Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Abas Fejzullahi: Buka me llafe nuk gatuhet, as shteti pa punë të mirëfillt e me hajni, nuk ndërtohet..!

| E diele, 23.05.2010, 08:01 PM |


Buka me llafe nuk gatuhet, as shteti pa punë të mirëfillt e me hajni, nuk ndërtohet..!

 

Lidhur me artikullin:

Xhevat Rexhaj: Shqiptarët - Llafe shumë punët mozomokeq

 

Inderuar Xhevat!

 

Keni bërë një shkrim, që i përgjigjet realitetit ekzistues në të gjitha trojet e Shqipërisë Natyrale, si ato të okupuara nga sllavët dhe grekët, dhe të tjerat të orkupuara, për fat të keq nga vet vetja -shqiptarët..!

Ke shumë të drejtë, se ne kemi shumë llafe, e punë të mbarë e të organizuar si duhet, në mënyrë institucionale (kolektive) kemi shumë  për së mbari, sa për të mos thënë aspak..!?

 

Mungesa e organizimi të mirëfillt institucional, e veprimit kolektiv, duke pasur për bazë punën, dhe respektin për punë, për vleratë e mirëfillta krijuese, vetanake dhe kolektive, siç duket na kanë përcjellur historikisht që nga koha e Ilirve e deri me sot..!

 

Si të shpjegohet ndryshe kjo rrudhje  e trojeve shqiptare vetëm  nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizreni, nga mbi 100 mijë km.katrorë, të banuara me shqiptar, sot kemi Shqipërin politike aty kah 28 mijë km.katrorë dhe Kosovën e rrudhur dhe ende të pa përcaktuar kufijtë e saj administrativ e të vetkontrolluar, aty kah 11mijë km.katrorë, ndërsa sipërfaqja prej mbi 70 mijë km.katrorë, është e pushtuar nga sllavët dhe grekët..!?

 

E tërë kjo humbje e trojeve shqiptare, jo edhe pa fajin e vet shqiptarëve, për fat të keq, vazhdon rrënimi dhe shkatrrimi edhe i asaj pjese që sundohet  nga vet klasa politike shqiptare, me të gjitha veprimet dhe rrjedhat e zhvillimit të ngjarjeve dhe përditshmërisë  si në Kosovë dhe Shqipëri, duke i dhënë të drejtë dhe përkrahur shkrimin me titull: SHQIPTARËT- LLAFE SHUMË PUNËT  MOZOMOKEQ, nga autori Xhevat rexhaj.

 

Me këtë shtojcëntë shkruar në vijim, i japim  përkrahje  shkrimit në fjalë:

 

Buka me llafe nuk gatuhet, e as shteti pa punë të mirëfillt e me hajni, nuk ndërtohet..!

Për veprime të dëmshme të shqiptarëve, vazhdimisht kundër vetvetës dhe njëri tjetrit në veçanti dhe Shqipërisë Natyrale në përgjithësi, jap një përshkrim (parafrazim) të disa nga thënjet e mendimtarëve mendjendritur shqiptar në vijim, të cilët nga zemra e plast e dhimbja për shqiptarët e Shqipërinë, mes tjerash shprehen:

 

Faik Konica:"...O Zot, mbroje Shqipërin prej shqiptarëve..“

Hafiz Ali Korrça:"...Shqipërinë do ta bëjm shtet, por shqiptarët a do t`i bëjm njerëz..." 

AT Gjergj Fishta :“..le ta din gjithë bota mbarë, se Gjergj Fishta  s`është ma shqiptar..“ etj.

 

Abas Fejzullahi

2010-05-21