Mendime
Fazli Maloku: Përse u dësh që të lëkunden eshtrat e dëshmorit të Kombit - Afrim Zhitisë?!
E hene, 07.06.2010, 08:56 PM
Nga Fazli Maloku, Prishtinë
Rënkimet e dëshmorit të kombit-Afrim Zhitia dhe gjamën e asaj dite,2 qershor 2010,e dëgjoi gjithë populli liridashës anëkënd Shqipërisë Etnike,e në veçanti ish bashkëluftëtarët e dëshmorit të mbetur gjallë,sepse u lëkunden eshtrat e tij vetëm për përfitime politike të momentit nga krerët e vendit e drejtues të partive politike,matrapazë,hajdutë,gjakpirës të popullit!Ata, të cilët tradhëtuan idealin e dëshmorëve të kombit,duke shkelur me të dyja këmbët mbi gjakun e tyre!Befasia më e madhe është,se si edhe familjarët e disa dëshmorëv të kombit,siq është rasti i fundit i bacë Osman Zhitisë me familje,shumë lehtë dhe do të thoja në mënyrë të pakuptueshme bien në "kurthin" e lajkatarëve,tinzarëve,shkelsve të gjakut të vet dëshmorëve,dhe ju lejohet që në këso manifestmesh,të përjargën gojëqenash,ushujza,që nuk vjen turp të shprehen,para trupit të dëshmorëve:"Kosova sot është shtet sovran,demokratik e i pavarur",dhe se "çdo ditë që kalon po realizohet amaneti i dëshmorëve"!!! E rrena tjera të cilat nuk i hanë më as lopët nëpër ara!Po të ishte familja e dëshmorit në nivel të duhur, kurrrën e kurrës nuk do tua lejonte marrjen pjesë këtyre shprtligëve dhe sahanlëpirësve,servilëve të Brukselit,Beogradit e Athinës,qendra këto ku po hartohet strategjia e ricoptimit të trojeve shqiptare në favor të shteteve fashiste Serbo-Greko-Maqedone!Vërtetë shtrohet pyetja.Përse u dësh që të lëkunden eshtrat e dëshmorit të Kombit-Afrim Zhitisë?! Cili ishte qëllimi dhe rezultati i gjithë këtij turpi?!Përse u dashka të rivarrosej dëshmori vetëm për njëqind metra më tutje?!A mos vallë e përcakton gjatësia e shprehur në metra e shtatorës së re, të dëshmorit, edhe vlerën apo madhështinë e veprës së këtij djaloshi të pa epur,i cili radhitet ndër revolucionarët dhe atdhetarët më të devotshëm të shekullit që e lam pas,me veprimtarinë e tij dhe idealin e pashterrur për çlirim dhe bashkim kombëtar?!Duhet ta pranojmë se një pjesë e jna vuajmë prej "snobizmi",por të gjithë ata që mendojnë të krijojnë autoritet,apo të mburren si "bibana",në emër të veprës madhore të dëshmorit,apo edhemë keq,që e shelin me të dyja këmbët gjakun e bijëve dhe bijave më të mira të kombit,tani dëshmorë,e duke mos bërë asgjë përsonali-
sht për realizimin e amanetit të dëshmorëve,për ta bër realitet idealin e tyre sot o nesër,vetëm sa do ta përbaltin fytyrën e tyre edhe më shumë se deri sot.
Porosia ime për të gjithë familjarët e dëshmorëve të kombit është:"Qëndroni stoik para çdo furtune që e sjell koha,dhe mos lejoni që dikush të keqpërdor gjakun e bijëve e bijave të juaja e që njëherit janë të të gjithë kombiut shqiptar!Vetëm qëndrimi i juaj i tillë,do të mbes edhe më tutje një ditëz shprese për populin tonë,pa zot shtëpie,në këto kohë tepër të vështira!"Sa për liderët politik të sotëm,fatkeqësiht në të gjitha trojet shqiptare,vlenë gjykimi që e bëri në kohën e tij,i madhi-Ali Asllani:" Ju dinakë,ju shushunjëza,
ju gjahtarë në errësira!...
Të pa brekë ju gjeti dreka,
milionerë ju gjeti darka!...
Mbi të gjithë ata që do të guxojnë të luajnë me dëshmorët e kombit,dora e fuqishme e tribunit "Popull",doemos do të gadas fuqishëm!