E premte, 02.05.2025, 12:27 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Akuzë e rrejshme kundër Rexhep Maqedoncit

E premte, 04.06.2010, 09:59 PM


Kujt dhe pse i shërben  trampolina e nxitjeve të përçarjeve mes shqiptarëve?

 

AKUZA E RREJSHME KUNDËR REXHEP MAQEDONCIT

 

-ËSHTË VEPËR PENALE E HAKMARRJES ME MOTIVE TË ULËTA, NGA ANA  E AKUZUESVE  POLITIKË , E KRYER PERMES TË EMRIT TË DEPUTETIT NAIT HASANIT!

 

Nga Abdullah Prapashtica

 

(Pjesa e parë)

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka zgjedhur si përfaqësues ligjor në “betejë kundër  komunizmit” një avokat të dënuar me një vit e gjysmë burgim për vepër penale të mashtrimit. Avokati Bajram Krasniqi është shpallur fajtor nga Gjykata Komunale e Prishtinës, më 23 janar të vitit 2008, së bashku me një person tjetër, i dënuar me një vit heqje lirie.

 

Gjyqtari ndërkombëtar, Carol Peralta në Gjykatën Komunale të Prishtinës, si gjykatë e shkallës së parë, ka gjetur prova të mjaftueshme për të vërtetuar aktakuzën e ngritur më 23 gusht të vitit 2005 nga prokurori komunal Rexhep Maqedonci.

________________

 

  muajin prill 2010 opinioni  u informua në lidhje me Akuzën e Nahit Hasanit kundër krimeve të ish regjimit “komunist” jugosllav. Edhe pse nuk e kisha lexuar  Akuzën, në parim isha dhe jam për  hapjen e dosjeve dhe thirrjen në përgjegjësi penale të të gjithë atyre që kanë marr pjesë në kryejnë e krimeve politike nga pozitat e UDB-ës  si organ ekzekutiv i  pushtetit të ish LKJ,  mes 1944-1999,  përmes terrorit shtetëror  të drejtuara kundër patriotëve  dhe  ndaj tërë popullit shqiptar!

 

Gjithashtu, në parim jam  edhe për  hapjen e dosjeve dhe thirrjen në përgjegjësi penale  edhe të  të gjithë atyre që kanë marr pjesë dhe po marrin pjesë  në kryejnë e krimeve të natyrës të terrorit shtetëror  nga pozitat e “UDB”-ës, në përbërje të përkthyesve dhe të  shërbimeve tjera të uniformuara e civile të  UNMIK - EULEX-it  si dhe të shërbimeve tjera të huaja të spiunazhet të kësaj kohe, pas 1999 ndaj ushtarëve të UÇK dhe ndaj veprimtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje!

 

Pse po luftohen luftëtarët e lirisë dhe pse  po çarmatoset shqiptarët si në kohën e Rankoviqit!

 

Me metoda të reja po vazhdon terroi i vjetër! Që shqiptarëve në Ballkan të ju mbyllet rruga e bashkimit dhe të krijimit të shtetit unik shqiptar dhe të hapet rruga e shpërbërjes të kombit dhe të atdheut të shqiptarëve. Me të madhe po përgatitet  dyndja e shqiptarëve në botën e “bardhë”  dhe vala e re e dyndjes  kolonive  sllav ndaj trojeve tona etnike. Shqiptarët nuk kanë më as  kujt ti ankohen, sepse e ter kjo po bëhet nën ombrellën e “demokracisë” dhe në frymën e integrimeve globaliste. Derisa bota po integrohet, Brukseli po i dezintegron shqiptarët mes veti në 6 shtete, dhe në emër të decentralizmit po e thellon edhe më tutje copëtimin e trojeve tona  etnike!  E tërë kjo duhet ndodhur pa rezistencë prandaj shqiptarëve duhet të ju hapen plagët e vjetra që ata te merren mes vet dhe të mos e shohin  se çka po përgatisin fuqitë e errëta të  huaja kundër tyre!

 

Në sajë të sabotimit të elitës politike dhe intelektuale në qendrat administrative në tè gjitha pjese e kufijve brenda territorit tonë kombëtar, përveç disa rasteve respektive, populli po ushqehet me iluzionin se EULEX-i ka ardhur me e krijua shtetin  tonë juridik dhe  që t´i lufton strukturat vendore të politikës mafioze. Ata nuk i thonë të vërtetën popullit se EULEX-i është  një  mafi ndërkombëtare me e rrezikshme se sa të gjitha grupet mafioze  vendore s´bashku  dhe se është  vetëm episodi i dyte e telenovelës së UNMIK-ut!

 

Që nga burgosjet e shqiptarëve të Malësisë nga Mali i Zi, nga burgosjet në Kosovën lindore nga Serbia, nga  agresioni barbar i sllavo-maqedonëve në Brodec dhe deri te ekzekutimet e fundit të shqiptarëve  në kufirin me Maqedoni, janë aksione të sinkronizuara të përbashkëta të reaksionit ballkanik me atë vendor nën ombrellën e  satelitëve të spiunazhit të Brukselit. Me qëllim që me terror shtetëror të likuidohet edhe fizikisht Lëvizja për Bashkimin e Shqipërisë. Aktualisht në tëra viset shqiptare ka fillua fushata e vrasjeve të luftëtarëve të lirisë  dhe e  burgosjeve të veprimtarëve të rezistencës ndaj sundimeve koloniale të  huaja të Brukselit, Beogradit, Podgoricës e Shkupit.

 

Në emër të “luftës kundër kontrabandës të armëve” dhe në maskën e akuzave të ngjashme të rrejshme, me terror shtetëror po luftohen luftëtarët e lirisë dhe po çarmatoset Kosova si në kohën e Rankoviqit! E shihni se si të gjitha aksionet e EULEX-it  dhe të SHPK po zhvillohet në kufirin me Shqipërinë ose me Maqedoninë , kundër shqiptarëve. Por as një aksion i EULEX-it, KFOR-it dhe SHPK nuk po zhvillohen në kufijtë e Kosovës me Serbinë ndaj banave çetnike të Car Lazarit.

 

Në Ballkan po çarmatosen  e demilitarizohen vetëm shqiptarët.

 

Derisa tjerët po shtojnë armatimin, në të njëjtën kohë  vetëm armatimi i shqiptarëve po shkatërrohet! Prandaj janë trimëruar Vojvodët Çetnikët si Tadiqi, Koshtunica, Ivanovqi, Samargjiqi, Nukoiliqi apo hiq-ërit tjerë, dhe sot po hynë në Mitrovicë, me banda të armatosura në pranin e EULEX-it dhe KFOR-it dhe nesër do të  hynë lirisht edhe në  Prishtinë, - nëse ata nuk i ndalin plumbat e Adem Jasharit, që ai na i ka lan në trashëgim.

 

Ky terro i  ri shtetëror po synon përdorimin e shqiptarëve kundër shqiptarëve për nevoja të Portës së lart të  Brukselit, si dukur për nevoja të  Portës së lart të Stambollt e Beogradit. Tani ky terrorizëm shtetëror po zhvillohet në emër të “demokracisë -  kundër komunizmit” dhe kjo të kujton pa tjetër  kohën e Musolinit !  Derisa shqiptarët po terrorizohen nga Serbia, Maqedoni, Mali i Zi dhe Greqia, marionetat po pranojnë takimet në Slloveni, Bosnje e gjetiu dhe po pranojnë kompromiset e  kalbura për rigjenerimin e ish Jugosllavisë përmes të emërimit të “ri” të “bashkimit rajonal të Ballkanit Perëndimor”, dhe  këtë trup të vet po përpiqen të e mbulojnë me teoritë bajate demagogjike të tyre – mbi integrimet globale. Marionetat vendore të Brukselit në qendrat e vendosjes kanë krijua 2 Ministri për integrime evropian por as një Ministri për Integrime Kombëtare. Sikur për ta është më me rëndësi me u integrua me Athinën, Bukureshtin, Ljubljanën, Madridin se sa me u integrua Prishtina, Shkupi e Tirana mes veti. Shqiptarët po vriten në prita dhe derisa ata po varrosen e tjerët  po burgosen,   Brukseli  po mban “Evrovizion koncertal”.  Ndaj shqiptarëve po përsëritet historia e terrorit jugosllav.

 

Të jemi të sigurt se ky terror shtetëror nuk ka me ditë të ndalet nëse populli ynë nuk organizohet në mbrojtjen e vet dhe  të bijve të vet nga kjo fushatë e re e diktaturës modern  e Brukselit dhe të satelitëve ballkanik, nën përkrahjen e verbër  edhe  të mercenarëve vendor! Tirana duhet të mendoj se nëse bjenë Prishtina ka me ra edhe Tirana. Prandaj nga Tirana zyrtare duhet të vjen iniciativa për krijimin e një aleance të fuqishme vetëm me SHBA dhe BM dhe për krijimin e UKSH, sepse vetëm  Ushtria Unike Kombëtare Shqiptare  mundet me e bë kthesën historike në drejtim pozitiv.

 

U morra me analizën e gjendjes aktuale sepse, për të tërhequr vëmendjen e opinionit ton nga ky rivarrim i vendit ton nën sundimin e huaj, ata e kanë vu në veprim trampolinën e nxitjeve të përçarjeve mes shqiptarëve. Nuk janë riaktivizua  rastësisht mu tani disa burime intrigash që bëjnë pjesë në luftën speciale! Koha është që gjërave të ju thuhet me emrin e vet dhe të zgjohemi nga amullia! Prandaj të mos bëhemi naiv dhe të e të merremi me veten derisa i huajt po na shkel në fyt!

 

Tirania që fshihet herë pas  maskave “komuniste”  e herë  pas maskave “demokratike” !

 

Nuk u pajtova dhe nuk mund të pajtohem me titullin e akuzës “ kundër Komunizmit”, jo vetëm pse kjo nuk është demokratike, por edhe sepse i mbes besnik parimeve të majtës, për drejtësi  e barazi sociale mes njerëzve dhe kundër shfrytëzimit të njeriut mbi njeriun që vazhdimisht thellon përronin mes të pasurve e të varfërve dhe që prodhojnë konflikte shoqërore . Sepse nëse isha pajtua me këtë titull të akuzës atëherë do të isha pajtua  edhe me diktaturat fashiste të  gjeneral Frankos, të Musolinit e Hitlerit, Stalinit, Rankovoqit, Titos, Millosheviqit  dhe të fashistëve tjerë të djeshëm dhe të sotëm. Që i ndiqnin pa mëshirë luftëtarët e vërtetë, që më së shumti e luftonin kundër fashizmit dhe për çlirimin e njerëzimit nga shtypsit e llojllojshëm, duke i përfshirë edhe feudalët e kuq pseudokomunist! Shtypësit e llojllojshëm që herë fshiheshin  pas maskave “demokratike” e herën  tjetër pas maskave “komuniste”  etj.

 

 E them këtë sepse jam i bindur se kjo akuzë  e Nait Hasanit nuk është e drejtuar kundër të majtës në përmasa botërore, si mund edhe të interpretohet, por vetëm ndaj krimeve të ish regjimit jugosllav. Prandaj edhe nuk u nguta të  reagoi në atë që ishte jo parimore e jo demokratike  në titullin e akuzës së tij, sepse isha i koncentruar të e përkrah qëllimin  e akuzës,  që nënkuptohej.

 

Kjo  shkaktoi këtë  vonesë të këtij reagimi, sepse me vonesë më njoftuan se në përbërjen e akuzës mes të akuzuarave është  kontrabandua edhe emri i Rexhep Maqedoncit, e morra atë dhe e lexova edhe vet dhe vendosa të e bëj këtë reagim ndaj kësaj pike të akuzës. Sepse kam obligim moral, njerëzor, politik e juridik të e them të vërtetën dhe të ju them të gjithëve hapur e  pa përjashtim, se mua do  të më gjejnë gjithmonë   në mbrojtjen e shokëve të mi të ilegales dhe në mbrojtjen e  familjeve të tyre që sakrifikuan aq shumë për liri në atë kohë dhe më vonë! Sepse po shihet qartë se dikush paska provua që “...së bashku me ujin e ndotur - të fëmijës të larë -  të hedhet edhe fëmija...”!

 

Nga prapavija politike  e kësaj pike të akuzës të rrejshme del se :

 

- dëshirohet  të komprimtiohet e zhvlerësohet  vet  Akuza e Nait Hasanit ndaj krimeve të regjimit jugosllav  e të kalon topi në qërimin e hesapeve mes ish te burgosurve politik. Por edhe

 

-  të sulmohen njëkohësisht edhe Rexhep Maqedonci dhe shokët e tij të ilegales,

 

- për tu vërtetuar akuzat e lloj-llojshme të njerëzve të ish  regjimit të  Beogradit ndaj Rexhep Maqedoncit, ndaj PKMLSHJ  dhe ndaj demonstratave të vitit 1981 “...se demonstrata e vitit 1981 me kërkesën për Republikën e Kosovës i kanë organizua UDB-a, KGB, CIA...”tj.

  

Nga kjo po shihet qartë se Titistët e shkollës së Kumrovcit, herë vet e herë përmes të  veglave qorre, akoma po  provojnë ti ven në jetë skemat e veta të vjetra    edhe në kohën e sundimit të huaj të ri!

 

 

 ***

 

Reagim ndaj  pikës të akuzës të Nait Hasanit kundër Rexhep Maqedoncit

 

(Pjesa e dytë)

 

Historia e vërtetoi se sa herë shqiptarët bashkohen mes veti e bëjnë një  hapë përpara drejtë konsolidimit të vet si komb. Prandaj armiqtë e popullit tanë që e luajtën pokerin politik mbi kurrizin e popullit  ton, gjithmonë luajtën në letrat e përçarjeve të shumëllojshme mes shqiptarëve. Këtë përditë e dëshmojnë partitë politike, por kohë pas kohe edhe disa grupe e individ destruktiv   me komplote e veta  të sinkronizuara - si në këtë rast konkret.

 

Përçaj e sundo edhe  përmes kukullave politike e juridike!

 

Në kodin penal parashihet edhe lloji i veprave penale të  cilat kryhen   indirekt nga kryerësit e krimeve, kur ata  i keqpërdorin  personat e pa përgjegjshëm apo shtazët për kryerjen e veprave të tyre penale.

 

  Kodin Penal  konsiderohen si persona të papërgjegjshëm para ligjit:  fëmija të moshës se re të mitur, njerëzit me sëmundje të rënda  psikopatologjike, njerëzit e mashtruar, njerëzit që kanë imunitet institucional ose diplomatik apo kur përdorën shtazët ose shpezët  për kryerjen e veprave penale të sulmit apo të grabitjeve ose të vjedhjeve ndaj të tjerëve. Këtë e thotë ligji!

 

Kryesit e këtyre veprave janë të udhëhequr nga motivet e ulëta njerëzore me mungesë të theksuar të guximit për të marrë pjesë vet në kryerjen e veprave të tilla penale. Prandaj ata synojnë që krimet e veta ti kryejnë përmes të palëve të  treta.

 

Të gjitha këto elemente të veprës penale i gjejmë, në cilësinë e avokatit, edhe te akuza e Bajram Krasniqit,   të kryer nga ai, përmes të akuzës së Deputetit Nait Hasanit ndaj njerëzve të ish regjimit jugosllav. Ku në mesin e të akuzuarve ai e ka kontrabandua  edhe emrin e Rexhep Maqedoncit, edhe pse dy kushëri, e tre vëllezër nga familja  Maqedoni kanë qenë të burgosur politik dhe vet ai  ka qen i dënuar me 14 vite burg për veprimtari patriotike.

 

Në Kohën para demonstratave dhe pas tyre kur Rexhep Maqedonci  hynë me punua në Punët e Brendshme të Kosovës, me direktivat e PKMLSHJ, ai kurrë nuk ka veprua jashtë kompetencave dhe detyrave që i ka pas nga PKMLSHJ, si i ngarkuar me detyrën e Sekretarit për Sigurinë në KQ të  PKMLSHJ. Rexhep Maqedonci  burgoset në uniformë policore dhe edhe vet   është  terrorizuar fizikisht dhe psiqiksht nga Ibush Kllokoqi,  Hasan Mehmeti  etj. pas demonstratave të 1981, për faktin se i ka takuar udhëheqjes së PKMLSHJ, e cila  ishte organizatore e  kërkesës për Republikën e Kosovës në periudhën 1975 – 1982.  Me  këtë akuzë  të rrejshme Rexhep Maqedonci, akuzohet se gjoja se paska “bashkëpunua” si dëshmitarë i vetëm në një proces, edhe pse në atë proces, tërësisht të montuar me akuza të rrejshme, kanë qen edhe 7  dëshmitarë tjerë që fare nuk përmenden.

 

Është e njohur se ish regjimi jugosllav në arsenalin e terrorit të vet shtetëror përveç të vrasjeve dhe burgosjet  ndaj patriotëve shqiptar ka organizua edhe komplote edhe kundër autoritetit të tyre personal, duke nxitur, përmes intrigave më të ulëta, përçarje mes të burgosurve politik, duke nxitur përçarje  brenda ose mes familjeve të tyre dhe deri te nxitja e  përçarjeve rajonale, me qëllim përfundimtar të shkatërrimit të rezistencës ndaj regjimit jugosllav dhe për arritjen e shuarjes se Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës. Për të e realizuar këtë  UDB-a  në mënyrë masiv e ka përdor dhunën për të detyruar nënshkrimin e dëshmive e rrejshme mes burgosurve politikë kundër njeri tjetrit, që ata edhe brenda burgjeve të armiqësohen mes veti dhe që kjo armiqësi të trashëgohet edhe mes fëmijëve të tyre. Ndonjëherë ua kanë diktua përmbajtjen e deklaratave që të e shkruajnë me dorën e vet dhe në raste tjera i kanë përgatit  deklaratat vet hetuesit dhe të burgosurit  i kanë detyrua vetëm ti nënshkruajnë. Detyrimi me dhunë nuk mundet të quhet “bashkëpunim” kur në këto raste përveç se është përdorë dhuna brutale,  janë  përdorë edhe kërcënimet me vdekje ndaj të burgosurve dhe familjareve të tyre, për ti detyruar ata të nënshkruajnë deklaratat e diktuara nga ana  e UDB-ës.

 

Edhe pse dihen me emra e mbiemra shumë ish të burgosurit  politik, kundër të cilëve është përdor dhuna për të nxjerr nga ata  dëshmi të rrejshme, dhe të tillë sot i kemi në krye të institucioneve apo partive politike, deri me tani nuk ka ndodhur që dikush këto viktima të ish regjimit,  ti akuzon për “bashkëpunëtor” të tij. Ky mirëkuptim ndaj këtyre viktimave  ka ndodhur sepse,  edhe pse nga  ata  nën presionin e dhunës brutale janë nënshkruan  dëshmi të rrejshme, para gjyqit nga vet ata është zbuluar se ato janë  dëshmi e dhunshme dhe janë hedhur poshtë  si  dëshmi të  pa vlera. Të akuzuarit në ato gjykime të montuara nga ana e UDB-es e kanë ditur edhe vete se me dëshmi apo pa dëshmitë e të burgosurve tjerë politik, ata kanë me u dënua gjithsesi, sepse ajo ka qenë politika e regjimit.

 

Tani  edhe nga unë shtrohet pyetja: pse tani kur më  nuk ka  hapësirë për dhunë të  hapur të UDB-ës për detyrim për dëshmi të rrejshme,  pas 30 viteve po ndodhë kjo dëshmi e rrejshme dhe ajo  po bëhet në mënyrë vullnetare nga ana e Bajram Krasniqit kundër Rexhep Maqedoncit !? Athua ata që dikur UDB-a e bënte me përdorimin e dhunës tani e ka konvertua në kërcënime dhe  po e vazhdon me përdorimin e shantazheve, pse ka diç komprimituese në dorë për dike?! Apo këtu ka vetëm arsye të hakmarrjes personale meskine!? Rasti të bën të dyshohet se çdo gjë është e mundur!

 

Kërkohet përgjegjësi  morale dhe juridike!

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka zgjedhur si përfaqësues ligjor në “betejë kundër komunizmit” një avokat të dënuar me një vit e gjysmë burgim për vepër penale të mashtrimit. Avokati Bajram Krasniqi është shpallur fajtor nga Gjykata Komunale e Prishtinës, më 23 janar të vitit 2008, së bashku me një person tjetër, i dënuar me një vit heqje lirie.

