Mendime
Halit Bogaj: Jeremiqi në OKB
E marte, 18.05.2010, 09:58 PM
JEREMIQI NË OKB më 17 qershor 2009 dhe 19 maj 2010
Nga Halit Bogaj
Ishte një ditë karakteristike nga ditët e tjera të Kosovë së lirë dhe të pavarur në të cilën bëhetj fjalë për të arriturat e vendit tonë pas shpalljes së Pavarësisë dhe njëvjetorit të Kushtetutës së vendit., ku dy ditë përpara tek ne ishte i madhi Marti Ahtisari për ta festuar atë ditë të madhe historike.
Në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara i pari e mori fjalën lazdrani serb Vuk Jeremiq i cili/i trimëruar si gjithonë nga Rusia destruktive/ mori fjalën për të folur, vjellur, gënjyer dhe për t’iu kërcnuar botës në një farë mënyre, natyrisht në mënyrën e tij mesjetare ortodokse.
Jeremiqi i dha zor që të bënte zhurmë të madhe dhe ta merrte mendja se ai ishte vetë Ban Ki Muni duke u përpjekur t’i mbante ders botës për rrezkun e pranimit të Pavarësisë së Kosovës.! I dha zor voglushi nga Serbia duke shkumbëzuar kundër Kosovës dhe Pavarësisë së saj të re, madje shkoi edhe deri atje për të propozuar që të shpërbëhej’’Organizata ilegale e Forcës së Sigurisë’’së Kosovës, thuajse e ka krijuar ai vetë, pa i shkuar mendja fare se pranë tij ishin të ulur arushanët e vërtetë që e formuan dhe qëndrojnë përherë pranë asaj Force e cila në të ardhmen do të jetë Ushtria e Kosovës/për çka më së tepërmi e ka zorin Jerimiqin i ngratë /.
Foli sa foli, gënjeu sa gënjeu dhe u përjarg sa u përjarg për t’ia lëshuar vendin minsitrit të punëve të jashtme të Kosovë Skënder Hysenit, të cilin po të mundej dhe për isaf që kishte,Vuk Voglushi do ta bënte copë e grimë. Foli Skënderi dhe e tregoi realitetin ashtu siç është, ngase fjalët e tij po i flasin edhe të gjithë ata të huaj që janë dhe vijnë në Kosovë. Edhe Skënderi sikur Zanieri dhe shumë folës të tjerë të shteteve të ndryshme të botës treguan se problemi kryesor i veriut të Kosovës janë vetë serbët të cilët të frustruar nga nacionalizmi radikal nuk mund ta pranojnë shtetin e ri të Kosovë ngase ata akoma janë në ëndrrat e tyre mesjetare. Flitet për kthimin e mijra të shpërngulurve serbë në Kosovë kurse nuk u lejohen shta-tetë familjeve shqipatare që të kthehen në veri dhe t’i ndërtojnë shtëpitë në oborret dhe pronat e veta!!!Jeremiq Rusi me mendjemadhësi të madhe përpiqet ta mbrojë krimin e organizuar shtetëror i cili zbatohet në veri me lejen e Beogradit, kurse gënjen përsëkthjellti për dhjetra mijra prona të serbëve të cilat kinse i paskan ozurpuar shqipatrët kur dihet se përmes Bashkësisë ndërkombëtare secilit serb i është kthyer prona e tij, qoftë banesa, qoftë toka të cilat i kanë shitur me çmime shumë të volitshme, për çka po ua kanë zili edhe ata në Beograd të cilët ua panë sherrin pikërisht serbëve të këtushëm të cilët e patën ndërsyer Millosheviqin kundër nesh! Prandaj si të rrinë ata në Kosovë kur dihet se e kanë bërë bërllog kahdo që kanë lëvizur .Bile bile ata kanë filluar të shpërngulen edhe në vitet nëntëdhjeta kur në Kosovë ishin mbi 100.000 ushtarë dhe policë serbë. Qysh atëherë ata i shitnin pronat e veta dhe ne i blenim ngase e dinim se gjithmonë nuk do t’u shkonte kungulli mbi ujë dhe se zullumi do të këputej prej së trashi, siç thotë populli ynë i urtë.
Përpiqej Vuku të rrente me oratorinë e tij të njohur dhe me shkollat e kryera në Harvard, por të gjitha i shkuan huq ngase duheshin argumente të cilat Serbia nuk i ka kurrë në raport me neve, e që nuk do t’i ketë as në atë farë Gjykatën në të cilën është duke shpresuar si ndonjë fëmijë që mashtrohet lehtë.
Siç shihej, mosdurimi ndaj tij ishte i madh dhe të gjithë prisnin që ta kryente sa më shpejt fjalimin e tij dhe na dukej se ai i është bërë bajat edhe Rusisë së tij të dashur e cila e ka përkrahur sa ka mundur me takatin e saj. Por edhe ajo po e sheh se nuk mund ta ndihmojë gjithmonë Serbinë sepse i ka interesat e veta globale të cilat nuk guxon t’i acarojë me ata të mëdhenjt e kësaj bote që e kanë pranuar Pavarësinë e vendit tonë...
E vetmja ndihmë e Rusisë që ia jepte kësaj radhe Jeremiqit ishte këmngulja e saj se UNMIK-u duhet të qëndrojë edhe mëtej në Kosovë,duke e ditur fare mirë se për këtë çështje duhen para të majme nga Bashkësia ndërkombëtare, kurse Rusia nuk ishte e zonja ta mbante një trohë batalion ushtarak në kuadër të KFOR-it por ishte tërhequr në mjerim, ushtarët e së cilës kishin shitur benzin me kanistra tek qytetarët e Kosovës.!Në mbledhjen e djeshme të OKB Vukut pra nuk i eci siç mendonte ngase për Kosovën folën: Anglia, Franca, SHBA-të, Austria, Kroacia dhe disa të tjera të cilat treguan se në Kosovë gjithçka është duke ecur mirë, por natyrisht Serbia duhet të bëjë më tepër për t’i inkuadruar serbët në jetën qytetare të saj.
Jeremiqin pikërisht atëherë e kishte marrë ora e zezë!I shkuan huq fjalët’’Kosova është Srbi’dhe dokrrat tjera të ngjashme. I shkuan huq të gjitha përpjekjet me të cilat ishte munduar ta pengonte dhe ndalonte Pavarësinë e Kosovës edhe tek shtetet e tjera të botës me ç’rast në fillim fryhej si çurani kur tha’’Me ne është më tepër se gjysma e botës’’!!!U dogj i shkreti në letrën e vetë.U dogj në çdo fjalë që fliste dhe në çdo gënjeshtër që rridhte nga goja .U dogj ngase aty nuk i ndihmoi asnjëri nga miqtë e tij muslimanë dhe amerikanojugorë të cilët përbëjnë numrin gati 100 të shteteve që nuk e kanë pranuar akoma, por që do ta pranojnë Pavarësinë e Kosovës.Mbeti Vuku si qeni me zinxhirët të cilët ia shkurtuan kolosët e përmendur që diskutuan në të mirë të Kosovës.Mes tjerash- ku ishin edhe miqtë tjerë evropianë:Qiproja e vogë, Rumania pak më e madhe/por në zor për vete/, Greqia e cila po e pret signjalin për ta pranuar Pavarësinë e Kosovës, Spanja me çetnikët e saj shtypës ndaj baskëve dhe disa të tjerëve dhe Sllovakia e cila shashtriset k ur t’ia bëjë me sy Amerika.
Gjithashtu shumë vështirë e kishte Jeremiqi kur Rozmari De Karlo e përshëndeti para tij Skënder Hysenin trupvogël/por me peshë të madhe, sepse i madhi të bën të madh/.Domethënë edhe në këtë rast Vuku e ka marrë një atak të madh në zemrën e ti, i cili kur është këthyer në Beograd e ka parë sa është ora dhe sa është’’Kosova Serbi’’?!!!
Këto gjëra janë të tilla dhe shkojnë në këtë mënyrë. Dje ishte kështu siç e përshkruam kurse pas tre muajve do të jetë krejtësisht ndryshe dhe mund të ndodhë që miku rus/Çurkini/ , pikërisht atë ditë kur do të mbahet mbledhja e radhës në OKB do t’i thotë Vukut- djalosh e kam një punë tjetër dhe më fal që nuk mund të vij në këtë mbledhje!Vuku do të mbetet vërtet jetim dhe pa askend për ta mbrojtur ngase deri atëherë do t’na pranojnë disa shtete motra muslimane dhe disa shtete mike nga Amerika Latine.
Kurse Skënder Hyseni do të bëhet shumë më i madh në sytë e mbarë botës, por edhe në sytë e disa plangprishësve tanë që e nënçmonin dhe që thonë’’bëje Zot llugë’’siç thotë shoku im Hasani, të cilët nuk shohin asgjë pozitive në Kosovën tonë të lirë dhe të pavarur.!
MBLEDHJA e OKB-së më 19 maj 2010
Artikulli i shkruar më lart është përpiluar para një viti, kurse ky që po e shkruajmë tani ka të bëjë me kohën e sotme dhe me fjalimin e zbutur të Jeremiqit.
Në seancën e fundit ku folën disa përfaqësuese të Organizatës botërore, prapë Kosova ishte trajtuar pozitivisht nga miqtë dhe përkrahësit e saj:SHBA-ja, Britania e madhe, Franca, Turqia etj., kurse si duket Serbisë i ishte harxhuar baroti dhe i kishin treguar diçka në vesh se si duhej të pajtohej me realitetin e hidhur, se Pavarësia e Kosovës është një akt i kryer dhe i pakthyeshëm, gjë që po e sheh edhe ajo vetë dhe aleatja e saj tradicionale e cila nuk ka kaçik për ta mbrojtur mëtej .
Pra fjalët e dikurshme të Jeremiqit kishin ndryshuar aq shumë saqë na merrte mendja se nuk i fliste i njejti njeri.Në krahasim me peridhën e kaluar njëvjeçare fjalimi i tij i djeshëm ishte shumë më i butë, më i moderuar, më real, më i mundshëm dhe më i pranuar për të gjithë ata që dëshirojnë stabilizim sa më të shpejtë të këtij rajoni të trazuar i cili qysh moti e ka lodhur botën përparimtare dhe demokratike.
Vetë fjalët e tij’’Ky vit do të jetë vit i sukseseve të përbashkëta dhe dëshiroj ta bind OKB-në se Serbia është e gatshme që të bashkëpunojë në mënyrë fleksibile dhe të angazhoghet për suksese reciproke mes Kosovës dhe Serbisë’’tregon se çfarë transformimi shiprtëror, ideologjik dhe faktik ka përjetuar i shkreti Jeremiq nga ajo ditë e deri sot!.Gjithashtu ai shtonte:’’Se Serbia nuk paraqet kushte për biseda dhe është e gatshme të bisedojë për gjithçka’’!!!Ja pra se deri ku ka ardhur militaniti Jeremiq kur e kanë kapur me siklet ata të mëdhenjtë/ta kujtojmë takimin mes Tadiqit, Silajxhiqit dhe Erdoganit në Turqi/, i zhilluar përkitazi me Samitin e ardhshëm në Sarajevë ku duhet të merr pjesë edhe Kosova si shtet.
Dhe sa për kuriozitet po e theksojmë se Serbia gjatë emetimit të Konferencës i kishte ndërprerë fjalimet e të gjithëve, duke e prezentuar vetëm atë të Jeremiqit!!!..Ja pra se çfarë shteti demokratik dhe pretendant për BE-në është ky vend ballkanik, i cili përpiqet ‘’ta fusë ariun në thes’’!!!