Mendime
Bekim Rexhepi: Kur përçarësit flasin për pajtim
E marte, 25.05.2010, 09:58 PM
KUR PËRÇARËSIT FLASIN PËR PAJTIM
As ligjet, as liria, as demokracia nuk mund të rikuperohen vetëm mbi vullnetin e njërës palë, e cila predimensionimin e vet të nevojës e karakterizon mbi rrethana të një ngjarjeje, e cila ndofta nuk favorizon interesin dhe dëshirën e vetëm njërës palë, por kjo assesi nuk mund të procedoi mbi marrëveshjen e shndërruar në ligj, për të thënë: i dua kur më duhen dhe nuk i dua kur s’më nevojiten.
Nga Bekim Rexhepi
Është bërë e lehtë të thuhet qejfi, apo kuptim mbi konditat e lirisë dhe demokracisë, na vë në sprova të jashtëzakonshme, për tu shprehur papërgjegjshëm në mungesë të përgjegjësisë.
Vënia e interesave personale, mbi ato të përgjithshme ka marrë takat të pa turpshëm në mjediset tona. Rregullat për të cilat kemi pasur më parë pajtim a marrëveshje, nuk mund të na shërbejnë deri në koherencën dhe në atë momentin e mundshme të përcaktimit dhe vlerësimit të interesave të ngushta, të vetëm njërës palë. Rregullat mbesin në fuqi për aq kohë sa ato rregulla janë ekzistente në pajtim a marrëveshje të palëve për ti zbatuar ato. Derisa nuk kemi vullnete të tjera, pasuese që plotësojnë defektet apo mbushin koherencën e zhvillimeve të mundshme nuk na lejohet të kërkojmë ti kemi dhe njëkohësisht ti shkelim pse i kemi. As ligjet, as liria, as demokracia nuk mund të rikuperohen vetëm mbi vullnetin e njërës palë, e cila predimensionimin e vet të nevojës e karakterizon mbi rrethana të një ngjarjeje, e cila ndofta nuk favorizon interesin dhe dëshirën e vetëm njërës palë, por kjo assesi nuk mund të procedoi mbi marrëveshjen e shndërruar në ligj, për të thënë: i dua kur më duhen dhe nuk i dua kur s’më nevojiten.
Pra, pajtimi dhe marrëveshjet vihen në jetë çdoherë dhe sepse kemi nevojë paraprake të kemi rregulla, që në njërën mënyrë ato rregulla i lartësojnë dhe në tjetrën i mbrojnë interesat tona.
Vendimet tona nuk mund të shkelen si grosha buke, sepse bëhemi mëkatar të fatit tonë. Të zgjedhësh kodi elektoral, të pranosh kushtet zgjedhore, të hysh në zgjedhje vendore, të kesh komisionar të barabartë në qendrat elektorale të votimit, vëzhgues/e në qendrat e numërimit, pastaj për të gjitha këto të mos kesh kontestime mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe në fund fare, ti pranosh ato zgjedhje vendore si të lira, është më shumë se një vendim, qe nuk mund të shkelen.
Çfarë ndodhi në fakt, jo më larg se pas dy javësh e, ca ditë më shumë, u shkelën të gjitha vendimet e vet pranuara, pasi në pushtet po hipnin si të ngadhënjyer Berisha dhe
Humbësi i sërishëm, përballi kryesocialistin e radhës Edvin Rama. Nga ky moment Shqipërisë iu ndill e keqja sepse ky zhurmues u çorientuar, për të ardhur në pushtet tani do të provoj dhunën verbale dhe fizike ndaj vet partisë, elektoratit socialistë dhe shtetit. Dhuna e nuk mund të ushtrohet ndaj institucioneve të shtetit, kur ka ligje, liri dhe demokraci. Rama akoma e quan vetveten dhe partin e tij OPOZITË, fakt ky qe tregon se e pranon humbjen politike, por se nuk pranon të mos bëhet zhurmues i dëmshëm i shtetit. Të mos e pranosh vendimin e sovranit, nuk përbën mëkatin e madh, por të gënjesh mbi vendimin dhe të çirresh duke bërtitur se sovrani jam vetë, ky mund të jetë ai mëkati më i madh dhe më i pafalshëm i tij dhe i partisë që drejton.
Zgjedhjet e fundit aq shumë janë ekzagjeruar verbalisht, ndërsa nuk janë aq të parregullta sa përfliten nga paraqitja non-stop e opozitës dhe liderit të saj humbës Edi Rama. Veçanërisht këto zgjedhje nuk do të duhej të ishin objekt i një “krize” politike ku opozita vendos të bojkoton parlamentin institucionet e shtetit dhe më pas edhe të futet në greva “urie”, për ta kthyer humbjen në fitore apo dhe për ta zbutur disi qeverisjen e vendit në drejtim të saj. Këto frustrime të rënda të socialistëve ndaj interesave më të rëndësishme të vendit siç janë liberalizimi i vizave dhe integrimi i vendit në BE, mund të bëhen shkak i përkeqësimit edhe të mëtejmë të imazhit të Shqipërisë, por të konstatojmë se prekë edhe shqiptaret jashtë vendit e sidomos Kosovën. Ngadalësimi i Shqipërisë në liberalizimin e vizave dhe në integrim në BE, automatikisht e ngadalëson edhe Kosovën sepse tashmë imazhi i paraqitur në botë se shqiptarët nuk janë në gjendje të zgjedhin problemet e tyre pa ndihmën e domosdoshme të të tjerëve është një ndikues i natyrshëm dhe zvarritës.
Zgjedhjet dhe kontestimet e vazhdueshme të tyre nga opozita nuk mund të mos e mbanin në limite unitetin politik sa i përket interesave të shtetit. Madje uniteti që nuk i përjashton dallimet, por nuk i stërmadhon ato, që të mjegullohen edhe interesat më thelbësore të vendit. Këtë konditë të rëndësishme dhe të domosdoshme politike duket se opozita dhe Rama, nuk e marrin fare parasysh, madje qe prej zgjedhjeve fundit të 28 qershorit e këtej i janë përqasur me degradim, pa çka se Shqipëria ngecë, dhe sikur e rëndësishme për ta është qe të mos ngecin vetë pa pushtet edhe atëherë kur humbasin. Mund të konstatojmë se tani nuk ka mëdyshje se ku ndodhet bastioni përçarës i interesave të kombit dhe shtetit. Një adresë tashmë e thjeshtë dhe aq irracionale për të gjithë shqiptaret, kjo adresë është selia e partisë socialiste dhe drejtuesi i çorientuar Edi Rama. Mbetet e dhimbshme dhe madje edhe po kaq mbetet akoma për t’u sqaruar se: shqiptaret kanë kaq kohë që ishin drejtuar kah Evropa, ndërsa sot, pikërisht sot del një parti e rëndësishme, që nuk ka arritur të fitoj zgjedhjet dhe kthehet në një bastion të parëndësishëm, vetëm e vetëm sepse drejtuesi i saj, njeriu më i çorientuar, i cili është dhe një dështak i gjithanshëm, më në fund po merr vendime të atilla ku do qe edhe vendi i tij të bëhet një vend i dështuar përfundimisht kah Evropa. Ti pengosh shqiptarët në rrugëtimin e duhur kah Evropa do të thotë të vetë zgjedhësh emërtimin e njohur të përçarësi dhe të antishqiptarit, këtë nuk ka dyshim se tashmë nuk po e bënë turpshëm Edi Rama me shokët e tij socialistë.