Mendime
Halit Bogaj: Ndërprerja e telefonisë ilegale serbe
E hene, 17.05.2010, 09:58 PM
NDËRPRERJA E TELEFONISË ILEGALE SERBE
Nga Halit Bogaj
Këto ditë Kosova e ndërpreu operatorin ilegal serb i cili vepronte me vite të tëra në vendin tonë.Aksioni i ndërmarrë nga Qeveria jonë i shokoi edhe njëherë zyrtarët serbë të cilët akoma janë duke i shprehur pretendimet e tyre për’’Ta kthyer Kosovën në Serbi’’thuasje ajo është ndonjë dhuratë që mund të jepet atypëraty, përkatësisht nga e cila në asnjë mënyrë nuk mund të heqin dorë!.
Përkitazi me aksionin legjitim të Kosovës u prononcua edhe presidemto Tadiq, i cili/siç veprojnë përherë serbët me kokat e tyre të nxehta/, reagoi në mënyrë tejet të ashpër dhe pa kurrfarë sensi diplomatik, duke i gënjyer serbët dhe vetëveten me premtimin’’se do ta kthejnë së shpejti gjendjen e mëparshme’’domethënë vazhdimësinë e operimit ilegal të telefonisë së tyre e cila punonte pa kurrfarë licence për 11 vjet të tëra!Ai në vend që të falenderohej për kohën e kaluar, hedhte gurë mbi ne dhe kërcënohej se do ta kthente gjendjen e mëparshme, madje madje kipci i tij/bashkëmendimtar Oliver Ivanoviq /nga veriu i Kosovës shkoi edhe mëtej sa ta paraqiste gjendjen’’Si një rrezik i madh para shpërthimit’’, duke harruar që të dytë se Kosova tani është shtet sovran dhe i pavarur dhe askush nuk mund të veprojë si ‘’Në bahçe të babës’’. Mirë e kishin disa komentatorë shqiptarë dhe disa serbë realistë kur thoshin ‘’Se si do t’i dukej Serbisë sikur Kosova të shkonte në Luginën e Preshevës për t’i vendosur operatërët e saj?!’’.
Si rezultat i ndërprerjes ligjore të operatorit ilegal telefonik serb, brenda 24 orëve erdhën reagimet bombastike nga ana e Serbisë dhe si kundërpërgjigje ndaj aksionit kosovar ata në Veri i filluan shpërthimet vandaliste të operatërëve të IPKO-së, duke e treguar edhe njëherë natyrën e tyre terroriste të cilën e kanë në gjenet e veta, ashtu siç i sulmuan ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ambasadat e huaja.Pra reagimet serbe ishin si gjithmonë të njejta përmes vënies së eksplozivit me dhjetra kilogramë dinamitë ose mjete të tjera shpërthyese për të cilat janë të specializuar.Por për të qenë irona më e madhe, burrat e botës ishin hidhëruar se përse në veri paska reaguar KFOR-ri ndaj atyre shpërthimve kurse ndaj aksionit të Kosovës paska heshtur!Ja se çfarë krahasimesh bëjnë debilët e tillë çetnikë të cilët nuk zgjdhin metoda për arritjen e qëllimeve të tyre morbide, kurse bëhen kritizerë kujdestarë për gjithçka që nuk u shkon për shtati atyre, duke i përkrahur edhe metodat më radikale, siç ishin disa shpërthime të fuqishme në veriun e Mitrovicës, i cili, duke e pasur parasysh edhe këtë rast, gjithsesi duhet të hyjë nën mbikëqyrjen e qeverisë së Kosovës, në mënyrë që banditët ,vrasësit dhe kriminelët e specializuar mos të veprojnë si t’u teket.Ata ishin hidhëruar nga sikleti se kinse paskan mbetur pa telefona afro 100.000serbë kosovarë dhe vaj medet për ta se çka i ka gjetur kur dihet fare mirë se edhe ata mund ta shfrytëzojnë telefoninë mobile kosovare/si të gjithë ne/ por kanë zor që duhet ta pranojnë shtetin e Kosovës/bamorë të të cilit janë nga koka deri në thembrat e këmbëve/.Por edhe ata e kanë ditur se do të vijë një ditë dhe gjithmonë nuk mund ‘’T’u shkojë kungulli mbi ujë’’, ndaj duhet të pajtohen me realitetin e tyre’’të hidhur’’.Duhet të pajtohen se kanë ardhur kohra dhe regjime të tjera demokratike me të cilat duhet të mësohet çdo njeri, natyrisht edhe ne që duhet të paguajmë për shërbimet e shfrytëzuara, madje madje jemi duke paguar rrymë më së shtrenjti në Evropë. Ta zëmë në periudhën dimërore duhet ta paguajmë faturën e rrymës dy herë më tepër se që është rroga mesatare e një të punësuari.Pra edhe ne po durojmë ngase nuk kemi ndonjë rrugë tjetër përveç kësaj, kurse serbët, jo vetëm që nuk kanë paguar me vite të tëra rrymën elektrike, por edhe pagesat e tanishme ua bënë’’Nëna’’në emër të patriotizmit dhe’’Gjithëserbizmit’’, natyrisht duke i marrë edhe nga dy rroga/një nga Kosova dhe një nga Serbia/!.
Se çfarë marifetësh dëgjon prej tyre mund të shihet nga reagimet që i kanë bërë përkitazi me këtë çështje, duke e shprehur mendimin e oksiduar që është instaluar në kokat e tyre mesjetare.Pra ja se çka dëgjon prej tyre të cilët kinse qenkan të gatshëm të hyjnë në Evropë me botëkuptimet e vjetëruara sa vetë historia dhe Tadiqi, në vend se ta pranojë realitetin dhe t’u kthehet argumenteve dhe fakteve ekzistuese, akoma përpiqet ta gënjejë dhe ta mashtrojë popullin e tij gjithnjë të frustruar dhe të pashëruar nga ëndrrat e moçme të cilat do të duhej të përfundonin njëherë e përgjithmonë.Tadiqi dhe kompania e tij do të duhej të dilnin me deklaratat ‘’Se operatorët serbë, si edhe të tjerët nga Bashkësia ndërkombëtare që operojnë në Kosovë, do të duhej ta paguanin licencën e tyre për shërbimet dhe fitimet e veta , e jo të veprojnë siç kanë vepruar gjer tani.Kjo do të ishte shumë lehtë dhe do të binte pluhuri shumë shpejt, në mënyrë që të zbehej euforia urrejtëse ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj, por ata nuk mund të bëhen të tjerë nga ajo që janë, prandaj edhe përdorin eksploziv për t’i hedhur në erë operatorët e tjetërkujt, por dhashtë Zoti që ta paguajnë çmimin e akteve të veta kriminale .