E merkure, 30.04.2025, 11:50 PM (GMT+1)

Mendime

Reagim nga Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “Kalaja”

E enjte, 13.05.2010, 09:58 PM


SHOQATA E VETERANËVE DHE INVALIDËVE

TË LUFTËS SË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE

“KALAJA”

 

R E A G I M

 

Shoqata Sh.V.I.L. të UÇK-së “KALAJA”, duke ndjekur me vëmendje ngjarjet e kohëve të fundit në Maqedoni i bënë thirrje Organizatave Ndërkombëtare se ngjarja e ndodhur në Radushë të Shkupit ku u ekzekutuan në mënyrë klasike katër shqiptar kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e policisë sllavomaqedonase. Në bazë të ligjeve Ndërkombëtare dhe Konventave të të drejtave të njeriut që nënshkruese është edhe Republika FYROM, në këtë rast policia ka shkelur të drejtën e jetës. Sipas informatave dhe deklarimeve që dha vetë MPB dalin qartë se policia nuk ka dhënë sinjalet për parandalim siç është gjuajtja në ajër, por ka qëlluar direkt mbi njerëzit në fugon. Sipas fotografive të ofruar nga policia shihet që fugoni në fjalë është qëlluar nga të gjitha anët sikur të ishte gjah në kurth për gjahtarët shtetëror.

Policia sllavomaqedonase shpeshherë ka shkelur të drejtat e njeriut, të drejtën e jetës. Është i njohur për opinionin Ndërkombëtar rasti i Vreshtave të Rashtakut ku u ekzekutuan gjashtë pakistanezë dhe një indian të cilët për disa ditë policia i kishte mbajtur në arrest dhe më tej i ekzekutoj duke i akuzuar si terroristë, por u vërtetua se ata ishin emigrantë ekonomik. Rast për të cilin nuk mbajti askush përgjegjësi penale.

I bëjmë thirrje deputetëve shqiptar që të kërkojnë ngritjen e një Komisioni parlamentar për të vërtetuar nëse policia ka shkelur ligjin e së drejtës për jetën duke qëlluar pa paralajmërim.

Shihet qartë se Maqedonia pasi mori drejtimin e Këshillit Evropian ku prioritet ka të drejtat e njeriut, ky vend i shkeli me të dyja këmbët që ditë e parë të drejtimit të saj. Kjo tregon se politika e Maqedonisë nuk është demokratizimi i saj, por diktatura policore-ushtarake fashiste.

 

Zëdhënësja e shoqatës “KALAJA”

Prof.Teuta Kamberi-Llalla

 

Tetovë, 13. 05. 2010.     mobil.070-508-400.



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx