Mendime
Abas Fejzullahi: Buka me llafe nuk gatuhet, as shteti pa punë të mirëfillt e me hajni, nuk ndërtohet..!
E diele, 23.05.2010, 08:01 PM
Buka me llafe nuk gatuhet, as shteti pa punë të mirëfillt e me hajni, nuk ndërtohet..!
Lidhur me artikullin:
Xhevat Rexhaj: Shqiptarët - Llafe shumë punët mozomokeq
Inderuar Xhevat!
Keni bërë një shkrim, që i përgjigjet realitetit ekzistues në të gjitha trojet e Shqipërisë Natyrale, si ato të okupuara nga sllavët dhe grekët, dhe të tjerat të orkupuara, për fat të keq nga vet vetja -shqiptarët..!
Ke shumë të drejtë, se ne kemi shumë llafe, e punë të mbarë e të organizuar si duhet, në mënyrë institucionale (kolektive) kemi shumë për së mbari, sa për të mos thënë aspak..!?
Mungesa e organizimi të mirëfillt institucional, e veprimit kolektiv, duke pasur për bazë punën, dhe respektin për punë, për vleratë e mirëfillta krijuese, vetanake dhe kolektive, siç duket na kanë përcjellur historikisht që nga koha e Ilirve e deri me sot..!
Si të shpjegohet ndryshe kjo rrudhje e trojeve shqiptare vetëm nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizreni, nga mbi 100 mijë km.katrorë, të banuara me shqiptar, sot kemi Shqipërin politike aty kah 28 mijë km.katrorë dhe Kosovën e rrudhur dhe ende të pa përcaktuar kufijtë e saj administrativ e të vetkontrolluar, aty kah 11mijë km.katrorë, ndërsa sipërfaqja prej mbi 70 mijë km.katrorë, është e pushtuar nga sllavët dhe grekët..!?
E tërë kjo humbje e trojeve shqiptare, jo edhe pa fajin e vet shqiptarëve, për fat të keq, vazhdon rrënimi dhe shkatrrimi edhe i asaj pjese që sundohet nga vet klasa politike shqiptare, me të gjitha veprimet dhe rrjedhat e zhvillimit të ngjarjeve dhe përditshmërisë si në Kosovë dhe Shqipëri, duke i dhënë të drejtë dhe përkrahur shkrimin me titull: SHQIPTARËT- LLAFE SHUMË PUNËT MOZOMOKEQ, nga autori Xhevat rexhaj.
Me këtë shtojcëntë shkruar në vijim, i japim përkrahje shkrimit në fjalë:
Buka me llafe nuk gatuhet, e as shteti pa punë të mirëfillt e me hajni, nuk ndërtohet..!
Për veprime të dëmshme të shqiptarëve, vazhdimisht kundër vetvetës dhe njëri tjetrit në veçanti dhe Shqipërisë Natyrale në përgjithësi, jap një përshkrim (parafrazim) të disa nga thënjet e mendimtarëve mendjendritur shqiptar në vijim, të cilët nga zemra e plast e dhimbja për shqiptarët e Shqipërinë, mes tjerash shprehen:
Faik Konica:"...O Zot, mbroje Shqipërin prej shqiptarëve..“
Hafiz Ali Korrça:"...Shqipërinë do ta bëjm shtet, por shqiptarët a do t`i bëjm njerëz..."
AT Gjergj Fishta :“..le ta din gjithë bota mbarë, se Gjergj Fishta s`është ma shqiptar..“ etj.
Abas Fejzullahi
2010-05-21