E merkure, 30.04.2025, 11:40 AM (GMT+1)

Mendime

Beqir Cikaqi: Reagim ndaj komentit ''Avdi Beqiri përçarës i “Bashkimit Kombëtar” të autorit Klodian Sina''

E diele, 23.05.2010, 07:58 PM


Reagim ndaj komentit : Avdi Beqiri përçarës i “Bashkimit Kombëtar” të autorit Klodian Sina

 

Nga Beqir Cikaqi, Paese (TV)

 

Shqetësim i pa argumentuar i një autori anonim!

 

“Të flasësh pa menduar, është si të zbrazesh pushken pa e vënë në shenjë”

Sami Frashëri.

 

Për veten time...

 

Këtë reagim timim do ta nisë nga kjo thënje e Sami Frasherit, që duke iu drejtuar autorit (Klodian Sina) të komentit në fjalë, do të shprehem: zotri, ke menduar ta zbrazesh pushken pa e vënë në shenjë, kur ke bërë një koment, pa patur dëshmi për mbulesë, një shkrim të pa menduar dhe të dëmshëm jo vetëm për personin e apstrofuar, por për të gjith atë pjesë të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në këtë pjesë të Italisë e që aktivitetin e kan zhvilluar në kuader dhe rreth Shoqatës “Bashkimi Kombëtar”. Edhe dëmin ma të madh që mendoj se e ke bërë, është ajo se nuk paraqitesh me emër të vërtet, por me një emer “nofke” që askush nuk të njeh dhe nuk iu ka dhënë rasti komunitetit të këtshëm shqiptar të ndëgjoj për ju zoti Klodian Sina. Ka perenduar koha shkrimëve me “nofka”:Ka përfunduar koha e hedhjes së gurit e fshehjes dorës !Me fjalë tjera nuk është koha e anonimitetit, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme.

 

Isha dhe jam kurreshtar i organizimeve të shqiptarëvë në këtë pjesë të Italisë, ndonëse e kam parasysh thënjen, se “guri më rëndë peshon në vend të vet”, prandaj pas stabilizimit tim këtu, jam interesuar dhe hasa në organizimin eShoqatës “Bashkimi Kombëtar” dhe jam kyqur me aktivitetin tim. Qasjen time në këtë shoqatë e ka lobuar vet kryetari , z. Avdi Beqiri, qysh në vitin 2004, kur edhe jam angazhuar si mësues i shkollës shqipe që vepron në kuadër të kësaj shoqate, prandaj nuk mund të pajtohem me pjesen a atijë komenti kur thuhet se “nderskamcen” e kam pasur nga kryetari i shoqates( z. Avdi Beqiri). Përkundrazi unë e kam konsideruar njeriun më të afërt që kam pasur mbështetjen ma të madhe nga ai. Se ku është bazuar në këtë dyshim autori i komentit , nuk e di !?Habitem!. Ështe vetëm një ë vërtet se une për momentin nuk e ushtrojë detyren e mesuesit në këtë shoqatë, por këtë ë kam kërkuar vet me shkrim, për arsye të shuarjes së vendit tim të punës në firmen ku punojë.( jam qe disa muej i pa punë) Gjithmonë, me kërkesen time më eshte lëshuar edhe një dëshmi për kohen se sa kam ushruar detyren e mësesit. Ndërsa sa i përket pagesë time që është apostrofuar, zotri Sina, une kam marr një pages vetëm sa për mbulim të derivateve, se për çdo udhtim në shkollë i bëjë rrugë nga 45 km një drejtim, do me than 90 km per një vajtje-ardhje. Ato çdo herë jan mbuluar ne fund të semestrit dhe ka ndodhur qe gjat një semestri të kompenzohem vetem 90 euro(kjo shumë është ndodhur vetëm në një semester , se në të tjerat ka pasur ndryshime), për të gjitha këto kam dëshmi me fatura të shoqatës të vërtetuara e të firmosura o nga vet kryetar, o nga arkatari i shoqatës. Se unë kam patur një bashkpunim dhe mirekuptim të mirë me kryatarin e shoqatës “Bashkimi Kombëtar” mjafton të i kërkon shenimet e mija të Zemra Shqiptare, por edhe te ZERI I DITES (para disa kohe kur isha bashkëpuntor), mandej edhe te përditshmja KOHA, që botohet në Shkup etj. Edhe pse nuk e ushtrojë momentalisht detyren e mësuesit, nuk do të thot se kam shkëputur bashkëpunuimin me shoqatën dhe kryetarin e “Bashkimit Kombëtar”, vetëm para do ditëve, pikërisht në mbrëmjen e një majit 2010, në organizimin e shoqatës “Bashkimi Kombëtar”, dhe me aktivitetin maksimal të zotit Avdi Beqiri, u organizua një mbrëmje kulturore , artistike e festive, me çrast u bë edhe promovimi i librit tim”HESHTJA E NËNËLOKES”,për ata që se kan lexuar, iu kujtoj reportazhin e pergaditur nga Engjëll Koliqi, nëpër shumë media shqiptare (e edhe te Zemra Shqiptare), pra ishte vet zoti kryetar që dha maksimumin për një mbrëmje aq të bukur poetiko-letrare e muzikore, që deri tani nuk ka patur një organizim të till mërgata shqiptare në Itali, për çka edhe një herë e falenderojë përzemërsisht zotin Avdi Beqiri antarët e shoqatës “Bashkimi Kombëtar” dhe gjithë pjesmarrsit e asajë mbrëmje .

 

Me kryetarin e shoqatës gjithmon kemi pregaditur bashkarisht ftesat për personalitete të ndryshme, lajmrimet, raportet për ministrin e arsimit (që jan kërkuar) , madje madje edhe dëshmit që iu kan dhënë nxënësve në fund të vitit shkollor iu kemi ndarë së bashku. Deri tash nuk kam pasur kurfar keqkuptimi, apo nderskamce që unë mund të dyshojë në kryetarin e shoqatës “Bashkimi Kombëtar”. Ndërsa sa i përket manipulimit me fondin e shoqatës, nuk e di se ka ndonjë fond rezerv,dhe kur nuk ka fond , ska edhe si mundet të manipulojë me mjete, sikur trumbetohet.Dihet se fondi rezervohet nga antarsia, e cila tani po e ndin keizen finaciare më shumë se kurdo herë Megjithate për të fjalen dhe sqarimet do ti jep vet kryesia e shoqatës “Bashkimi Kombëtar”, e cila pritet të dilet me një kumtesë por opinion.

 

Për Shoqaten “ Bashkimi Kombëtar”....

 

Nëse për veten time e morra një thënje të rilindasit tonë të njohur, Sami Frashërit, për Shoqaten “Bashkimi Kombëtar”, do ta marr si thënje titullin e vepres së tijë”Shqipëria , ç'ka qenë, ç'është e çdo të bëhët”, Edhe shoqatën “Bashkimi Kombëtar”, mund ta paraqes në pika te shkurta (se për veprimtarin 15 vjeqare,duhet nje shkrim i gjat), ne tri kohat e vetes: koha e kaluar(15 vjet aktivitet)-çka qenë, e tashme-çështë, dhe e ardhëshme-çdo të bëhet?

 

Shoqata dikur, nga themelimi (çka qenë)...!

 

Bassano del Grappa, është njera ndër komunat ( vendbanimet ) më të mëdha të provincës së Vicenzes. Në këtë lokalitet ka mjaftë të huaj,e në mesin e të huajve është edhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, që këtu kan nisur të vendosen në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, duke u shtuar numri i tyre deri në ditët e sotme. Numri kaq i madh i emigracionit shqiptar në këtë lokalitet ishte nevoja që të organizoheshin për nevoja të festave, ndihmave, etj. Kështu më 11 mars 1995 gjatë një tubimi për përvjetorin e demostratave të 81-shit u vendos për formimin e një shoqate, prandaj edhe 11 marsi konsiderohet si datë e themelimit të shoqatës kulturore shqiptare “Bashkimi Kombëtar”. Emri i shoqatës është mjaftë domethënës, dhe në një mënyr pasqyron gjendjen reale të migracionit të këtueshëm shqiptar, sepse që nga formimi e deri më tani drejtuesit e shoqatës kan qen dhe janë nga të gjitha trojet shqiptare, si nga Shqipëria, Kosova , nga Maqedonia, etj. Vetëm se , nga kuvendi i parë i shoqatës (1996) kyetar me disa mandate deri tani është zoti Avdi Beqiri, i cili këtu është ardhur nga Mitrovica qysh në vitin 1994. Në fillim shoqata, mblidhte ndihma për të dërguar në Kosovë. Përveq ndihmave, shoqata iu ka dalur në ndihm një numri të bashkëatdhetarëve edhe në rregullimin e dokumenteve për sigurimn e lejeqendimit në Itali.Janë ndihmuar edhe disa të plagosur në luften e Kosovës, ndersa ka financuar edhe luften e UÇK-së përmes dy fondeve “Fondit të Republikës së Kosovës” dhe “Vendlindja Thrret”, etj.

 

Po ashtu shoqata ka pasur një bashkpunim të frytshëm me shoqatat vendore italian si dhe shoqatat tjera shqiptare në Treviso, Montebelluno, Trento, etj.Duhet falenderuar edhe organet vendore që e kan përkrahur e sidomos duhet vequar , profesorin italian në pension, mikun e madh të shqiptarëve z. Vittorio Andolfato, i cili nuk ka kursyer as mjetet e veta personale për ta ndihmuar shoqatën, e sidomos shkollën shqipe, prandaj shoqata “Bashkimi Kombëtarë” e ka shpallur antar nderi me rastin e dhjetvjetorit të shoqatës..

 

Shoqata kulturore “Bashkimi Kombëtar” aktivitetin e vet nuk e ka ndërprerë që nga themellimi deri në këtë kohë, por si sukses mëte lart e ka konsideruar dhe e konsideron hapjen e shkollës shqipe të mësimit plotësues qe funksionon në gjirin e shoqatëse tash e sa vjet, që përveq mjeteve të nevojshme financiare për mbarëvajtjen e shkollës, të gjith nxënësve, vijues të shkollës shqipe iu ka siguruar tekstet mësimore gratis. Merita të veqanta ka kryetari Avdi Beqiri. Ndërsa, përveq shkollës shqipe, shoqata duke e parë interesimin etë rinjëve shqiptar qe jetojn në këtë lokalitet, ka arritur ta formojë skuadren e futbollit me emrin “Skenderbeu”, që ka garuar me sukses në dy sezona, në kampionatin amator të Provincës së Vicenzes, por për arsye të mjeteve financiare është detyruar ta ndërpres garimin. Shoqata prej themelimit e ka festuar “28 Nëntorin”-Diten e Flamurit kombëtar me programe festive, ndërsa pas hapjes së shkollës shqipe programi është pasuruar edhe ma shumë nga vet nxënësit e shkollës shqipe. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjithashtu festohet edhe 17 shkurti. Nëpër të gjitha këto festa marrin pjesë shqiptar nga trevat e ndryshme etnike, prandaj edhe jo rastësisht Shoqata është quejtur si një “Shqipëri në miniatur”

 

Numri i shqiptarëve që kan aderuar në Shoqaten “Bashkimi Kombëtar, është i madh, por kontribute të veqanta kan dhënë: Avdi Beqiri, Ragip Thaqi, Bashkim Bekteshi, Pellumb Xhylheri, Regjep Berisha, Sali Brahimaj,Azem Tonuzi, Edmon Budina,Selman Sfishta, Enver Hoti, Mehmet Jashari, Ilaz Mehmeti, Fatmir Halimi, Sheqeri Zeka, Arben Berani, Ramiz Hoxha, Naser Jashari, etj.etj. Të gjith këta edhe e kan ndihmuar shkollen shqipe, në forma të ndryshme, e sidomos një pjesë me aktivizimin e fëmijëve të tyre drejtpërdrejtë në procesin mesimor, dhe në aktivitete tjera festive e organizative...

 

Shoqata, si është tani (-ç'është !)..

 

Shoqata kulturore shqiptare”Bashkimi Kombëtar”, tani është ka e përjeton fatin e shumë shoqatavë shqiptare në diasporë, sepse është në një krizë të egzistences, për veprimtarin e sukseshme , sikur deri para disa viteve. Megjithat , konsiderohet ,se falë kembenguljes së kryetarit(por jo vetë të tijë) shoqata nuk e ka ndërprer aktivitetin,, sikurse disa shoqata në regjionin e Venetos, të cilat tashme ka muaj e vite që kan ndërprer çdo aktivitet. Dhe jo më kotë është quajtur në disa shkrime , se “Shqipëria në miniatur , me gjith vështirësit funksionon”. Organizon festat Kombetare, me program të pasur artistik për Ditën e Flamurit, për Pavarësin e Kosovës, ka organizuar promovimin e nje libri, me gjith reduktimin e numrit të vijuesve, organizohet mësimi në shkollën shqipe, etj. Numri i antarsisë është reduktuar, siçdo kund, se edhe kriza ekonomike e ka bërë të veten, prandaj organizimi i zgjedhjeve të rregullta ka ndeshtur për afatin e paraparë, që një dështim i tillë kan pasur edhe shtete e qeveri me renome botërore.Tani më pas krijimit të institucioneve shtetërore të Kosovës, më nuk ka nevoj të mblidhen mjete, edhe për me u dite se sa ka antar duhet të paguhet antarësia. Që në çdo mjedis të mërgates hezitojnë- jo vetë në Bassano del Grappa. Prandaj, me këmbëngulsin e disave, si dhe vet kryetarit të shoqatës, eshte ardhur deri te një kompromis që zgjedhjet të shtyhen për një kohë, dhe deri atëher(në zgjedhjet e ardhëshme) kryesisë për angazim të i bashkangjiten edhe disa aktivist të dalluar e vullnetar shqiptar që jetojnë këtu.Do të ishte mirë që edhe ju z. Klodian Sina, të i bashkangjitesh këyre, kështu do të bëje një kontribut-shërbim shumë ma të madh, konret dhe domedhënës jo vetëm për shoqatë por për gjithë diasporen e këtueshme shqiptare. Prandaj mos nguro!

 

Shoqata, në të ardhmen (-çdo të bëhet ?)...

 

Nëse nuk ndërmeret diçka nga vet shqiptarët që jetojnë e punojnë ketu në Bassano del Grappa të Viçences,eqë sikur ceka ma lart edhe nga vet autori i shkrimit në fjalë(të apostrofuar) në organizimin e zgjedhjeve, ku do të zgjedhet një kryesi, me këta antar apo edhe me të tjerë, me këtë kryetar, apo tjetër kryetar, do të thot varet nga antarsia e gjerë që kishte shoqata, se tani është e vërtet ka munges të antarsisë, madje madje është menduar që për hir të masovizimit, të behet edhe një ndryshim në statusin e shoqates. Përndyshe edhe mund të ndodh që në një të ardhme të shuhet, shoqata “Bashkimi Kombëtar”. Por jo vetëm me fajin e kryetarit, faji do të jet i përbashkët. Ndër shkaqet e shuarjes mund të jet edhe shkrimi-koment i pa argumentuar, e i demshem i atutorit anonim me nofken Klodian Sina. Ky “koment” këto ditë ka futur një përqarje dyshimi edhe në mes vet antarëve të kryesisë së Shoqatës, të cilët kan intesifikuar kontaktet, dhe së shpejti do të dalin me një koment të përbashkët, për opinionin e këtueshëm shqiptar, e me gjerë. Në radhë të parë do ti drejtohen autorit të shkrimit dhe bashkëmendimtareve të tijë. Kështu, përderisa këtë koment e fillova me një thënje nga Sami Frashëri, fare në fund po e përfundojë me një si konkludim (adresuar në radhë të parë autorit të shkrimit), nga kryesia e shoqatës “Bashkimi Kombëtar”, komnkludim i cili është i ngjajshëm me këtë thënje të Ismail Kadaresë:

 

“Ne mund të jem gjithçka, veq një gjë nuk jemi, ajo që kujtoni ju”



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx