Mendime
Pirro Prifti: Z. Hajredin Muja, radikalist që nuk po e kupton ku bie Europa
E marte, 08.06.2010, 08:58 PM
Z. Hajredin Muja, radikalist që nuk po e kupton ku bie Europa
Nga Pirro PRIFTI
Polemikat kundër K. Myftarajt janë sa interesante aq dhe pa argument kur sheh se kush i shkruan dhe përse i shkruajnë. Disa radikalistëve islamikë mezi u pritet të derdhen si jeniçerët për të prerë koka si në të kaluarën sepse e kanë më të lehtë të shajnë e të vrasin e më vështirë të vrasin mendjen. Një nga këta është dhe z. H.Muja.
Nuk ma merrte mëndja që një shqiptar si H. Muja (që e quan veten shqiptar të flasë e të përdori si argumente edhe sot pas 100 vjetësh të pavarësisë së Shqipërisë të tilla si kjo e mëposhtmja në artikullin e pardjeshëm tek gazeta “SOT”:
“
O zoti Hajredin, akoma me këto argumente të pashallarëve shiqiptarë, të cilët janë fajtorë për bashkëpunim me perandorinë turke e për pasojë fajtorë për copëtimin e Shqipërisë!? E thënë në kontekst nga F. Konica, kjo do të thotë se shqiptarët do ta kishin më të lehtë për të hyrë në Europë, se sa ashtu të konvertuar me dhunë apo me joshjen e gradave.
Akoma nuk po e kupton o zoti Hajredin se Shqipërinë e vogël e kemi sot pikërisht se ka patur ca njerëz si puna jote që nga Lidhja e Prizrenit, të cilët në vend që të merrnin pjesë dhe ti bënin lutje Kongresit të 10 qershorit të Berlinit 1878, pas humbjes së Turqisë në luftë me Rusinë, bënë famëkeqen Karafermanen, në të cilën të gjitha pikat ishin që të rrinin me Turqinë, e cila ishte mundur. Njerëz mendjemykur. A nuk po e kuptoni se K. Myftaraj po ju tregon njërën nga rrugët e rralla e të vetme nëpërmjet të cilës shqiptarët mund të jetojnë paqësisht të integruar në Europë, e jo si puna juaj që në kohën kur SHBA çliroi Kosovën, krijoi mundësinë e bashkimit të shumëpritur kombëtar, kurse ju vazhdoni të shihni nga arabët duke shtuar përpjekjet për ti treguar BE dhe vetë SHBA që ne jemi islamikë? Ku po ju çon mushka o z. Hajredin? Për kë po punon o Hajredin? A nuk po e kupton ti dhe shokët e tu që po veproni njëlloj si paraardhësit tanë që për pronën, për para dhe për grada jeni dakord të shisni çdo gjë dhe fine e të parëve tanë të krishterë vetëm e vetëm që të jeni në radhën e parë të atyre që ju kanë dhënë të gëlltisni çorbën e arabëve? Turp, z. Hajredin.
Akoma nuk po e kupton (nëse ke shkollë të lartë apo jo) që disa nga shkaqet të cilat shkaktuan copëtimin e Shqipërisë janë shkaqet që janë fshehur pikërisht nga njerëz si puna juaj, që fshiheni pas flamurit të krishterë të Gjergj Kastriot Skënderbeut, duke u luajtur bishtin BE, por duke i shkelur syrin arabëve që s’kanë asnjë gjë të përbashkët me ne.
Këto janë shkaqet që u copëtua Shqipëria dhe këtu duhet të punojnë për të korrigjuar e për të fituar një shtet shqiptar të fortë:
-Prishja e besimit fetar nga turqit me dhunë duke dëmtuar përfundimisht bazën social-fetare dhe politike për të bërë një shtet të pavarur në të ardhmen, bazë e cila realizohet nëpërmjet binomit FE (një fe të krishterë)+ATDHE (troje të një populli që flet të njëjtën gjuhë).
-Dëshira e pasanikëve shqiptarë për të mos humbur pronat e paratë, qoftë dhe duke u konvertuar në fenë tjetër.
-Dëshira e të parëve të zonave të ndryshme (pasanikët) shqiptare për të patur grada dhe ofiqe me çdo çmim e kusht qoftë dhe duke tradhtuar fenë e krishterë (kujtoni Himnin kombëtar shqiptar, i cili është i vetmi himn që përmend tradhtarët e kombit)- gjë që ishte një tradhti e rëndë dhe një shkelje e besës së Lekë Dukagjinit.
- Rifillimi i fatkeqësive të shqiptarëve pas humbjes së Perandorisë turke në luftë me Rusinë në Mars të 1878, sepse një nga kërkesat kryesore të Katerinës së Rusisë ishte: liria e trojeve të krishtera dhe të popujve të krishterë të Ballkanit. Në këtë rast, fatkeqit do të ishin përsëri populli shqiptar sepse krerët e tij ishin që prej 250 vitesh kryetarët e Sanxhaqeve më të rëndësishme të Ballkanit me titullin Pasha të gjithë shqiptarë ose me origjinë shqiptare.
- Prania e vrasjeve, rrëmbimeve, shpronësimeve të popullatës së krishterë të Ballkanit, qoftë sllave (serbe, maqedonase, vllehe) ashtu dhe shqiptarë të krishterë nga këta dallkaukë, gjë që e cila rëndoi dhe nga ana nacionale dhe politike njohjen e një shteti shqiptar.
-Mentaliteti përtac, turkoshak, mendjemadh i bejlerëve dhe agallarëve të asaj kohe e cila u konvertua në urrejtje dhe në genocid ndaj shqiptarëve të varfër qoftë të trevave nga jeni ju zoti Hajredin, qoftë dhe në jug.
-Prania tek krerët e fiseve që mbetën në Shqipëri (përveç fisit të Dukagjinëve-mirditorëve, e tek tuk ndonjë tjetër), e mungesës së besimit tek Zoti, dhe dëshira për të shpëtuar nga halli me çdo kusht duke shitur çdo gjë: nder edhe fe.
Mund të përmend se shkaktari kryesor për mosrealizimin e një Shqipërie të madhe ishin sipas F. Konicës të cilin ju citoni-vetë shqiptarët (kujto krerët e tyre i islamikë).
Fraza që keni marrë nga Miftar Spahija: “Feja islame u ba protestanizmi i shqiptarnisë, nuk qe mohuesja e zotit Krisht, qe mohuesja e popullit serb, ashtu si protestanizmi i Luterit nuk qe mohuesja e zotit Krisht, por e zotit papë... Kurrëkush mos t’u thotë shqiptarëve pse e harrove Krishtin. Nuk e kam harrue, jo… u islamizova se s’dashta me u serbizue, s’dashta me u ba serb, dashta me metë shqiptar e qe ku jam shqiptar në tokën teme dardane. Kërkush mos të më qortojë, kërkush mos të më shajë, kërkush të mos më shite men. U islamizova për mos me u serbizue, u islamizova në fe të turkit, por nuk u turkizova, nuk u bana turk, nëpërmjet t’islamizimit rujta gjuhën at gjanë ma të veten qi ka njeri” nuk është e saktë për dy arsye:
- Së pari, sepse nëse shqiptarët do të kishin qëndruar të krishterë e nuk do të ishin islamizuar, do të kishin patur përkrahjen e Europës dhe nuk do të sulmoheshin nga serbët e as nga grekët sepse ishin më të pakët në popullatë se ne.
- Së dyti, konvertimi në islam nuk e shpëtoi shqiptarizimin por thelloi armiqësinë midis popullatave sepse në islamikë u kthyen krerët aktivisht e pastaj popullata (pasivisht, kujtoni mbiemrat apo emrat e krishterë në emrat apo mbiemrat myslimanë- që quhen ndryshe laramanët). Konvertimi në islam largoi shqiptarët nga Europa dhe prishi ato ura miqësie me të cilat lidhej me sllavët e Ballkanit e me të tjerët; megjithatë qenë krerët e pasur ata që janë shkaktarë e jo populli. Shqiptarët e veriut ishin kryesisht katolikë dhe nëse do të mbeteshin të tillë, serbi nuk do të guxonte t’i prekte dot, apo jo i nderuari z. Hajredin?
