Mendime
Besnik Prishtina: Rivarrimi i Kosovës nën sundimin e huaj
E diele, 06.06.2010, 06:58 PM
RIVARRIMI I KOSOVËS NËN SUNDIMIN E HUAJ
Këta varrmihës të atdheut ton,
po i rivarrosin dëshmorët dhe Kosovën nën sundimin e huaj!
Nga Besnik Prishtina
Nderi më i madh që mundet ti bëhet Dëshmorëve të Kombit është që të veprohet në realizimin e aspiratave për të cilat ata flijuan jetët e tyre. Pastaj, kur të fitohet liria vinë në radhe lapidarët, librat, filmat, pjesët teatrale, poezitë, e të tjerat për ta. Ata që ndalen në rrugën e luftës për liri dhe fillojnë të veprojnë kundër aspiratave, për të cilat ranë Dëshmorët të Kombit, më nuk janë shokë të tyre, por kundërshtar të tyre!
Në kohen kur të gjitha partive të kësaj klase të devalvuar politike, nuk ju ka mbet gjë tjetër për të provuar që të kthejnë besimin e humbur të popullit ndaj tyre, ata vendosën të merren me rivarrimin e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut. Ata i hynë prishjes së qetësisë së varreve të Dëshmorëve të Kombit me shpresë se kështu e rikthejnë autoritetin e vet!
Se sa ata i respektojnë, apo jo, DESHMORËT E KOMBIT shihet në VARREZAT E LUFTËTARVE TË UÇK-ës në kryeqytet, në Prishtinë, ku varrezat e tyre duken si të shkreta, edhe pse shumë nga ata ranë, derdhën gjakun dhe luftuan për liri. Derisa 100 metra ma larg është varros me nderime shtetore njeriu i cili tëra përpjekjet e veta jetësore i ka pas të orientuara në drejtim te rikthimit te autonomisë së Kosovës nën sundim e Serbisë! Ati i bëhen nderime shtetërore, nga këta që e rivarrosen Kosovën nën sundimin huaj. Këta nuk kanë fytyrë të shkojnë te varrezat ku prehen luftëtarët e UÇK, sepse për varret e tyre në kryeqytet, nuk kanë bërë as gjë!
Për këtë arsye, i kisha lutë familjet e dëshmorëve që kurrë më të mos i lejojnë politikanet e korruptuar që të luajnë me eshtrat e DËSHMORVE TË KOMBIT, për të bërë ata për vete kapital politik!
Ata e keqpërdorën edhe mikpritjen tradicionale shqiptare në kullën e Rifat Jasharit. Organizimi i dorëzimit të flamurit e të deklaratës të Ahtisarit në kullën e Jasharëve të mëdhenj, ishin skena teatrale para kamerave, për të bindur opinionin se duhet pranuar këtë flamur dhe këtë deklaratë të Ahtisarit, me që ato u pranuan edhe nga familja Jashari! Kjo tregon se ata janë të gatshëm për çdo djallëzi dhe për çdo keqpërdorim.
Me 2 nëntor 1989 u vranë Dëshmoret e Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu! Ata janë vrarë me urdhër të regjimi serb, por ku ka marr pjesë edhe njësia speciale vendore e Shermet Ahmetit. Pas vrasjes së tyre, ata janë varros në atdheun e vet, kështu që as një arsye nuk ka pas me i ua prish qetësin varreve e me ua rihap plagët dhe me ua ripërtëri dhimbjen familjeve të tyre.
Por, këta politikan që po duken në fotografit e shtypit e të TV, me rastin e rivarrimit të tyre, janë ata që e kanë rivarros Kosovën me gjithë viset tjera shqiptare nën robërinë e republikave sllave, për një grusht të ndyte parash që ata marrin si asistencë nga Brukseli. Po shihet se ata janë në gjendje për të bërë çdo gjë për interesat e tyre egoiste.
Kjo është gjenerata e klasës politike të “demokratëve” alla Duçe, Tito, Sala e Ahtisari , që hapin varre edhe në Tiranë edhe në Prishtinë e gjetiu, që lëvdojnë Titon, ndërsa krimet e ti në Tivar ua veshin shqiptarëve, që shkatërrojnë ushtrinë shqiptare dhe armatimin e saj të krijuar me djersen e popullit dhe të mërgimtarëve, që ndryshojnë emrin e universiteti në Vlorë ISMAIL QEMAILI, që rrënojnë përmendoret e heronjve nëpër Shqipëri, që shesin ujërat detare shqiptare te greku, që lejojnë UDB-e, mermes fazliqave te blen prona brenda në Shqipëri, që lejuan Deliorgun grek të qon Gërdecin në ajër, që morën pjesë në krimet e Brodecit dhe në krimet e fundit në Maqedoni kur u vranë 4 shqiptar, që e ndryshojnë flamurin e himnin kombëtar, që e heqin nga emblema e Komunës shtëpinë e Lidhjes se Prizrenit, që spiunojnë njeri tjetrin në Bruksel dhe që bën 1000 të zeza tjera për të cilat duhet me e shkrua një libër dhe nuk do të mjafton.
Po të ishin gjallë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Zahir Pajaziti e Adem e Hamz Jashari, Luan e Shkëlzen Haredini e Fehmi e Xhevë Lladrofci dhe dëshmorët tjerë të kombit, këta varrmihës të atdheut ton, do të ishin në ato lista ku e ka pas vendin Esat Pash Toptanit! Por, ata kanë vdekur dhe me eshtrat e tyre këta munden të fotografohen sa herë të donë – deri në orën ZERO! Atëherë të tillët, do të dalin para gjyqit të popullit për tu ballafaqua me pasojat e veprave të veta !