Mendime
Gani Qarri: Debat pa asnjë Vendim në Kuvend!
E hene, 31.05.2010, 01:12 PM
Debat pa asnjë Vendim në Kuvend!
Nga Gani QARRI
Organizimi i zgjedhjeve të Serbisë që do të mbahen në Mitrovicë dhe Artanë (Novobërdë),të përcjellura me euforit e vizitave të liderëve politikë nga Serbia në veri të Kosovës,pas shkeljeve të njëpas njëshme të sovranitetit dhe integritetit territorial të Shtetit tonë sikur i detyruan edhe deputetët tanë dembel më në fund, për një debat jo dhe aq bindës në Kuvendin e Kosovës,duke i zhgënjyer shqiptarët edhe një herë më tepër.
Debati në Parlamentin e Kosovës mbi cenimin e integritetit territorial të Vendit nga funksionarët dhe shteti i Serbisë,pothuajse e humbi tër seriozitetin e Qëllimit për të cilin po mbahej,nga shpërthimi i akuzave të ndërsjella në mes pozitës dhe opozitës së Kosovës.
Vizitat e shpeshtuara dhe të pa paralajmëruara kohët e fundit, të shumë zyrtarëve serbë në veri të Mitrovicës, për organizimin e fushatave zgjedhore për zgjedhjet lokale të Serbisë në Mitrovicë dhe Artanë që do të mbahen këtë të diel kanë shqetsuar të gjithë shqiptarët por jo edhe aq deputetët tanë të cilët nuk e trajtojnë me seriozitet asnjë problem e as këte të shkeljes së integritetit territorial të vendit nga ish pushtuesi ynë.
Ndër diskutimet më të zjarrta mund të veqohet ai i Deputetes ,Besa Gaxherri, e cila nuk i kurseu kritikat as ndaj kryeministrit Hashim Thaçi për mungesë veprimi ndaj fenomeneve negative,dhe cenimit të hapur të integritetit territorial të vendit nga Serbia dhe zyrtarët e sajë.
Debati u ashpërsua edhe më tejë edhe nga Deputetja Melihate Tërmkolli për tu pasuar me kundërakuza ndaj Opozitës nga Deputeti i PDK-s Rexhep Hoti i cili thirri edhe EULEX-in në ndihmë për nxjerrjen e dosjeve kundër krimeve ekonomike,duke u harruar kështu pothuajse fare shkeljet e integritetit territorial të Kosovës nga ana e Serbisë, me sulmet ndaj njëra tjetrës; Pozitë- Opozitë.
Anipse Shteti i Kosovës sipas mediave nuk ka sovranitet në 25 për qind të territorit të vet,polemikat e ndërsjella nuk sollën as një vendim unanim për kundërveprim ndaj invazionit serb,përkundër zotimit të Kryeministrit se Qeveria do të zbatonte çfarëdo vendimi nëse sillej një i tillë nga Kuvendi i Kosovës për pjesën veriore të Vendit.
Kuvendi,edhe pse duhej të debatonte dhe të sillte një Vendim për kundërveprim kundër cenimit të integritetit territorial nga Serbia në veriun e Kosovës,për fat të keq aty nuk u zhvillua debat por polemika me fajsime të ndërsjellta ndërmjet Pozitës dhe opozitës duke i zhgënjyer edhe një here më shumë shqiptarët.
E vetmja gjë positive që vlen të përmendet nga ngjarjet e fundit në Kosovë ësht Vendimi i Organizatës së veteranve të UçK-s të cilët kanë paralajmëruar edhe një Protestë gjithëpopullore,e cila do të mbahet në Mitrovicë,në mbrojtje të Sovranitetit të Kosovës!
Ndaj, kësaj Proteste me vend, duhet ti bashkohen të gjithë ata që e ndiejn veten Shqiptar ngase rreziku i ndarjes së Kosovës, nëse nuk i kundërvihemi ne vetë, fuqishëm dhe në mënyr të orgnizuar, kam frikë se do ta marr Aminin e ndërkombëtarve-hilegji!