E enjte, 01.05.2025, 03:33 AM (GMT+1)

Mendime

Besnik Prishtina: Historinë e shkruajnë veprat e jo deklaratat teorike

E enjte, 13.05.2010, 09:57 PM


HISTORINË E SHKRUAJNE VEPRAT PRAKTIKE E JO DEKLARATAT TEORIKE

 

Nga Besnik Prishtina

 

E nderuara profesoreshë Basha, ( Sabile Keçmezi-Basha: Karakteri kombëtar i Lëvizjes Ilegale Shqiptare në Kosovë (1945-1990)  )

 

ju përgëzoj për punën e juaj edhe shkencore edhe patriotike që jeni duke e bërë me ndriçimin e luftës se veprimtarisë ilegale të lëvizjes kombëtare për pavarësinë e Kosovës (në vazhdim LPK), si lëvizje e përgjithshme dhe si lëvizje konkrete e grupeve dhe organizatave ilegale në veçanti. Natyrisht se ngjarjet e pas luftës së dytë botërore janë akoma të mbuluara me vellon enigmave dhe të pikëpyetjeve të shumta reale dhe pikëpyetjeve të shumta të shpikura.

 

Me që ju në këtë shkrim flisni herë në mënyrë të përgjithësuar e herë në mënyrë shumë konkrete, e pash të arsyeshme që në mbështetjen e punës të juaj shkencore-historike të ju plotësoj në disa segmente, bile sa i përket disa gjërave shumë konkrete. Nuk kam as gjë të plotësoi në periudhën e para 1968, prandaj unë komentin tim do ta përqendroi nga kjo periudhë e deri me tani, duke vënë theksin se Lëvizja e krijuar nga Adem Demaçi dhe plejada e patriotëve dhe revolucionarëve të 1964, janë fundamenti i tëra rrjedhave në historinë e LPK së më vonshme.

 

Ju filloni nga 1981 dhe thoni se:”... Ndërsa faza e katërt e lëvizjes ilegale në Kosovë fillon në vitet e kthesës më të madhe historike me 1981 dhe përfundon në fillim të viteve të ’90, në kohën kur zë fill formimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo edhe është faza më e rëndësishme e saj: është përmbyllje kulminante e një lëvizjeje të gjatë ilegale në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare të ish- Jugosllavisë. Demonstratat e vitit 1981 ishin një kushtrim i madh për popullin shqiptar dhe opinionin ndërkombëtar. ...”

 

Të them fillimisht se ilegalja mesit të viteve 1970-80 në Kosovës ka pas dy platforma veprimi, me rrugë të ndryshme, por me të njëjtin qëllim. Njëra platformë ka qenë me mbështetje jashtë Kosovës, rreth PPSH dhe Enver Hoxhës dhe tjetra platformë veprimi ka qen mbështetje brenda Kosovës rreth LPK dhe Adem Demaçit!

 

1. Së pari mendoj se Demonstratat e vitit 1968 dhe 1981 që u zhvilluan në platformën e kërkesën për Republikën e Kosovës, për dallim prej veprimtarisë ilegale të deriatëhershme, shënon radikalizmin e masivizimin publik të Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës (në vazhdim LPK). Në krahasim me punën e grupeve e organizatave tjera që u zhvilluan në fushë teorike, që ore e çast fillonin të vepronin dhe ndër preheshin me zbulimin e burgosjen e tyre, këto demonstrata sollën edhe rezultate konkrete e praktike dhe një kontiunitet historik pa ndërprerje deri në ditët e sotme.

 

Dokumentet e PKMLSHJ dëshmojnë se në platforma e kërkesën për Republikën e Kosovës përbehej nga tri faza :

 

a) Në Fazën e parë kërkohet nga institucionet e udhëhequra nga Fadil Hoxha (si lider i autonomistëve titist brnda LKJ) që ata para institucioneve qendrore te Jugosllavisë dhe vet të shtrojnë dhe realizojnë bashkimin e viseve etnike brenda shqiptare nën sundimin e RSFJ dhe krijimin e Republikës Shqiptare, si Republikë të pavarur dhe të barabartë me republikat tjera, me të drejtë në vetëvendos deri në shkëputje.

 

Gjë që autonomistët titist nuk e bën as në 1968 as në 1981, por u rreshtuan në anë e Beogradit. Kjo zgjati derisa Millosheviqi i ua morri edhe autonominë në 1989. Nga fundi i viti 1989 LKJ e Kosovës vazhdoi të?vepron si LDK. Edhe pse LDK publikisht demonstronte para popullit se ajo po angazhohet për “pavarësi” në takimet e saj diplomatike kërkesa e saj kryesore është rikthimi i autonomisë dhe “barazia e demokracia” nën sundimin e Serbisë (shih librin “KTHESA HISTORIKE” nga J. Buxhovski;

 

b) Në Fazën e dytë parashihet organizimi i protestave e demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës dhe nëse udhëheqja jugosllave e refuzon realizimin e saj;

 

c) Në Fazën e tretë parashihet revolucioni i armatosur për ndarjen e Popullit Shqiptar të Kosovës nga RSFJ dhe bashkimin e saj me shtetin Amë, Republikën e Shqipërisë.

 

PKMLSHJ fillon përpjekjet për arritjen e bashkimit kombëtar para demonstratave të 1981 me thirrjen që ju drejton edhe autonomistëve të legales edhe grupeve ilegale që vepronin për bashkim kombëtar. Autonomistët nuk pranuan bisedime dhe mbetën në anë e Beogradit edhe pas 1981. Mirëpo bashkimi filloi të realizohet me bashkimin e organizatave ilegale (17 Shkurt 19812) me iniciativën e PKMLSHJ në LRSSHJ – LPK e cila e vazhdoi luftën politike në kushte të jashtëzakonshme derisa u pa se udhëheqja jugosllave nuk e ka ndërmend të realizon kërkesën për Republikën e Kosovës. Kështu, LPK me 4 Shkurt 1991 morri vendim edhe për krijimin e UÇK. Konkretisht në Konferencën e dytë e LPK “...më 04 shkurt 1991 në shtëpinë e Bajram Prapashticës në Prapashticë, KK Prishtinë, u vendos që të formohet krahu ushtarak i LPK-së, që me kohën u quajt UÇK. “ (Segment nga: Punim diplome për Master – marr nga faqet 38,39 dhe 40. Autor: Metush Zenuni)

 

I tërë Procesi historik i pas 1975 është zhvilluar në kontiunitetin e këtyre tri fazave. Për fazën e fundit nuk mund të themi se “...është mbyllur...” akoma, sepse procesi i pavarësimit po vazhdon edhe një dekadë pas lufte, dhe nuk e dimi konkretisht se sa do të zgjat.

 

Lëvizja për Republikën e Kosovës i ka liderët e vet të vitit 1968 dhe ata janë Osman Dumoshi, Afrim Logja, Selatin Novosella dhe personalitete e grupet që aso kohe i organizuan demonstratat e 1968 për Republikën e Kosovës në të gjitha viset shqiptar nën okupimin e republikave jugosllave.

 

Në këtë etapë shquhet karakteri i përgjithshëm i kësaj lëvizje, sepse ajo pushon së vepruari me burgosjen e organizatorëve të demonstratave të 1968, të cilët pushojnë së vepruar në këtë drejtim nën trysnin e egër të pushtetit dhe nën trysnin e krerëve të grupeve tjera ilegale qe nuk e përkrahën kërkesë për Republikën e Kosovës deri pas shpërthimit demonstratave të 1981. Ata ndryshuan qëndrimin vetëm atëherë kur nga Tirana zyrtare i përkrah kërkesa për Republikën e Kosovës!

Por, nga ana e pjesëmarrëseve të rinisë të demonstratave të 1968, Lëvizja për Republikën e Kosovës në vinin 1975 merr një formë tjetër të lart të organizimit përmes të themelimit të PKMLSHJ, në të cilën që nga fillimi marrin pjesë kuadri profesionale që veprojnë brena e jashtë pushtetit.

 

Gjithashtu Lëvizja për Republikën e Kosovës i ka liderët e vet edhe të vitin 1981 dhe ata janë Vllëzërti (Abdullah e Adem) Prapashtica, vëllezërit Osman, Rexhep e Lutfi) Maqedonci, vëllezërit (Bahtir e Nysret) Ahmeti, vëllezërit (Ekrem e Ali) Kryeziu. I përmenda së pari këto familje, sepse ishte karakteristikë e PKMLSHJ organizimi i sigurt brenda familjeve dhe rretheve të sigurta miqësore. Por në mesin e liderëve kryesor ishin edhe Osman Osmani, Skënder Ibishi, Mr. Halil Aldimaj (udhëheqës i Grupit të Intelektialve) Faton Topalli, Fatmir Bajrami dhe shumë e shumë të tjerë të cilët nuk ka mundësi të gjithë të numërohen brenda një komenti. Këto janë personalitete që nuk munden të anashkalohen dhe të mos përmenden në historinë tonë.

 

Dokumentet flasin se kuadrot e PKMLSHJ gjenden në atë kohë të strukturuar në brendësi të LKJ, në APJ, në Sigurim e Milici, në Gjyqe, në Ndërmarrje, në Fakultete, në Shkolla etj. Për herë të par pushteti i LKJ do të ballafaqohet me një organizatat ilegale profesionalisht të përgatitur, të cilën nuk i arriti të e zbulonte deri pas demonstratave të 1981.

 

PKMLSHJ filloi me u zbulua vetëm kur një pjesë e tyre u detyrua të del nga ilegaliteti, qoftë gjatë demonstratave, qoftë duke e mbrojtur kërkesën për Republikën e Kosovës, qoftë gjatë takimeve me grupet tjera ilegale, për të biseduar rreth bashkimit të tyre në Platformën e kërkesës për Republikën e Kosovës, e që kishin deficite akute për mbajtjen sekreteve.

 

Megjithatë, pasi PKMLSHJ e realizon bashkimin LNÇKVSHJ e OMLK në LRSSHJ, me 17 Shkurt/15 Maj 1982, vet e PKMLSHJ e ngriu aktivitetin e vet partiak në favor të bashkimit në LPK, por vazhdoi të vepron në formacionin e vet sepse edhe pas bashkimit konspiracioni ishte tejet i domosdoshëm.

 

Mirëpo, vlen të theksohet se PKMLSHJ as një herë nuk ka hequr dorë nga përcaktimi i vet i majtë i barazisë e drejtësisë sociale Të përkujtojmë se PKMLSHJ i shihte lidhur ngushtë mes veti çlirimin kombëtar dhe barazinë sociale mes shqiptarëve dhe të tjerëve. Është e vetmja forcë që nuk është deklarua se heqë dorë nga koncepti i majtë social. Derisa te grupet tjera ilegale kemi ndryshime radikale teorike dhe praktike, që kanë kaluar nga e majta ekstrem ne te djathtën ultraekstreme!;

 

2. Së dyti të them se, në kushtet kur Kosova mbeti e ndarë mes republikave ish jugosllave, e ndarë nga shteti Amë Shqipëria dhe me forca ushtarake–policore të huaja që? po e copëtojnë-decentralizojnë dhe po ia tjetërson identitetin nga brenda, LPK akoma nuk ka hy “...në? fazën përmbyllëse...” si e quani Ju. Vet ekzistenca e veprimtaria e Lëvizjes Vetëvendosje, si shprehje më e re e LPK, e dëshmon vazhdimësinë procesit të Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës. Kjo do të thotë se edhe pse disa segmente që u ndan nga LPK, kanë hy në kolaboracionizëm me regjimin e ri të Brukselit, ky proces nuk është përmbyllur, sepse pavarësia akoma nuk është realizuar. Prandaj edhe deri atëherë as LPK nuk do të e përmbyllë veprimtarinë e vet.