 

Gjyqtari ndërkombëtar, Carol Peralta në Gjykatën Komunale të Prishtinës, si gjykatë e shkallës së parë, ka gjetur prova të mjaftueshme për të vërtetuar aktakuzën e ngritur më 23 gusht të vitit 2005 nga prokurori komunal Rexhep  Maqedonci  (Rexhep Maqedonci  në prokurori erdhi si ish kuadër i LDK) !

 

Sipas aktgjykimit, që ende nuk është  bërë i plotfuqishëm për shkak të zvarritjes së proceseve gjyqësore, avokati Bajram Krasniqi në shtator të vitit 2000 në Prishtinë me qëllim që t’i sjellin vetes dobi pasurore në bashkëkryerje e kanë mashtruar të dëmtuarin Halil Berisha, duke ia fshehur faktet dhe duke e vënë në lajthim. Sipas, aktakuzës, ata e kanë shtyrë Berishën që të vepronte në dëm të pasurisë së tij në emër të arritjes së marrëveshjes gojore mbi shitblerjen e lokalit afarist.

 

Si po shihet qartë,  edhe me këtë rast  Bajram Krasniqi, me  motive të ulëta, me qëllim të hakmarrjes ndaj prokurorit komunal Rexhep Maqedoncit, për gjykimin e lartpërmendur ndaj tij,  dhe në bashkëkryerje  me avokatin tjetër dhe në emër të Nait Hasanin, e kanë kryer një vepër penale të akuzimit të rrejshëm ndaj Rexhep Maqedoncit  duke e dëmtuar autoritetin e ti  zyrtar dhe personal, familjar e shoqëror  dhe duke e mashtruar të dëmtuarin Nait Hasanin,  opinionin e përgjithshëm publik, duke ia fshehur faktet dhe duke e vënë në lajthim opinionin e gjer mbi  personalitetin e Rexhep Maqedoncit.

 

Sipas, aktakuzës besohet se avokatët e kanë shtyrë Nait Hasanin që të vepronte në dëm të akuzës së tij kundër  krimeve të regjimit jugosllav në drejtim të ish të burgosurve politik të po ati regjimi, për çka ai ka obligim të jap sqarime për pasyçelësinë e tij personale. Për këto arsye avokatit Bajram Krasniqi duhet ti tërhiqet licenca e Avokatit dhe ati  për këto vepra penale ti shqiptohet dënimi i merituar si pas ligjit.

 

Nëse Nait Hasani  nuk ka qenë në dijeni se në akuzën e tij janë  futur edhe  emra të ish të burgosurve politik, dhe nga avokatët është  detyruar  në lajthitje, ai duhet të distancohet nga ky veprim qyqar i Bajram Krasniqit dhe të distancohen nga kjo vepër penale. Nait Hasani duhet të kërkoi falje publike nga Rexhep Maqedonci dhe të shpreh gatishmëri për dëmshpërblimin të cilin duhet të e cakton gjyqi relevant.

 

 Gjykata përkatëse ka për obligim juridik dhe duhet të  inicion  procedurë të rregullt gjyqësore si pas detyrës zyrtare  në lidhje me këtë vepër penale. Gjykata përkatëse ka për obligim juridik dhe duhet dhe të  mbron autoritetin zyrtar dhe personal të prokurorit Rexhep Maqedonci. Ndryshe si ka mundësi të veprojnë prokuroret ndaj krimeve, nëse lejohet që ndaj tyre të ushtrohet terror i këtillë politikë?

 

Përfundimisht me ndjekjen e atyre që nga pozitat e pushtetit të ish LKJ kanë marr pjesë në kryerjen e krimeve  politike ndaj shqiptarëve në kohën e diktaturës titiste të regjimit jugosllav, duhet të merret shteti juridik e jo personat privat. Sepse po shihet qartë se çka mundet me ndodh kur amatorët merren me punë kaq serioze, si është rasti i sjelljes para përgjegjësisë penale  të njerëzve të pushtetit të  ish LKJ për krimet e tyre gjatë kohës së regjimit jugosllav, ndaj Popullit Shqiptar në ish RSFJ.



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx