Mendime
Gani Qarri: Atdheu mbi të gjitha
E shtune, 29.05.2010, 03:04 PM
ATDHEU MBI TË GJITHA
Nga Gani QARRI
Shprehja e urtë ATDHEU MBI TË GJITHA ,duhet ti bashkoj të gjithë shqiptarët kudo qofshin si në brengosje për vuajtjet e vendit, ashtu edhe në GËZIME për të arriturat e Atdheut !
Rasti më i mirë që ti gëzohemi të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike, arritjeve të Shtetit amë ëshë edhe ky i sotmi,kur pas pranimit të Shqipërisë në NATO edhe Komisioni Evropian me seli në Bruksel kishte propozuar heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë !
Kët Lajm të gëzuar për shqiptarët e kumtoi sot, komisionerja evropiane Cecilia Malmstrom madje e dhe ajo tha se « është e lumtur » të informoj se Komisioni Europian, miratoi rekomandimin për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë !
Gëzimi bëhet edhe më i pakufishëm për faktin se për fat të keq, Porosia kuptimplote « ATDHEU MBI TË GJITHA » te shqiptarët nuk vlen q`do herë,anipse Shteti ynë amë, përkrah shumë të arriturave me shumë mund e sakrifica, punë e djers dhe Përkushtim të pakrahasueshëm që të arrinte plotsimin e kushteve për heqjen e Vizave për qytetarët e Shqipërisë, atje në vend të BASHKIMIT ofrohej PËRQARJE e cila në momentet më vendimtare përcillej me « kryengritje » të opozitës, demonstrata dhe grevë « urie » e cila vinte si rrezik i porositur për pengimin e këtyre arritjeve kaq madhore të Shqipërisë.
Por sot,për fatin e mirë të Shqipërisë dhe shqiptarve, edhe nga Komisioni Europian u pranua -kalimi me sukses, i pengesës kryesore, për arritjen në finalen e realizimit të kësaj ËNDRRE të kahmotshme Shqiptatre !
Dje lexoja me knaqësi se si Shqipëria që dikur vuante pothuajse njejtë si Kosova, që shumë kohë, për « DRITA » fal Qeverisë së suksesëshme të Shqipërisë e cila me vendosmëri bindëse bën Veprime të lakmueshme dhe jo premtime të pa përmbushura,boshe, pas një Periudhe të mundimshme kishte arritur me sukses që jo vetëm të siguroj ENERGJI të mjaftueshme elektrike për nevojat e Vendit,por kishte edhe 100 Million Euro shitje të energjisë !
Mrekulli e vërtetë, dikush mundë ta nënvlerësoj,por jo edhe ata që kan vuajtur për vitet të tëra, mungesa e së cilës do i largonte edhe investitorët potencial të cilët falë edhe Energjisë së mjaftueshme elektrike,me kohë qdo ditë e më tepër,shtojnë edhe investimet e tyre kapitale në Shqipëri !
Paramendojeni vetëm Rrugën e KOMBIT dhe Tunelin afro 6 kilometërsh i cili do ishte një barrë shumë e rënd edhe për një Vend me finaca të forta dhe rezerva të mëdha në Buxhetin e Shtetit,siq ësht Zvicra të cilës i duhen vite për hapjen e tuneleve të ngjashme,madje Kroacia,për mes së cilës më ka rën të kalojë 3-4 vitet e fundit,si rrugët ashtu edhe përfundimet e tuneleve kanë zgjatur me vite të cilat përgjat Autostradës së Adriatikut edhe vitin e kaluar,ishin ende të pa përfunduara tërsisht, kurse në Shqipëri,pa u rënduar buxheti i Shtetit dhe pothuajse pa u vërejtur fare në standardin jetsor të popullsisë,derisa Greqia falimentoi tërsisht financiarisht dhe përkundër KRIZËS Europiane,u krye me aq sukses.
Ndaj ky nuk ishte vetëm INVESTIM por edhe TRIMËRI e Guxim për Vepra të mëdha të cilat e dërguan Shqipërinë aty ku edhe e ka Vendin në Bashkësin Europiane,duke u dëshmuar me Punë dhe arritje të pa shembullta për kohën dhe Vendin në Rajon.
Ndaj gjithë këto të arritura të Shqipërisë nuk mund të kalonin pa u vërejtur edhe nga Komisioni Europian i cili me të drejtë e pranoi Propozimin për heqjen e Vizave edhe për qytetarët e Shqipërisë.
Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri, Sali Berisha,duke vepruar me Trimëri dhe jo frigë,por edhe duke ju përmbajtur me vendosmëri edhe parimit,Veprim dhe jo fjalë,me vendosmërinë dhe Punën e të gjithë shqiptarve arritën të vlerësohen dhe pranohen publikisht nga Komisioni Europian-ndaj arritjet e këtyre përpjekjeve dhe si fryt i natyrshëm i tër kësaj ishte edhe vendimi i drejtë i KE për miratimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
Dhe kjo është një arritje madhore historike për Shqipërinë dhe për çdo shqiptar të cilët, ne me shumë respekt nga Zemra i Urojmë !