Mendime
“I Sh’lbuti” një ditë e bekuar në Opojë dhe rrethin e Prizrenit
E hene, 31.05.2010, 12:23 PM
“I Sh’lbuti” një ditë e bekuar në Opojë dhe rrethin e Prizrenit
“I Sh’lbuti” është një ditë e bekuar në Opojë dhe rrethin e Prizrenit. Në të folmen e Opojës, Vërrinit, kjo ditë quhet “I’Shilbuti” që d.m.th. I Shëlbuar, dita e Shëlbimit. Tradicionalisht nuk ka karakter religjioz në trevën e Opojës dhe rrethinën përreth. Është një rit që respektohet në heshtje. Manifestohet me në një atmosferë festive pa rituale të veçanta. Respektohet për mbarësi, fatbardhësi dhe mbarëvajtje në familjare. S’duhet punuar. Sepse është mëkat, “është keq” të punohet në këtë ditë. Perëndia, e mbinatyrshmja e mistershme të shpon për plagosje. Individit ose familjes i shkaktohet ndonjë e papritur e pakëndshme. Sepse ndonjëra nga zonjat e shtëpisë nëse punon këtë ditë, ndjelljet e keqja. Ky besim ka bërë që njerëzit, përkatësisht të zonjat e shtëpisë t’i përmbahen rregullit, të mos punojnë në ditën e I Shilbutit, as punëdore, e as në kopshte. Në përfundim të tri kremteve pranverore tradicionale, Shëngjergjit, Jeremisë, Shënkollit, e enjtja e ardhshme pas tyre është dita - I’Shilbutit. Një ditë me pak të veçanta festive, që ndjell mbarësi, energji pozitive tek njerëzit dhe humor të mirë pranveror. Për shkak të tranzicionit të thellë shoqëror viteve të fundit është zbehur vëmendja për ritin. Edhe më tej vajzat e reja dhe të rinjtë këtë ditë bëhen në grupe bashkë, dalin e shëtisin në atmosferën kremtuese. Vajzat shkojnë mysafir në ndenja tek shoqet, pinë kafe, e pije freskuese rreth tryezës tek të afërmit. Në Opojë, Vërri, e rrethinën së Prizrenit është ditë e shënuar në vazhdimësinë kulturore iliro-shqiptare ndër shekuj dhe gjallon dhe sot. Në këtë ditë banorët e Opojës sidomos vajzat e reja dhe të rinjtë dalin në shëtitje në rrugët e asfaltuara. Zonjat e shtëpisë e respektojnë këtë ditë. Gjatë ditës së I’Shilbutit brenda në shtëpi nuk punohet. Zonjat e shtëpisë dhe vajzat nuk qepin, e nuk qëndisin. Në të kaluarën nuk tjerrnin (lesh në furkë). Sepse besohet se nëse punohet “të shpon, te ë shkakton plagë, ose të mbyt I’Shilbuti, Perëndia”. “Të shpon dhe të plagos I’Shilbuti” si fuqi e mbinatyrshme. Është makth i mistershëm ose ngjallë dyshim nëse ndonjëra nga zonjat e shtëpisë rastësisht punon, sepse druhet se i shkaktohet diçka e keqe dhe e paparashikueshme. Gjërat nuk shkojnë mbarë në jetë nëse nuk respektohet kjo ditë. Të vjetrit nuk e dinë origjinën e këtij riti. Nuk dinë të japin shpjegime dhe hollësira, vetëm se në mendjen e tyre është një ditë e bekuar. Simbolika e kësaj dite është se zonjat që bëjnë punëdore dhe punojnë në kopshte janë të destinuara të provojnë të papritura të pakëndshme në jetë. Sepse nëse punohet “ndjelljet e keqja, të shpon, të shkakton plagë, ose të mbyt I’Shilbuti, Perëndia”. Dhe kështu shkaktohen momente të padëshirueshme dhe ngjallen dyshime për një të ardhme jo të mbarë. Për ditën e I Shilbutit nuk praktikohet ndonjë ritual i veçantë. Është respekti për besimin që zonjat e shtëpisë t’i përmbahen rregullit, të mos punojnë as punëdore, e as në kopshte. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër për këtë ditë. Sepse zanafilla e saj ka mbetur në mjegullën e shekujve.
Mesazhi i këtij riti është paqësor. Që njërëzit të afrohen me njëri – tjetrin dhe të shoqërohen. Të bashkëpunojnë. Kështu vajzat bëhen bashkë. Shëtisin së bashku në grupe, të shoqëruara nga fëmijë më të vegjël. Dhe reflektohet mesazhi se gjallëria e moshës rinore është gjëja më e shtrenjtë. Në ritin e I Shilbutit gjatë ditës nuk praktikohet ndonjë meny speciale ushqimore për drekë, apo darkë. Përgatitën gjellrat sikurse ditëve të tjera.
Kjo ditë së fundi ka një fizionomi, si takim i vajzave të lagjes dhe të rinjsh. Skenari fillon në mesditë kur të rinjtë, vajzat e lagjes në grupe, fillojnë defilimin nëpër rrugët e asfaltuara. Organizohen ndenja, argëtim. Dhe si rezultat i modernitetit takimet paracaktohen nga emailet, dhe telefonatat. Vajza të veshura me gardërobë solemne dhe të zbukuruara, të stolisura me bizhuteri, shëtisin në grupe, bëjnë humor e biseda. Pozimet para fotokamerave, lojërat rinore, janë pjesë e kësaj dite. Shijojnë beqarinë dhe jetën rinore, dhe janë në kërkim të fatit jetësor. Disa beqarë dhe beqarësh shihen tek drejtojnë automobilat si akrobatikë për të rënë në sy. Edhe motoristët dhe biciklistët bëjnë xhiro rreth e rrotull vajzave. Në dekadën e fundit në këto treva është arrit emancipim i madh kulturor. Të gjithë vajzat dhe djemtë ndjekin shkollat dhe gjimnazet. Djem e vajza, maturantë kthehen nga shkolla duke biseduar shumëllojshmëri temash, për të ardhmen e tyre dhe interesin e tyre për të vijuar studimet në fakultete. Shkollarë të vegjël me çanta në shpinë duke lozur e llafosur. Bëhen biseda për karrierën, ëndrrat rinore, dhe perspektiven e tyre jetësore. E tëra kjo shkakton disponim shpirtëror. Fëmijë të gëzuar lëvizin gjithandej. Zonjat e shtëpisë qëndrojnë në shtëpi. Burra dalin në shëtitje në ambient të hapur. Opoja dhe rrethina e Prizrenit përbëhet nga fshatrat piktoreske, me disa lumenj e burime të shumta uji, të rrethuara me pejsazhe të bukura, e të shtrira gjeografikisht rrëzë bjeshkëve të Sharrit. Njerëzit janë të talentuar, të kulturuar, e të sinqertë. Një shumicë e tyre janë në emigracion, si në Zvicër, Gjermani, Austri, Itali, Francë, Britani, SHBA. Të tjerë punojnë, ndjekin shkollat, studimet. Dhe shumë nga ta kanë përfunduar studimet brenda dhe jashtë Kosovës. Ka mjekë. avokatë, ekonomistë, filologë, edhe njerëz të artit. E tërë zona është me rrugë të asfaltuara, me ujësjellës modern, ambulante shëndetësore, rrjete telefonike. Nuk mungojnë as qendrat rinore, palestrat sportive, stadiumet e futbollit, linjat e rregullta me autobusë me Prizrenin. Ka dhe taksi që janë në lëvizje. Në trevë janë ngritur disa biznese, lokale të gastronomisë. Meny kryesore është mishi i pjekur i qengjit, peshku dhe specialitete të tjera cilësore. Disa nga këto lokale vizitohen shpesh edhe nga diplomatet e huaj që janë në Kosovë, bjeshkatarë, alpinistë që merren me sportin Highking dhe adhurues të bukurive natyrore. Opoja dhe rrethina e Prizrenit ka një thesar etnokulturor tradicional që ja vlen të eksplorohet nga afër. Opoja është një trevë shqiptare që bën pjesë në skajin jugor të Rrafshit të Dukagjinit, rreth