E enjte, 01.05.2025, 12:13 PM (GMT+1)

Mendime

Fran Buzhala: Ndizma një dritë në thellësi të errësirës!

E premte, 14.05.2010, 09:07 PM


Refleksione

 

Kulture, politike, sociale

 

Ndizma një dritë në thellësi të errësirës!

 

Nga Fran Buzhala

 

Në thellësinë e errësirës një zë u dëgjua: Ndizma një dritë, bota kish nevojë të bindet për drejtësi!.

 

Nga turmat, (për të mbrojtur themelin) gjejnë dikën për ta fajësuar për rebelimet, për t’i dërguar në klinikën e traumatologjive, si përgatitje për dhomën e qelisë.

 

Për t’i ruajtur memoaret e makinerisë që prodhon “gënjeshtra” në shtratin e tyre romantik.

 

Në paralojë shtojnë urrejtjen, kandidatit fitues i mbetet vetëm një fjali, zëdhënësi romantik i mbetet vetëm të shpall kandidatin fituesi...

 

Mund të ketë humb një kandidatë, një intelektual, një shkencëtar i së ardhmes me rreze shprese për njerëzimin...

 

Njerëzit e rebeluar i quajnë të çmendur, sepse denoncojnë politikën e maskarenjve, po nxisin turmat e pakënaqësive të shtresave popullore.

 

Buçet zëri i turmave të pakënaqësive, tingëllon zëri i të çmendurve nëpër dhomat e errësirave!...

 

Njerëzit e çmendur janë shumë të ëmbël nëpër qelitë e burgjeve, po nxisin njerëzit të zgjohen nga gjumi kundër maskarenjve, kundër diktaturave shtypëse qe shtypin turmat, nëpër errësirë.

 

Maxhit e politikës që udhëheqin krijesat e liga të tyre kanë një platformë;

 

Luhatjen e tyre në erë, të kurdisin rezultatin e mallkuar.

 

Për themelet në thellësi; s’duan vetëm disa njerëz t’i mbysin, por sa më shumë, që turmat e pakënaqësive të jenë më të çmendura..., pijanecët e vjetër të shtretërve të politikës gënjejnë që me fjalën e parë, se “s’ka ide të reja në politikë”, që të urrejnë sa më shumë njerëzit e çmendur, tërë jetën të jenë peng të “mendimit të lirë”!!!

 

Pikturoja në mërgim, në vizatimin me fëmijët e mi dallohej qartë figura e një “fantazme nëpër qelitë duke kërkuar ndihmë”.

 

Vizatimi i parë: ishte “gjaku im” ku m’shfaqej figura e Ukshin Hotit, sikurse fëmija dëshironte të dinte me dorën e vet njerëzore, për dritën hyjnore!.

 

Vizatimi i dytë: ishte portreti për atdheun, diçka më thjeshtë, ishte sekreti për shkëndijat e atdheut në pikturë. Si dëshmi ishte vargu i poezisë kundër krijesave të liga, që shumë njerëz besuan në këtë histori, për të ditur për ekzistimin e krijesave të rrezikshme që shfaqen në qelizat e njerëzve komikë...

 

Krijesat e liga, (të montuara) ishin bërë shumë nga “klonimi”, kjo farë e keqe nga tërbimi, na pinë edhe gjakun në trup. Çdo gjë shkatërroi që të vallëzojmë të çmendur, duke e hapur një ftesë, si hakmarrje për gërmimin e tokës, duke kërkuar xhevahiret në thellësi të saj...gjurmuan çdo gjë nën tokë, mbi tokë në këtë jetë!.

 

Njerëzit analfabet, këto krijesa, pijanecët vjetër të politikës; preken shkronjat e arta të abetares shqipe, na masakruan hartën e Shqipërisë.

 

Ku nëpër qelitë u burgut shoqëronte edhe “fantazma”e shokëve të vrarë!.

 

Imagjinoje, kur një mik jeton me frikë në Shkup -Tetovë...

 

Imagjinoje, që një fëmijë i juaj në Prishtinë të jetë i uritur...

 

Imagjinoje, një vëlla i juaj është duke kërkuar një shpëtim në Preshevë...

 

Imagjinoje, të jetë një motër e juaja, e çmendur për shërim mendor në çmenduri!...

 

Imagjinoje, sikurse prindërit të mos kërkojnë dashuri për fëmijët në Tiranë!...

 

Imagjinoje, sikurse në lumin Cen të malësisë së Tuzit, fëmijët janë duke u mbytur në ujë!...

 

Personat që njohën këto krijesa të liga analfabetësh, janë ende në shpirtrat e tyre...(këto vargje janë të një poezie shkruar më parë nga autori i ketij shkrimi F,B).

 

A duhet vetëm të heshtim për mëkatarët që dalin pa emër....................

 

Fenomenet e tyre rrënjësore, për komeditë djallëzore, i hodhëm në fund të detit Adriatik... nga tronditjet dhe gënjeshtrat prapa krahëve... Nga shumë zogj në ajër, dy nga këta i ndërrojnë pozicionet e tyre, nga dallgët e larta u detyruan të kthehen me shpejtësi në ndihmë të lajmëtarit!..

 

Lajmërojnë në tokë, korrierin që po sjell një “letër të vërtet” një copë të përjetshme, të ketë kujdes që po e vëzhgojnë dhe po i bëjnë presion!”

 

Vizatimi i tretë që pikturoja në bibliotekën e vjetër 800 vjeçare duke hulumtuar për “fantazmat”, pashë imazhe portretesh të cilat, ndoshta ishin pjesë të mashtrimit, që të ndjell e kaluara e krijesave të liga në “historinë e mallkimeve”. Njerëzit, që fantazmat e historisë i besojnë, ia hedhin fajin “mallkimit”... që kanë pushtuar krijesa e liga që shprehin në imazhe, që në këtë botë të mos ketë “mendim të lirë”...

 

Stërgjyshërit,Gjyshërit tanë, baballarët, të gjithë që janë varrosur në themelet e “Hartës sË Shqipërisë” nuk i besojnë historisë së mallkimeve, as krijesave të liga, as pijanecëve (të dehur) të vjetër, as romantikëve të rinj (kafeneve) duke harruarr të kaluarën, të djeshmen, dritën hyjnore...

 

Vizatimin e katërt: Në fund, pikturën që pikturoja, qe një dhomë që duket si qeli e vogël, në ët cilën kanë kaluar një jetë të plotë me zhgënjime dhe inate... Në dhomën e tmerrshme, të fshehur me imazhe dëgjohej një zë kundër krijesave të liga, thirri me zë: “Ndizma një dritë në thellësi të errësirës!” ...duke kujtuar fjalët e gjyshit që thoshte, dikur në ato themele dëgjohej “zëri i kambanave”, ku vallëzohej vallja e parë në këtë botë, të cilën e shkatërruan krijesat e liga, për ëndrrat e zonjave të diktatorëve!

 

Krijesat e liga, pijanecët e vjetër politik, hajdutët e regjimeve të shtretërve, i detyruan vajzat më të mira të marrin arratinë, të bëhen prostituta në boten e ëndrrës së tyre. Duke vrarë edhe fëmijët vetë, duke kryer aborte, (që ndoshta nga këto aborte) ndonjëri nga këta fëmijë do të ishte e ardhmëria e kësaj bote... Pra, morën arratinë për shkak të krijesave të liga, në pushtet vuajtën mallkimin që të mos lindin fëmijë!

 

Ka njerëz që i besojnë krijesave të liga, të historisë së pushteteve që janë frymëzuar nga trashëgimit e mistershme, që janë pushtuar nga “fantazmat e pushtetit”, vrasjet, dhunimet, çmenduritë, krimet, të gjithë mendojnë, se fajin e ka “mallkimi i historisë” që vjen si propagandë nga krijesat e liga në pushtet, të ciëlt kanë mallkimin e popullit.

 

Pushtetet shtypëse të mendojnë dhe të peshojnë fjalën e rëndë: MALLKIM!

 

Në shkëmbim të një pasurie “sajojnë një histori” në ditën e tokës, nuses i kërkohen dy standarde: “Politikani do karrierën, nusja emocionet”.

 

Nusja përpiqet të lirohet nga “fantazma”, a do e braktisje nusen, nënën për një kërkim ligjor???

 

Në vitet e fundit të krijesave të liga, në botën shqiptare nga sunduesit e ligjeve; neneve, paragrafëve, nën paragrafë në pushtetet, dallohet: Vrasjet, dhuna, vërshime, varfëri, tërmetet, sëmundjet, të gjitha këto, kanë vetëm një emër: “mallkim!”

 

Kjo është bota shqiptare me “krijesa të liga”, e me “fantazma” kujt t’i besohet?.

 

Kujt t’i lutemi në çastet e vështira: “zotit, yjeve, planetëve, apo shenjtorëve”???



(Vota: 47 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx