Mendime
Ramiz Dërmaku: Malli i mërgimtarit nuk shuhet me këshilla...
E marte, 01.06.2010, 09:58 PM
KËNDI I LIRË I MENDIMIT NGA GYRBETI
MALLI I MËRGIMTARIT NUK SHUHET ME KËSHILLA,
POR ME VIZITAT E SHPESHTA NË VENDLINDJE
Nga Ramiz DËRMAKU
Kuptimin e mërgimit askush nuk di ta spjegojë më mirë se sa ata që e kanë provuar mbi supet e tyre, pra mërgimtarët. Ethet, malli, mërzia, nuk mund të fashiten me fjalë të urta. Nëse jeta nuk ka ç’të na falë tjetër, është detyrë e jona që ne asaj t’Ia falim guximin tonë.
Pjesën dërmuese të kohës pothuaj jemi të lodhur, të mërzitur, dhe të demoralizuar në mërgim. Jeta po na kalon, e ne mezi presim të kthehemi në vendlindje. Ah…, sa me ethe është pritja ! E kemi ditur se mërgimi mund të na ngrohë materialisht, por kurrë nuk kemi menduar se do të na shkatrrojë psiçikisht ( pra do të provojë të na shkatrron zemrën dhe shpirtin).Asnjëherë nuk ma ka marrë mendja se do të ndahem ndonjëherë nga më të afërmit, nga më të dashurit, (nëna, babai, vëllau, motëra, bashkëshortja, fëmijët).., por jeta në skamje, vuajtje, dhunë e robëri është e vështirë. Shumë rëndë ishte t’ia kthenim shpinën varreve të të parëve e Atdheut. Ndarja nga shkolla, shokët, fshati, vendlindja, fabrika, uzina, miniera, ishte shumë e vështirë thotë ish. minatori Cen Hasani nga Koshtova e Mitrovicës, i cili jeton dhe punon në Ravensburg të Gjermanisë. Një fjalë e artë e popullit thotë:“Dera e botës s’është strehë e kokës“. Kuptimësinë e saj askush nuk di ta spjegojë më mirë se sa ne mërgimtarët, sepse ne e kemi ndier thellë në shpirtë e zemër thellë mërgimin. Kur bisedojmë në mes vete për mërgimin na kujtohen momentet e vështira që përjetuan mërgimtarët shqiptarë gjatë historisë. Edhe malli edhe mërzia nuk fashiten me fjalë të urta, thotë Fadil KLAIQI, i cili momentalishtë jeton në Freiburgë të Gjermanisë.
Malli ynë nuk shuhet me këshilla, me trimërime, me mësime, e as me të holla, as…, me.., as.., me..,por ai shuhet me vizitat e shpeshta në vendlindje, me aromën e luleve, me cicërrimen e zogjëve , me këngën e fyellin e bariut, me gurgullimen e ujit të lumit, me të lehurat e qenëve dhe duke i parë nënat e motërat tona duke larë rrobe pranë lumit. Mërgimi të shkatërron fizikisht dhe psiqikisht , ndërhynë prof. Azem AJVAZI. Jeta nuk është e pa shteg, kështu kanë thënë të parët tanë, kështu po themë edhe unë (Ramizi). Ne duhet të orvatemi që ta sulmojmë atë shteg, edhe nëse ai është i ngushtë dhe i rrezikshëm. Nëse jeta nuk ka t’na falë diç tjetër është detyrë e jona që ne asaj tia falim guximin tonë. Ne, mërgim strehimoren më të madhe, më të fortë dhe më të rehatshme duhet ta kërkojmë tek vehtvetja. Vëzhgimi i mbrendshëm i vehtvetës, mund të na lirojë nga format e ndryshme të vetvuajtjes të cilat mund të jenë të rrezikshme në diasporë. Prandaj, si rrugëdalje më e mirë është pranimi i i gjendjes ne të cilën jetojmë, dhe pranimi me shpirt i statusit që na jepet në mërgim. Sa energji shpenzojmë ne mërgimtarët për t’i kryer detyrat e për t’i realizuar urdhërat e punëdhënësit tonë, më së miri mund të na tregojë lodhja, djersa, rraskapitja, Ne harxhojmë energji të madhe për ti përballuar jetës së vështirë që zhvillohet në mërgim. Kjo është një çështje që ne mendojmë shumë pakë, edhe pse ao na lodhë e na dërmon më së shumti. Ajo që na shkatërron ne mërgimtarëve në mërgim, është FANTAZIA. Fantazia normale është e vlefshme , nxitëse dhe kurajuesemund të themi se ajo luan rolin e një ilaçi stimulues. Por nëse fantazia kalon normalen, ne mund të bëhemi të mjerë, të demoralizuar, pesimistë, dhe mund ti dhimbësemi çdo kujt. Të harxhosh Energjinë në endrrime të kota,do të thotë ta shkatërrosh veten FIlozofi romak MARK AURELI; thonte: Ata që nuk e vërejnë lëvizjen e mendimit të vet, patjetër duhet të jenë të pafatshëm. Prandaj mërgimtarë të nderuar ne duhet të ruhemi nga fantazia e madhe, fantazia dehëse e asaj që të gëlltitë si kulçedër. Pra, një lloj i një fantazie të tillë po na kërcnohet edhe ne mërgimtarëve në diasporë. Por më së tepërmi fëmijëve tanë. Vizitat e shpeshta dhe bisedat telefonike ndikojnë pozitivishtë në disponimin, qetësimin e shpirtit dhe rajtjen e dashurisë ndaj të afërmëve, familjes dhe Atdheut.