Mendime
Fazli Maloku: Qyqarllëku i Qeverive shqiptare në Prishtinë e Tiranë
E premte, 14.05.2010, 09:58 PM
Qyqarllëku i Qeverive shqiptare në Prishtinë e Tiranë
Nga Fazli Maloku, Prishtinë
Vrasja e katër shqiptarëve:Harun Aliu,Shaban Zenuni,Qemal Zejnullahu,qytetarë të Maqedonisë dhe Xhafer Shala,qytetar i Republikës së Kosovës,të gjithë shqiptrë,në rrethana misterioze,do të duhej të gjykohej ashpër në gjithë botën demokratike shqiptare,në media të shkruara e elektronike dhe sidomos do të duhej të kishte reagime të ashpra nga dy Qeveritë shqiptare në Prishtinë e Tiranë,duke i kërkuar shpjegime shtesë Qeverisë Maqedone për rrethanat në të cilat u vranë këta shqiptarë nga policia fashiste sllavomaqedonase.Heshtja e tyre e plotë për këtë veprim kriminel të policisë Maqedone,tregon edhe një herë qyqarllëkun e tyre,por jep edhe një dëshmi për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë,se janë popull i PA ZOT,dhe nuk duhet llogaritur fare në to,e as të shpresojmë se këto dy Qeveri ndjejnë obligim puhtetar apo së paku moral për ti mbrojtur interesat jetike-jetën e shqiptarëve kudo që ata jetojnë e veprojnë,ashtu siq veprojnë çdo kund në botë Qeveritë Demokratike,në mbrojtje të qytetarëve të vet.Variantin që na servoi Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë nuk e hanë as lopët në fusha!!Këta mjeranë bile në një mënyrë apo tjetër i dhanë mbështetje Qevrerisë Maqedone për krimet e bëra!Shtrohet pyetja.Si do të reagonte Qeveria Greke apo Qeveria Maqedone sikur në Kosovë apo në Shqipëri të vriteshin katër grekër apo maqedonas!?Reagimet jo vetëm që do të ishin tepër të ashpra,por do ta ngrenin në këmbë gjithë botën demokratike duke kërkuar edhe formimin e komisioneve"speciale"neutrale për ta sqaruar rastin!Sigurisht se nuk do të kishte vetëm reagime institucionale,por edhe reagime nga vet qytetarët e këtyre shteteve.Por çka të thuhet për partitë politike shqiptare në Maqedoni,e në veçanti për zotëritë:Thaçi-Ahmeti!?Këta "patriot"që fryhen si qurana para mediave se cili është më "shqiptar"se tjetri,siq duket kanë hyrë thell në "bythën"maqedone dhe zor se ka forcë që ti nxjerr nga aty!Fjala e të madhit-Avni Rrustemi,në Gjykatën e Parizit: "Për realizimin e tëdrejtave tona,na detyrojnë ti rrokum armët, e pastaj na gjykojnë përse po kërcet pushka",janë aktuale sot më shumë se kurrë!!Maqedonët sikur harruan se e filluan edhe disa vite më heret ti vrasin shqiptarët e ti marrin nëpër këmbë të drejtat e tyre,duke i nënçmuar skajshmërisht,por kur shqiptarët i rrokën armët,për ti dal zot vetës e vatanit,maqedonët e lypnin birën e minit dhe nuk e gjenin.Speciallcat e tyre të quajtur "Luanët"nuk mbetën as maqorrë bile!Prandaj unë do ti porositja maqedonët sipas fjalës së urtë popullore shqiptare:"Mos e nguc grajzin me krane,se e nguce të zezën tane"!