,keq përdorimin dhe trajtimin e mërgatës  shqiptare nga strukturat aktuale në Kosovë,korrupsionin dhe keq menaxhimin në ekonominë e Kosovës,aferën Bllaca që trazoj gjendjen në Kosovë,vjedhjen e një vlere të madhe në objektet e policisë në Prishtinë,vjedhjen  e pese milion eurosh nga një zyrtar  gjerman ne Elektro-Kosovë dhe keq menaxhimin e gjendjes politike ,ekonomike dhe kulturore nga strukturat e Unmikut dhe Eulexsit në Kosovë,për vrasjet,për politikën e vetëvendosjes me Albin Kurtin në krye,zgjedhjet në Kosovë etj  etj.

 

Pyetjet sipas radhës:   Zoti Naim ju keni ardhur nga mërgata në Gjermani dhe ju bashkëngjitët forcave të UÇK-së?

 

Po unë ju bashkëngjita luftës vullnetarisht me vëllezërit  e  mi me 15.05.1998 gjer në kufi meka përcjell Azem Syla dhe Haki Drenica kam qenë edhe me djalin e axhës po ashtu vullnetar Naserin që nga Gjermania me lidhje të  Fehmi Lladrovcit jemi vendosur në Tiranë. Kishte shumë dezinformime por prej vitit 1991 kisha dijeni dhe lidhje të afërta me UÇK, pasi disa familjar të afërm të mi ishin pjesë e themelimit  të UÇK dhe    kishin shkuar në ushtrime ushtarake në Shqipëri  me Zahir Pajazitin e Adem Jasharin. Unë në atë kohë isha në Kroaci, kurse organizimin për në Shqipëri e bënin dy dajë të  mi Imer dhe Zymer Berisha dhe disa  tjerë, kontributin e këtyre njerëzve  sot  nuk e përmend askush  sepse rreth formimit te  UÇK ka disa opsione të pa njohura, prandaj ka mjegull shumë dhe  përfituesit  e luftës e kanë përvetësuar shumë   luftën  e UÇK   por e vërteta del në shesh  herët apo  vonë?           

 

Naim Miftari inspektor  i ndjekjes se krimit te organizuar
Naim Miftari inspektor i ndjekjes se krimit te organizuar
Gjate  luftës  në ish jugosllavi ku  ishit ju në atë kohë?

 

Gjatë luftës kroate serbe isha pjesëtar i  gardës kroate dhe luftimet në Osjek, Vukovar,, Vinkovac, Illok, janë vende ku kam luftuar së bashku me gardën kroate .

 

Opinioni i juaj a është  treguar korrekt  shteti kroat me shumë shqiptar që ishin pjesëmarrës të luftës se Kroacisë?

 

Me disa po kurse me shumicën nuk është  tregu korrekt, po kemi pasur shumë shqiptarë  pjesëmarrës në luftën  e Kroacisë dhe  pati figura të ndritshme  si Bekim Berisha (Abeja), Rrahim Ademi gjenerali ma i suksesshëm në luftën e Kroacisë, Agim Ceku, Ahmet Krasniqi  dhe Fehmi Lladrovci i cili ka pasur në Gospiç një njësit ushtarak,mirëpo shumë shqiptarë pas lufte u harruan dhe u keqtrajtuan nga organet kroate. Kisha një shok shumë trim i njohur në Kroaci z, Shpetim Thaqi  i cili ishte pjesëtar i njësisë speciale të policisë  ushtarake i cili ne rrethana te pa sqaruara u vra e shumë ndodhi tjera jo të mira  dhe në dëmin e shqiptarëve?

 

A keni reaguar diçka ju ne forma te organizuara për pa korrektësinë e organeve kroate  ndaj shqiptarëve?

 

Jo  nuk është  lëne hapësire veprimi  unë isha vetëm luftëtar i kohës se nuk jetoja ne Kroaci, me parë, por Zekria Cana dhe një Tom Gashi janë munduar ne atë kohë të veprojnë diçka por pa rezultate pozitive. Një periudhë janë keqpërdorur shqiptaret që kanë dezertuar nga ushtria serbe  duke  i lëne edhe në cilësinë e të harruarve, duke i detyruar  të punojnë nëpër vagonë të thëngjillit  punën e hamallit të krahut sa për bukë të gojës unë ata i kam pa vet sa isha ne Zagreb  disa i njoh edhe sot .

 

Po pikërisht ju theksoni se zoti  Rrahim Ademi ishte  një luftëtar me zë edhe i respektuar por në anën tjetër atij  ju përgatitë lënda për në gjykatën e Hagës si e komentoni ju zoti Naim këtë vepër disi si e pa besë ?

 

Po z .Ademin e respektoj shumë, jo se e kam vendas por është gjeni  dhe një strateg ushtarak dëm që nuk ju mundësua me kanë pjesë e UÇK me siguri do të kishim tjetër pasqyrë sot në Kosovë, por  ishte e vërtet se  ju montua  një proces gjyqësor zotit Ademit dhe disa gjeneralëve kroat. Ishte një lojë e përgatitur nga politika  ndërkombëtare dhe kroate, sikurse  rasti i mikut  tim Ante Gotovinës qe u arrestua në Spanjë, për tu anëtarësuar ne BE. Kroacia është detyruar të paguaj çmim të lart dhe të bëjë pazare të dhimbshme pune politike  ?

 

Kush ishte  Ante Gotovina ?

 

ishte komandant  i operacionit Olluja një person  ma me autoritet dhe shumë  i dashur për popullin dhe ushtrinë kroate, por  bashkësia Ishte gjenerali ma i  famshëm  i Kroacisë dhe një ish legjionar francez ndërkombëtare e ka pasur” therë në sy  “ këtë njeri dhe  presionet e Karlla Dela Pontes gjykatës së Hagës dhe bashkësisë evropiane  bënë të veten dhe ai gjendet akoma ne burgun e Hagës .Dhe një sekret Gotovina është dorëzuar  vet për hir të shtetit të tij  sikurse  rasti Ramush Haradinaj në Kosovë .

 

Ti kthehemi edhe një here  kthimit tuaj në Kosove nga mërgata  ku ishit ju në Gjermani çfarë  statusi kishit ju ?

 

Isha një njeri i cili kisha kaluar atje  pas  shumë betejash e rreziqesh ku mu argumentua, se vi nga  lufta frontale  kroate dhe se jam i ndjekur nga sigurimi serbe, mu njoh qëndrimi  i azilit,d.m.th isha me letra të rregulluara në Munchen. Fillimisht përgatitjet ushtarake qe kisha dhe lidhjet me rezistencën në Kosovë,afria me Fehmi Lladrovcin një nder trimat e rënë ne Kosovë nuk na linin të qet neve  në perëndim .

 

Naim Miftari me një grup luftëtarësh ne front të luftës
Naim Miftari me një grup luftëtarësh ne front të luftës
Vendosja e juaj  në ditën e kthimit në Kosovë?

 

Si t’ju themi  lufta po thuajse filloj isha në kontakt me disa familjar që kishin qenë me Adem Jasharin  dhe Zahirin në grup, në ushtrime ushtarake në Shqipëri, fjala ishte  qe të kthehemi por ndasia politike nuk i lejoj te vinin me ne në Kosovë, dy vet u kthyen kurse dy jo  thoshin se Bujar Bukoshi nuk na ka thirr akoma ?  Por  trimi dihet kur është  rrezik puna, dhe po me kujtohet  si sot një informate një gazete për masakrën në Qirez , të një masakre të pa parë me një terror kundër fëmijëve dhe grave shtatzëna , në gjysmë e kam lënë punën edhe se isha kryepunëtor,i njoftova punëtorët me qëndrimin tim. Ka qenë diku 11.h ora e ditës  pasi lexova  atë gazetë u nisa për shtëpi .E njoftova gruan se unë e vendosa të nisem për Kosovë, në luftë,  pasi qysh nga viti 91 kisha uniformat amerikane dhe një sasi armatimi në Prishtinë dhe në fshatin tim, shoqja  u  shtang për momentin dhe  foli pak duke u arsyetuar se ku po na lenë,  mua me këta fëmijë në vend të huaj ,dhe i thash pasi që kam luftuar për kroatët,  që nuk i kemi as  komb as fe as te gjakut, por  ky gjak që po e sheh në këtë foto të kësaj gazete janë të popullit tim  dhe unë  dua ti bashkëngjitëm  UÇK  në luftën e drejt të popullit tim.

 

Po ju cekët se ishe kryepunëtor,çfarë kryepunëtori  ishit ju?

 

Po punoja ne firmën "Vaimberger" në Vesling afër Munchenit   një firmë ndërtimore ku kisha mbi 40  punëtor,  isha kryepunëtor dhe kisha rrogë shumë te mire.

 

Po ju siç po shihet paskeni pasur një standard të mirë në Gjermani  dhe nuk ju  dhimbej luksi i Gjermanisë ta lenit në atë kohë ?

 

Jo nuk më është  dhimbsur dhe akoma mendoj se ishte hapi ma i mirë qe kam marr në jetë  se ideali  për atdheun ishte ma i madh se sa mallrat e Gjermanisë .

 

Kthimi i juaj ishte në formë të organizuar apo në formë vetjake ?

 

Pasi isha edhe  në organizimin e Fondit "Vendlindja thërret"   isha i  obliguar    të më zëvendësoj dikush  në Gjermani  po edhe kthimin e  bëmë në formë të organizuar,unë  atë ditë jam kthyer vet i 18-ta   në mënyrë të përgatitur,me kujtohet  që me mua erdhi djali i axhës tim Naser Miftari i cili  ishte një  luftëtar shumë i suksesshëm me ç’rast i humbi edhe letrat e gjermanit nuk mundi me u kthye ma, fillimisht në Tiranë jam takuar me Besim Malen (Murrizin), mandej me Azem Sylen, pas një dite kam takuar Ahmet Krasniqin, pasi e kam vendas dhe e njihja nga Kroacia  ishim takuar rastësisht edhe me Hajrullah  Ternaven të cilin e kisha pasur drejtor shkolle para shumë viteve në Vushtrri  që ishte një njeri shumë aktiv në çështjen e bashkimit të forcave shqiptare, nuk qëndrova shumë në Tiranë pas 6 ditësh ,me 26 veta u nisëm në Kosovë  ku na vendosën  në Shtabin e Përgjithshëm  të UÇK  dhe në fillim u takuam me Sulltanin dhe Rexhep  Selimin , me të cilët   kisha një shoqëri  ma te afërme me ta dhe kam edhe sot sepse e meritojnë  kanë qenë  luftëtar të vërtet e  jo të propagandës . Fillimisht  me vendosën  në zonën  e  Shalës së Bajgores si epror e ma vonë  në njësitin e inteligjencës .

 

Po ju a sollët me vete ndonjë  ndihme nga Gjermania ?

 

Po i ndihmova me aq sa kishim kursyer gjatë një periudhe të punës në Gjermani . Unë  me vete kisha 74.000  marka  bleva një telefon satelitor dy armë me zë mbytës  dhe një snajper- beret 12.5 mm ,gjate hyrjes në Kosovë  ja kem sjell 2 gulinova  12.7 dhe disa mjete tjera ku i kemi  dorëzua në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK.

 

Zoti Miftari siç dihet  në luftën e Kosovës ishin dy fraksione ushtarake  UÇK dhe “Fark”Forcat e Armatosura  të Republikës së Kosovës , si e keni ndier ju vetën  pran një realiteti të hidhur ku shumë mërgimtar edhe janë irrituar me prezencën e tyre,dhe janë hamendur  nga pozicioni  i tyre ?

 

Po ishte shumë e saktë se kanë qenë realitet "Forcat e Armatosura të Kosovës" qe ishin te përfaqësuar nga qeveria e Bukoshit në egzil  e udhëhequr nga Ahmet krasniqi kolonel  dhe  UÇK-ja ne anën tjetër e cila kishte terrenin dhe kishte të drejt , Unë Ahmet Krasniqin e  njihesha si luftëtar  shume i mire po ishte i frenuar  nga Bujar Bukoshi  dhe është  mëkat që u vra një strateg ushtarak  nga vet shqiptaret!...

 

Naim Miftari epror i lart në UÇK
Naim Miftari epror i lart në UÇK
Ballafaqimi i juaj me këto fraksione ushtarake  mendimi i juaj dhe i mërgimtarëve si ishte?

 

Po u munduam që të ndërhynim pasi se cili kishte tendencë te na merrte ne forcën e vet  për shembull Azem Syla na thoshte rri këtu  ata te Ahmet Krasniqit eja këndej,kështu që kanë krijuar shumë huti të mërgimtarët duke i keqpërdorur  dhe keqtrajtuar shpeshherë,  në kishim shkuar me luftuar armikun e jo vëllezërit tanë shkurt na interesonte lufta me serbin jo ndasitë ndër vete...

 

Mërgimtarët  a  u arrit që të jenë unik  rreth  obligimit që keni shkuar për ta çliruar atdheun?

 

Asnjëherë nuk u arrit unitet i plot,se sikur te ishim bashkë lufta do të kishte tjetër epilog  dhe gjërat do të ishin shumë ma mirë se sa janë sot!

 

Po ju ku u radhitet si ushtar  apo kishit ndonjë obligim të veçantë?

 

Unë isha në radhët e UÇK -se dhe jam krenar që kam pas atë nder, isha pjesëtar në  zonë  të Shalë së Bajgores por kam luftuar në Drenicë, Dukagjin, Llap dhe Kaçanik etj.

 

Ju ishit në çfarë pozicioni  ushtarak si ushtar i thjesht apo ?

 

Jo unë isha  epror ushtarak ku e kisha një grup shumë te mirë ushtarësh dhe eprorësh,  dhe kisha dorë të lirë për operime në tërë Kosovën edhe pse ne disa raste komandantët e zonave nuk ju ka ardhur mirë që kemi bë aksione ne territoret e tyre ?

 

Pjesëmarrësit  nga perëndimi ishin  te  ardhur nga cilat shtete dhe a u privilegjuan ata njerëz ndonjëherë  gjatë luftës?

 

Mërgata shqiptare nuk u privilegjua asnjë herë ,as gjatë  luftës, as pas luftës, as që mund t'ju del Kosova kurrë haku se mërgata  shqiptare e financoi luftën, materialisht edhe fizikisht ata dhanë maksimumin, erdhën nga Gjermania ,Zvicerra ,Britania , Amerika , Shtetet e Beneluksit  etj.

