Mendime
Ramiz Dërmaku: Deri kur institucionet e Kosovës do të punojnë me rregullore të UNMIK-ut?!
E enjte, 03.06.2010, 09:59 PM
KUR PROBLEMI NUK ZGJIDHET NE TAVOLINE, DUHET PËRDORË EDHE MËNYRA TJERA.
DERI KUR..,INSTITUCIONET E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DO TË PUNOJNË ME RREGULLORE TË UNMIK-ut ? !
Nga Ramiz DËRMAKU
Sot në Kosovë, trojet etnike shqiptare e diasporë është bërë vështirë të shprehësh mendimin personal e politik.
Kur bëhen debate dhe flitet për liderë shtetëror apo partiak, personalitete, zyrtarë shpeshë atakohen njerëzit me fjalë rruge.., apo qëllime të caktuara. Duam shtetë, por nuk e pranojmë se kemi shtet. Jetojmë në Kosovë apo diasporë , përsëri nuk e pranojmë se kemi shtet.Është fakt se ne po bëjmë shtetin tonë, por jemi pak të motivuar të ndertojmë shtetin, për të cilin dikur kemi bërë shumë, protesta, demostrata, kemi vuajtur, jemi rrahur, burgosur por edhe jemi vrarë nga armiku serb. Kemi dhanë shumë viktima për çlirimin e Kosovës .., e sot akoma nuk vendosim vetë për fatin tonë dhe fatin e Kosovës. Është jo etike kur flasim në debate, se si duket jeta në Gjermani, Zvicer, apo Suedi, etj. Është jo etike të bëhën krahasime me Kosovën, ku akoma folklorizmi klasik është modë e popullit dhe kur nuk funksionon ligji si duhet………Sot është e domosdoshme të bëhen emisione debatuese për kulturën e debatit, sepse ne shumë emisione në televizionet tona; kur debaton qeveria me opozitën, nuk dihet se kush fletë e kush dëgjon! Si të priten suksese në Kosovë, kur Komisioni për Ndihmë Juridike akoma punon me rregullore të UNMIK-ut. Parlamenti i Republikës së Kosovës të hënën shqyrtoi e miratoi Raportin e Komisionit për Ndihmë Juridike për vitin 2009. Raporti i Komisionit për Ndihmë Juridike nga ligjvënësit u vlersua pozitiv e me disa vërejtje të përgjithshme të mos fuqizimit të këtij mekanizmi, duke vënë në pah mangësit e shumta të Rregullorës së UNMIK-ut, në bazë të së cilës vepron komisioni në fjalë. Deputetët kërkuan që sam ë shpejtë qeveria të hartojë Ligjin për Ndihmë Juridike,derisa rregullorja e UNMIK-ut është jo funksionale në ushtrimin e mbrojtjes juridike adekuate për kategoritë sociale. Mendoj se sot ka kaluar koha e Rregulloreve të UNMIK-ut. Qeveria duhet që sam ë parë të hartojë Ligjin për Ndihmë Juridike. Ligji i mundëson komisionit të përmbush obligimet e kategorive kushtetuese që është në mbrojtje juridike të qytetarëve në gjendje të rëndë sociale. Skenat si ajo në Mitrovicë po tregon se problemi i veriut të Kosovës, është problem kyq. QEveria jonë edhe pasë dy vite të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nuk bënë orvatje që veriun e Mitrovicës ta fusin nën ombrellën e tyre, e drejtë kjo e garantuar edhe konventa ndërkombëtare. Ndaj si zgjidhje më e mirë është dialogu por kur ai nuk arrihet duhet zgjedhur mjete tjera, pa e mohuar edhe forcën për mbrojtjen dhe integritetin e vendit nga grupe mafioze. Sa do që ne të vonohemi në këtë drejtim aq më tepër do trashet dhe bëhët i pa zgjidhur ky problem kombëtar.
Punuar me 2.6.2010
WEINGARTEN - GJERMANI