Atëhere kthehemi tek pyetja e fillimit: Përse u kthyen krerët e shqiptarëve në myslimanë? Sepse deshën një shtet shqiptar apo deshën të shohin vetëm b... e tyre? Del se është e vërtetë kjo fjala e fundit. Pasojat ishin tragjike si për ata ashtu dhe për popullin që i ndiqte pas.
Mbajtja e fesë islamike tek shqiptarët e veriut pati pasoja të rënda për popullin shqiptar sepse gjenocidi i ushtruar nga serbët e grekët ishte i madh nën miratimin e heshtur të Europës së atëhershme. Nëse këta shqiptarë e krerët e tyre do të kishin ruajtur fenë e krishterë, nuk do të kishte ndodhur asgjë më e rëndë se sa ajo që pësuan shqiptarët dhe copëtimi do të ishte minimal.
- Së treti “u islamizova për mos me u serbizua” janë fjalët e të ndjerit M. Spahija. Po sot i nderuar z. Hajredin përse qëndron i islamizuar? Mos vallë do të serbizohesh sot? Apo tek ty dhe tek nxitësit e islamizimit arab që po ndodh qetësisht në disa vise të Kosovës, në Kukësin tënd, e në Maqedoni, ekziston një shkak tjetër i ngjashëm me atë që patën krerët e fiseve të shqiptarëve, që quheshin dikur (por edhe sot në tre të katërtat e popullatës): “Pasha”, “Aga”, “Sheh”, “Spahi”, “Bylykbash”, “Caush”, “Zabit”, “Hoxha”, etj, etj, të cilët pranuan konvertimin në fenë islame vetëm për arsyen që të ruanin pasurinë dhe privilegjet e tyre, paratë e tyre, martesat me shumë gra, e haremet e tyre?
Në këtë pikë i nderuari z. Hajredin nuk jam dakord me ty që i turresh Kastriot Myftarajt vetëm sepse ka përmendur deislamizimin si një nga mënyrat e rifitimit të një shteti të qëndrueshëm shqiptar.
Që prishja e binomit FE+ATDHE ishte shkaku kryesor i mungesës së shtetit shqiptar, i copëtimit të shtetit shqiptar (nga katër sanxhaqe që ishin me sipërfaqe 180.000 km2), atë mund të vënë në dyshim vetëm njerëz që nuk e duan Shqipërinë dhe që nuk janë nacionalistë.
Problemi qëndron se rikonvertimi në fenë e të parëve tanë, në fenë e krishterë duhet bërë pa dhunë, nëpërmjet argumentit, arsimimit të kujdesshëm, nga brezat e mëvonshëm, duke patur aleatë SHBA, BE, dhe këdo që e do Shqipërinë natyrale.
Nëse islamikët dhe myslimanët e ndershëm (të cilët sinqerisht i respektoj për dedikimin e tyre ndaj Zotit porse duhet predikuar si Zot në gjuhën shqipe, e jo si Allah), do të arrijnë të kuptojnë falsitetin e drejtuesve të tyre islamikë të cilët edhe në kohën kur SHBA na dhuroi Kosovën, të cilën as e ëndërronim që të çlirohej, vazhduan tinëzisht të ndërtonin xhami sikur donin të sfidonin perëndimorët (e sikur deshën t’ju thonin atyre- “hë e shihni ne jemi islamikë e s’e çajmë shumë për kombin”), atëhere do të kishte një Shqipëri ndryshe, një popull të përgjegjshëm, politikanë të nderuar, dhe njerëz që adhurojnë Zotin sipas bindjes së tyre.
Unë këtu do t’ju përmend i nderuar z. Hajredin (në mënyrë që të mos u turresh njerëzve me fjalë të huazuara aty këtu) se rilindësit shqiptarë të krishterë e myslimane rivendosën Skënderbeun në piedestal së bashku me flamurin me shqiponjën dykrenore të krishterë pikërisht për ti thënë Europës plakë: ne jemi europianë, me tradita të krishtera të dikurshme që na i prishi “qeni turk”, kërkojmë të na përkrahni sepse gabimisht po na identifikojnë me turqit, kërkojmë një shtet shqiptar sepse nuk jemi turq”. Po ju i nderuar z. Hajredin çfarë po bëni tani në këtë moment?
Po shani një individ që ashtu si dhe unë i kemi vënë gishtin në plagën e vjetër të zënë kore të shqiptarëve, plagë e cila gjakoset sa herë njerëz që nuk po e kuptojnë se interesat e kujt mbrojnë (nuk e di nëse jeni me të vërtetë shqiptar apo jeni shqiptar-folës), plagë e cila nuk mund të shërohet nëse shqiptarët nuk rikonvertohen në fenë e krishterë pa dhunë e pa detyrim në të ardhmen. Ndryshe, do të kemi shqiptarë që sikurse ka thënë një filozof i vjetër: “nëse i arsimojmë njerëzit pa i njohur me Zotin, atëhere do të kemi djaj të zgjuar”. E kjo sentencë sot shpjegon se si janë shqiptarët.
Mund të diskutojmë edhe herë të tjera pa pasion fetar dhe as racist për këtë problem sepse ja vlen, por të shash (e jo të kritikosh) një publicist vetëm e vetëm se ka kritika ndaj disa radikalistëve islamistë (të cilët mendoj që organizohen nga jashtë), të cilët kanë gjetur terren të favorshëm në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, për të derdhur para e për të ngritur xhami në vend të ngritjes së ndërmarrjeve për punësim, kjo është një miopi jo vetëm politike por dhe intelektuale. Të flasim të vërtetën për një moment. Po nuk njohe shkaqet se përse Shqipëria vazhdon të mbetet e pastabilizuar ekonomikisht, politikisht dhe të mos të shkojë mendja se prania e 75% popullate islamike është një shkak, atëhere kjo është një mungesë logjike nga ana juaj. Popullata islamike është shumë e nderuar dhe e respektuar por mentaliteti islamik është pengesë në zhvillim po të kesh parasysh karakteristikat e traditës:
- Mungesa e dëshirës për punë
- Dembellëku
- Trajtimi i femrave si skllave dhe si kafshë pune
- Tek pasanikët islamikë, dëshira për të mos respektuar ligjet, dëshira për të mos investuar, por vetëm për të bërë qejf e qejfe, dhe mungesa për të respektuar familjen (nuk duan respektimin e familjes tip: Adam-Eva, por duan më shumë se një grua, dhe harem), Dëshira për tu zënë me fqinjët, dhe hipokrizia në sjellje me europianët, dëshira për të vrarë kundërshtarët, pesimizmi për jetën e të ardhmen. Respektimin e Zotit më tepër që t’i shohin të tjerët sesa e duan në të vërtetë (hipokrizi e fetishizëm).
E kundërta është me popullatën e krishterë: dëshira për punë, optimizmi për të ardhmen, respektimi i ligjeve, dëshira për të investuar e për tu shoqërizuar etj., respektimi i femrës, respektimi i familjes (modeli Adam-Eva), etj. Respektimi i Zotit pa e treguar tek të tjerët, por duke folur me Zotin vetëm për vetëm ose në Kishë në ditë të caktuara. Një Shqipëri e tillë nuk mund të jetë e stabilizuar, apo jo? Mendoju njëherë o z. Hajredin. Nuk dua të të ndryshoj mendjen, por dua që të argumentosh duke përdorur trurin e duke përdorur fjalën përse e jo duke përdorur fjalën armik, i poshtër e dokrra të tjera.