 

Po Zotëri Naim kur jemi këtu të financa nga mërgimtarët ishin edhe dy fonde te grumbullimit të mjeteve për luftë siç ishte fondi i 3% dhe fondi  "vendlindja thërret "a mbërrinin këto mjete në destinacionin e duhur ?

 

 Jo shumica e këtyre mjeteve është ruajtur  nëpër xhepat e atyre qe sot janë milioner.  Këto mjete janë keqpërdorur  që nga të dy  forcat e të dy fraksioneve  në Kosovë, ku një sasi nuk dihet se ku i kanë quar,  por shpresoj se do te vijnë  koha dhe  do te ndriçohen  se kush i keqpërdori,do të publikohen ma saktë .Me plot përgjegjësi them se mbi 90   për qind janë keqpërdorur  dhe kanë përfunduar  ne gjepat e liderëve te të dy fraksioneve që krijuan kapital marramendës  pas luftës. Në  zonën  e Çiçavicës  në mungesë të  mjeteve  ushtarake anti tanke dhe municionit dhe ushqimit gjatë ofensivës se 22 shtatorit kem mbet vetëm 17 ushtar nga 840 ushtar  katër ditë luftim pa ndërpre,pa ngrënë bukë me gojë ?  Si brigadë   nuk kishim  mjete luftarake ose shumë pak edhe pse kem pas epror te zot   bukën 90% na e kanë dhënë  fshatarët e Çiçavicës.

 

Opinioni i juaj se  pa luftë kishte me  u çliruar Kosova,sipas disa forcave politike që kanë dalë me deklarata  të shpeshta ?

 

Kurrsesi pa u futur shqiptarët në luftë nuk kemi pasur rrugë tjetër të shpëtimit,neve si komb na u kanos rreziku i asimilimit total, rinia ishin në asimilim e sipër, lufta e shpëtoj popullin tonë .Prandaj UÇK-ja  dhe gjithë atyre që bënë luftë nuk duhet të harrohen dhe të nëpërkëmben siç veprohet në Kosovë!?

 

Atëherë epet përshtypja se si rezultat i UÇK-së   edhe amerikanët  u futën ne front lufte si aleat me shqiptarët ?

 

Po është shume e vërtetë se  ishte vetëm një iluzion që dot çliroheshim me dy gishta të zotit Rugova  dhe se do të kemi një luftë të barabartë me pushtuesin,  pasi që me armatim serbët ishin ma te armatosur për shumë fish ma shumë  ,   por  duke ju falënderuar rezistencës heroike te UÇK-se dhe popullit të vuajtur ,  dhe faktori  kryesore ishte se  bota u lodh me Milosheviqin,  Sllovenia ,Kroacia sidomos krimet e tmerrshme në Bosnje  u bë boll, dhe me  ndihmën amerikane, britanike, gjermane të cilët i falënderojë gjatë ter historisë  dhe NATO-se në u çliruam 70%. Me mbledhjen e Dejtonit forma paqësore ka marr fund, dhe ne është dashur e pa dashur te futemi në frontin e luftës.

 

Ju  pos eprorit ushtarak kishit edhe ndonjë obligim tjetër   ne periudhën e luftës?

 

Unë  isha edhe  në shërbimin e G2 të zbulimit dhe kundër zbulimit ne zonën e katërt  .

 

Po zoti Naim a mund te na theksoni diçka lidhur me pozitën e Mitrovicës  si mbeti ,si erdh deri te vendosja e forcave franceze  atje ,kush i vendosi?

 

Ne përfundimin e luftës ishim si zonë te rraskapitur shumë nga luftimet e pandërprera gjatë tërë luftës në Shalë  është luftuar  frontalisht sepse ka disa arsye e para pozita strategjike, e dyta pasurinë e mineraleve janë shumë të mëdha dhe  zona jonë e ka pas poshtëruar shumë ushtrinë serbe me nxënien e ushtareve serb rob luftë, që s'ka ndodh tjetër kund dhe  aty është luftua me muaj,  jo me propagandë sikur do zona tjera por me armë. Ju doni te pyetni a ka pas mundësi me marr” veriun ” thamë ushtarakisht, ne fillim jo por mas do ditësh po, ka pas mundësi por duke pas humbje te rënda tek ne  te KFOR -it dhe të popullata në veri, por përgjegjësinë komandues nuk ka dashtë askush ta marr mbi vete si barrë,  a sikur zonë  e katërt nuk kemi pas mundësi me marr veriun vetëm nëse do të bënim luftë me francezët .Shkurt kryesorët tanë ishin të nxënë me punë ma të rëndësishme për ta dhe lanë hapësirë që duke i shkelur parimet kombëtare për hirë të atyre personale,dhe Mitrovica u la anash deri sa u vendosën edhe forcat franceze që ishin edhe miq tradicional të serbëve, qe pikërisht aty na ndanë Mitrovicën, i cili themelet i ka ne Kumanovë në marrëveshjen Serbi me disa forca  antishqiptare. Ne kishim një strategji për Mitrovicën  por ata qe është dashur me dhëne urdhrin  s'kanë pas kohë, ja s'kanë pas guxim dhe   ajo papërgjegjësi i kushtoj ,po i kushton dhe do ti kushtoj Kosovës.

 

Po pse nuk u përqendruat në  Mitrovicë ju me forcat e UÇK-së?                

 

Në një numër të  konsiderueshëm forcash në ato momente ishim  të përgatitur që të përqendrohemi në Mitrovicë   por kishim pengesë nga vet  hierarkia e lart ushtarake e UÇK-se dhe  nga NATO, e shumë  pengesa tjera pa numër arsyesh krejt banale.

 

Po nga kush kishit pengesa ?

 

Pesë  ditë para se me u vendose forcat e huaja,  ne prisnim urdhrin që të futemi ne Mitrovicë,por na erdhi urdhri nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK që mos të sulmojmë, gjendjen e kontrollonte  KFORI ku  na detyruan, tri dit rresht me ndez tre zjarre që te aterrojnë helikopterët e KFOR-it në veri të fshatit Nevalan që të merreshim vesh,por ata nuk erdhën kurrë po shkuan  në Mitrovicë në bisedë me serbët  na u bë mashtrim?

 

Naim Miftari  në shërbimin  policor  të Kosovës
Naim Miftari në shërbimin policor të Kosovës
Po kjo konsiderohet si sabotim apo  strategji   e gabuar e urdhëruar nga Shtabi  Përgjithshëm i  UÇK-se ?

 

Si do qe te vlerësohet ajo ishte një  pa pjekuri  dhe pavendosmëri  se na dhanë urdhër qe të rrimë në periferi të qytetit ,  jo kështu jo ashtu  ,si fund patëm rastin ta pastrojmë Mitrovicën nga   mercenar të Serbisë . Edhe në  Tavnik kur jemi  vendos kemi qen tre veta  me komandantin e brigadës dhe një ushtar tjetër nuk kemi pasur as urdhër  te hyjmë  në Mitrovicë por të vendosemi ne periferi ne shkollën e Vaganices, por ne pa urdhrin jem vendos aty edhe pse kemi muajt me pas konflikt me para rojën e NATO-se dhe me ushtrinë serbe që ishin akoma aty me numër te madh  por komandat  Rrahman Rama  na ka përkrah në atë vendim ? Kurse me uniform të UÇK ka qenë e ndaluar me u pa në Mitrovicë por edhe nga Mitrovica janë tërheq,tek në fund ushtria serbe nga Kosova, sepse marrëveshja e Kumanovës ka pika qe na nuk i “dimë”  dhe gjer u vendos KFOR-i  në qytet   ne anën e majtë te rrugës kryesore të  jugut që qon në veri  të Mitrovicës,  ka qenë plot tanke serbe kurse ana e djathtë plot tanke  franceze ? Forcat franceze erdhën dhe u takuan fillimisht  me kryetarin e komunës serb nga Mitrovica  ndërsa udhëheqësit tanë të byrosë politike, na ftonin në Prizren në mbledhje të LPK –se vetëkënaqësia kushton?

 

Po zotëri  Hashim Thaç ishte përfaqësues politik i shtabit të përgjithshëm   ndërsa  ju thoni se kishim edhe pengesa  ne atë ofensivën e mundshme që theksoni ju për ta çliruar veriun e Mitrovicës?

 

Haqshim Thaqi u vet shpall si lider politik i ndihmuar  nga një numër i caktuar njerëzish në Rambuje.   Kurse unë kurrë nuk e kam taku në beteja anembanë Kosovës , sikur kam taku Rexhen, Sylen, Fehmiun, Jakupin, Ramushin, Samiun etj.  Zoti Thaçi nuk ka pasur potencial  as ushtarak as strategjik  por nuk është problemi vetëm të Thaçi as të një individ  por faji është i të gjithë neve  dhe  qyteti i Mitrovicës është qytet  i dy milion  shqiptarëve,  por për ato qaste është përgjegjësi e z. Thaçi dhe e shtabit të përgjithshëm .

 

Flitet se Mitrovica ishte  e boshatisur nga forcat e Serbisë  në atë kohë a ka të bëjë me realitetin ?

 

Jo nuk ka te bëjë me realitetin  se forcat ushtarake serbe aty kanë qenë të përqendruara në numër të madh, të gjitha njësitë e blinduara janë tërheq nga ky drejtim kanë qenë dy vijat kryesore te tërheqjes  nga rruga e Leposaviqit dhe aksi Zubin Potokut, 70% të gjitha forcat serbe në Kosovë  janë tërheq nga ai drejtim  dhe  për veç  tyre pengesë, kanë qenë  edhe forcat e KFOR-it ,  e di se viktima kishte me pasur shumë në numër  në të dy anët, po edhe nga forcat e KFOR-it, por me gjithë atë  në do të çlironim vendin në tërësi.  

Ta kishim me seriozitet çka kishte ndodhë  sikur ta humbte kokën ndonjë  komanduese ushtarak për Mitrovicën unë them se ja kishe vlerë, por veriu i Kosovës sot  si atëherë  përmendet vetëm për marketing politik ose demagogji   që ta humbin përqendrimin diku tjetër  veriu është i humbur një herë për njëherë!

 

Z. Miftrai a  do të pranonit ju personalisht vete përgjegjësin që ta sulmonit veriun edhe pse thoni se do të kishit konflikt me forcat franceze apo të tjerat në ato kohë?

 

Po me gjithë dëshire dhe ata qe me njohin e din se do ta bëja pa marre parasysh pasojat individuale po tjetër zgjidhje  nuk ka pas,pos lufte kundër serbeve dhe KFOR-it në veri,  tjetër alternativë nuk ka pasur, ose ta lëmë gjendjen ashtu siç  e kemi lënë kemi pas llogaritur të kemi afro 200 ushtar tonë të vrarë 3000 serb dhe afro 100 ushtarë të KFOR-it nëse do ta sulmonim.

 

Ju e theksoni se vullneti politik dhe strategjik ka munguar ?

 

Është e vërtet se  Mitrovica është e dy milion shqiptarëve  të Kosovës, e jo vetëm e  150 ushtrave,se ajo ka mundur të çlirohet atëherë ,ka mundur  dje,mundet edhe sot edhe  nesër po duhet  të ketë vullnet , moral parim dhe qëndrim strategjik  e jo fraza politike  boshe për  Mitrovicën siç veprohet!

 

Ju pas çlirimit që thuhet të Kosovës si e ndiet ju veten ?

 

Për shkak se isha  krye shef i G.2 për Mitrovice jo mirë.

 

Çka d.m.th kjo    G.2 ?

 

Kjo është një strukturë organizative ushtarake ,zbulim dhe kundër zbulim,goditje dhe kundër goditje.

 

Po përgjegjësia  e juaj  pasi keni qene një figurë po thuajse kryesore  e G2 edhe pas luftës ?

 

Unë kam qenë luftëtar, kam pas fatin ta kam edhe një shok ideali me te cilin kemi punuar shumë, por  që është mbyt kinse në ndeshje komunikacioni pas luftës i ndjeri   Ferki  Aliu një atdhetar, pas vrasjes së tij unë jam larguar nga Mitrovica pasi nuk isha i kënaqur me trajtimin e luftërave anembanë Kosovës, ndërkohë me sugjeroj  një forcë ushtarake perëndimore pro shqiptare që të kaloj në policinë e Kosovës, pasi isha inspektor i lartë në  Ministrinë e Brendshme dhe  në struktura te Shik-ut, lufta vazhdonte për paqë dhe rend ligjor.

 

Po si e gjetët  vetën në mesin e policisë kur kishte njerëz aty  që nuk kishin bërë kurrfarë mundi për Kosovën dhe ma shumë ishin të dëmshëm se sa që kishin ndonjë vlerë si të tillë edhe kishin lëne pasoja në interesin e Kosovës?

 

Gjatë trajnimit në polici kisha nderin qe kisha si instruktor dy ish pjesëtar te FBI-se amerikane por  shpejt në teren, e kam veten të fyer kur për koleg me është  dashtë  me punuar edhe me pjesëtar    UDB-se dhe njerëz që para luftës kishin qenë bashkëpunëtor serb dhe kriminel ordiner.  Në një rast me patën dërguare që  ta siguroj përfaqësinë serbe në Prishtinë afër kishës katolike, çka ishte fyerje dhe lojë e dikujt, por  gjë të cilën e kam refuzua me kërcenim se nëse me  provokojnë serbët do të përdori armët kundër tyre. Po ashtu  në mesin tone kishte njerëz  që kishin punuar me serb gjersa kishte hyr  KFOR-i dhe tani” punonin” ne shërbimin policor të Kosovës,kishte  femra police që kishin ardhur edhe nga rrugët e prostitucionit kërkoj,falje nga ato police që e meritojnë me mbajt uniformen e shtetit të Kosovës. Edhe sot ka te atillë, kanë qenë shumë  të dëmshëm  servilet sidomos stafi i eprorëve  ndaj të huajve dhe se fjala e tyre madhore ishte gjithmonë të thoshin "OKEJ"edhe kurrë në fjalorin e tyre nuk ishte dëgjuar fjala”NO”. Injoranca shkonte gjer aty sa që na ndaluan me komunikua dhe mu shoqërua me pjesëtar të  TMK-se? Unë duke i parë këto dukuri negative shumë shpejt  rashë në konflikt me shërbimet e huaja sekrete qe disa punonin kundër Kosovës. Ata kishin synim  që ne policët e Kosovës ta luanim vetëm rolin e  ndonjë shërbëtori,postieri apo spiuni. Nga qëndrimet e mia  të pa përkulshme,si revanshizëm pasi kisha dhanë me shkrim një analizë se si do të vijnë ngjarjet në të ardhmen dhe që dolën të sakta të gjitha  ato paralajmërime,dhe pasi insistova në arrestimin e vëllait të një lideri politik për shkaqe kriminaliteti dhe keqpërdorimi,prezenca ime u bë e  rrezikshme  për disa qarqe te huaja dhe vendore dhe një mëngjes në ora katër erdhën në shtëpi ku flija me fëmijët,  me  motiv kinse kontroll për armë, një kontingjent i madh afër 250 paramilitar  të forcave speciale karabinierë  me dhunë hynë në shtëpinë e prindërve të mi ,  si policia serbe ku i thyen dyert ,dritaret dhe asistonin edhe me një helikopter, ku verbalisht  ju thash se fashistët kanë pas një ndërhyrje ma të butë  sepse nuk kishte arsye as motiv me ndërhy me forcë në një familje me fëmijë të vegjël  dhe rasti ka pas bë bujë në mediet vendore ,  unë i kam pas njoftuar edhe qarqet vendore por askush kurrë nuk u përgjigje .Kur me arrestuan edhe mua  kinse një vëllait tim Avniut  iu gjetën një kallashnikov unë iu thash vëllai i ka 31 vjet dhe ka qenë ushtar i UÇK-së  dhe çka ka te bëjë ai rast me mua kur vëllai im nuk kishte krye krim ndaj askujt dhe se Kosova ishte plot armë të tilla, dhe vëllai kishte 31 vjet  me ligj çdo kush përgjigjet për veti. Por  presioni vinte nga shërbimi informativ italian dhe tentonin  që të jam “bylbyl”i tyre sidomos  shumë ju interesonte puna ime para se te bëhesha polic sepse kisha punuar në  funksione të ndjeshme dhe kisha shumë informacione si pjesëtar i G2, UÇK, TMK,  MRP, SHIK dhe SHPK   ju interesonin sidomos  dosjet ku ishin dhe  ti merrnin dhe pasi nuk ju shkova për shtati është  interesant kur major Kosta krye shef i inteligjencës ushtarake italiane me thotë hapur se do të arrestoja edhe nëse vetëm një thikë kuzhine ta gjenim të ju . Ne kishim  një përballje me realitetin në Kosovë, kështu që atyre as politikës që udhëheqin disa forca nuk iu konvenonte të zbardhen gjërat , nga ky far shërbimi mu afrua  edhe posti i  komandantit të një stacioni në jug të Prishtinës  por nuk pranova të jem” kanarinë” e askujt  sikur  shumë të tjerë  duke reaguar se  nuk i nënshtrohem edhe një here çizmes së huaj  ne i kishim konsideruar miq e  jo okupues  të rinj të Kosovës.  Këto ngjarje  kanë qenë në shtyp të shkruara por pas  tri dite u shpalla i lirë i pafajshëm nga gjykata.                                                                                                                                                            

 

Zoti Naim a u kthyet ju në polici prapë në punë ?

 

Jo    polici nuk më lejuan që te kthehem  kurrë një forcë anti shqiptare e ndihmuar nga një fraksion vendor në polici mbante çështjen e mbyllur edhe pse faktet tregonin krejt diçka tjetër dhe  jam i vetmi  ne policinë  e  Kosovës qe është largu si i pa  përshtatshëm  dhe i vetmi që  kurrë nuk mu është lejua të paraqitem para komisionit hetues as që të hapet dosja ime,dhe për këtë punë e kam njoftua si kryeministrin Thaçi si Sheremet Ahmetin por nuk kanë pas kohë ose s'kanë pas vullnet me u marrë  me këtë çështje, ky i fundit e di se është i dobët dhe se shpejti dot dal në” aut”  sepse është konsumuar  tepër por   një ditë do të dalin arsyet e vërteta në shesh pse jam largu nga policia.  Mund ta ftoj publikisht kryeministrin, le të bëjnë një hetim korrekt zyrtar në polici rreth këtij rasti, mandej do të shihet ku është  problemi dhe  pengesa, edhe gazetarët që janë marrë me hulumtimin e rastit janë kërcënuare nga shërbimet e huaja sekrete në policin e UNMIK-ut .

 

Pasi jemi në një bisedë shumë te nxehtë  të pa drejtësive në Kosovë na flisni diçka për rastin  e aferës Bllaca  që ka  tensionuar mjaft  gjendjen politike në Kosovë, ju keni pas qasje në ShIK pas luftës dhe si G2  komenti i juaj?

 

Po gjatë QPK –se qeveria Thaçi   kam ndihmuar Shikun pasi isha vet pjesë e tyre dhe   rasti Bllaca  është aktual që dy vite ,ata njerëz që përmenden aty   i njoh te gjithë ,për zotin Azem Sylen "dajën"  kam një respekt  të veçantë Azemi është atdhetar për  tjerët nuk kam ndonjë arsye ti respektoj tregimi është i besueshëm,unë  kam qenë vet në ato lojna e di  se ka shumë te vërteta dhe se aty janë zi shumë gjëra të dëmshme?

 

Me shuarjen e QPK është dashur që edhe shik-u të shuhet sikurse UÇK-ja  dhe ai shërbim ka ekzistua me miratimin e heshtur të huajve por ka qenë i dëmshëm  për vendin dhe normal ka qenë instrument politik i çarqeve të caktuara partiake. Është  e vërtetë që   pas luftës janë bëre disa vrasje   të rënda që nuk është dashur të bëhen  siç ishte rasti i Gjemail Mustafës,Maloku,Luci  etj, z. Mustafa është vrarë vetëm sepse e ka sjell  z. Ibrahim Rugovën në Kosovë pas luftës! Ishim  në ndjekjen e  zbulimit në atë rast  por na kane krijuar shantazhe që mos të shkojmë në ndjekjen e rastit për zbulim gjeja se është kompetencë e tjetër kujt. Kurse vrasja e udëbashëve, është bë të mbulohen gjurmët e disa njerëzve që sot  janë në politikë dhe këta udëbash kanë ditë diçka çka publiku nuk dinte unë me njërin nga këta udëbash kam biseduar vet zyrtarisht  pak dit para se të vritej me një koleg  timin Ferki Aliun një atdhetar te pa shoq dhe kemi mësuar gjëra  alarmuese dhe të çuditshme  shumë trondiste dhe nga ajo kohë jam zhgënjyer shumë, por vjen koha që të tregohen ato gjera por jo sot  dhe nuk është vetëm një rast apo një njeri shumë kemi për të thënë dhe një ditë kur të vjen koha do të paraqesim te gjitha pran njerëzve qe  nuk kursyen as kokën për këtë vend..

 

Sipas jush afera Bllaca ka përfunduar   apo  janë hetime  që duhet të shkojnë drejt zgjidhjes ?

 

Afera  Bllaca  nuk do te zgjidhet kurrë, se po te shkoj deri në fund kjo aferë  duhet me dhëne përgjegjësi  organet  e UNMIK-ut  dhe ndërkombëtarët, sepse ato kanë pas përgjegjësinë dhe forcën  në dorë a personalisht  jam i bindur se Azem Syla nuk mund të bien ne atë nivel, nëse përgjigjen do te përgjigjen disa  njerëz të pa rëndësishëm siç ndodh,çdo herë, por sipas mendimit dhe dijenisë time fajtorët janë shumë ma lart  se këta njerëz, ne i dimë mirë kush janë dhe ç’far gjurmësh është tentuar të mbulohet me vrasje!

 

Ndonjë shembull konkret  të keqpërdorimeve ndërkombëtare ?

 

Po ka sa të duash se pari rezoluta 1244, ndër nenet e para ka qenë sjellja e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik  se çfarë demokracie na vendosën e pamë, se sa na zhvilluan ekonominë e pamë edhe atë pune,  ndërkombëtarët janë ata  që ndihmuan që krimi i organizuar të futet në politikë .Pastaj  terrori, droga, vrasjet, prostitucioni,nuk kanë qenë në kulturën shqiptare me parë, po më kujtohet vjedhja  e pesë milion eurosh nga  një zyrtar gjermane në Elektro-Kosovë  dhe humbi pa gjurmë ku parlamenti  dhe qeveria e Kosovës nuk reaguan  fare,populli u revoltua ,pesë milion euro  d.m.th çdo qytetar i Kosovës u vodh nga 2,5 euro nga një hajn zyrtar që ka ardhur me na "ndihmua" a shumë familje nuk kanë as bukë  për fëmijët e vet sa qe në bazë te kësaj skamje janë  duke u shpeshtuar edhe vetëvrasjet apo edhe ikja dhe boshatisja e Kosovës nga qytetarët e vet pa dokumente  ku si pasoje vdesin  nëpër lumenjtë e Evropës vetëm me  muajt me sigurua një kafshatë bukë për fëmijët e vet !

 

Reagimet e Eulexsit për paraqitjen e ushtarëve tanë  me armë  publikisht  në një manifestim  këto ditë në Kosovë  a mundet të konsiderohet si pa përgjegjësi e Euleksit, kur  ne jemi njohur si shtet  dhe anën tjetër ata  bien në kundërshtim me vetën e vet  kur nuk po ta njeh ushtrinë, sovranitetin e vendit etj?

 

Shumë me vend  është konstatimi i juaj se  kur të njeh  si shtet ai duhet te njeh me të gjitha,por këtu  edhe na kane njohur edhe nuk zbatohet në praktikë.

 

A  reagohet ndonjëherë nga Parlamenti  dhe Qeveria e Kosovës  ky dhe të ngjashme demonstrime provokuese  të Unmikut  apo Eulexsit ndaj interesave elementare  që duhet ti ketë një shtet?

 

Ata janë në hall për xhepat e vet dhe karriget me i nxënë sa ma te buta dhe me bërë zgjedhje sa ma shpesh dhe përpiqen të bëhen urë dhe te dëgjueshëm ndaj te huajve!...

 

Zgjedhjet  në Kosovë u bënë shumë banale  dhe të mërzitshme që popullit i kushtuan shumë  dhe moralin e popullit po e cenojnë me to  ku ne shtetin gjerman me 80 milion,si shembull zgjedhjet u kryen vetëm për 24 orë e në Kosovë zgjatën edhe 4 muaj e nuk dihet a mund t'i përfundojnë akoma?

 

Në ato zgjedhje ka manipulime   ku u bënë objekt qesharak për botën, janë për tu gjykuar vërtet.

 

Po lufta e UÇK-së  ishte një luftë e drejt  dhe e shenjtë  për Kosovën ,si u trajtua të forcat politike ?

 

Ushtria çlirimtare e Kosovës u keqpërdor dhe u mashtrua qysh në fillim dhe me të u bë lojë  edhe nga forcat politike të Kosovës  edhe nga të huajt që  vetëm në Kosovë ndodhi që njerëzit çlirimtar  të mbesin spektator pas përfundimit të luftës. Çarqe të caktuara  e keqpërdoren emblemën e UÇK-së dhe te gjitha këto kanë qenë të orkestruara nga shërbimet sekrete ndërkombëtare por edhe serbe  dhe shërbimet sekrete vendore e kanë injoruar luftën dhe njerëzit e UÇK-së pas luftës . Forcat politike pran  Ibrahim Rugovës  që u thirren në një organizatë kinse paqësore dhe disa lider politik të vet shpallur te  shtabit te përgjithshëm të UÇK-së    kanë përfituar para dhe fuqi  me këto lojna dhe poshtërime që iu kanë bërë çlirimtareve dhe popullit tonë pas luftës.

 

Po  të burgosurit politik  a mendoni se janë lënë anash pasi unë vet jam ish i burgosur politik dhe mendoj  se  janë injoruar dhe përdoren vetëm si emra dekorativ sot këta njerëz    ishin si zëdhënës  për rrënimin e  ish sistemit komunist në  ish Jugosllavi dhe të parët në Evropë?

 

Shumë janë anashkaluar dhe ju kanë hyrë në hak se po  mos të ishin këta  të burgosur politik nuk kishte fare me  u realizuar internacionalizimi ndërkombëtar i  Kosovës  deri këtu që kemi ardhur sot .Duke u mbështetur në  aktivitetin e të burgosurve politik u formua edhe UÇK-ja po sot nuk mund ti gjesh as ne funksione që e kanë merituar në përjashtim  të tre katër vetave qe janë te dëgjueshëm ose veprojnë me imponime  të ndonjë partie politike.

 

Ju zotëri po me nxisni  qe t'ju shtroj edhe një pyetje  lidhur me ngjarjet e 81-shit  ishin si ngjarje  të organizuara  të studenteve ,  profesorëve  dhe intelektualeve që edhe pas tyre i cilësuan si kundërrevolucionare   edhe nga vet faktori shqiptar   për të huajt mos te flasim ,por edhe sot e kësaj dite disa qarqe  dhe grupe "shqiptaresh"  të Kosovës  pa kurrfarë presioni  i quajnë si te dyshimta  komenti i juaj?

 

Ngjarjet e viteve 81 ishin shumë me rëndësi që ishin edhe ngjarjet e   para  ne Evrope kundër komunizmit ,këto ngjarje ishin alfabeti i lirisë  që pa to nuk mund te kishim shkuar ma tutje drejt zgjidhjes se çështjes  së Kosovës. Pa ato ngjarje  dhe pa te burgosurit politik  nuk kishte me qene sot Kosova që është, po disa shqiptarë që nuk janë trazuar asnjë herë nga okupatori serb, normal që i  vlerëson si negative këto ngjarje të 81-shit .

 

Një pyetje tjetër për ekonominë e Kosovës si e trajtoni ju politikën   e udhëhequr  në menaxhimin e ekonomisë së Kosovës,ku ka shumë biznesmen te huaj dhe shqiptar që kanë ardhur të investojnë këtu, por qysh në fillim kanë ngelur në  barrikadat e ndryshme  burokratike dhe  korrupsion?

 

Prej fillimit në ekonomi  ka shkuar një organizim i dobët, u menaxhua dobët, ju shit pasuria, jo që hapen ndonjë vend pune por edhe atë qe e patën populli ja humben, u pasuruan vetëm  ata qe kishin mbështetje politike .Si  rasti konkret,ministri Ahmet Shala ka bërë një terror të pa parë sa ka qenë në AKM dhe sot ministër i ekonomisë e ka shkallëzuar  drejt rrënimit ekonominë e Kosovës dhe pronën tonë por si lojtar politik, e ka luajtur rolin e vet, i cili shpresoj se së shpejti do te përgjigjet para drejtësisë për keqpërdorim të pozitës zyrtare  por në Kosovë ka shumë te atillë .Një numër i vogël është pasuruar shumë, ndërsa  punëtori, si  ushtari,mësuesi,  mjeku  , pensionisti  etj mbetën të rrezikuar për një kafshatë buke .Këta qytetarin e kanë varfëruar  skajshmërisht ,unë njoh shumë firma të huaja që kanë dashur te investojnë këtu por  nuk kanë siguri  sepse këtu mungon një politikë zhvillimore ,për shembull një tender me  fituar  dikush as njëherë nuk ka shans  me marre pa i dhënë 20 deri 30% te fitimit  si dhuratë , tani e merr tenderin,unë e them me plot përgjegjësi, të cili do zyrtar apo ministër po që ti shkojmë procedurës si duhet janë të  prekur dhe e dimë se ka shumë raste te korrupsionit,por peshku i madh e han të voglin ?

 

Sipas jush këtu nuk sundon ligji po korrupsioni  vrasja  hajnia  mashtrimi ?

 

 Po  shihet çart ku jemi me ekonomi dhe zhvillim, sot këtu janë vjedh miliarda euro dhe po vidhen edhe sot . Paret e AKM, pensionet janë deponuare jashtë vendit ku janë dhëne me një interes 1% kurse  bankat e huaj dhe bankat  tona  një qytetar kosovar është i detyruar të paguaj interesin 15% e ma tepër,është kjo hajni dikush  vjel pare të majme për ato para të Kosovës dhe ato përfundojnë ne xhep të ndonjë  ministri apo ma lart  por nuk shkojnë ne buxhet të Kosovës .Merreni si shembull  KEK-un  miliarda euro janë dhëne, por  ku janë sot prapë se prapë kem terr në Kosovë .

 

 Ju lutëm të jeni ma konkret si i marrin këto para këta  pas dore, nder tavolina, apo si?

 

Këto para ministrat  qe janë te futur ne këto keqpërdorime i marrin përmes mesitëve  të vet ose drejtpërdrejtë,  por shumicën e punëve të ndyra i kryejnë me bashkë punëtor të vet  s'është kjo gjë sekret në Kosovë sot. Ministrat që kanë mase  shumti para kanë korrupsion mase tepërmi ky është fakt sot në Kosovë.

 

Po për investitorët shqiptar nga perëndimi ,a kane ndonjë privilegj në krahasim me të huajt kur shihet se një numër i tyre kane interesa ta çojnë vendin përpara?

 

Me keq ardhje ju them se ka manipulime gjithkund  dhe pa parat e majme nuk mund te futet asnjë emigrant shqiptar  këtu në treg dhe po të mos ketë bisht politika është e pamundur. Merreni me mend se çka  bënë me  Feronikelin  ishin si konkurrent  një shqiptar  nga Shqipëria dhe një amerikan dhe kishin çmim shumë ma të lart sesa Alferoni  ,këta patriotët tanë te AKM-se ja  dhanë  një firme ruse e cila ishte e regjistruar në Londër  ,Alferoni sot vjel nga Kosova jon e varfër qindra miliona  euro . Por krimi i organizuar është duke u nxit që nga dy palët edhe nga te huajt por edhe nga vendoret .

 

Po për Feronikelin flitet se ngarkohen me 20-30 kamionë me auto-targa të Serbisë dhe shkojnë  jashtë vendit ku vlen të përmendet se po te menaxhohet Feronikeli si xehe e veçantë në Evrope do të mbulonte  interesat e Kosovës për jete normale të mbi 40% të popullatës.

 

 E ceka ma lart këtu janë rustë që pa pyetur NATO-ne  e kanë pas okupua një pjesë të mirë të   Kosovës  dhe nuk është për çudi ajo se shkojnë për jashtë vendit  kamionët e vetëm të Serbisë se dikush ju ka dhëne atë të drejt, e ftoj publikun  dhe gazetarët ta vërtetojnë  këtë të dhënë për këtë ma se miri e dinë  të AKM-ne Feronikeli është një gjigant i rrallë në botë,  është një pasuri për Kosovën, matrapazët nuk mërziten  që pëson ekonomia e Kosovës.

 

Po  zotëri Naim na sqaroni  Trepça nga kush menaxhohet  sot  që dikur shtetet jugosllave janë thirrur në marrëveshje ndërkombëtare  të kontratave,që e kishin si siguri  apo garanci  arin e Trepçës që nën okupimin serb të Kosovës u nënshkrua një marrëveshje me greket sa ishte Millosheviqi në pushtet   çka ka ndodhur me te ?

 

Trepça edhe sot e kësaj dite ka mbetur pezull, pa u  definuar ajo marrëveshje mirë nuk ka të ardhme këtu  po heshtet  edhe nga ndërkombëtaret edhe nga vendoret.

 

Po me turizmin  dimëror Kosova njihet   me Brezovicën,  pozicioni i saj sot  si  një strategji për ketë lëmi?

 

Edhe ajo ka mbetur nen  ndikimin e  forcave paralele  serbe   dhe  nuk mund te thuhet se qeveria apo strukturat politike të Kosovës janë duke bërë diçka në të mirë dhe ndonjë investim nga  buxheti i Kosovës,në Brezovicë pos kur ndërtojnë vila për veti ja   kur dalin vet  me bërë ndonjë pushim dimëror  për veti pra Brezovicën e ka në dorë republika e Serbisë.

 

A ka  haraç në Kosovë  nga grupet  e caktuara dhe kush janë ata?

 

Po ka haraç dhe janë disa grupe  fillimisht janë bandat qeveritare qe ta marrin kajmakun  veç me fituar  20-30 %,tani ,dora e dyte vine disa grupe që në një farë mënyre janë grupe paralele ose te lidhur me pushtetin,për shembull paret me fajde  janë te dënueshme në vendet demokratike a këtu i din pushteti se kush i jap dhe të kujt janë ato pare,  kur do qoftë dhe kush do qoftë qe ka interes ta dijë se kush janë, unë i japi me emër e me mbiemër se cilët janë ata dhe nga vinë ato për shembull para do ditësh  një firmë gjermane e vendosur  në Veterrnik të Prishtinës   e quajtur MC,një firme e cila posedonte 320 punëtor po me një rast i kanë shkua një grup i caktuar, të lidhur me strukturat të njohura, për caktimin e një shume të  haraçit  nga 70.000 euro, si kusht i  pare njëherë sa për fillim ose po ta vrasim drejtorin, po e kallim objektin,po  eksplodonim etj,dhe ai i huaj është  detyruar me ik nga Kosova dhe po të mos përziheshim ne ajo firmë  u mbyllke dhe 320 punëtor do te mbetshin  pa punë  ky është realitet sot në Kosovë.

 

Çka mendoni kush mund te ndërroj këtë pozite të kësaj gjendje aq te rendë në Kosovë dhe a mund t'i rrahet tavolina të huajt  ne raste konkrete, kur është interesi i ynë që në një mënyrë janë folkloriste të kësaj gjendje dhe këta një dite duhet të ikën nga këtu?

 

Këtë mundet vetëm  një politikë radikale nacionale të ndikoj ne   ndërrimin e kësaj  gjendje .Por për ti rrahur tavolinën  e dikujt,  duhet te jenë të pastër  vet fillimisht se normal këta jam njerëz qe rrojnë me rroga te majme këtu, por ne duhet ta kemi vendin tone apozicional ne strukturat e shtetit.

 

Po  mërgata shqiptare a është e anashkaluar?                                                                                                         

 

Po e ceka  me lart njëherë, po dhe pa lek e mbështetje politike mos ja mësyni Kosovës se do te zhgënjeheni shumë keq.

 

Ju si ish pjesëtar i G.2  TMK ,MRP ,shikut policisë dhe tani si hetues në një organizatë joqeveritare që e luftoni krimin dhe terrorizmin  a kini dëshmi, dosje, fakte se me siguri ju punoni ne formë kolektive.

 

Po kem shumë dhe po ti publikonim te gjitha dosjet dhe argumentet qa i kem mbledh që 15 vite do te kishte trazira të papara dhe  konflikte, ne nuk duam gjakderdhje, por koha i bien gjërat në vendin e vet populli ka tru, sy, dhe vesh po të publikoheshin gjërat shumë "patriot" tanë  dhe njerëz nga politika qe sot  vjellin zjarr për patriotizëm   nuk dot kishte vend  për ta në Kosovë.

 

Po pse nuk ja dozoni drejtësisë  vendore apo të Eulexsit që po thonë se jemi të përpiktë dhe të vendosur që të sundoj ligji dhe drejtësia  ato materiale nga  lufta  dhe pas luftës   ? 

                                                            

Cilës drejtësi, cilit Eulex, po ata janë aty  veç ndonjë ish ushtar të UÇK-së me dënua ja dhe  ndonjë fukara ose  ndonjë  rojtar komune qe korruptohet për 20 euro EULEX-se dhe  UNMIK-un e dallojnë vetëm emrat,sepse është e njëjta strukture që ka qenë në UNMIK, ata nuk guxojnë krimin  e organizuar  me luftuar  se disa janë edhe  vet te implikuar ne krime dhe hajni .Për krerët e krimit te organizuar nuk ekziston ligji, sepse ata janë vet ligj  dhe me gjithë zotimet EULEX për ligje nuk do të kenë suksese se as vet nuk janë të interesuar të zbardhen rastet dhe te dënohet krimi i organizuar për të  cilin e ceku edhe njëherë është i kyçur në politikë.

 

Ku  është policia e Kosovës drejtësia  sot  dhe ushtria e Kosovës?  

 

Policia  e Kosovës dhe drejtësia së pari duhet të zhvishet nga ndikimet politike dhe elemente kriminale  që i kanë brenda veti dhe  ta kenë  një standard të mirë ekonomik,mandej  munden me qenë  shumë efikas sepse ka potencial me qenë policia ma e suksesshme e rajonit por polici i uritur për bukë nuk mund të jetë polic i drejt, ase gjyqtar e prokuror. Kurse sa për ushtri të Kosovës, Kosova nuk ka ushtri  as TMK  nuk ka qenë por as FSK nuk janë ushtri po forcë civile,ushtrinë e kem pas UÇK-në por vet e kemi shpërbërë  sa për shembull Serbia sot ka më shumë tanke  aktive sesa pjesëtar  qe ka sot  FSK  të cilët janë të pajisur me armatim të letë ose armatim që në luftërat e shekullit 21 thirren armatim i gjuetarëve ,ushtria ka tjetër synim tjetër destinim .Sa për ilustrim Serbia vetëm qe ta blej një eskadrilë  avijonesh lufte ka nda mbi një miliard euro?

 

Po afera e vjedhjeve ne polici si e komentoni atë ngjarje që është shumë irituese që ne  i kemi vendosë aty me ruajt e jo me na e vjedhur ?!                

 

Se pari  vjedhja nuk është bërë nga policet e Kosovës dhe vjedhja nuk është bërë në atë kohë kur ka shpërthye skandali por shumë kohë ma parë mund të ketë  ndonjë individ vendor por është marr nga dora e huaj jo e policisë së Kosovës  dhe është marr me disa etapa dhe ka përfundua jashtë Ballkanit .Unë kam punuar në polici e di aty ka shumë djem te mirë, aty qe jetën e rrezikojnë çdo dit për të mirën e vendit tonë .Ndodhitë negative bëhen nga individ jo nga policia e Kosovës , kurse do afera iu kanë servuar  nga ndërkombëtarët.

 

Po  lëvizja vetëvendosja ç’fare mendimi keni për ta?

 

Aty kam shumë miq dhe është opozita e vetme  së bashku  me disa forca tjera sot për sot në Kosovë,  por prapë  janë opozitë dhe nuk kane mundësi për ma shumë a në te gjitha gjerat kane të  drejt, çka thoin  por nuk di se ku do të gjinden po u futën në politikë  se aty duhet të jenë urë e dikujt tjetër.                                                                                                                  

 

Ku janë familjet e dëshmove, veteranët, invalidët e luftës sot dhe shoqatat e luftës  ?

 

Fatkeqësisht janë pjesa  ma e harruar e shoqërisë, pjesa ma e varfër në Kosovën e varfër dhe përmenden vetëm për makijazh politik sot sidomos kur janë zgjedhjet afër .Dhe po të pyetsha unë si dëshmorë, do ti futesha të gjithë policët e vrarë pas luftës në Kosovë sepse edhe ata kanë vdekur për shtetin e Kosovës . Sa për shoqata kanë ndihmua sa kanë pas mundësi ka pas keqpërdorime edhe aty  shumë dhe te gjitha janë nën kontrollime dhe të varura politikisht, pra nuk e kanë as forcën as guximin që ta mbrojnë me ç’do kusht,dëshmorin,familjarët e tyre invalidin dhe veteranin e luftës?

 

A  keni ndonjë drojë apo ndonjë frikë për një intervistë që mund te cilësohet ndër ma te nxehtat e kohës?   

                                                                                          

Jo as nga kjo, as në të ardhmen jo,  tjetër kush duhet të frikohet, drejtësia del dikur në shesh,  kurse çdo njeri që mund te sjell kundër argument, le të më denoncojnë pran organeve kompetente,ose publikisht le të më kundërshtojnë  pastaj  ju tregoj se kush janë dhe çka ka akoma shumë  gjëra të liga mbi supet e tyre , se gjaku i dëshmoreve dhe  djersa e popullit do ti vras ata që cenojnë identitetin  dhe vlerën e popullit liridashës që aq shumë dha prej vetes të del njëherë në dritë.

 

Për fund a keni ndonjë porosi  apo të shtoni diçka ?

 

Zoti Dibrani ju falënderoj përzemërsisht juve  dhe i përshëndes te gjithë lexuesit që kanë mundësi ta lexojnë këtë intervistë me informata te hidhura por realitet i   padëshirueshëm për neve që duam ta ndërtojmë shtetin tonë të Kosovës.

 

Intervistoi: Asllan Dibrani 

Prishtinë Mars 2010



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora