Mendime
Gani Qarri: Terroristët serb, kidnapuan edhe fëmiun 8 vjeqar - Shqiptar në Zvicër!
E diele, 23.05.2010, 07:58 PM

Nga Gani Qarri
Kuveti atë ditë edhe mund të mos shkonte fare në Shkollë, të lajmërohej se ishte i sëmur, të thoshte se i dhimbte Koka apo Barku,dhe nuk ndjehej mirë apo edhe të thoshte plot dro dhe me të drejtë se kishte frikë nga terroristët serb për të dal në rrugë, dhe të udhëtonte i vetëm nga Shtëpia deri në Shkollë, gjë që pas kidnapimit nga kriminelët serb,për katër ditë me radhë që i pati ndodhur Kuvet Sallahut,voglushit të atëhershëm8 vjeqar , arsyetonte secilën nga këto!
Derisa fëmiu 8 vjeqar atë ditë paksa ishte vonuar dhe po shkonte disi i mërzitur dhe me disponim të prishur në Shkollë, atij edhe mund tia kishte parandjerë zemra e tij fëmijërore atëbotë ngjarjen trishtuese që do të pasonte,madje ai edhe e kishte vërejtur se një makinë tip Honda, me bagazhin të hapur, ngjyr të përhimt ishte ndalur aty pranë rrugës ku ai kalonte,dhe pranë makinës po qëndronte një kriminel serb me shenja të theksuara nervoze, të cilin djaloshi Shqiptar nuk e njifte.
Madje edhe pse e kishte vërejtur nga një distancë e shkurtër se personi në fjalë tregonte një gjendje tepër nervoze,kurr nuk i kishte shkuar ndër mend se krimineli serb Vladica Nicic, i cili ishte shqetsuar nga vonesa e ardhjes së viktimës, të cilin ai e priste,që ta kidnaponte!
Kuveti,djali i biznismenit të njohur shqiptar, Behxhet Sallahut,pa i shkuar fare mendja se ky do ishte viktima e kidnapimit të planifikuar nga kriminelët serb, po ngutej rrugës për në shkollë,por siq e kërkon sjellja normale , ai madje edhe e kishte përshëndetur Kriminelin në dialektin e gjermanishtes së Cyrihut,me “Grüezi” që me një përkthim të lirë në Shqip,ka kuptimin e shprehjes; ju përshëndes,të përshëndes,apo përshëndetje... duke mos e ditur se mu ai ishte krimineli që po e priste për kidnapim,djaloshin.
Por atë ditë, ditën e 16 maji të vitit 2000 në ora 9.10 minuta,kur Kuveti po ngutej të arrinte me kohë në Shkollë, ngase në ora 9.15 minuta fillonte edhe mësimi dhe ai kishte vetëm edhe pak minuta ,para se të arrinte atje, Krimineli serb pa një pa dy e kishte mbërthy Fëmiun Shqiptar me sa force që kishte i cili edhe pse atëherë ishte vetëm 8 vjeqar dhe shkonte në klasën e pare të Shkollës fillore,duke e futur përdhunshëm në bagazhin e makinës,kapakun e së cilës, Krimineli skishte arritur ta mbyllte dot nga vetmbrojtja e fuqishme e Djaloshit i cili kishte reaguar me të gjitha forcat e tij të pakta fëmijërore, derisa e kishin lëshuar fuqitë nga goditjet e shumta dhe të rënda të Kriminelit,duke arritur që ta mbyllte Kapakun e Bagazhit,vetëm pas shumë përpjekjesh.
Për fatin e Kuvetit kët ngjarje të pazakont dhe rrënqethëse të një kidnapimi kriminel e kishte vërejtur një kalimtar i rastit derisa po kalonte me biçikletë nga një distancë që mund të vërente se një diqka e pazakont po ndodhte, ndaj pas pak ai edhe kishte lajmëruar policinë!
Por Krimineli serb pasi fëmiut shqiptar me të goditura të forta në të gjitha pjesët trupit ia kishte humbur edhe vetëdijen ,ai e kishte mbyllë Kuvetin në Bagazhin e makinës,dhe vetëm kështu kishte arriturm që fëmiun shqiptar ta mbante peng të kidnapuar për katër ditë me radhë.
Babai i Kuvetit Behxheti i cili udhëhiqte Agjensionin e Fluturimeve, “Prishtina Reisen”me qendër në Zürich nuk organizonte vetëm fluturime por edhe dërgimin e të hollave nga Zvicra dhe Europa për Kosovë dhe trojet tjera Shqiptare,madje disa here kishte ndihmuar edhe Spitale e Shkolla si edhe Arsimin Shqip në Mërgim.
Ndaj ky ishte edhe njëri nga shkaqet që terroristët serb kishin kidnapuar djalin e tij,nga i cili pas Kidnapimit kishin kërkuar 1. 2 Milion Franga Zvicerane, të cilat atë botë kishin vlerën e 1.5 Milion Markave Gjermane.
Behxhet Sallahi tashmë që para pes vitesh i ndjer, për shpëtimin e djalit, kishte pranuar të gjitha kushtet e parashtruara nga kriminelët serb,por duke bashkvepruar ngusht dhe në mënyr të shkëlqyer me Policinë e Cyrihut gjë që në momente të tilla sigurisht se nuk ështe edhe aq e lehtë ta bëj secili siq e bënte ai për shpëtimin e djalit dhe shpëtimin e një jete të një fëmije të pa fajshëm shqiptar,nga kidnapuesit kriminel serb.
Madje atëbotë shkruhej dhe u perhap kudo për mes mediave e sidomos gazeta bulevardeske zvicerane “Blick” njoftonte që në faqet e para me shkronja të mëdha si dhe mediat elektronike se kidnapuesi fliste shqip,duke future huti edhe në mes të mërgimtarve shqiptar,një pjesë e të cilve kishte frikë se mos vallë kishte mundësi të ndodhte një gjë e pa ndodhur deri atëher , që kidnapuesit të ishin shqiptar?!
Djaloshi Shqiptar edhe pse i vogël dhe vetëm në moshën 8 vjeqare, pasi gjatë ditës e kishin fshehur në një Pyll, ai e kishte parë tanimë më mire dhe ishte përballur drejtpërsëdrejti me kriminelin Vladica Niçiç i cili mbante një Kryq të madhë në Qafë dhe fliste edhe shqip , dhe në mbrëmje e kishte dërguar në vendin e quajtur Hellbühl afër Lucernit,ku e kishin fshehur në Bodrumin e një Shtëpie të mbushur me armë,në Rösslimatt, duke e fajësuar Babain e fëmiut se gjoja ai dashka kështu dhe se ai ishte fajtor për të gjitha vuajtjet dhe kidnapimin e djaloshit.
Babai i fëmijës me ndihmën e policisë zvicerane,kishin organizuar edhe dërgimin e të hollave 1. 2 milion Franga zvicerane në Beograd,siq kërkonin kidnapuesit,bashkpunëtorët e të cilve kishin kërkuar që të hollat ti merrnin në Serbi.
Në Hellbühel të Lucernit banonte atë kohë dhëndrri i Vladica Niçiçit i cili derisa mbante fëmijën e kidnapuar shqiptar, të burgosur në bodrumin e banesës së tij,prej nga edhe telefononte me bashkpunëtorët e pranimit të Parave në Serbi, Policia Zvicerane permes përcjelljes së telefonatave kishte arritur ta lokalizonte vendin prej nga telefononin kidnapuesit.
Kështu që derisa një person i afërm i familjes të fëmijës së kidnapuar shqiptar me parat e gatshme , i shoqëruar nga një Polic civil i Qytetit të Cyrihut dhe një Zyrtari të shërbimit të policisë federale të Zvicrës,kishin arritur në Beograd,policia zvicerane,nga përgjimi i bisedave telefonike,i kishte rën në gjurmë një lëvizje të dhëndrrit të Kriminelit Vladica Niçiç,dhe e kishin ndaluar në Autobahn,makinën e tijë duke arrestuar ate dhe gjetur në makinë shumë armatim,si granata Mina anti tank,teknik të vëzhgimit natën,Dokumente të Policisë shtetërore serbe,me të cilat ishin të paiusur edhe kidnapuesit,dhe Karta të identitetit nga ministria e punëve të mbrendshme e serbisë.
Pas rënies së dhëndrrit të Kriminelit Niçiç në duart e policisë zvicerane me tërë atë arsenal armësh dhe dokumentesh nga ministria e punëve të mbrendshme të serbisë,Policia zvicerane e kishte detyruar ate që të mbante lidhjet telefonike si me bashkpunëtorët e kidnapuesve në serbi që do pranonin parat,ashtu edhe me kidnapuesin Niçiç i cili e mbante akoma Kuvetin e vogël në bodrum të burgosur.
Dërguesit e parave, posa kishin zbritur nga Avioni në Beograd dhe ishin nisur për në vendin e dorzimit të parave të tre të dërguarit; i afërmi i familjes së Behxhet Sallahut dhe dy ndihmësit nga zvicra kishin informuar Policinë zvicerane e cila e kishte detyruar dhëndrrin e Kriminelit Niçiç që perms telefonit ta bindë kidnapuesin,se gjoja parat,tashmë ishin në “duar të sigurta” dhe ai duhej ta lëshonte fëmiun e kidnapuar shqiptar.
Krimineli Vladica Niçiç me bashkpuntorë i bindur se q`do gjë kishte përfunduar, fëmiun e kidnapuar Shqiptar të lidhur dhe me sy të mbyllur e kishin dërguar nga Hellbühl në Emenbrücke në një garazhë të një Shoping Center, por duke mos e liruar akoma, pa verifikuar vërtetësin e dorzimit të parave nga vet pranuesit në serbi.
Ndaj Krimineli Niçiç që të dy bashkpunëtorët që kishte me vete i kishte dërguar jashtë garazhit për të vëzhguar q`do lëvizje të dyshimt apo edhe ardhjen e mundëshme të policisë, duke ruajtur vet fëmiun e kidnapuar shqiptar,vet ai lishte provuar që të mirrte kontakt direkt me pranuesit e parave në serbi,mirpo në bodrumet e grazhës, dëgjueshmëria e bisedës telefonike, nga shkaku i mungesës së valve,nuk ishte e mjaftueshme,Krimineli ishte detyruar që për pak qaste ta linte vetëm djaloshin të lidhur këmb e duar dhe me sy të mbyllur në makinë, sa për të telefonuar.
Por Kuvet Sallahi i vogël e kishte shfrytëzuar kët moment duke u çliruar me forcat e veta,dhe kishte arritur të ikte nga makina,duke vrapuar nga bodrumi i garazhës,me shpejtësin e një fëmije që kishte ndjerë rrezikun e jetës,dhe duke thirrur me sa zë që kishte patur për ndihmë ate e kishte fshehur një grua-shitëse, në një Kiosk në Emenbrücke afër Lucernit.
Punëtorja e Kioskut e kishte njohur Kuvetin nga fotografit e publikuara në media, dhe kishte lajmëruar menjëherë Policinë e Shtetit e cila pas katër ditë e netë-pritjeje ,frike e tmerri e kishte kthyer me sukses në gjirin e Familjes, por duke mos arritur që ti burgoste edhe të gjithë kriminelët serb, kidnapuesit e Kuvet Sallahit atëher fëmijë i vogël 8 vjeqar,kurse tanimë djalosh i rritur dhe Krenar Shqiptar.
Pas lirimit të Kuvetit, sipas fjalëve të tijë të cituara nga gazeta e përditshme e cyrihut “Tagblatt der Stadt Zürich” jo vetëm shokët e klasës që kishin organizuar një festë të madhe për shpëtimin e tij por edhe çupat i kishin shkruar shumë letra “dashurie” në shenjë miradie për vuajtjet gjatë katër ditve të odiseadës së kidnapimit por edhe në shenjë simpatie për mënyrën “heroike” të shpëtimit të këti fëmie,nga kidnapuesit kriminel serb.
Kujdesi i sigurisë ndaj djaloshit nuk kishte përfunduar menjëherë pas lirimit të tij ngase organet shtetërore Zvicerane për shumë kohë edhe pas zënjes dhe burgosjes së kriminelve serb,nga frika e ndonjë hakmarrje apo rikidnapimi, kishin organizuar përcjelljen e tij me mbrojtje të afërt në Shkollë, Rrugë e Qytet,deri në vërtetimin e mosegzistimit të rrezikut të mëtejmë për djaloshin.
Madje edhe kriminelin Vladica Niçiç, policia Zvicerane, pas një kontrolli në një klub serb,e kishin arrestuar dhe burgos e më vonë edhe kthyer për gjithmonë në vendin e lindjes së kriminelve,në serbi.
Kuveti,tanimë ësht një djalosh 18 vjeqar Shqiptar , i cili shkollohet në Cyrih, duke planifikur që pas përfundimit të shkollës këtu të vazhdoj edhe për një vit në Amerikë,derisa edhe sot në shkollën e Policisë Zvicerane RASTI i Kidnapimit të tijë,mësohet si Rast i veqant i një shembulli tipik të Kidnapimeve të vërteta të fëmijëve nga Kriminelët.