Mendime
Ramiz Dërmaku: Sot është detyrë imediate e institucioneve të Kosovës të ndihmohen minatorët
E premte, 14.05.2010, 09:59 PM
NGJARJET QË NUK HARROHEN
SOT ËSHTË DETYRË IMEDIATE E INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS TË NDIHMOHEN MINATORËT
Nga Ramiz DËRMAKU
Kur i kujtoj ditët e shkurtit të vitit 1989 , ditët e ngujimit të tetëditësh në thellësin e nëntokës, në zemrën e gjigantit tonë kosovar TREPÇA më vie të qajë dhe ne të njejtën kohë të mburremi për trimërin, guximin e vendosmërin dhe dashurinë që treguan minatorët në mbrojtje të lirisë,të të drejtave dhe të idealit kombëtar.Ato momente sa ishin rënqethëse aq edhe krenare për qëndrimin dhe sakrificën që bënë minatorët , duke e qarë thellësinë e nëntokës për të siguruar me dinjitet dhe djersë kafshatën e gojës. Minatorët kosovar kaluan kilometrat ë tëra në këmbë dhe ngritën zërin e protestës në Prishtinë,Golesh,Trepçë, dhe në të njejtën kohë i treguan politikës hegjemoniste serbe, se ne vetë vendosim për fatin tonë kombëtar. Kur njeriu i shfleton-kujton këto të gjitha këto sakrifica që përjetuan minatorët të mbushen syt me lotë dhe trupin ta kaplojn dridhje e dhimbje. Sot i bëjë pyetje vehtës? Se a jemi ne kosovarët(shqiptarët e Kosovës) e viteve të 90-dhjeta, apo jo?!; Kur të gjithë ishim së bashku dhe unikë.Me shtimin e dhunës e presionit nga regjimi kriminel serb, ne bëheshim më të fortë, më unikë, dhe bënim orvatje që problemet ti zgjidhnim ne mënyrë demokratike. Kur të gjitha institucionet,entet, shkollat, Univerzitetet, uzinat,minierat, ranë në duart e pushtetit serbë, kur“drejtësin“ e ndanin masat e dhunshëme çdo kund. Bisedat informative ndaj popullit shqiptarë në Kosovë shtoheshin për çdo ditë, shqiptarët pra edhe minatorët largoheshin nga vendet e punës me dhunë. Shumë shpeshë ushtrohej dhunë e shfrenuar ndaj shqiptarëve por edhe ndaj minatorëve. Dhe minatorët që dikur ishin simbol krenarie e kombit sot në Kosovë po përjetojnë ditët më të vështira. Është koha e fundit që Instuticionet e shtetit të Kosovës, Presidenti,Qeveria, subjektet politike, akademitë, intelektualët që sam ë parë të marrin një qëndrim të prerë për përmirësimin e kushteve materiale si dhe riaktivizimin e plotë të kombinatit Trepça, dhe inkuadrimin e fëmijëve të minatorëve të cilët e lanë jetën në temelet e nëntokës së Kosovës. Është për tu kritikuar neglizhenca e Institucioneve të shtetit të Kosovës edhe pse ato siq po shihet nuk kanë kompetenca në marrjen e vendimeve kapitale kombëtare. .Shtrohet pyetja, edhe sa duhet pritur institucionet e Kosovës që ti marrin ne duart e veta kompetencat nga Unmiku.
Është e habitshme dhe e pa justifikueshme mungesa apo qëndrimi i Institucioneve tona ndaj ndihmimit apo zbutjes së problemeve shëndetësore e jetësore me të cilat po ndeshen sot minatorët. Sot është detyrë imediate e shtetit të Kosovës, që sam ë parë të merret me këtë kategori të minatorëve sot, se dikur është vonë.., shumë vonë. Mbetem në shpresë se kjo letër do ta zgjon ndërgjegjën e organeve kompetente të shtetit të Kosovës.