Mendime
Selim Hasanaj: Burrit të Dukagjinit
E diele, 06.06.2010, 07:13 PM
BURRIT TË DUKAGJINIT
(Poezi- poemë kushtue imzot Dom Anton Kçiraj-t)
I
Sikur dy drangoj, sikur dy azgana
Lugu i Baranit mban mend dy Antona
Plakun Anton Çetta per fjalet e mira
Ndersa per trimni priftin Anton Kçirra.
II
Kur duhej bashkimi per ta ba fuqinë
Dhe kur re të zeza kishin m`blue Shqipninë
Kur serbi mizor na shterngonte lakun
Dom Anton Kçirra per popull falte gjakun.
III
Nuk pyste per fe, per kryq as per dinë
Per fatin e popullit luste Perendinë
Më ndëgjo o ZOT, Ty të qofsha falë
Prano lutjen time per popullin shqiptarë.
IV
Per krah me hoxhen, krah per krah me popullin
Me veprime t`rrepta, t`kujtonte Çerçiz Topullin
Në fshatin Baran per vëllaznit e ti
Bani gjithçka mundi që t`ket dhe gjami.
V
Per veprime t`rrepta dhe shpirtin atdhetarë
Perballë ç`do furtune doli faqebardhë
Trimnia e këti Burri e tmerrojë Serbinë
Pallatit n`Dedinje ethet n`bark i hinë.
VI
Që Dom Anton Kçirrë, n`Dardani mos t`ketë ma
Mirpo Dom Antoni i rrept si ç`do herë
Si me krah Shqiponje n`Amerikë ai erdhë.
VII
Atje n`
Vazhdojë punen per atdhe Dom Anton Shqitari
Gjeti senator, gjeti kongresmen
Prifta e peshkop, edhe biznismen
VIII
Dhe t`gjithë këta së bashku mirë ai i njoftojë
Per tmirë të Kosovës t`gjith ai i bashkojë
Dhe kështu dalë ngadal u formue dhe Lobi
Lobi per Dardaninë ate e Bekoft Zoti.
IX
Me t`shpejt iknin ditët, koha se ç`kalonte
Në Shtepinë e Bardhë Dielli se ç`rrezonte
Ndersa në Bruksell plani ish mbarue
X
Shtatdhjet e dy ditë , pa i ndalë nata as dita
Luftuen petritat e NATO-s , t`prim nga Amerika
U tmerruen çetniket, n`bark ju hyni frika
T`ikim per Serbi se na farojë Amerika.
XI
Ndersa në Nju Xhersi, pergjatë bombardimit
Njëzet mijë shqiptarë e gjeten strehimin
Kjo kazermë ushtrie, per këta refugjat
Ishte vetë parajsa, per ata që e paten fat.
XII
Dhe kështu me t`shpejtë Dardania u çlirue
Pushtuesi serb iku sepse u tmerrue
Refugjatët u këthyen, erdhen n`shtepija t`veta
Gjithkah shkrumb e hi , por duhet jetue jeta.
XIII
Ndersa Amerika punen e vazhdojë
Me ndihma të tjera Dardaninë ta ndihmojë
Donte Bil Klintoni ta qojë n`vend premtimin
Që i dha Nanës Tetreze, bashk me Ibrahimin.
XIV
Ngadal Dardania fillojë të merr frymë
N`ballë të saj gjithmonë i Shejti Ibrahim
Populli ndertonte me sa
Merrte frymë lirisht se ishte në Liri.
XV
Atje n`
Vepronte si dragua Dom Anton Shqiptari
Ndersa bukpermysësit, dhe disa shpirtprishun
Që te Al Khaida koken kishin shitun.
XVI
Këta njerz mjerana dhe ky gjak i pist
Disa mjekerr cjepsh t`quejtun Terrorist
S `bashku me arab, plane kishin ba
N `kazermen Nju Xhersi me ba një hata.
XVII
Harruen hienat, të pa mëshirë dhe barbar
Se pikrisht aty u strehuen njizetmijë shqiptarë
Këta bukpermbyset që nuk njohin mshiren
Me këtë akt barbar tronditen Anton Kçirren.
XVIII
Dhe Dom Antoni i mbushun mllef plotë
Me zemer të plasun e me syt plotë lot
Mbajti një fjalim ashtu para popullit
N`famullin Shen Pali, në shtëpin e Zotit.
XIX
Nuk mund e besonte lajmin e tradhtisë
Që disa hiena i kishin ba Shqipnisë
Per ta prish miqësin me t`shejten Amerikë
Donin ngjum ti vrisnin ushtaret e Lirisë
XX
Andaj Dom Antoni, trim që rrallë lind nana
U distancue nga vrasësit tue i quejtë satana
I deshpruem tej mase per aktin e tradhtisë
Tha se këto hiena do i linte n`dorë t `Serbisë.
XXI
Tash tri vjet ma von, nji gazetaruc
Dhe një profesor me surrat hardhuc
Montojnë e ç`ka s`bajnë kunder Dom Antonit
Një video film per shpirtna t`satanit.
XXII
Që ta ushqejnë shpirtin si Drakulla varri
Mjekerr cjepnit me shallvare që s`kanë gjak shqiptari
Pse të akuzojnë, pse të pergojojnë
Kush janë këta mjerana që Shqiptari s`dojnë?!
XXIII
Kush janë këta mjerana dhe këta sharllatana
Që po shfryejnë mllef, me gojen telef
Ballin lartë o Burr Dardan, të nderon ty bota
O i Madhi Dom Anton hero i gjallë i ditëve tona.
XXIV
N`Lug t`Baranit lëshove dritë
je legjendë në Detroit
Andaj mbaje ballin naltë
si qiri Ti bana Dritë
XXV
Fjalet Tua, veprat Tua
gjithmonë ishin Anton Trimi
Udhërrefyes, per gjenarata
drejtë lirisë dhe perparimit.
Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg: 10.03.2010