E premte, 02.05.2025, 08:17 PM (GMT+1)

Mendime

Etleva Durmishi: Lakeza-mitologjia që jeton sot!

E diele, 30.05.2010, 07:58 PM


Lakeza-mitologjia që jeton sot!

 

Nga Etleva Durmishi

 

Ky është një opinion i nxitur nga aktualiteti në të cilin jetojmë sot, shikimi i saj prej lentesh dhe mishërimi i një figure mitologjike në të. 

Mitologjia greke gjithmonë ka qenë e pasur me figura të tilla që kanë simbolizuar dhe vazhdojnë të simbolizojnë gamën e dukurive, fenomeneve e tipareve të ndryshme njerëzore. Shumë prej tyre, në shikim të parë, duket se të japin një imazh të mjegulluar dhe abstrakt të mundësisë së asimilimit të tyre në rrethin dhe realitetin tonë, për shkak të kuptimit të ngatërruar që përcjell si diskurs mitik.
Ndër to njihet Lakeza, e parë si një direk I jetës së njeriut. Kjo e dalë nga mitologjitë, duket se vazhdon të jetë e infiltruar kudo rreth nesh, por gjithmonë duke u munduar të parandalohet për të mos lejuar të kthehet në një farsë, që s'do jetë e mirëpritur. Ajo, mes fletësh të zverdhura të enciklopedive, përshkruhej si hyjneshë e fatit që (ç)mbështjell fijet e jetës së njeriut dhe e cila ka në dorë dialektikën e saj, sigurisht. Në përgjithësi, thuhet se kjo figurë mitologjike (së bashku me dy hyjneshat e tjera - motra) t
I ketë sjellur fatin fëmijëve duke filluar që nga viti i dytë i jetës së tyre. Në këtë rast, besoj analogjia është më se e qartë. 

Epo, shenja të një lakeze të modifikuar duket se tashmë po enden edhe në vorbullën e jetës sonë. Në periudhën e fundit, duke se jemi ne ata që e kemi marrë në dorë këtë rol, dhe po mundohemi të punojmë përkitazi me këtë mekanizëm.
Lakeza e ndien në një masë të madhe fuqinë e rolit të saj në zhvillimin e këtij procesi, dhe ndonjëherë, si duket ka një frymë të pasigurisë që vjen në pah si pasojë e metodës së saj të punës.
Për t
I mbështjellur këto fije jetësore që kanë ndikim dhe 'formojnë' fatin njerëzor, duhet të ekzistojë një bosht që shërben si bazë për tI endur fijet rreth saj. Kjo e fundit, në realitet, lehtë mund të kuptohet se bëhet fjalë për gjendjen aktuale dhe kërkesat që kësaj të fundit I detyrohemi. 
Një bosht I tillë, fillimisht na është I dhënë, por përcaktuese është mënyra e mbështjelljes së fijeve rreth saj. Nëse boshti përmbushet me sukses dhe fijet enden me takt dhe rend,
lakeza do bëhet zemërmirë dhe do na japë çdoherë një bosht shumë më të përshtatshëm dhe më të thjeshtë për të kryer procedurën e kërkuar. Së paku, me këtë kredo karakterizohet kjo figurë.
Ajo duket të jetë një kopje e dobët e asaj mitologjikes. Kjo e fundit, ishte dukshëm më e vëmendshme në punën e saj, më serioze, e më e matur në mprehtësinë e përcjelljes së rendit që kushtëzonte boshti përkatës.
Ndërsa kjo e jona, duket të jetë shumë e ngutur në punën e saj, dhe me nxitim po end
fijet rreth boshtit të saj, që ka një formë të veçantë, ka një pozitë statike, si model që kushtëzon rendin e mbështjelljes së fijeve rreth saj. Por ne nuk po I kushtojmë rëndësi kësaj të fundit, madje shpesh herë, huazojmë fije nga jashtë dhe, mbi to, vendosim tonat duke besuar se po krijojmë bazë të fortë.

Kjo ka vlerë në të gjitha aspektet, në të gjitha fushat. Pra,vlen katërcipërisht.
Në gjithë këtë, përkthyer në aktualitet, flas për kulturën tonë, qëllimet, synimet e përhershme për progresin që I detyrojmë vetes për të qenë edhe më të suksesshëm dhe të veçantë në atë që jemi.
Por, ne dukemi të lodhur që në fillim dhe duart sikur s
na punojnë. Kurse në anën tjetër, horizonti premton shumë më tepër nëse punojmë sot më shumë se dje, dhe më pak se nesër. 
Moderniteti ka ngjizur klauzolat e saj edhe në vendin tonë, por kjo s
do të thotë se duhet zhdukur e gjithë kultura jonë, të gjitha vlerat tona që na identifikojnë si popull, gjithë ajo që çdo herë na ka dalluar nga të tjerët dhe që ka nxitur mijëra autorë të huaj të shkruajnë kaq shumë rreth nesh, historisë sonë dhe veçorive tona të pakrahasueshme.

Sot, shumë njerez duan, dhe nuk e dinë pse duan e as ÇFARË në të vërtetë duan. Autori I madh, Henry Wadswoth Longfellow thoshte “Në karakter, sjellje, stil, dhe cdo gjë tjetër, përsosmëria qëndron në thjeshtësi”
por tek ne, niveli suprem shpesh konsiston në diçka që nuk ka ndonjë vlerë të veçantë, apo më mirë, mungesa e së cilës vetëm sa do na jepte pikë më shumë. Këtu kemi të bëjmë me një dikotomi të theksuar tek njerëzit, natyrisht. 
Sepse jo te gjithë janë të tillë.

Motrat hyjnesha të Lakezës, po ta shihnin këtë të fundit si po punon, dhe të njejtën gjë ta bënin edhe ato, pa ditur materialin që posedojnë vetë, dhe bazën mbi të cilin I kanë besuar fuqitë, sigurisht se do të krijonin një anomali të paparë. Ky shembull ilustron më së miri këtë binom.

Mjafton të merremi më shumë me veten, të lejojmë të na paraprijnë synime më të mëdha, të guxojmë t
i shohim problemet në sy, t'i pranojmë mbi të gjitha e të krijojmë paqe me to, që të mund të ecim më tutje. E sa më shumë që të ecim tutje, të kemi kënaqësinë të shikojmë prapa.. 

PS. Teksti mund të ndryshojë ndër vite, besoj u kuptua pse!



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx