Mendime
Gani Qarri: Frikësimi i shqiptarëve dhe trimërimi i serbëve!
E hene, 24.05.2010, 09:58 PM
FRIKËSIMI i Shqiptarve dhe TRIMËRIMI i Serbëve!
Nga Gani Qarri
Vizitat e pa paralajmëruara të funksionarve serb,së fundi janë shpeshtuar për së tepërmi dhe këte, duke përdhunuar ligjet tona dhe “thyer” kufijt e Shtetit “Sovran” dhe të “Pavarur” të Kosovës! sa herë ata duan.
Pas vizitës së paradoditshme të ish zëvendësit të Sheshelit, Tomisllav Nikoliç,dhe disa ministrave të tjerë të qeveris së Serbisë,sot Kosovës së “Pavarur” dhe me “Sovranitet të plotë” dhe "Vendit më të “sigurt” në rajon"!!!, ia kishte mësyer në mënyr spektakolare dhe tejet banditeske, edhe ish Kryeministri Serbisë, antishqiptari i përbetuar, Vojisllav Koshtunica.
Madje edhe ai nuk u ndal hiq më largë se te Ura në pjesën veriore të qytetit të pushtuar të Mitrovicës me shumë zhurmë e dalldisje siq di të sillet një pushtues i lazdruar të cilit nuk ka kush ti del përpara!
Por nuk janë vetëm ardhjet e tyre të rrufeshme dhe fjalimet bombastike të funksionarve serb në Kosovë, por ajo që shqetson shqiptarët e hutuar si “qurat në mjegull” të cilët siq po shifet kohëve të fundit veprojnë si të pa kokë, dhe pa asnjë strategji veprimi për kundërvënje, këti invazioni të qoroditur serb,në Shtetin tonë të ri, por të tmerron edhe fakti se këta përveq sjelljes së autobusve me simpatizues, të cilët bartin pankarta dhe parolla antishqiptare, funksionarët e serbisë sjellin me vete edhe suitat e tyre bashk me mbrojtjen e afërt që nga Beogradi, prej nga edhe nisen vijnë.
Madje për të qenë tragjedia kulminante,deri në NËNQMIM ,funksionarët serb jo vetëm që futen në Kosovësi si në Bahqe të Babës pa pyetur askend ,por ata bashk edhe me rojet e armatosura, nuk guxon kush ti ndalojë e as kontrolloj,në kufirin shtetëror Kosovaro - Serb, derisa Delegacioni ynë shtetëror, sipas shkrimit në media, gjat daljes nga Aeroporti i Prishtinës,kontrollohet deri në detaj!
Ardhja e dhunshme e funksionarve serb në Kosovë, nuk ësht vetëm sheti për qejf, por Serbia organizon për të dytën here mbrenda dy vjetësh të “pavarësis” së shtetit tone,edhe zgjedhje të dhunshme dhe të paligjshme në Kosovë, të cilat ,mjerisht nuk ka kush ti ndal!
Koshtunica përveq shetisë së tij të pa penguar që kishte bër sot,që nga Zveqani e deri në Mitrovicë ,ai bashkë me bandën e tij të armatosur deri në dhëmb, ulërinin si kope e ujqërve në pjesën veriore të Mitrovicës duke kërcnuar shqiptarët edhe këtej Urës,të cilët nga frika e ndonjë sulmi të ri,ndoshta do ngriteshin edhe një here për të ikur nga vatrat e tyre madje edhe nga kjo pjesë e Atdheut, sikur mos ta kishim parë ministrin tonë të punëve të mbrendshme zotin, Bajram Rexhepi i cili na dha "Kurajo të madhe" me qëndrimin e tij "soik"- që trimërisht dhe me duar në xhepa, i q`armatosur edhe nga KOLLARJA, kishte zën pritën në pjesën jugore të Urës, ndoshta duke llogaritur edhe në më të keqen,kishte hequr edhe KOLLAREN,që në rast sulmi nga pala serbe, të mos djersitej gjat përleshjes,për ta mbrojtur “Vatanin” “shqiptarisht” në pjesën jugore.....
Në Mitrovicën e ndarë dhe të pushtuar,organizohen zgjedhjet e pa ligjëshme të Serbisë, të cilat do të mbahen të dielën e ardhshme, me 30 Maj dhe mu për këte, Koshtunica sipas shtypit paska vendosur të shetis disa ditë si në Bahqe të Babës nëpër Kosovën veriore për të mbajtur edhe një tubim parazgjedhor ditën e Hëne në Mitrovicë!
Madje shi për këte as policia nuk turpërohet të deklaroj hapur se nuk ka qenë e informuar për vizitat e funksionarve serb, përveq se kanë informata se ku kanë hyrë ata, por këte vetëm pas futjes së papenguar të tyre në Kosovë!
Siq duket EULEX-i dhe Bashkësia ndërkombëtare,kaq shumë i kanë frikësuar shqiptarët,sa që jo vetëm i vret në rrugë,siq i vrau UNMIK-u para dy vitesh dy demonstrues shqiptar i kontrollon në vendpunim, në shtëpi e banesa,e deri në Aeroport,madje edhe i detyron që vet ata ti demantojnë këto si të pa qena,e deri te fakti se edhe po të dijnë diqka, ata vet të deklarohen se as nuk dijnë e as nuk kanë parë asgjë…..
Kurse në anën tjetër aq i ka trimëruar kriminelët serbët, sa që shpesh here kur e shofim marrjen e tyre “YRYSHË” në mënyr të pakontrolluar dhe pa asnjë penges nga askush,të shkon mendja se bandat do na futen edhe nëpër shtëpit tona,me turrin e tyre shkatrrimtar e kriminal.
Qeveria dhe funksionarët tanë me të vërtet ësht koha e fundit që tia tregojnë kufijtë e DURIMIT tonë secilit, si UNMIK-ut me afat të skaduar i cili kundërmonë erë ”jashtqitje” që shumë kohë, ashtu edhe EULEX-it i cili iu bën shumë lëshime të pa lejuara kriminelve serb dhe pushtuesve tanë,duke diskriminuar të drejtat tona njerzore dhe kombëtare.
Tek e fundit nëse Udhëheqësit e Kosovës,janë vërtetë të pastër dhe të pa faj,përse gjith ky hezitim?! le të deklarohen hapur,madje nëse ësht nevoja ta thërrasin edhe Popullin për mbështetje,ngase shqiptarët janë ata të vjetrit,të cilët në raste të caktuara kur rrezikohet Atdheu, dijnë ta mbrojnë Udhëheqësin e tyre edhe ashtu siq kanë qëllu!
23 Maj 2010