Mendime
Xhevat Rexhaj: Ambasadorët shqiptarë në Kampionatin Botëror në Afrikë të Jugut
E diele, 30.05.2010, 07:58 PM
Shqiptarët mburren me ju- Valon, Albert, Xherdan
AMBASADORET SHQIPTARË NË KAMPIONATIN BOTËROR NË AFRIKË TË JUGUT
Nga Xhevat Rexhaj
Ka shumë kohë që ne shqiptarët jemi lodhur nga politika ditore, nga tragjokomeditë tona që po na lënë pa gjumë dhe pa shpresa për një të ardhme më të mirë shqiptare. Jemi të sterngarkuar edhe si individë por edhe si popull me ecajaket tona si shoqëri që kurrsesi të mund të jemi të qetë se punët do shkojnë për së mari, dita ditës edhe pas pavarësisë formale të Kosovës që e pritem me shekuj po traumatizohemi me lajme për hajni, për abuzime, krime, keqperdorime, korrupcion, kriminalitet politik e ekonomik dhe çka jo tjeter. Të gjitha këto të këqija na vijnë si dhuratë nga kinse patriotët dhe politikanët tanë të cilet po e zhvatin paranë e popullit në emër të shtetit dhe për shtetin...
Fatmirësishtë në etnikumin shqiptarë, ka shumë njerëz që prapseprapë janë të dhenë pas të mirave dhe pas krijimit të vlerave kombëtare në sfera të ndryshme të jetës pa e patur asnjë përkrahje nga shteti dhe institucionet e tij. Shumë shqiptarë dita ditës krijojnë emër dhe vepra me të cilat ne duhet të mburremi se jemi shqiptarë, kuptohet në të gjjitha lëmitë jetësore. Për të qenë real një numër i madh i tyre po gjejnë shprehje dhe mundësi në vendet demokartike perëndimore ku çmohen vlerat dhe dija, ngase ato vende janë vetë vlera dhe dija, për dallim nga trojet tona ku politikanët jo se nuk stimulojnë por fatkeqësishtë pengojnë ngritjen dhe stimulimin e vlarave.
Nga kjo
Valon Behrami, Albert Bunjaku dhe Xherdan Sheqiri, tre yje të futbollit shqiptarë edhe pse në fanelën bardh e kuq, do jenë me emër e mbiemër shqiptarë, do jenë krenaria dhe madhështia e jonë, do jenë thjeshtë shpirti dhe gjaku i ynë në Afrikë. Këta të tre janë më shumë se futbollistë, janë më shumë se reprezentues të Zvicrres, do jenë më shumë se pjesmarrës të kampionatit ata fund e krye do jenë ambasadorët shqiptarë në sytë e krejtë botës më shumë se futbolldashëse. Këta tre shqiptarë meritojnë çmime, mirënjohje dhe gradime shtetërore, këta janë ajka e kombit në fushën e vet, këta janë përfaqësues të denjë të popullit, ngase me talentin dhe punën e mundimshme të bërë me ndihmen e prindërve të tyre arritën këtu ku janë, pra shqiptari mund të arrij edhe piadestalët nëse i ka kushtet dhe mundësit, e këto këtyre ua krijoi poulli dhe shteti zvicerranë, andaj të marrin pakëz inat nga kjo institucionet tona se sporti dhe kultura bëjnë më shumë se politika.
Duke u nisur nga kjo, populli shqiptarë e ka të qartë se për cilin reprezentacion do të anoj dhe do të brohoras, pra për Zvicrren dhe tre musketirët tanë të këtij shekulli, nuk është pak që në një shtet me 8 milion banor të zejnë vend tre shqiptarë në reprezentacion të tyre, demokraci e llojit të vetë.
Zvicrra, shtet me mbi 200 000 mijë shqiptarë, prijëse në investime në Kosovë e Shqipëri, humanitare me qindra mijëra emigrantë nga Kosova në kohë lufte, meriton më shumë respekt nga vetë ne shqiptarët, e kemi si atdhe të dytë ngase na respekton neve si shqiptarë edhe me të metat që i kemi.
Fat dhe suksese në kampionatin botëror- Reprezentacion i Zvicrresë me tre shqiptarët e mëdhenj të futbollit, Valonin, Albertin dhe Xherdanin.