E merkure, 30.04.2025, 09:08 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Turqia si uragan i ri politik në Ballkan

E enjte, 27.05.2010, 06:43 PM


TURQIA SI URAGAN I RI POLITIK NË BALLKAN

 

Nga Halit Bogaj

 

Siç po shihet këtë ditë është shtuar aktiviteti politik i Turqisë në Ballkan, e cila ka ndikim të madh në këtë vend, aq më tepër kur dihet se ajo është njëra ndër aleatet më të fuqishme të shteteve të bashkuara të Amerikës dhe si njëra ndër vendet më me ndikim në Lindjen e mesme , përmes së cilës shkohet atje në të gjitha mënyrat dhe nga të gjitha drejtimet.

 

Mes tjerash Turqia është edhe Fuqia e 17-të ekonomike dhe ushtarake në botë e cila është një forcë kolosale që duhet respektuar, prandaj edhe Serbia,  më në fund e ka marrë vesh rolin e saj dominant në Ballkan dhe ndërmjetësimin që duhet ta bëjë tek vendet tona ballkanike.Derisa mendohej se vocrraku Milorad Dodik i Bosnjës akoma kishte mbetur një’’serb i fortë radikal’’Turqia këto ditë e mbajti Takimin e njohur të Stambollit në të cilin e shihnim Tadiqin duke qeshur me zor para kamerave, por edhe të zënë ngushtë nga situatat e krijuara në nënqiellin tonë të trazuar rajonal. Atje sigurisht u kërkua që Tadiqi ta zbuste Dodikun ngase pa përkrahjen e tij ai nuk guxon as t’i fshijë hundët, e lëre më të ngrisë kokë dhe ta kërcënojë botën për’’Ndarjen e Republikës serbe nga Bosnja’’.Pra nga ai Samit u pa fare mirë se Tadiq ishte për Bosnjën unike dhe të pandarë e cila i kishte krijuar themelet e saj në Konferencën e Dejtonit të cilën e kishte udhëhequr arkitekti Riçard Hollbruk,  i cili një ditë prej ditësh  ishte ulur këmbëkryq/bashkë me UÇK-në/ në një odë të Junikut, për ta shpëtuar edhe Kosovën nga gjenocidi dhe zhbërja e saj.Si duket Turqia ‘’e ka për detyrë shtëpie’’/si një aleat besnik i SHBA-së/ që ta kryejë sa më shpejtë edhe punën akoma të zvarritur të Bosnjës e cila është duke zgjatur me vite të tëra/anipse është pranuar si shtet i pavarur dhe sovran nga Bashkësia ndërkombëtare/.Në këtë kontekst duhet përmendur edhe ‘’zbutjen’’e Silajxhiqit i cili u desh që të pajtohet me Tadiqin dhe ky i fundit t’i garantojë atij se kurrë më Bosnja nuk do të rrezikohet nga Serbia dhe e pranoi/ashtu siç e pranoi me gjysmë zëri / fajin e Serbisë për maskarën e Srebrenicës/edhepse nuk u quajt gjenocid me emrin që i takonte/.Gjithashtu duhet vlerësuar edhe rolin konstruktiv/kuptohet pas perdeve/ të Rusisë e cila në mënyrë të heshtur, por të sigurtë, është pajtuar se s’ka çka lypë në të ardhmen në Ballkan, anipse ndonjëherë flet e shpurdhë në favor të Serbisë, por të gjitha ato  fjalë dhe shprehje i ka pa plumba dhe pa kurrfarë rreziku.Pra diplomacia amerikane dhe ajo turke janë të pandara sa i përket Ballkanit dhe çojnë ujë në mullirin e njejtë, aq më tepër kur këto ditë edhe në Shqipëri u përmend vendosja e një reaktori për ta siguruar këtë pjesë të Evropës nga sulmet e mundshme të Iranit.Këtë askush nuk e ka pritur se mund të ndodhë në Shqipëri, por pas asaj që Rusia çonte pluhur rreth kundërshtimit të vendosjes së sistemit antiraketor në Poloni, atëherë doli dikush tjetër që i tha Amerikës’’Mirësevjen dhe je e mirëpritur në vendin tonë’’, për çka nuk do t’u ketë ardhur aspak mirë armiqëve tanë tradicionalë dhe ëndrrave të tyre të perënduara për hegjemonizma të reja.Si duket të gjithë e kanë kuptuar se çfarë rëndësie të madhe kanë shqiptarët në Ballkan dhe pozita e tyre gjeografike, ndaj i kanë hapur sytë dhe kanë filluar të mednojnë më ndryshe lidhur me ne.Dhe si rezultat i të gjitha këtyre rrjedhave të papritura të Turqisë dhe rolit të saj në Ballakan, është edhe përgatitja për ta futur Bosnjën sa më shpejt në koridoret e Paktit NATO, për çka Serbia do të çmendet nga sikleti  dhe do ta vazhdojë avazin e vjetër se nuk  do të hyjë në radhën e ‘’Atyre që e kanë bombarduar’’, gjersa të gjithë të tjerët janë duke u përgatutur që të bëhen anëtarë të barabartë të Aleancës më të fuqishme botërore.Por as Serbia e mjerë  s’ka kah t’ia mbajë , ngase do të ndodhë ajo,  siç thuhet,  ‘’ delja që ndahet nga bylyku’’e hanë ujqit..

 

Pra nga ky aspekt duhet kuptuar edhe domosdoshmërinë e pëlqimit të Serbisë përkitazi me pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në nivelin shtetëror në Samitin e ardhshëm të  Sarajevës.Kjo pajtueshmëri e saj/domethënë e Serbisë/ka lidhje të ngushtë edhe me faktet e lartpërmendura se Turqia vërtet është një lider rajonal politik e cila duhet të çmohet  nga të gjithë përreth saj, sidomos nga të vegjlit të cilët nuk lejohen të bëjnë çka t’u teket , siç ka vepruar në të kaluarën Millosheviqi.

 

Samiti i Sarajevës do të jetë hapi i parë i pranimit të shtetit të Kosovës/në mënyrë të heshtur/ nga ana e Serbisë/ e cila ndryshe do të flasë e ndryshe do të veprojë/, duke e ditur gjithmonë se as ajo nuk ka zgjidhje tjetër.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx