E enjte, 01.05.2025, 02:55 AM (GMT+1)

Mendime

BDSH: Mes Rashçes dhe Radushës :“Vreshtat e Rashtakut” II

E merkure, 12.05.2010, 09:58 PM


Mes Rashçes dhe Radushës :“Vreshtat e Rashtakut” II

 

Spektakli tragjik i kurdisur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë mes fshatrave Rashçe dhe Radushë është spektakli i radhës që nxjerr në shesh urrejtjen antishqiptare të institucioneve shtetërore në Maqedoni.

Propagandimi me pompozitet i vrasjes së katër shqiptarëve dhe ekspozimi i “fakteve” për dëshminë e gjoja implikimit të tyre në trafiqe armësh nxjerrin në sheh kurdisjen  e këtij skenari dhe përpjekje për të fshehur ekzekutimi monstuoz.

Furgoni i ekspozuar para mediave, i bërë shoshë nga breshëria e plumbave, e dëshmon se në te nuk ka mundur të ketë, siç pretendon kjo ministi, “gjashtë thasë me TNT, tre thasë me granata , bomba dore, mina këmbësorie dhe municion të llojeve të tjera të armëve”.

Sikur realisht të kishte qenë krejt ky eksploziv në atë furgon  të gjithë e dimë se edhe vetëm një shkëndi e vogël do të provokonte një eksplodim, detonimin e të cilit do ta kishte dëgjuar e tërë Maqedonia.

Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon ekzekutimin e katër shqiptarëve dhe kërkon që të bëhet një ekspertizë e pavarur për të ndriçuar “Vreshtat e Rashtakut” II.

Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga të gjithë shqiptarët që të analizojnë me vëmendje deklaratat e Ministres Jankullovska se “u intervenua me 24 prill 2010 në afërsi të fshatit Studenë të Karadakut të Shkupit pas informatave të sakta se në këtë vend  kishte një sasi të madhe të armatimit” dhe  se “nuk ka arsye për shqetësim tek popullata e Maqedonisë sepse policia ka kontroll të plotë dhe posedon me të gjitha informacionet që janë relevante për sigurinë e Maqedonisë “.

U bëjmë apel të gjithëve shqiptarëve që të mos bien pre e konstruksioneve të Qeverisë së Maqedonisë, që është nxitëse dhe organizatore e konflikteve.

 

I bëjmë apel publik partisë politike shqiptare në pushtet që të ndërpresë bashkëpunimin në këtë politikë antishqiptare të koalicionit qeveritar. Në të kundërtën është bashkëpërgjegjëse për krimet që po ndodhin!

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar

Kryetar

Bardhyl Mahmuti

12 maj 2010



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx