Mendime
Halit Bogaj: Greqia
E hene, 24.05.2010, 09:58 PM
GREQIA
Nga Halit Bogaj
Këto ditë Jeremiçi i ngratë shkoi në Greqi për ta përligjur edhe mëtej shtyrjen e pranimit të pavarësisë së Kosovës nga ana greke.
Shkoi atje si i mjerë për ta bërë edhe ndonjë hap në përpjekjet e veta mizere për ta ndaluar, qoftë edhe shkurtimisht, pranimin e pavarësisë së Kosovës.
Mënyra se si e përqafonte homologun e vet grek tregonte se në çfarë gjendje kishte rënë dhe sa fortë i lutej mikpritësit të tij për t’i ndihmuar për diçka që nuk do të mund t’i ndihmojë në të ardhmen e afërme.. E përqafonte dhe e shtrëngonte grekun sikur të ishte i çmendur, saqë edhe ai vetë do të ketë mbetur i habitur me sjelljet e kolegut të tij serb i cili kishte shkuar në Greqi në ditën e njejtë të vizitës së kryeministrit Thaqi në Turqi. Gjersa Jeremiçi bënte zhurmë dhe i falenderohej palës greke që nuk e kishte pranuar gjer tani pavarësinë e Kosovës, në Turqi Erdogan i premtonte kryeministrit tonë se edhe Greqia (bashkë me disa vende tjera islamike) së shpejti do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Serbët e frustruar, të cilëve si duket vërtet nuk u ka mbetur asnjë vend mik në Ballkan, edhe kësaj rradhe u përpoqën t’i bënin disa hapa ‘shpëtimtarë’ tek i mbyturi ekonomikisht i cili është bërë për vitra me 300 e disa miliardë euro borxhe të jashtme dhe i cili akoma nuk po e di se çka e ka gjetur, kurse Jeremiçi shkon pikërisht te ata që janë duke u fundosur poshtë e më poshtë, përkatësisht tek ata të cilëve para një jave u ndihmoi Gjermania me një pako shpëtimtare prej 20 miliard eurosh. Pra çka mund të pret tjetër Jeremiçi nga Greqia kur kjo e fundit është krejtësisht e varur nga gjigandët financiarë euro-perëndimorë të cilët varfënjakëve së Greqia u’a prejnë rrobet ashtu siç dojnë vetë, por edhe siç e meritojnë ngase Greqia (pa pasur kaçik) qysh moti ka pas que krye dhe nuk binte fare për toke, bile bile në një vit jo fort të largët, me rastin e vizitës së Klintonit, patën hedhur gurë mbi të nga shkaku se ai e kishte bombarduar (Serbinë e tyre të dashur), së cilës as që guxojnë më t’i ndihmojnë ngase janë në rrezik permanent që të zhbëhet shteti i tyre i llastuar deri sot nga Bashkësia Europiane, por që tani po i vuan pasojat e megalomanisë së vet shfrenuese. Pra siç e pamë në televizor se si e përqafonte Jeremiçi homologun e tij grek, në vetvete thamë : O Zot ,deri ku po shkojka servilizmi njerëzor, por ai i’a ktheu falenderimin me fjalinë e ftohtë ‘Se në Kosovë do t’i perkrahim të drejtat njerëzore të të gjithëve’, me ç’rast Jeremiçi do ta ketë sharë në vete me ato sharjet e njohura banale serbe, dhe do të ketë qeshur me zor, ose greku do të ketë thënë, shikoje realitetin dhe pranoje se Kosova është bërë shtet, duke hyrë në mesin e tl gjitha vendeve evropiane. Ndoshta do t’i ketë thënë : Kthehu sa më shpejtë në
Kështu,siç mund të paragjykohet, Jeremiçit i ka ndodhur sikur atij nga shprehja popullore ‘Shko e eja ,si Adem Peja’,ose ‘Shkoi Shyta m’i marrë brinat dhe i la edhe veshët’.
Sidoqoftë, neve po na ecin mirë punët, natyrisht nëse dimë t’u përmbahemi agjendave dhe rregullave të kërkuara për të ecur edhe mëtej përpara dhe të mos ngrisim pluhur për gjithçka të parëndësishme, sikur të ishim vetë faktorët kryesorë shtetformues, ngase janë disa të tjerë që na ndihmuan dhe akoma na rrijnë mbi kokë kur e gabojmë rrugën.