 

3. Së treti të them se ka disa pasaktësi akute në emërtimin e ekzistimin e disa grupeve e organizatave që ju i përmendni, pa fajin e juaj. Sepse janë disa emra të njëjtë të disa veprimtarëve ilegal që përmenden në disa grupe e organizata të?ndryshme, që do të thotë se ata kanë ndryshuar emrat e grupeve dhe kjo tregon se nuk kanë ekzistuar aq shume grupe e organizata sa ka pas ndryshime të emrave të të njëjtave grupe.

 

Kjo do të thotë se as nuk duhet të nisemi me nga emrat e shumtë të grupeve me individ të njëjtë, por duhet koncentruar në tri grupime kryesore: 1)Në ata qe kanë veprua si pjese e grupimit Autonomist (LKJ-LDK me kërkese e tyre të njohur për “demokraci e barazi” nën sundimin e Serbisë): 2. Si pjese e grupimit republikan (për krijimin e Republikës së Kosovës dhe 3. Si pjese e grupimi të bashkimit direkt me Shqipërinë.

 

Ju thoni: ”...Duhet përmendur me këtë rast grupet siç ishin :Fronti Popullor për Republikën e Kosovës, Lëvizja studentore e vitit’81...” etj. Fronti Popullor për Republikën e Kosovës, Lëvizja studentore e vitit’81..” nuk kanë ekzistuar kurrë dhe janë sajime të pas 1999. Ndërsa, Grupi i intelektualëve të Kosovës” nuk ka veprua si grup me vete, por ai është quajtur nga regjimi si i tillë gjatë gjykimeve të këtij grupi. Përndryshe ky grup ka qen i prirtë nga Mr. Halil Alidemja, që vet ka qen njeri nga udhëheqësit e PKMLSHJ. Kjo nuk do të thotë se të gjithë pjesëtarët e këtij grupi kanë qen automatikisht edhe pjesëtar të PKMLSHJ. Sikur që nuk do të thotë se të gjithë ish të burgosurit politik kanë qenë edhe të organizuar ilegalisht.

 

Sigurisht se ata që kanë bërë ekzibicione politike duke u deklaruar herë si autonomist, herë si republikan dhe herë si mbështetës te bashkimit kombëtar, nuk munden të vlerësohen si pas deklaratave të tyre, por sipas qëndrimeve të tyre konkretet ndaj çështjes kombëtare. Pehlivanët e tillë politik herë i shohim në radhët e organizatave për bashkim me Shqipëri, herë në (LPK) lëvizjen për republikë herë në LDK, që angazhohet për rikthimin autonomisë në sundimin serb. Varësisht se ku ka mundësi më shpejt me ardhur në ndonjë lloj pushteti! Tani me këto ekzibicione po vazhdohet me kalimet nga partia në parti, me të njëjta motive të ulëta, për të ardhur në çdo lloj karrige pushteti!

 

Të tillët, më 1999 në Rambuje nënshkruan autonominë dhe me 4 Prill 2007 edhe Planin famëkeq të Ahtrisarit që përkah qëllimeve antishqiptare ia kalon edhe Elaboratit të Çubrilloviqit.

 

Pozicionimi i tanishëm aktual dhe konkrete i forcave politike është diferencimi në ata që u pajtuan me Plani të Ahtisarit për decentralizimin e shpërbërjen e kombit shqiptar, dhe në ata që mbështesin Lëvizje Vetëvendosje dhe vazhdojnë luftën nga pozicionet e Programi e Lidhjes së Prizrenit të 1878! Tani secili mundet të e sheh me sytë vet se në cilën anë të lumit gjendet. Kjo çart po dëshmon se shumë ma lehtë hyn njeriu në histori i pastër,se sa ai del i pastër nga historia!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx