Mendime
Agron Shabani: Politika e jashtme, diplomacia dhe filozofia analitike...
E shtune, 05.06.2010, 09:58 PM
POLITIKA E JASHTME,DIPLOMACIA DHE FILOSOFIA ANALITIKE...
Nga Agron Shabani, Gjermani
Sic dihet:menjëherë pas Deklaratës së njohur kushtetuese dhe juridike të deputetëve të Parlamentit(Kuvendit)kosovare mbi Republikën e Kosovës shtet të pavarur,sovran dhe demokratik me 17 Shkurt ëe vitit 2OO8:Shteti dhe Qeveria Kosovare në kuader të ngritjes dhe konstituimit të mekanizmave dhe institucionëve të njohura shtetërore,politike dhe diplomatike i ngriten(hapen) dhe i themeluan edhe perfaqësitë e ndryshme politike dhe diplomatike nepër qendrat ose metropolat me të rëndësishme dhe kryesore të politikës dhe diplomacisë botërore.Duke filluar që nga Uashingtoni(SHBA-se),Berlini(Gjermani),Londra(B.Madhe),Parisi(France),Roma(Itali),Ankaraja(Turqi),Vjena(Austri) dhe kështu me radhë.Duke i nënkuptuar këtu(ndonëse,me një theks të posacëm) edhe të ngarkuarit me punë të cilët dikur me vonë(gjatë kësaj kohe) do të ngriten dhe promovohen në Ambasador të jashtëzakonshem dhe fuqiplotë të Republikës së Kosovës në vendët,gjegjëgjesisht,në metropolat e lartëpërmendura të politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare.Ndonëse, të pasuar një trohë më vonë nga konzujt ose përfaqësuesit e konzulatave ose perfaqesive te tjera konzulare dhe diplomatike të R.Kosovës edhe në vende dhe meridiane të tjera gjithandej globit tokësor.Por,ajo që të binte në sy gjatë tërë ketij "procesi" të komplikuar politik dhe diplomatik(gjithnjë fjala mbi të ngarkuarit me punë,përkatësisht,ambasadorët e Kosovës dhe stafin e tyre konzular dhe diplomatik në vendët e sipërpërmendura-mikëpritëse oserespektive):Ishte përzgjedhja ose emrimi i tyre në bazë te "konkurseve" ose "licencave" të ndryshme(të dirigjuara dhe preferuara) politike,partiake,klanore,familjare,krahinore,ideologjike etj.Apo,madje në bazë të kërkesave ose simpative të ndryshme objektive dhe subjektive të shtetëve dhe qeverive të atyre vendëve ku ndodhën të nominuar.Dhe,jo në bazë te vlerave, kriterëve dhe standardëve të preferuara shtetërore,shkencore,profesionale,intelektuale,morale,patriotike etj.Gjë që nuk do te duhej të ishte ashtu.Në këtë menyrë në postët ose funksionet e lartëpërmendura të të ngarkuarve me punë(Ambasadorëve) të Kosovës etj.nepër vendët e ndryshme të botës u emruan(u zgjodhen)kryesisht njerëzit e papërvojë dhe të pakualifikuar në këtë fushë kaq vitale dhe tepër jetike të politikës së jashtme ose diplomacisë. Thënë më shkurt:në vend të politologë,politikanëve të karierësve ose ekspertëve të njohur në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacise :u zgjodhën(në bazë të "kriterëve" ose "licencave"të mësipërme partiake,fetare,politike,ideologjike,nepotiste,familjariste etj.) njerëzit e papërgatitur dhe të papërvojë në këtë drejtim.Mbase, "ekspertët" ose "specializantët" e papërvojë të fushave të ndryshme të bujqësisë,agronomisë,medieve të ndryshme,përkthyesit e azilantëve në Gjermani ,aktivistët e ndryshëm të LDK-së,PDK-së etj,denoncuesit e dikurshëm të luftës së njohur clirimtare dhe patriotike të UCK-së(të "krahut" të Thacit ose Haradinajt..) e kështu me radhë.Deri në Apsurd!Aty janë edhe sekretarët e ambasadave,konzujt,vicekonzujt,bashkëpunëtorët e tyre ose catipët e ndryshëm injorant,të papërgatitur dhe intrigant që nuk kanë asgjë të përbashkët me shtetin dhe popullin që i përfaqësojnë.Dhe, që të bëjnë të jeshë i matur dhe tepër skeptik në mbarëvajtjen dhe funksionimin e preferuar profesional dhe kualitativë të ambasadave dhe konzulata të ndryshme të Republikës së Kosovës në vendët e ndryshme të botës..
Habitë fakti se si është e mundur që në këtë vorbull zgjedhjesh ose emërimesh të mesipërme klanore,moguliste,farefisnore,nepotiste dhe autoritare-totalitariste:Nga "dinastitë" e ndryshme familjare dhe despotike në Kosovë anëtarët(vëllezërit dhe kusherirët) e një familjeje po vazhdojnë të mbajnë dhe drejtojnë poste ose funksione të larta në kuvendin(parlamentin) e Kosovës,në komunën e Prishtinës,në ambasadat ose konzulatat e Kosovës në Londër e kudoSic është pikërisht rasti me të të ashtuquajturën "Dinastinë familjare" të Hamitëve në Kosovë ku nga i njejti klan familjar ndodhën në poste ose funksione të ndryshme shtetërore ose zyrtare-politike tre katër vëllezërit Hamiti(Sabri Hamiti,Muhamet Hamit etj...)!!!!.Nderkohe qe Hashim THACI dhe Fatmir Sejdiu & Company na flasin për zero-tolerancë dhe luftë të përgjithshme kunder korrupsionit,nepotizmit,familjarizmit ,bajraktarizmit,krahinarizmit ose kundër privatizimit,komercionalizimit ose stratifikacinit të organizuar të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme në Kosovë!!!Gjepura.Privatizmi,komercionalizimi ose monopolizimi i shtetit dhe shoqërisë nga ana e kujtdoqoftë në këtë botë:Nuk kanë se si të quhen dhe kualifikohen ndryshe pos si apsolutizëm ose "uzurpim modern" i një shteti dhe shoqërie të përgjithshme në tranzicion.Sic janë pra shteti dhe shoqëria kosovare.Se këndejmi,Diplomacia(ose Diplomatia) si teori dhe një praktikë e njohur shtetërore dhe politiko-diplomatike në këtë kuader ka shumë kuptime ,nocione dhe funksione të ndryshme .Fjala ose nocioni(termi) Diplomaci sic dihet origjinën ose etimologjinë e saj e ka nga greqishtja e vjetër që donë të thotë :Diplome ose Deshmi shkencore ose universitare për punën ose funksionin shtetëror dhe diplomatik të një udhëheqësi të zgjedhur ,ministri të jashtëm ose diplomati.Kjo donë të thotë se përfaqësi(legata) ose "dërgata" të ndryshme politike ose diplomatike ka patur edhe në kohërat ose periudhat e ndryshme mesjetare ose antike.(Kujto:Ato në kohën e "polisit" të Athinës,të tjerat në kohën e Romës dhe Bizantit,ato në kohën e Karlit te Madh dhe "Dinastive" të njohura të Merovingëve dhe Karolingëve,ato në kohën e "Yorkëve" dhe "Lancasterëve" në Britaninë e Madhe,të tjerat në mes Republikës së Venedikut dhe Rraguzs(Dubrovnikut) ose me Mbretërinë e njohut të Kastriotëve në Shqipëri,madje të tjerat në periudhat e ndryshme revolucionare etj.në Francë,Angli,Austro-hungari dhe kështu me rdhë. Ndërkohë që termi "Diplomaci" në "gjirin" ose suspektin e tij dikur më vonë do ti përfshijë dhe nënkuptoj një sërë vlerash dhe parimësh të reja shteterore,politike dhe diplomatike.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu Dokumentët zyrtare dhe protokolare ëe mes shtetëve dhe qeverive të ndryshme,marrëveshjet ose marëdhënjët e ndryshme shtetërore,politike,diplomatike,ekonomike,ushtarake etj.etj.Dhe,kjo sidomos pas shekujve 18 dhe 19(Lexo:Revolucionet e njohura në Francë etj.): kur termi(nocioni) dhe kuptimi i përgjithshem protokolar dhe diplomatik atëbotë ishin përhapur dhe zgjeruar jashta kufijve të ndryshëm shtetëror dhe gjuhësor të Francës së asokohshme revolucionare.Duke njohur shtrierje dhe përhapje të mëvonshme kontinentale dhe interkontinentale.Shih për këtë:Edhe vet nocioni(termi) dhe funksioni supstancial dhe esencial i një zyrtari shtetëror ose përfaqësuesi diplomatik(diplomati) të një shteti ose të një vendi do të bëhen si të thuash me të komplikuar dhe fundamental (supstancial) në domenin e përgjithshëm të politikës së jashtme dhe diplomacisë.Ku një përfaqësues diplomatik(qoftë ai i ngarkuar me punë,ambasador,konzull ose dicka tjetër..) në radhë të parë duhet të jetë ekspert ose profesionist i vërtetë në punën ose funksionin e tij konzular dhe diplomatik.Duhet të posedoi kredibilitet moral dhe patriotik, si dhe të të ketë aftësi dhe kualitete të larta shkencore,intelektuale dhe diplomatike në metodat,prezantimet dhe komunikimet e tij shtetërore dhe diplomatike në vendin ku ndodhet i nominuar.Dhe,jo vetëm të jetë një i përkëdhelur(benjamin) dhe "pinjoll i dyfishtë" dhe tepër sërvil i nomenklaturave të ndryshme konjukturale ose ideologjike.Duhet të posedoi vlera dhe kualitete të domosdoshme morale,shtetërore,nacionale dhe profesioniste në punën dhe angazhimet e tij politike dhe diplomatike me qeverinë dhe institucionet e ndryshme shteterore dhe politike të vendit ku prezanton ose reprezenton.Duke i ruajtur dhe mbrojtur gjithmonë interesat e përgjithshme të shtetit dhe qevërisë s tij.Madje,të njerëzve ose qytetarëve(bashkombasve) të vendit të tij etj.Si dhe duke i mbrojtur,avansuar,afirmuar dhe eksploruar marëdhenjet dhe raportët e gjithëmbarshme shtetërore dhe diplomatike të vendit dhe popullit të tij me vendin mikëpritës ose respektiv.Dhe,jo vetëm përmes "linjës së njohur partiake"(të LDK-së në Gjermani,Britani të Madhe etj.Ose,të PDK-së dikund tjetër..!Ku ambasadorët,sekretarët e ambasadave,konzujt, catipët ose shërbtorët e ndryshëm janë zgjedhur dhe emruar përmes "linjave" të njohura të partive-shtet dhe shtetit -parti!Dhe,jo mbi baza dhe parime të lartëcekura profesionale,etike dhe metaestetike.). Duke i përhapur(zgjëruar) dhe avansuar marëdhënjet dhe raportët e gjithëmbrashme bilaterale dhe multilaterale të qeverisë dhe vendit të tyre me anë të kontaktëve dhe takimëve të vazhdueshme shtetërore ose zyrtare(të nivelit me të lartë.Jo vetëm të Fatmir Sejdiut dhe LDK-së në Gjermani ose dikund tjetër!Por,edhe të Hashim Thacit,Ramush Haradinajt,ose dikujt tjetër.) me udhëheqësit me të lartë shtetëror ose qeveritar të vendit mikëpritës ose nikoqir .Si dhe duke i zgjëruar,avansuar dhe konvencionalizuar raportët e lartëpërmendura ndërshtëterore ose bilaterale edhe në fusha dhe lëmi të tjera sociale,industriale,kulturore,ekonomike etj.Kjo mu për faktin se marëdhenjet ose raportët e njohura në mes popujve ose vendëve të ndryshme nganjëherë mund të jenë pra si ato raportët e njohura në mes "Dashurisë dhe Urrejtjes"?!Gjegjësisht,të "Gjelozisë vdekjepruese!!!Ku mjafton vetëm një keqkuptim ose "mosmarrëveshje e vogël" e strukturave ose teorive të ndryshme "elitare" ose "egalitare" :Që i tërë "kompozicioni" i marëdhenjëve ose raportëve të pergjithshme ndërshetërore ose bilaterale të shpërbëhët ose te shkatërrohet mu në themel.Ndaj,mu për këtë shkak:në teorinë dhe praktiken e përgjithshme të raporteve ose marëdhenjeve të lartëpërmendura ndërshtetërore ose ndërkombëtare janë të preferuara një mori raportesh ose marëdhenjësh të ndryshme bilaterale ose multilaterale sipas kësaj formule ose aritmetike politike ose diplomatike:Marëdhenjët e shkëlqyera dhe vëllazerore,Marëdhenjët Miqësore dhe gjeostrategjike,Marëdhenjët miqësore dhe diplomatiko-ekonomike,Marëdhenjët e mira ose normale,Marëdhenjët neutrale ose indiferente,Marëdhenjët e ftohëta,Marëdhenjët e acaruara ose armiqësore dhe kështu me radhë.Varëshisht prej rrethanave ose situatave të caktuara politike,ushtarake ose historike(sic është rasti i njohur i raportëve Kosovë-Serbi ose anasjelltas.).Ndonëse,politika dhe diplomacia jo rrallë mund të shkruhen ose të hartohen dhe formulohen edhe me gjuhën ose formulën e njohur të Aritmetikës ose "Gjeometrisë Politike dhe Analitike" të popujve,vendëve ose shoqërive të ndryshme në kohë dhe hapësirë.Kjo në radhë të parë për faktin tanimë të njohur se bota dhe vet shtetët ose shoqëritë e ndryshme në të cilat jetojmë dhe punojm:në radhë të parë janë të natyrshme dhe tepër loogjike dhe dialektike në atë menyrë që supstrati ose struktura e tyre jetësore dhe qytetare janë të natyres dhe një karakteri të përgjithshem diskursiv,logjik,dialektik,harminik,konjuktiv,empirik etj.Duke i nënkuptuar këtu Dialogun dhe Metodat e njohura Diskursive dhe Dialektike në kuadrin e një Filosofie të re (bashkohore) dhe Analitike të raportëve ose marëdhenjëve të sotme botërore ose ndërkombëtare.Ku shkenca dhe teknika së bashku me strukturat ose konjukturat e ndryshme manufakturale dhe superstrukturale-ekonomike jo rrallë konceptohen,përceptohen dhe anticipohen si Ideologji dhe nje "kauzalitet i lartë" shteteror ose nacional tek vendët ose popujt e ndryshëm gjithandej rruzullit tonë tokësor(...).Ndonëse,pa i harruar këtu "Konceptin shoqëror dhe politik" të Sen Simonit mbi "Katekizmin e Industrialistëve","Organizatorët","Sistemin Industrial" dhe ne "Kristianizmin e Ri" ose të "Reformuar" së bashku me "Konceptin" e njohur të Immanuel Kantit mbi "Kursin e Filosofisë Pozitive", "Katekizmin Pozitivist","Sistemin e Politikës Pozitive","Diskutimet në Frymën Humane dhe Pozitiviste" dhe kështu me radhë.Se këndejmi,edhe i ashtuquajturi Kriticizmi dhe Diskutimi Etik i Immanuel Kantit:përpos dialogut dhe formalizmit tradicional.Kishte për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe metodologjike të filosofisë bashkohore shtetrore dhe politike në njerën anë,gjegjësisht,të etikës dhe estetikës së njohur profesionale dhe diplomatike në anën tjetër.Duke e vërë theksin në parimet dhe premisat e njohura etike dhe metaestetike në kuadrin e një "Sociologjie Refleksive","Psikologjie Pozitive" dhe "Filosofie Analitike" të cështjëve dhe aspektëve të përgjithshme të raporteve ose marëdhenjëve të sotme botërore ose ndërkombëtare ku njeriu(Diplomati) i mirëfillët dhe ekselent gjithmonë iu përshtatet ose adaptohet kushtëve,rrethanave dhe zhvillimëve të përgjithshme të kohës,vendit dhe botës ku jeton.Duke e bërë dallimin e interesave dhe aspiratave të ndryshme globale ose universale të popullit dhe vendit të tij me ato "lokale" ose parciale të "egos" ose personit te tij.
Në instancë të fundit edhe Filozofia Analitike parasegjithash është bashkëdyzim ose një komparativitet i përgjithshem në mes metodave dhe tëndencave të ndryshme politike dhe filosofike ku bazat ose themelët e gjithëmbarshme të Filosofisë Analitike ndodhën të ngritura dhe projektuara mbi vepren e njohur "Principia Eticha" të filosoft anglez D.Muhr.Për më tepër ndërkaq,Filosofia moderne ose bashkohore e kohës dhe botës sonë "globale" ose "ultramoderne" me tepër do të mund të definohej dhe anticipohej si një vështrim i përgjithshëm kritik dhe analitik i cështjëve,problemëve dhe kërkesave të njohura fundamentale dhe esenciale të njeriut dhe shoqërisë së sotme njerëzore,shtetërore ose qytetare.Përderisa,e ashtuquajtura "Filosofia Postmoderne" në radhë të parë është produkt ose rezultat logjik i tendencave dhe reaksionëve të pashmangshme shkencore dhe teknologjike tek shtetët dhe shoqëritë e zhvilluara industriale dhe ekonomike. Kjo mu për faktin se në kuadrin e njohur të "sistematizimit" dhe një "periodizimi" të gjithëmbarshem dhe supstancial të raporteve ose marëdhenjëve të përgjithshme botërore ose ndërkombëtare:E ashtuquajtura "Filosofia postmoderne" sikur është shndërruar(transformuar) në nje të të ashtuquajtur "levizje" të gjithëmbarshme fluide,hektike dhe eklektike të natyrës dhe një karakteri të "vrazhdë",furioz dhe tepër dinamik.Kjo donë të thotë se jo vetëm të ngarkuarit me punë(ambasadorët) por edhe vet Ministri dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës etj.do të duhej të udhëhiqeshin nga kursi dhe filozofia e njohur shkencore dhe metodologjike e marëdhenjëve ose raporteve të njohura ndërkombëtare.Duke i ravijezuar,konturuar,harmonizuar,eksploruar dhe konvencionalizuar parimet ose premisat e mesipërme politike,sociofilozofike,sociopsikologjike etj.me diskursin dhe dialektiken e njohur të arritjeve dhe përparimëve të sotme industriale dhe teknologjike .