Mendime
Klodian Sina: Avdi Beqiri përçanë “Bashkimin Kombëtar”
E diele, 16.05.2010, 10:00 PM
Ndodhë edhe kjo
Avdi Beqiri përçanë “Bashkimin Kombëtar”
Organizimi i shqiptarëve nëpër klube, më pastaj nëpër organizata ilegale e deri në shoqata humanitare kombëtare jo vetëm që e ruajti bërthamën e etnisë sonë por edhe e ngriti në detyrim të shenjtë çdo kërkesë dhe nevojë të mëpastajme të kombit tonë
Nga Klodian Sina, Trevizo
Organizimi i diasporës shqiptare mori formën e organizimit të saj që nga periudha e veprimtarisë komplekse të njërit nga personalitetet më të çmueshme kombëtare, Jusuf Gërvallës. Kolonizimi praktik i Kosovës nga ana e Serbisë, shqiptarët, anekdn Europës, i sensibilizoi deri në pikët më të lartë të patriotizmit dhe të nacionalizmit racional. Thjesht, pa diasporën shqiptare në periudhën e kolonizimit serb gjithçka në Kosovë do të ishte e paralizuar, e nënshtruar dhe e robëruar deri nëpalc. Asnjë popull në Kontinentin tonë nuk e ka dëshmuar lojalitetin patriotik, nuk i është përgjigjur nevojave të popullit të vet se sa shqiptarë tanë në diasporë. Tre përqindëshi ka ngelur një nga shtyllat më të fuqishme institucionale të shtetit tonë të Kosovës. Shkurt, organizimi i shqiptarëve nëpër klube, më pastaj nëpër organizata ilegale e deri në shoqata humanitare kombëtare jo vetëm që e ruajti bërthamën e etnisë sonë por edhe e ngriti në detyrim të shenjtë kombëtare çdo kërkesë dhe nevojë të mëpastajme të kombit tonë. Sot, as Kombi dhe as Atdheu nuk thërrasin. Tani institucionet tona shtetërore përkujdesen vetë si për kombin ashtu edhe për shtetin. Megjithatë, froama e organizimit vende vende nuk është shuar. Tashmë diaspora jonë mbahet e lidhur në organizim thjesht sa për të organizuar manifestime, koncerte me raste e me shënime të përvjetorëve, janë të tubuar rreth organizatave të ndryshme humanitare sa për të ndihmuar njerëz ne nëvojë, madje edhe për të organizuar mësime në gjuhën shqipe për të gjithë ata shqiptarë që me sukses po i bëjnë ballë tendencave për tëhuajësim e asimilim. Integrime po por me dinjitet kombëtar shqiptar!
Në një organizim të këtillë tash e 15 vjet janë edhe komuniteti shqiptar që jeton në Basano
Për shkak të këtyre manipulimeve kombëtare, finansiare e humane, kohë më parë, kryesia e kësaj Shoqate, me iniciativë të një numri të madh të anëtarëve, ka kërkuar që sipas statusit të bëhet ndërrimi i udheheqësve dhe të njëjtit të zëvendësohen me të rinjë. Kësaj kërkese i është përgjigjur vetëtimthi Avdi Beqiri “Statusi jam vetë, vetë e bëj si të ma dojë qejfi dhe për inat të juajin do ta shpall vetën si kryetar i përjetshëm i Shoqatës”! Këtu ka plasur filmi, kryesia është shpërndarë, anëtarësia është tërhequr tërësisht dhe as që duan ta kujtojnë “Bashkimin Komëbatr” me në krye Avdi Beqirin. Shqiptarët e Basano Del Grapa thonë “Avdi Aga po e vdes “Bashkimin Kombëtar”! Kërkojnë të ndërhyjnë institucionet shtetërore të Kosovës, të paktën, për hirë të ruajtjes së unitetit tradicional, për shkak të gjuhës shqipe që fëmijëve të tyre u duhet si buka dhe uji dhe, për shkak të kujtimit të përjetshëm të ngjarjeve dhe festave kombëtare.