Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Deri kur institucionet e Kosovës do të punojnë me rregullore të UNMIK-ut?!

| E enjte, 03.06.2010, 09:59 PM |


KUR  PROBLEMI  NUK ZGJIDHET  NE  TAVOLINE, DUHET  PËRDORË  EDHE  MËNYRA  TJERA.

 

DERI  KUR..,INSTITUCIONET  E  REPUBLIKËS    KOSOVËS, DO     PUNOJNË  ME  RREGULLORE  TË UNMIK-ut ? !

 

Nga Ramiz  DËRMAKU

 

Sot në Kosovë, trojet etnike shqiptare e diasporë është bërë vështirë të shprehësh mendimin personal e politik. Po qe se gjatë diskutimit fletë për  qeverinë të thonë i qeverisë, nëse fletë për LDK-ës, të thonë i LDK-ës, apo diskuton për PD-në i takon PD-ës. Kur gazetari, analisti, flasin për korrupcionin ata duhet vënë argumente e fakte e jo të flasin fjalë të kota. Ne i dimë gazetat që janë pro-qeveritare dhe ato që janë anti qeverisë. Ata që jetojnë në Kosovë por edhe ne që jetojmë në diasporë, flasim se si  të bëjmë shtet dhe themi se nuk po funksionon shteti ynë. Luftojmë për shtet dhe themi se në Kosovë nuk funksionon shteti . Flasim për korrupsion, por nuk gjejmë sgjë më shumë se sa fjalë të thata, flasim se po shtrojmë rrugë (të asfaltuara) të reja.., por autostrada e filluar në drejtim të Shkupit e mbushur me gropa. Flasim se po ndertojmë shkolla.., për çdo ditë në televizinet tona po shohim gjendjen e mjeruar të shkollave tona. Nuk di ta përshkruaj as anarkinë, apo punën në shëndetësinë kosovare ku mjekët të detyrojnë të shkoshë nga spitali i shtetit në ordinancën private. Nuk di a ta përshkruaj korrupsionin që e ka kapluar drejtësinë e Kosovës në gjykata. Nuk di a të shkruaj për policinë e Kosovës- të komunikacionit e cila nuk dënon qytetarët që thejnë rregullat në komunikacion. Nuk di të them pse importojmë qumshtë  të prishur kur në Kosovë ka sasi të mjaftueshme qumshti. Nuk e di se si guxojnë ministrat tanë të deklarojnë para kamerave televizive, mediave, shtypit .., se kemi punuar.., këtë.., atë.., kemi ndertuar.., e rindertuar.., kemi  bërë punë të mëdha.., etj etj. Është mendim i gabuar se njeriu mund të merr  pushtet me çdo kusht. Për ta marr pushtetin në dorë ekzistojnë disa të drejta etike dhe konceptuale. Mekanizmi i gjygjësisë kosovare, e që momentalisht gjindet në këmbë të brishta. Këtu është fillimi baza për të vënë këtë qëllim në themele të drejta. Flasim për ta luftuar korupsionin e gjykatat-gjygjëtarët tanë të korruptuar deri në fund.

Kur bëhen debate  dhe flitet për liderë shtetëror apo partiak, personalitete, zyrtarë shpeshë atakohen njerëzit me fjalë rruge.., apo qëllime të caktuara. Duam shtetë, por nuk e pranojmë se kemi shtet. Jetojmë në Kosovë apo diasporë , përsëri nuk e pranojmë se kemi shtet.Është fakt se ne po bëjmë shtetin tonë, por jemi pak të motivuar të ndertojmë shtetin, për të cilin dikur kemi bërë shumë, protesta, demostrata, kemi vuajtur, jemi rrahur, burgosur  por edhe jemi vrarë nga armiku serb. Kemi dhanë shumë viktima për çlirimin e Kosovës .., e sot akoma nuk vendosim vetë për fatin tonë dhe fatin e Kosovës. Është jo etike kur flasim në debate, se si duket jeta në Gjermani, Zvicer, apo Suedi, etj. Është jo etike të bëhën krahasime me Kosovën, ku akoma folklorizmi klasik  është modë e popullit dhe kur nuk funksionon ligji si duhet………Sot është e domosdoshme të bëhen emisione debatuese për kulturën e debatit, sepse ne shumë emisione në televizionet tona; kur debaton qeveria me opozitën, nuk dihet se kush fletë e kush dëgjon! Si të priten suksese në Kosovë, kur Komisioni për Ndihmë Juridike akoma punon me rregullore të UNMIK-ut. Parlamenti i Republikës së  Kosovës  të hënën shqyrtoi e miratoi  Raportin e Komisionit për Ndihmë Juridike për vitin 2009. Raporti i Komisionit për Ndihmë Juridike nga ligjvënësit u vlersua pozitiv e me disa vërejtje të përgjithshme të mos fuqizimit të këtij mekanizmi, duke vënë në pah mangësit e shumta të Rregullorës së UNMIK-ut, në bazë të së cilës vepron komisioni në fjalë. Deputetët kërkuan që sam ë shpejtë qeveria të hartojë Ligjin për Ndihmë Juridike,derisa rregullorja e UNMIK-ut është jo funksionale në ushtrimin e mbrojtjes juridike adekuate për kategoritë sociale. Mendoj se sot ka kaluar koha e Rregulloreve të UNMIK-ut. Qeveria duhet që sam ë parë të hartojë Ligjin për Ndihmë Juridike. Ligji i mundëson komisionit të përmbush obligimet e kategorive kushtetuese që është në mbrojtje juridike të qytetarëve në gjendje të rëndë sociale. Skenat si ajo në Mitrovicë po tregon se problemi i veriut të Kosovës, është problem kyq. QEveria jonë edhe pasë dy vite të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nuk bënë orvatje që veriun e Mitrovicës ta fusin nën ombrellën e tyre, e drejtë kjo e garantuar edhe konventa ndërkombëtare. Ndaj si zgjidhje më e mirë është dialogu por kur ai nuk arrihet duhet zgjedhur mjete tjera, pa e mohuar edhe forcën për mbrojtjen dhe integritetin e vendit nga grupe mafioze. Sa do që ne të vonohemi në këtë drejtim aq më tepër do trashet dhe bëhët i pa zgjidhur ky problem kombëtar.

 

Punuar me 2.6.2010

WEINGARTEN - GJERMANI