E premte, 02.05.2025, 10:22 AM (GMT+1)

Mendime

Bardhyl Mahmuti: Inkuizicioni, si gjykatë speciale nën diktatin e kishës, merr formë të re në Maqedoninë antishqiptare !

E hene, 31.05.2010, 03:51 PM


Inkuizicioni, si gjykatë speciale nën diktatin e kishës, merr formë të re në Maqedoninë antishqiptare !

 

Arrestimet arbitrare të komanduara nga qarqet politike dhe proceset e montuara gjyqësore kundër shqiptarëve në Maqedoni nuk janë fshehtësi për askënd. Siç nuk janë fshehtësi as motivet e urrejtjes etnike dhe fetare që i shoqërojnë këto dënime.

Koordinimi i politikës ekstreme antishqiptare dhe i fundamentalizmit ortodoks maqedonas dita ditës është duke marrë përmasa shqetësuese.

 

Vendosja e gurëthemelit të Gjykatës Themelore në Shkup me ceremonitë e bekimit nga Kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë  dhe nga diktatorët e VMRO-së në krye me Nikolla Gruevskin, janë sinjale alarmi për demokracinë e këtij vendi dhe stabilitetin e kësaj pjese të Ballkanit.

 

Situatën e bën edhe më shqetësuese indiferenca e forcave që pretendojnë se janë për demokratizimin e vendit nga njëra anë dhe përfaqësuesve të institucioneve demokratike ndërkombëtare në Shkup, nga ana tjetër.

 

Kjo indiferencë inkurajon koordinatorët e dy ekstremeve (ekstremit politik maqedonas dhe fundamentalizmit ortodoks) që të vazhdojnë politikën antishqiptare.

 

Shprehja popullore shqiptare se « çdo gjë këputet prej së holli, vetëm zullumi prej së trashi » merr kuptimin e plotë në këtë kontekst.

 

Që t’i jepet fund këtij zullumi antishqiptar në Maqedoni bashkërenditja e veprimtarisë politike dhe kombëtare në përgjithësi është e domosdoshme.

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar shpreh brengosjen e thellë për indiferencën e forcave politike shqiptare që nuk po gjejnë një konsensus minimal përballë këtij agresioni antishqiptar në Maqedoni.

 

Të gjithë ata që pengojnë bashkërenditjen e veprimtarisë politike dhe kombëtare shqiptare përballë politikës së diskriminimit më të rëndë racial në Evropë janë bashkëpërgjegjës në politikën antishqiptare në Maqedoni.

 

 

Bardhyl Mahmuti

Bashkimi Demokratik Shqiptar

31 Maj, 2010

Tetovë

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx