Mendime
Mimoza Hashani: E ndjej veten të privilegjuar që jam bashkëbiseduese e një gazetari të Zemrës Shqiptare
E shtune, 15.05.2010, 07:59 PM
TAKIM RASTI
Nga Ramiz DËRMAKU
Nuk thuhet kot se gjermanët më së shumti në jetë e çmojnë punën, sepse në saj të saj kanë arritur në shkallën më të lartë të zhvillimit: ekonomik, industral, historik, kulturor etj, në Europë e Botë. Prandaj nisur nga kjo edhe mërgimtarët tanë të shtyrë nga faktorë të shumtë; dhuna, presioni, burgosjet, rrahjet, dënimet dhe vrasjet u detyruan të emigrojnë në shtete të ndryshme të Europës e Botës. Pra si ne shumë shtete tjera edhe në Gjermani emigrojnë një numër i madh i shqiptarëve nga Kosova, të cilët respektohen e nderohen sepse kurrë nuk i bënë hile punës. Një ditë më parë ishim në një vizitë të shkurtër në vendlindje-Kosovë. Gjatë rrugës e takuam një vajzë të re e cila fliste një gjuhë të pastër shqipe. Me një përshëndetjeje e një shkëmbim fjalësh, e pyetëm: Si e keni emrin dhe prej nga jeni?! Pas një shikimi magjepsë ajo tha: Mimoza Hashani , nga Kastrioti. Mimoza Hashani e lindur me 9.09 . 1991 në Kastriotë (ish. Obiliq). Momentalisht jetoj në rrethin e Ulmit. Kam të kryer shkollën e mesme drejtimi i tregtisë, mbi 2 vite punoj në një firmë shpezësh.
Ne e pyetëm me çka merret organizata juaj?
Organizata jonë bënë pjekjen dhe shitjen e pulave nepër organizata tjera, apo përmes komionëve të përgatitur enkas për pjekjen dhe shitjen e pulave në vende të caktuara dhe të frekuentura nga njerzë të shumtë.
Unë bëjë marëveshje me firma të ndryshme për blerjen, shitjen e pulave dhe shpërndarjen e tyre në treg. Mimoza me fjalorin e saj të pasur dhe me shqiptimin e fjalëve bukur të Gjuhës Shqipe zgjonte kërshërin e të gjithë pasagjerëve. Mimoza ishte një vajzë e re, intelegjente dhe komunikonte lirë pa kurfarë frike. Çdo herë kur bisedonte me dikë e shiqonte në sy dhe e përcillte me vëmendje bisedën e bashkëfolësit.
Kur ne e pyetëm se si është e mundur që një femër e lindur në Kosovë, dhe e rritur në Gjermani-Ulm, të flasë rrjedhshëm dhe bukur Gjuhën Shqipe ?!
Në buzët e saj u vërejtë një qeshje, dhe tha;
Më falni.., po çka punojnë prindërit tuaj dhe çka kanë të kryer…?
Mori frymë thellë .., ofshau dhe e emocionuar tha, babai ishte punëtor krahu- i pa arsimuar dhe ju mbushën sytë me lotë(sepse babai vite më parë kishte ndërruar jetë), nëna ime amvise. Gjatë tërë kohës në shtëpinë tonë bisedohej vetëm shqip, në pushimet verore e gjithëkund.
Për ta larguar Mimozën nga emocionet e pyeta;
Sa janë të inkuadruara femrat shqiptare në shoqërinë gjermane?
Ajo sikur ndiente dhimbje por shtoi; Nëse duhet treguar të vërtetën pa hamendje themi shumë pak për të mos thënë hiq. Unë thotë Mimoza, nuk jam aq e zhgënjyer me femrat e moshuara-gratë, por kur takojë, ndëgjoj e bisedojë me vajza të reja, të cilat jo që nuk janë të inkuadruara në shoqërinë gjermane, por akoma janë shkelëse të të drejtave të tyre, akoma ato nuk gëzojnë as të drejtat më elementare për ta shijuar jetën. Integrimi i femrës shqiptare në diasporë në jetën shoqërore akoma nuk është në nivel të kënaqshëm; si në inkuadrim-punësim, shkollim, studime, kulturë, sportë, etj. Femra shqiptare në diasporë akoma nuk ka arritur jo të barazohet por as të inkuadrohet me femrat e komuniteteve tjera. Ky është një realitet i hidhur që ne duhet ta pranojmë. Kërkoj nga ju gazetarët, mediat e shkruara si dhe ato elektronike, ti kushtoni rëndësi më të madhe emancipimit të femrës shqiptare që po rritet në mërgim. Vetëm ju gazetarët duke shkruar për rezultatet, sukseset dhe inkuadrimin e femrës shqiptare në mërgim, mund të ndikoni që prindërit , bashkëshortët, e tyre ta kuptojnë realitetin ne të cilin po jetojnë femrat shqiptare në diasporë. Unë xhaxhi Ramiz, kohën e lirë e kaloj duke lexuar romane të ndryshme në gjuhën shqipe. Përcjell me vëmendje të madhe emisionet e ndryshme në RTK-së, RTSH-rë dhe gazeta ditore. Kohëve të fundit më tepër po lexoj faqet e internetit.
Cila është faqja më e preferuar e internetit për ju?
Ajo nuk mendoi gjatë dhe tha:
Sot e tutje do të jem edhe unë më e lumtur që realizova dëshirën time të madhe që të jem pjesë e kësaj faqe informative, të cilën e dua si sytë e ballit. U ndamë nga Mimoza Hashani, duke më thënë, xhaxha Ramiz, i bënë t’fala tërë redaksisë së zemrës shqiptare dhe u dëshiroj jetë të gjatë sa malet, përfundon bisedën Mimoza Hashani. Dëshiroj që publikisht ti falenderohem familjes sime për të gjitha ato që ka bërë për mua.