E hene, 29.04.2024, 06:34 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Letër akademikut të madh z. Sabri Hamiti

E enjte, 27.05.2010, 09:58 PM


LETER AKADEMIKUT TË MADH SHQIPTAR DHE NJËHERIT ANËTAR I KRYESISË SË LDKsë Z. SABRI HAMITI

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

I nderuar dhe i respektuar Zotëri Hamiti

 

Tani më ka hyrë në modë që njerëzit e thjeshtë të kenë mundësin, dhe të shkruajnë letra njerëzve me peshë të madhe kombëtare dhe intelektuale. Një të tillë vendosa ta bëj edhe une, duke u nisur nga dëshira që te e fundit përmes letrës të mund të komunikoi me ju, si njeri i vlerave dhe i dijesë shqiptare.

 

Që në fillim dua të ju përgëzoi për marrjen e çmimit të madh kombëtar nga Presidenti shqiptarë B. Topi, dhe të ju shprehi konsideratat e mia dhe mijëra mërgimtarëve shqiptarë anë e këndë botës. Ne çmojmë shumë vlerat kombëtare ku edhe ju me plot meritë jeni pjesë e këtyre vlerave, dhe duke u nisur nga vlerat une vendosa të shkruaj këtë letër dhe të bëjë një lutje që edhe në politikë të jeni pjesë e vlerave ngase jeni njeri me pozita si në Kuvend ashtu edhe në LDK.

 

I nderuar Z. Hamiti, ne shqiptarët dhe sidomos ne simpatizuesit dhe anëtarësia e gjerë e LDKsë juve ju njohim si njeri shumë të afërt të Presidentit historik Ibrahim Rugova, të njohim si njeri që me vite ishit bashkëudhëtari më i ngushtë i tij në sfidat dhe traumat që kaloi populli dhe ju vetë si inteligjencë e Kosovës karshi armikut serb, por për fat të keq edhe karshi disa shqipfolësve, ku fatkeqësisht edhe ju ishit viktimë e një atentati që për fat tuajin dhe tonin kaloi pa pasoja të mëdha. Presidenti Rugova u nda nga jeta pra u nda nga ne dha nga populli i kosovës si faqebardh, dhe si një Njeri që lidhi dy shekuj, dhe  mbeti ndër figurat më të mëdha të kombit shqiptarë, ai shkoi në përjetësi por sigurishtë se nuk e kishte pritur që pas pak muajsh partia e tij dhe e popullit njëheri, do të pësonte trauma të mëdha mu nga bashkëmendimtarët dhe bashkëveprimtarët e tij të ngusht. I nderuar Zotëri edhe në ato vite të 2006 e të tjerave më pas, shumë kemi pritur nga ju, kemi pritur të jeni më të zeshëm dhe më principiel, kemi pritur rrezatimin tuaj si një njeri me vlera kombëtare që të merrni një minut kohe dhe të bashkëbisedonit me anëtarësin tuaj se si mëtutje, por fatkeqësishtë nuk ishit shumë të zeshëm dhe ndodhi ajo që ju u futet edhe në Parlament, shumë mirë, por edhe u betë anëtarë i Kryesisë së parlamentit prap mirë, por nuk thatë asgjë kur me shpejtësi u përdhos Fotografia e Kryetarit tuaj dhe të gjithë Kosovës në sytë e botës. Ndoshta edhe kjo lë të kuptohet se ishte në pyetje funkcionimi i shtetit dhe ruajtja e situatës së qetë siq thuani ju të LDKsë, që u koalicionuet me ata që digjnin dhe përdhosnin flamujtë dhe fotot e Presidentit tonë të Madh. Ndoshta i nderuar të gjitha këto mund të përbihen sikur të përbihet teli me gjemba, por pas gjithë këtyre marrive mendoi se ka ardhur koha që ju i nderuar të dukeni më shumë në siperfaqe dhe të jeni në koherent me kohën, pra me situatën momentale jo të hijshme si në LDK ashtu edhe në Qeverinë dhe Parlamentin ku ju keni zenë vend, e ne po frikohemi se mos po keni pritesë që të lëshoni karrigen e butë të pushtetit.  I nderuar, ne kemi pritur si anëtarësi e LDKsë që ju të jeni më shumë se disa të tjerë në analiza dhe në kritika për vetë punën e LDKsë, ne kemi pritur që sidomos ju nuk do të luani me bagazhin tuaj të madh intelektual dhe politikë për karrige, ne kemi menduar se te ju do gjejmë prehje kur është në pyetje rugovizmi, ne kemi pritur që ju të jeni kritikë siq ishit gjithhere në letra, të jeni edhe në LDK ngase keni përgjegjësi të madhe morale dhe kombëtare, nëse vie edhe njëher të dobësimi i mëtutjeshëm i LDKsë. Ne kemi pritur shumë nga ju, andaj nëse e gjitha ka qenë për hirë të funkcionimit të mirëfilltë të shtetit që keni bërë lëshime ju falet,  por kurr nuk do ju falet nese edhe më tutje jeni pjesë e një koalicioni artificial dhe të dëmshëm për kauzën e Kosovës, nëse vazhdoni të jeni në një sofër me ata që mjelin popullin e Kosovës në emër të patriotizmit të çiftelijave si dhe  të enverizmit socio-komunist. Qëndrimi i juaj i mëtutjeshëm në ketë hekurudhë majtiste doemos sjell pasoja të mëtutjeshme për LDKnë dhe njëherit për terë Kosovën.

 

I nderuar Akademik, si njeri i madh që jeni keni për obligim që të dëshmoheni edhe më tutje, lejoni reforma dhe njerëz të rinjë në LDK, krijoni shansin për trurin e ri dhe të shkolluar, për rugovistet e vërtet që duan perëndimin dhe vlerat perëndimore që çmojnë lartë vlerat kombëtare, por edhe amerikanizmin që do na duhet gjithhere, behuni ju së pari pjesë e ndryshimeve cilësore në LDK, dhe mos lejoni që të nepërkembet edhe më tutje LDKja. I nderuar,  koalicioni i juaj me partnerin tuaj( e kam fjalën për Kryesinë e LDKsë) ngase ne anëtarësia e madhe e LDKsë nuk e kemi pranuar dhe as nuk e pranojmë në të ardhmen këtë koalicion të dëmshëm për LDKnë dhe vetë Kosovën, është gangrena e Kosovës.

 

I nderuar Akademik,  lëvizjet tuaja dhe të disa të tjerëve që ishit bashkëudhëtar të Rugovës do jenë me dobi për të ardhmen e LDKsë, nëse ato janë të stimuluara  për ardhmërinë e Kosovës dhe gjeneratave që vijnë, keni bërë shumë për Kosovën por tani duhet gradualishtë të krijoni hapësirë që edhe dikush të marri përgjegjësit për të ardhmen euro-atlantike, LDKja ka shumë vlera dhe cilësi vetëm se kërkojnë përkrahje të sinqertë nga ju personalisht, dhe ndoshta të tjerët...

 

Xhevat Rexhaj

Anëtar i LDKsë-  ish anëtarë i kryesisë qendrore të LDKsë në Zvicerr, ish anëtarë i komisionit të Degës së LDKsë për bashkëpunim me zvicerranë, ish kryetar i Nëndegës së LDKsë me vite në Schaffhausen, dhe CO- President i Shoqatës mikste Zvicerrano-Shqiptare



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora