E enjte, 02.05.2024, 04:28 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Kosova dhe shqiptarët nëpër udhëkryqet e ndryshme të shekujve dhe historisë

E diele, 30.05.2010, 07:58 PM


Kosova dhe shqiptarët nëpër udhëkryqet e ndryshme të shekujve dhe historisë...

 

Të mundur apo fitimtar...?!...

 

Nga Agron Shabani, Gjermani

 

   Edhe përkunder faktit se me rastin e luftës së njohur clirimtare dhe heroike të UCK-së dhe popullit tonë atje:Me tepër dhe më bukur se kurrë i celën dhe hapën sytë liria,shteti dhe pavarësia supstanciale e popullit(kombit) dhe atdheut tonë të përbashkët në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme shtetërore dhe nacionale.Megjithatë,ngjarjet dhe zhvillimet e ndryshme(fluide dhe tepër hektike) të pasluftës,gjegjësisht,të shtetit dhe shoqëriosë së gjithëmbarshme në Kosovë dhe në hapësira tjera etnike dhe historike të shqiptarëve lënë për të deshiruar në disa sfera dhe segmente të caktuara shtetërore, nacionale,politke,historike,gjeografike dhe të tjera.Aty janë edhe cështjët dhe aspektët e njohura të ndodhjes së shtetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës dikund në mes "pavarësisë së importuar" dhe "sovranitetit të eksportuar" që së bashku me problemët e njohura ekzistenciale dhe supstanciale të vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë Lindore,Kosovë Jugore(Maqedoni) dhe Mal të Zi në njerën anë dhe pretëndimëve të njohura militare,hegjemone dhe secesioniste të Serbisë në "pjesën veriore" të Mitrovicës etj. në anën tjetër:Në rastin me të butë janë një lajm i keq për lidershipin e gjithëmbarshëm shqiptar në Kosovë dhe kudo dhe miqtë ose aleatët e njohur ndërkombëtar në këtë drejtim.KJO në radhë të parë për faktin tashmë të njohur se në rastin e "oreksëve" ose pretëndimëve të mësipërme serbo-militariste në njerën anë dhe të "projektëve" ose planimetrive të ndryshme(të sofistikuara sigurisht) të vëllezërve të tyre sllavo-malazias ose sllavo-maqedonas -kundër shqiptarëve të atjeshëm tnik  autokton dhe etnik në anën tjetër:Kemi të bëjmë pikërisht me "projektët" dhe planimetritë e dikurshme( të njohura pra!) koloniale ose gjysëmkolonialiste  të fqinjëve të ndryshëm sllavo-ortodoks kundër popullit(kombit) dhe atdheut tonë që bartin "firma" dhe "licenca" të mëhershme të etapave  ose periudhave të ndryshme imperiale dhe kolonialiste.Se këndejmi,po t´iu referohësh shenimëve,dëftesave,dokumentëve ose burimëve të njohura materiale dhe historike:Paradokset dhe padrejtësitë e ndryshme politike,ushtarake,historike,gjeografike dhe të tjera nga ana e fuqive të dikurshme imperiale dhe kolonialiste ndaj popullit ose kombit tonë shqiptar(dhe,jo vetem ndaj shqiptarëve) e kanë një "histori" relativisht të gjatë dhe tepër të dhimbshme.Dhe,kjo duke filluar që nga "Kongresi i Vjenës" dhe vendimët e njohura të "Aleancës së Shenjtë" ose "Pentarkisë së Madhe" me 1815...Për të vazhduar me "Kongresin e Berlinit"me 1878 dhe periudhën e egër të "cezarizmit" ose "carizmit" të njohur ushtarak dhe politik.Përkatësisht,, me "politikën e forcës",,madje me "sistemin" dhe "dualizmin" e njohur apsolutist dhe rezidencialist të Bachut dhe Metternichut si dhe etapën e njohur të "popujve johistorik"  në në këtë vorbull sic i quanin asokohe sllovenët,sllovakët,boshnjakët,maqedonasit  dhe të tjerët vendët ose fuqitën e ndryshme imperiale dhe kolonialiste të kontinentit plak.Mbase  gjithnjë fjala mbi etapën ose periudhën e rëndë të kolonializmit të njohur imperialist dhe hegjemonist .Gjegjesisht,mbi "Kongresin e Berlinit" me 1878 dhe padrejtësitë e njohura politike,historike dhe gjeografike ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në këtë drejtim..Se këndejmi,"Kongresi i Berlinit" (1878) ishte mbajtur dhe organizuar asokohe si të thuash nën trsninë dhe "impresionin" e pashmangshëm të Otto von Bismarkut dhe "Reichut të Dytë" Gjerman me 1848-1849:Përkatësisht,të rrethanave të atëhershme dramatike dhe tektonike në kontinentin plak dhe më gjërë.Kur kancelari i mesipërm gjerman(Bismarku) nën trysninë dhe "impresionin" e një situate të palakmueshme dhe deri diku edhe kaotike të popullit dhe vendit të tij(Gjermanisë) të ndarë dhe coptuar asokohe në "35 shtete të pavarura" dhe "katër qytete të lira" ose "neutrale" në njerën anë.Si dhe të shantazhëve dhe trysnive të njohura politike,ushtarake,historike,gjeografike dhe të tjera të Rusisë cariste,"republikës së vjetër" të Austrisë,gjegjësisht,"Dinastisë së Habsburgëve" dhe të tjerëve në anën tjetër:Nuk e cante si të thuash edhe aq fortë kokën për problemët e atëhërshme ekzistenciale dhe jetike të popllit ose kombit të lashtë shqiptar në Ballkan.Duke i lërë kështu asokohe me tepër së gjysmën e trojeve dhe teritorëve të njohura etnike dhe historike të shqiptarëve jashta kufijve të ndryshëm(të imponuar sigurisht) politik ose administrativo-juridik të Shtetit ëmë-Shqipërisë.Se këndejmi,ndërkohë që "Kongresi i Berlinit" (me 1878) ishte zhvilluar pra nën trysninë dhe impresionin e pashmangshëm  të "Kongresit të Vjenës" dhe vendimëve të njohura të "Aleancës së Shenjtë" ,gjegjësisht,"Pentarkisë së Madhe" me 1815: "Konferenca e Ambasadorëve të Londrës" së vitit 1913 ishte zhvilluar në "buzëmbrëmjen" ose "etapen e fundit" të para (fillimit) të Luftës së Parë Botërore me 1914.Përkatësisht,në një periudhë të fluidshme dhe tepër hektike kur i ashtuquajturi "imperializmi kolonialist" e kishte arrirë si të thuash "zenitin" ose pikën me të lartë( kulmimante) të tij.Dhe,mbase në një kohë kur dy të tretat(6O% ose 68 %) e vendëve dhe popujve të ndryshëm gjithandej rruzullit tonë tokësor ndodhëshin asokohe nën kontrollin dhe sundimin e plotë të fuqive të ndryshme imperiale dhe kolonialiste të kontinentit të vjetër evropian dhe më largë.Ndërkohë që Kina,Irani(Përsia) dhe Perandoria Osmane e Turqisë ndodhëshin si të thuash në "sferën" dhe "vrojtimin permanent" të interesave të ndryshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike të fuqive të ndryshme imperiale dhe kolonialiste.Përderisa,vendët ose regjionet e ndryshme të Amerikës Qëndrore,Amerikës Jugore(Amerikës Latine) së bashku me disa vende të Azisë(si Avganistani,Tibeti,Siami etj.),Afrikës(Etipoia ose Abisinia) dhe të Evropës e kishin ruajtur dhe garantuar deri dikur "pavarësinë" ose "sovranitetin" e tyre përballë projektëve dhe "apetitëve" të mesipërme koloniale ose imperialiste.Se këndejmi,imponimi dhe afirmimi i vazhdueshëm i "faktorit të forcës" ose fuqisë së njohur ushtarake ,industriale dhe ekonomike së bashku me ambicijet e njohura  për prestigj dhe një dominim të gjithëmbarshëm shtetëror dhe nacional në një masë tepër të madhe asokohe iu kishin shkuar për shtati projektëve dhe planimetrive të njohura dominante dhe ekskluziviste të fuqive të ndryshme imperiale dhe kolonialiste në stadin me të lartë të imperializmit.Aty duhet kërkuar edhe paradokset dhe padrejtësitë e njohura politike,ushtarake,historike,gjeografike dhe të tjera të fuqive të ndryshme të mëdha ndaj vendëve dhe popujve të ndryshëm në kohë dhe hapësirë.Ndaj,popullit ose kombit shqiptar sidomos.Pra,në kontekstin ose suspektin e ngjarjëve dhe zhvillimëve të mesipërme politike,nacionale,ushtarake dhe historike në stadin me të lartë të imperializmit të njohur kolonialist.Mbase,gjithnjë fjala mbi "Konferencën e Ambasadorëve" në Londër (me 1913) dhe padrejtësitë e njohura politike,nacionale,historike dhe gjeografike ndaj popullit(kombit) tonë shqiptar.Ndonëse,pa i harruar këtu pra edhe padrejtësitë dhe paradokset e sipërcekura në këtë vorbull. Për ti arrirë kështu kulminacionin ose "zenitin" e tyre në "Traktatin e Versajës" me 1918 dhe 1919 etj.Kur nga ana e "instruktorëve" ose "arkitektëve" të ndryshëm të "gjeografive të vogla" dhe "historive të mëdha" mbi trungun ose teritorin e njohur etnik dhe historiko-gjeografik të popullit(kombit) të lastë iliro-shqiptar u skicuan dhe hartuan "hartat e reja" të krijesave të ndryshme artificiale dhe tepër hibride të  sllavëve të jugut(jugoserbosllavisë)dhe fqinjëve të tjere ortodoks.Dhe kjo, me ndihmat e pakursyera materiale,teknike, konspirative , logjistike dhe të tjera të fuqive të ndryshme koloniale dhe imperialiste të kontinentit plak.Për me tepër ndërkaq,edhe Lufta e Parë Botërore(1914-1918) në radhë të parë kishte filluar mu për shkak të Luftës ose konfliktëve të njohura Ballkanike.Gjegjësisht,për shkak të interesave të njohura gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Anglisë,Gjermanisë,Rusisë,Austro-Hungarisë etj.Si dhe të aleatëve të tyre në Ballkan.Pasojat e Luftës së Parë Botërore së bashku me ato të luftërave të përgjakshme ballkanike edhe sot e kësaj dite janë të njohura.Me tepër se 1O milion viktima të luftës,afro 2O milion të tjerë të plagosur,retarduar dhe me pasoja të përjetshme nga lufta  dhe kështu me radhë është "bilansi" i Luftës së Parë Botërore.Dhe,së bashku me këto të fundit:edhe paradokset dhe padrejtësitë e mëvonshme të "Traktatit të Versajës" me 1919 dhe  paradokset tjera në këtë drejtim...Të cilat si të atilla cfarë ishin:zatën i sollen dhe shkaktuan edhe Luftën e Dytë Botërore dhe zhvillimët e mevonshme tektonike dhe tepër dramatike në kohë dhe hapesirë.Ndryshe nga kjo:etapën ose periudhën e njohur të pasluftës së parë botërore do ta mbështjellin dhe karakterizojnë koncepte,tipe ose modele të ndryshme politike dhe ideologjike.Përkatësisht, koncepti i njohur borxhez ose kapitalist i Perëndimit i proklamuar dhe promovuar nga ana e presidentit të atëhërshëm amerikan Vilson(ëilson),atij francez Klemanso(Clemenceau),lordit Xhorxh(Loyd George) nga Britania e Madhe dhe Orlandos nga Italia në "Traktatin e Versajës" me 1919.Dhe "koncepti revolucionar" ose komuno-socialist i Lindjes i ngritur dhe promovuar në "flakën" e njohur të revolucionëve të njohura të tetorit(në Rusi),nëntorit(në Gjermani) dhe kështu me radhë.Dhe,së bashku me këto të fundit edhe "tipët" ose "modelët" e ndryshme politike dhe ideologjike në kohën dhe botën e atëhershme "paktiste" ose "antantiste" sic uishin e ashtuquajtura "demokracia qytetare dhe parlamentare","totalitarizmi i njohur nacional ose fashist" dhe e ashtuaquajtura "diktatura e proletariatit",gjegjesisht, "modeli" ose sistemi i njohur revolucionar dhe bolshevik në Rusi.Duke i sjellur dhe shklaktuar kështu Luftën e Dytë Botërore dhe pasojat e njohura në nivel kontinental dhe interkontinental!...:Lufta e Dytë Botërore në këtë vorbull do të mbahet mend si lufta ose konflikti më i përgjakshem dhe më shkatërrimtar në historikun e përgjithshëm të luftërave ose konfliktëve të ndryshme në globin tonë tokësor.Me mbi 55 milion njerëz të vrarë,mbi 3O milion të tjerë të plagosur dhe invalid të përjetshëm,madje,me shkatërrime dhe tragjedi të tjera njerëzore dhe materiale!Lufta e Dytë Botërore ishte dhe mbeti si "leksioni" më i madh dhe më kuptimplotë në domenin ose kontesktin e gjërë të "përvojes" ose "mësimëve të njohura politike dhe historike" të vendëve dhe popujve të ndryshëm anëkënd rruzullit tokësor nga "pësimet" ose pasojat e mësipërme luftarake ose ushtarake.Shih për këtë:mendimtari dhe sociologu i shquar Donald .J.Mac Rae në vitin 1956 duke i studiuar dhe analizuar shkaqët dhe pasojat e luftërave ose konfliktëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë nga këndvështriimi i njohur historiografik ,politologjik dhe sociopsikologjik:Atëbotë pos tjerash do të nënvizonte faktin e njohur sipas të të cilit sociologjia dhe politologjia  parasegjithash janë "histori" ose shkenca të njohura shoqërore dhe politike të cliruara(të liruara) nga mitët(mitologjia),madje nga eposët,sloganët,parullat,pamfletët ose legjendat e njohura nacionale dhe historike.Përderisa,historia vazhdon të ngelët si një "sociologji e brëndshme"  dhe "inkarnativo-ataraktive" të cilës i mungojnë studimët,analizat,formulimet,eksplikimet dhe singularizimet e njohura sociopolitike. E kundërta e saj janë trendët ose tendencat e njohura dominante dhe ekskluziviste të vendëve dhe popujve të ndryshëm në kohë dhe hapësirë.Ndaj,mu për këtë:sipas pikëpamjeve dhe botëkuptimëve të njohura shkencore dhe metodologjike të mendimtarit dhe historiografit të shquar amerikan,Peter Udgard dhe të shumë studiuesve dhe mendimtarëve të tjerë botëror:"Edhe popujt ose ato vende të ndryshme të cilat dikur kanë qenë luftënxitëse,agresore ose fuqi të ndryshme imperiale ose kolonialiste nën "firmën" ose parullat e njohura të "historive të stisura" dhe të "sofistikuara" ose kamuflative: në një formë a tjetrën sikur vazhdojnë ta paraqesin ose prezantojnë vetën e tyre si të "humbur" ose "viktima" të ndryshme të kinse gjëja "paradoksëve" ose "padrejtësive" të ndryshme historike,gjeografike,ushtarake ose politike." Sic është pikërisht rasti i njohur( i papresedan mbase!)i popullit dhe shtetit serb.Të cilët edhe përkundër luftërave,masakrave dhe tragjedive të njohura njerëzore dhe materiale të soldateskës dhe regjimit kriminal dhe gjakatar të Milloshevicit ndaj vendëve dhe popujve të tjerë joserb gjatë dy dekadave të fundit të shekullit të kaluar!!!! Me "instrumentët" e demoduara dhe recidiviste të "kuzhinës" së njohur politike dhe propagandistike të Beogradit:Në sytë e botës po mundohen t´i paraqesin ose prezantojnë veten dhe vëndin e tyre(lexo:epshët dhe apetitët e njohua imperiale,hegjemone dhe ekspanzioniste të Serbisë)  si "viktima" të kinse "paradoksëve" dhe "paderjtësive" të ndryshme historike,ushtarake ose politike ndaj popullit serb!!!!Gjepura të njohura ortodokse dhe bizantine që i shpartallon ose davarisë mengjesi.Se këndejmi,parullat dhe sloganët e mësipërme të popullit dhe regjimit serb në Beograd në rastin konkret nuk janë asgjë tjetër pos një recidivi të njohur fiksionësh dhe iluzionësh të sëmuara autoritare,totalitare,hegjemone,militare,imperiale dhe ekpanzioniste nga kthetërat e të cilave populli dhe pushteti serb nuk po mund të clirohen(lirohen) edhe përkundër faktit të njohur se tashti dhe një kohë të gjatë janë pikërisht shkaktarët dhe viktimat kryesore të tyre.Pra,të projektëve dhe planimetrive  të veta(të tyre pra) militare dhe kolonialiste kundër vendëve dhe popujve të tjerë.Gjegjësisht,viktima të vetëvetës dhe "projektëve" të sëmuara totalitare dhe fashiste të regjimit kriminal dhe gjakatar të Milloshevicit.Fashizmi sipas Ernst Blochut dhe shumë mendimtarëve të tjerë:parasegjithash është kryengritje dhe një mobilizim i gjithëmbarshëm infantil dhe patologjik i masave ose shtresave më të ulëta dhe më të prapambetura të shtetit dhe shoqërisë kundër progresit,kundër humanizmit,kundër racionalitetit,kundër kulturës,edukatës,emancipimit dhe modernizimit të njohur njerëzor ose qytetar.Përkatësisht,kryengritje dhe një mobilizim i përgjithshëm kundër njerëzve dhe popujve të tjerë.Madje,kundër paqës,stabilitetit,koekzistencës,bashkëjetesës dhe harmonisë së prefëruar ndërshtetërore ose ndërnacionale.Shih për këtë: të kundruara dhe profilizuara sipas pikëpamjeve he botëkuptimëve të njohura të J.Heinzinh,H.G.Gadamer etj.Marëdhenjët ose raportet e ndryshme në mes nacionaloizmit primitivë dhe patriotizmit klasik në të shumtën e rastëve ngjajnë në marëdhenjët ose ato raportet e njohura në mes dashurisë dhe urrejtjes(...). Ndonëse,gjithmonë duke menduar këtu në nacionalpatriotizmin e egër dhe tepër primitiv të popullit ose shtetit serb ndaj popujve dhe vendëve të tjera në njerën anë së bashku me "orekset" dhe pretëndimet e njohura (cariste ,paternaliste,proteksioniste,hegjemoniste,revizioniste,imperialiste,ekspanzioniste dhe të tjera) të vendëve ose fuqive të ndryshme në kohë he hapësirë që nuk kanë asgjë të përbashkët me kursin dhe "vizionin e ri" të raporteve ose marëdhenjëve të sotme botërore ose ndërkombëtare.Dhe,kjo aq me tepër duke menduar në faktin se ngritja dhe themelimi i shtetëve të pavarura dhe sovrane në hapësirat e dikurshme të ish "perandorive " të mesipërme të sllavëve të lindjes(ish BRSS-së) dhe sllavëve të jugut(ish RSFJ-së):Përvec shkatërrimit të përgjithshëm dhe përfundimtar të "projektëve" ose planimetrive të ndryshme  hegjemone,militare,ekspanzioniste,gjysëmkoloniale ose kolonialiste .Në forma dhe menyra të ndryshme(eksplicite dhe implicite) do të kenë ndikime dhe reflektime të fuqishme dhe të shumëfishta në ristrukturimin(reformimin),eksplorimin dhe riemancipimin e popujve(kombëve),shtetëve,kulturave dhe civilizimëve të ndryshme ("ekskluzive" ose "ekzotike" )gjithandej rruzullit tonë tokësor.Përkatësisht,në hartimin,formulimin,ravijezimin,konturimin,eksplorimin,riciklimin,ristrukturimin dhe unifikimin ose "konvencionalizimin" e platformës dhe një filozofie të re në marëdhenjët ose raportët  e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare.E cila në këtë kuader do t´i përfshinte dhe nënkuptonte edhe "muzgujt" ose perëndimin e gjithëmbarshëm dhe përfundimtar të projektëve,apetitëve ose planimetrive të cfarëdollojshme imperiale,kolonialiste ose gjysëmkolonialiste të kujtdoqofshin ato në këtë botë.Dhe,së bashku me këto të fundit edhe shkatërrimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të "doktrinave" ose "konceptëve" të njohura hegjemone,militare dhe ekspanzioniste të ish fuqive ose ish "perandorive" të ndryshme komuno-pansllaviste dhe të tjera.Si dhe përfundimin  e ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të dikurshme bipolare ose bllokiste në këtë drejtim.

Në vazhdim dicka mbi ish "luftën e ftohtë" dhe konfrontimët e asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit:Sic dihet:e ashtuquajtura "lufta e ftohtë" ose konfrontimet e njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit(Në radhë të parë në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së si dy supërfuqitë e asokohshme botërore ose planetare) në radhë të parë do të mbahet mend si "luftë" ose një "konflikt i pashpallur" në mes "miqve" ose "aleatëve" të dikurshëm gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.Ndonëse,gjithnjë duke menduar në të ashtuquajturën "status quonë" e atëhershme nukleare ose atomike në të "dyja anët" ose "tabrrët e konfrontuara" dhe antagoniste me njëra tjetrën.Gjegjësisht,në "garën" e njohur për armatim dhe dominim të gjithëmbarshëm nuklear ose atomik në mes Shtetëve të Bashkuara dhe ish Bashkimit Sovjetik.Kur secila nga dy supërfuqitë e lartëpërmendura nukleare ose atomike nga buxheti i tyre shtetëror ose nacional i ndanin dhe shpenzonin nga 2OO,përkatësisht,3OO miliard dollar amerikan.Duke e ngritur kështu kuotën ose fuqinë e tyre nukleare ose atomike në mbi 5O.OOO megaton të armëve të shkatërrimit në masë.Gjë që e shprehur dhe deshifruar me numrin e atëhershëm të njerëzve ose popullsisë së gjithëmbarshmë në rruzullin tonë tokësor:Kjo donë të thoshte se atëbotë për cdo frymë(kokë) njeriu ishin të dedikuara dhe predispozuara me tepër se 2O tonë eksploziv bërthamor ose atomik.Madje, pa i harruar këtu nëndetësët e ndryshme nukleare ose atomike së bashku me kaqatorët(bombarderët) e ndryshëm nuklear ose strategjik si dhe raketat e njohura kontinentale ose interkontinentale me mbushje nukleare ose bërthamore që vazhdonin të paraqisnin frikë dhe një "rrezik latent"  ose "permanent" për paqën dhe sigurinë e gjithëmbarshme botërore ose planetare.Dhe,kjo sidomos me rastin e krizave të njohura në Berlin(1961 etj.),në Karaibe(Kubë),në Kore,Dien bien Fu(Indokinë),Tajvan(Kinë),Hungari,Cekosllovaki dhe kështu me radhë.Kur bota ndodhej si të thuash përballë të të "fikëtit" ose një "infrakti" të përgjithshëm nuklear ose atomik.Gjegjesisht,në Ankthin e Madh të një frike latente dhe permanente së cfarë mund të ndodhte në ditën e nesërme(...).Ndërkohë që me tepër se 72 % e popullsisë së gjithëmbarshme botërore ose planetare(të vendëve të pazhvilluara dhe në zhvillim) po jetonin si të thuash në një gjendje të mjeruar sociale dhe ekonomike.Përkatësisht,në kushtët e një varfërie të skajshme sociale dhe ekonomike.Dhe,kjo gjër më shkatërrimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish "Traktatit të Varshavës" dhe "perandorisë" së atëhershme ruso-sovjetike në dy dekatadat e fundit të shekullit të kaluar.Dhe,përfundimit të "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste.Kur të të ashtuquajturat "doktrinat" dhe "teoritë" e ndryshme politike dhe gjeostrategjike të Brezhnjevit,Hrushcovit,Stalinit etj.Do të japin "shpirtë"pikërisht  mbi "ruinat" ose "gërmadhat" e njohura imperiale,hegjemone dhe militare-ekspanzioniste të ish "perandorisë së kuqe" të sllavëve të lindjes në Moskë.Dhe,së bashku me to edhe "ato" të tjerat të "epigonës" ose simotrës së saj ("perandorisë së vogël") të sllavëve të jugut në Beograd.Duke e vërë theksin në popujt e lirë dhe shtetët e pavarura ose sovrane të dalura nga kthetrat dhe "orbita" e dikurshme e kontrollit të rreptë të Moskës(Rusisë) dhe Beogradit(Serbisë).Dhe,kjo në saje të  epërsisë,potencialit dhe një fuqie të njohur industriale,ushtarake dhe ekonomike të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës(SHBA-së) si fuqia më e madhe dhe kryesore e Natos dhe Perëndimit -ndaj "fuqisë tjetër" të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshavës" që dikur me vonë do të shpërbëhën ose shklatërrohen si "kulla" prej letrës-përballë kolosit të njohur amerikan.Ndonëse,pa i harruar këtu edhe konceptët dhe doktrinat e njohura amerikane si "Laissez-faire","Neë deal","Roll Back" dhe të tjera(ku nuk përjashtohej edhe përdorimi i forcës ushtarake në rast nevoje si me rastin e luftës së njohur në Kosovë nga ana e forcave të Natos dhe ShBA-së kundër soldateskës serbe të Milloshevicit!) përballë "doktrinave" ose "konceptëve" të ndryshme ruso-sovjetike,kineze dhe të tjera që do i shpartalloi ose davarisi koha dhe "vizioni i ri" në marëdhenjët botërore ose ndërkombëtarei.Gjegjësisht,Agu dhe Fillimi i Ri  ( "Neë Age" dhe "Neë Born") i popujve ose vendëve të lira dhe sovrane(si Republika e Kosoves,Kroacia,Sllovenia,Ukraina,Gjeorgjia,Letonia,Lituania,Azerbejxhani,Kazakistani,Turkmenia,Kirgizia etj.)që i fituan lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetërore dhe nacionale në  bazë të Kartës së njohur të OKB-së  etj. mbi të Drejtën  e Patjetërsueshme dhe Universale të vendëve dhe popujve të ndryshëm nëkënd globit tokësor për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore,nacionale,politike,ushtarake etj. nga thundra ose tutelja e huaj koloniale ose gjysëmkolonialioste.Madje,në saje të ndihmave të njohura kolosale dhe titanike të SHBA-së dhe vendëve të tjera të Natos dhe Perëndimit.Respektivisht,fal Miqësive dhe Aleancave të njohura historike dhe antologjike(sic ishte Aleanca e Madhe NATO-UCK-së)me SHBA-se dhe Aleatët e saj kudo nepër botë. E thënë ndryshe:Procesët ose zhvillimët e gjithëmbarshme të një "bote globale" dhe "post-moderne" ose bashkohore nuk mund të kthehën prapa për hirë të "oreksëve" ose "apetitëve" të ndryshme koloniale ose gjysëmkolonialiste të vendëve ose "fuqive" të dikurshme koloniale ose gjysëmkolonialiste.Dhe,kjo pavarësisht asaj se krahas cështjës së pazgjidhur shqiptare në Ballkan: problemët e njohura në mes "Koresë së Jugut" dhe "Koresë së Veriut", ato në Irak, të tjerat në Avganistan,problemi i mocëm izralelito-palestinez, "konflikti i ngrirë" në Gjeorgji dhe kështu me radhë po vazhdojnë të  paraqesin "sfidë" dhe një "provokim serioz" për "arkitekturën" ose "infrastrukturën e re" të marëdhenjëve ose raportëve ndërkombëtare.(...).Dhe..."Kjevskaja Rasija" e Vladimir Putinit dhe "aparatit" të tij nomenklatutal dhe burokratik në Kremlin:Se këndejmi, "në qoftë se Rusia dy vite me herët e sulmoi dhe invadoi ushtarakisht Gjeorgjinë(Gruzinë) për t´i "treguar muskujt e saj ushtarak" dhe frikësuar paksa Turqinë dhe vendët tjera të rajonit me "potencialin" e saj ushtarak etj.Dhe,kjo për shkak të afërsisë së njohur tokësore ose gjeografike të Gjeorgjisë me Turqinë si Anëtare e Natos dhe si njëra ndër fuqitë më të mëdha ushtarake dhe politike të globit në njerën anë.Gjegjësisht, për shkak të projektëve dhe planimetrive të ndryshme gjeostrategjike,gjeopolitike dhe të tjera të Rusisë(lexo:problemët ,implikimet dhe komplikimët e njohura të "gasspromit" rus me burimet e tjera të gasit,naftës dhe pasurive të tjera nëntokësore dhe mbitokësore në Azerbejxhan,Gjeorgji,Armeni,Turkmeni etj.Përkatësisht,me "rrugët tjera" të  monopolit ose dominimit rus në "tregun e përbashkët" evropian të gasit dhe energjisë)në anën tjetër:Etapat ose "epokat" e dikurshme të "perandorive" të ndryshme cariste,bolshevike ose komunopansllaviste duket se kanë ikur dhe perënduar njëherë e përgjithmonë.Dhe,kjo pavarësisht "miqësive","aleancave" ose "konfederatave të reja" në mes Rusisë dhe Ukrainës etj.si në periudhën e njohur mesjetare të "Rusisë së Kjevit"(lexo:"Kjevskaja Rasija" në shekullin IX).Në botë sot fryejnë dhe mbizotërojnë erëra të reja.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora