E merkure, 30.04.2025, 03:57 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Të vdekurit i kthehen Kosovës

E shtune, 22.05.2010, 09:58 PM


TË VDEKURIT I KTHEHEN KOSOVËS

 

Nga Dibran Demaku

 

Që të bëj këtë shkrim më nxiti vdekja e një kushëririt tim ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ai kishte shkuar atje diku nga fundi  viteve të tetëdhjeta të shekullit që lamë pas,kur Kosova lëngonte nën pushtetin policor serb.Pas disa vitesh qëndrimi në SHBA ai ishte kthyer vetëm njëherë në Kosovë.E kisha takuar pas atij kthimi dhe kisha biseduar me të se kur do të kthehej përgjithmonë në Kosovë.-"Kurrë nuk do të kthehem i gjallë në Kosovë!"-më ishte përgjegjur me një mllef të madh që i vërehej në fytyrë.Dhe pastaj sërish kishte ikur drejt Sheteteve të Bashkuara të Amerikës.Dhe vërtet ai nuk u kthy më i gjallë në Kosovë.

 

Fundvitet e tetëdhjeta të shekullit që lamë pas do të shënohen në historinë kombëtare të Kosovës si vitet më tragjike të kësaj historie,kur shumë shqiptarë ia mësynë rrugëve të mërgimit.Shkas për një mërgim të tillë me përmas tragjike,ishte represioni policoro-oshtarak i pushtetit serb që rrënonte çdo gjë shqiptare me synim të vetëm që në Kosovë të ndryshonte raporti etnik në të mirë të kombit serb dhe Serbisë pushtuese.Në ato vite të rënda shqiptarët e mbetur nën mëshirën e bajonetës serbe,nuk kishin alternativë tjetër vetëm të iknin nga sytë-këmbët.Dhe kështu shumë nga ata ia mësynë shteteve të ndryshme të Europës perendimore,Shteteve të Bashkuara të Amerik?s e gjerë në Australinë e largët.Por,që të gjihë ata iknin me premtimin e lënë prapa se një ditë do t`i kthehen Kosovës dhe aty,pra në Kosovë,do ta ndërtojnë ardhmërinë e vet.Ndërkaq ata që i përcillnin dhe vet mbeteshin në Kosovë,shpresonin se të ikurit do t`i mbanin premtimet e veta dhe një ditë do të ktheheshin.

Pastaj në Kosovë ndodhi lufta.Ushtria çlirimtare e Kosovës me ndihmën edhe të aleatëve perendimor e çliruan Kosovën nga thundra serbe.Pas çlirimit të Kosovës,ata që kishin mbetur në Kosovë shpresonin se të ikurit tashmë do të ktheheshin ashtu siç kishin premtuar në ikje.

Por,jo çdo premtim i dhënë realizohet në jetë.Kështu ndodhi edhe me të ikurit,apo emigrantët e Kosovës.Ata pas qëndrimit të gjatë në vende të ndryshme sikur u adaptuan me ambientin e ri.Përveq një pakice idealiste,që u kthye menjëherë pas çlirimit të Kosovës,të tjerët apo shumica edhe sot e gjithë ditën qëndrojnë të ngulitur në vende të ndryshme ku kanë shkuar dhe as që mendojnë kthimin.Kthehen,nganjëherë në Kosovë sa për ndonjë vizitë tek të afërmit e tyre dhe pastaj ikin sërish në vende të ndryshme ku kanë migruar më herët.

Dhe kur ndonjëri i pyet se a e kanë ndërmend që të kthehen në Kosovë ata thuajse njëzëri përgjigjen:-"Kurrë.Të gjallë nuk kthehemi!".Kështu deklarojnë sidomos ata të cilët ende nuk e kanë rregulluar qëndrimin e përhershëm.Ndërkaq për ata që e kanë fituar qëndrimin e përhershëm as që bëhet fjalë për kthim.Sepse shumica nga ata tashmë kanë blerë shtëpi në vendet ku jetojnë dhe kështu sikur kanë lëshuar rrënjë në ato vende.Qëndrimi i gjatë në mërgim sikur i ka tëhujsuar dhe sikur u ka ndërruar mendje.Ata më në të gjallë të tyre nuk mendojnë të kthehen.Ndërkaq vetëm të vdekurit në mërgim kthehen për një varr në Kosovë!Apo thënë më mirë të vdekurit i kthehen Kosovës!Mbase është ky një fenomen tipik shqiptar,që çdo i gjallë sikur e lë një amanet,që eshtrat e tij  kthehen dhe të varrosen në vendin e vet,në këtë rast në Kosovë.Dhe e tëra kjo mbase nga një mendim i thënë kur e kur se i vdekuri ndjehet i qetë vetëm nëse varroset në vendin e vet.Mbase ky fenomen ka të bëjë dhe me të vërtetën,por lind pyetja:Në këtë moment a i duhen Kosovës të gjallët apo të vdekurit?!Përgjigjja logjike do të ishte:Kosovës në këtë moment të historisë së saj më shumë se i të vdekurve i duhet kthimi i të gjallëve.Sepse të gjallët me punën e tyre do të kontribuanin që ajo,Kosova,të shënonte zhvillim dhe përparim.Ndërkaq të vdekurit,përveq një varri më shumë,Kosovës nuk i sjellin tjetër.Mbase është koha që të gjallët e Kosovës në migrim të mendojnë se kthimi i tyre në vendin e vet vlenë më shumë nëse kthehen si të gjallë.

Që të bëj këtë shkrim më nxiti vdekja e një kushëririt tim ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ai kishte shkuar atje nga fundi i viteve të tetëdhjeta të shekullit që lamë pas,kur Kosova lëngonte nën pushtetin policor serb.Pas disa vitesh qëndrimi në SHBA ai ishte kthyer vetëm njëherë në Kosovë.E kisha takuar pas atij kthimi dhe kisha biseduar me të se kur do të kthehej përgjithmonë në Koeovë.-"Kurrë nuk do të kthehem i gjallë në Kosovë!"-më ishte përgjegjur me një mllef të madh që i vërehej në fytyrë.Dhe pastaj sërish kishte ikur dretj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Dhe vërtet ai nuk u kthy më i gjallë në Kosovë.

Ai u kthy në Kosovë i vdekur dhe për një varr.Ndërkaq familja e tij,gruaja dhe fëmijët,edhe më tutje jetojnë në SHBA.Dhe mbase aty edhe do të jetojnë tërë jetën e tyre.Ndërkaq varri i kushëririt tim me kohë do të harrohet.Them kështu,sepse tek ai varr nuk do të sjell askush lule në përvjetorët e vdekjes së tij.Sepse të afërmit dhe më të dashurit e tij vazhdojnë të jetojnë larg me mijëra kilometra.Dhe jo vetëm kaq.Varre të tilla,të harruara në kohë dhe hapësirë,do të ketë në të katër anët e Kosovës.Sepse të gjallët edhe më tutje do të jetojnë larg,ndërkaq të vdekurit dhe varret e tyre të harruara do të bëjnë hije në Kosovë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx