Mendime
Avdi Ibrahimi: A është fati ynë i kurdisur nga ndërkombëtarët?!
E hene, 17.05.2010, 09:17 PM
A është fati ynë i kurdisur nga ndërkombëtarët?!
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Nuk ka dyshim se fati jon është në duart e ndërkombëtareve. Politikanët tanë janë vetëm ekzekutuesit e planeve të tyre. Fati jonë i kurdisur nga ndërkombëtarët le të kuptophet se shqiptarët do të jetojnë në paqe apo luftë, në krim të organizuar apo në korrupsion të administrates shtetërore,në nepotizëm të institucioneve publike shtetrore apo në vjedhje të parasë së tatim paguesve nga ana e ministrave qeverisës, por edhe të atyre ndërkombëtar.
Ditë më pare EULEX-i dha një shfaqje teatrale tragjikomike në Teatrin e madh të quajtur Kosovë. Ata evropianët shfaqën në skenen teatrale dy pista hetimi. Po hetohet korrupsioni i pushtetarëve vendor i të gjitha qeverive të pas luftës çlirimtare. Ndërsa në pistën e dytë po hetohen dhe arrestohen ish-pjestar të UÇK-së, me akuzën e ngritur për “krime lufte”,gjatë luftës së UÇK-së kundër okupatorit gjenocidist serb.
Të akuzosh publikisht pushtetarët qeverisës në Kosovë për korrupsion dhe të marrësh për dëshmitar e të arrestosh ish- pjestar të UÇK-së,pa i argumentuar faktet, më duket se nuk është qëndrim i drejtë diplomatik, sepse pasojat mund të jenë edhe më të rënda për vetë ndërkombëtarët dhe hyzmeqaret e tyre! Këso lojrash të rrezikshme teatrale janë shfaqur edhe gjatë kohës sa ka sunduar UNMIK.
Do të përbënte lajm të mire nëse EULEX e lufton seriozisht krimin e organizuar ekonomik,porse në këtë krim janë të përfshirë edhe disa nga nërkombëtarët! Për këtë shqetësimet e opinionit shqiptar në Kosovë janë, se a do të dalin para gjyqit edhe ndërkombëtarët e korruptuar?! Shqetësimet popullore janë edhe më të mëdha për ngritjen e akuzave dhe arrestimin e ish-pjestarëve të UÇK-së për gjoja “krime lufte”,ku botërisht dihet se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër çlirimtare,dhe kjo luftë është përkrahur nga faktori progresist ndërkombëtar dhe në veçanti nga SH.B.A. Për këtë jam dhe do të mbetëm përjetësisht dëshmitar kundër akuzave të pa baza ndaj ish pjestarëve të UÇK-së, kinse disa prej tyre janë të përfshirë në “krime lufte”, ndaj civileve serbë dhe spiunëve shqipfolës, gjatë luftës së UÇK-së kundër okupatorit të egër Serb, gjatë viteve 1998 – 1999. Prandaj Organizata e Veteraneve të Luftës së UÇK-së me të drejtë ka reaguar me një ndenjë të përzier e cila përmban tronditje,zemërim dhe kundërshtim. Kjo përplasje e qytetarëve shqiptarë në Kosovë, ndërmjet EULEX-it ka arritur pikën kritike. Se shqiptarët në përgjithësi ish-pjestarët e UÇK-së i konsiderojnë për çlirimtar dhe heronj.
Mbase dihet botërisht se krime lufte,masakra,dëbime të popullates shqiptare dhe zhdukje të shqiptarëve kanë bërë regjimet Jugosllave - Serbe që e kanë mbajtur gjysmen e tokës shqiptare nën okupim. Për diçka të tillë mund ti referohemi Zyrës së Fondit për të drejtat humanitare në Kosovë (FDH) e cila është marrë me dokumentimin e fakteve, të reprezaljeve të gjandarmërisë dhe milicisë serbe ndaj shqiptarëve të pambrojtur dhe ka hetuar torturat çnjerëzore të bëra nga milicia jugosllavo – serbe, si dhe burgosjet e kundërligjshme, marrjen massive të shqiptarëve në biseda informative dhe gjykime politike,pastaj vrasjet,masakrat dhe zhdukjen e shqiptarëve në mënyra misterioze, vetëm të atyre shqiptarëve që i kan kundërshtuar rregjimet raciste të jugosllavo – serbeve,thuhet në raportin e FDH-së.
Në librin e autores: Fitnete Ramosaj “ Krimet Serbe në Kosovë – Pa Apollogji – Me Fakte kundër Shpifjeve” mes tjerash autorja e këtij libri shkrun:”…Synimet serbomëdha për shfarosjen e shqiptarëve janë të hershme. Në harkun kohor prej 164 vjetësh,deri tani janë të njohura 24 programe serbe,të cilat parashohin në mënyrë të detalizuar shfarosjen e shqiptarëve etnik…”.
Ndërsa më 27 prill 1998, Ministria e Punëve të Brenshme të Shqipërisë, kishte njoftuar opinionin publik se Njësit Diversante Serbe,”Korbat” dhe “Sokolat”, të veshur me uniforma të UÇK-së kishin hyr në fshatin Pogaj të Shqipërisë, duke u prezantuar si luftëtar të UÇK-së.Por me të arrit në vendin e ngjarjes Forcat Speciale të Policisë Shqiptare,këta kriminel largohen duke gjuajtur me armë zjarri në drejtim të zones kufitare në Gorozhup. Këto forca komandosësh serbë kanë bërë vrasje në Zonën kufitare të Shqipërisë bile edhe Brenda territorit shqiptar dhe ua kanë lënë fajin UÇK-së. Ja një rast i tillë ka ndodhur më 5.07.1998.vritet nga komandos serbë ushtari i UÇK-së, Avni Avdimetaj nga Deçani. Kjo vrasje dhe disa vrasje të tjera janë bërë me qëllim, kinse ushtarët e UÇK-së po veiten mes vete. Prandaj Gjykata Speciale e Hagës dhe ajo në Kosovë e drejtuar nga EULEX, duhet së pari të hetojnë kriminelet e shumtë serb që sillen lirshem në Mitrovicën e Veriut,,në Serbi,Bosnje,Sangjak, dhe në shtete të ndryshme të botës. Pastaj le të hetojnë nëse ka ndonjë të tillë nga “kriminelet” shqiptar ish-pjestar të UÇK-së ! Ç’ë s’ma thot dot mendja se mund të gjendet diçka e tillë në luftën e pastër e të lavdishme të UÇK-së. Mburrem me luftën e paster të çlirimtareve ku edhe vetë kam qenë pjestar i kësaj lufte dhe jam e do të mbetëm për jetë dëshmitar pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe mos ti gënjehet mendja e askujt se mund të keq përdor emrin tim kundër vëllezërve të mi çlirimtar dhe kundër popullit tim hyjnor shqiptar. Andaj fati i popullit hyjnor Shqiptar nuk duhet të mbetët në duart e ndërkombëtarëve dhe hyzmeqarëve vendas që janë kundër interesave të kombit shqiptar.