Mendime
Reagim nga Shoqata Sh.V.I.L. të UÇK-së “Kalaja”
E merkure, 09.06.2010, 08:57 PM
SHOQATA E VETERANËVE DHE INVALIDËVE TË LUFTËS
SË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE
“KALAJA”
R E A G I M
Shoqata Sh.V.I.L. të UÇK-së “KALAJA”, reagon ndaj cinizmit të disa shoqatave joqeveritare dhe Institucioneve shtetërore që udhëhiqen nga shqiptarët në Maqedoni të cilët në kohën kur flamuri shqiptar ndalohet, gjuha shqipe nuk e gëzon statutin e barabartë shtetëror dhe ende pa mbushur 40 ditët nga vrasja makabre e katër shqiptarëve në Radushë, ndër ta ish-Komandantët e UÇK Dëshmorët e Kombit Harun Aliu dhe Shaban Zenuni. Kanë paralajmëruar se do festojnë 132 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit në Maqedoni. Ne, këtyre vasalëve të sllavëve i pyesim publikisht se a e dini çfarë është Lidhja e Prizrenit dhe memorandumi i saj?
Ju lutemi mos u tallni me shqiptarët e Maqedonisë sepse shumë mirë e dini që amaneti i burrave të Lidhjes së Prizrenit nuk është realizuar ende. Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të jetojnë nën trysninë e racizmin shtetëror sllavomaqedonas duke mos gëzuat asnjë të drejtë njerzore. Ne si shoqatë e dalë nga luftërat e bashkimit Kombëtar të ushtrive UÇKosovës dhe UÇKombëtare e dënojmë lojën ironike të vasalëve pushtetar të cilët po tregojnë një servilizëm tallës duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve të cilët luftuan për bashkimin Kombëtar. Shqiptarët nga Çamëria, Maqedonia, Mali i zi dhe Lugina e Preshevës nuk mundë të gëzojnë akoma realizimin Lidhjes së Prizrenit sepse ndodhen nën pushtimin sllavo-grek. Tokat e Çamërisë greku i mban të pushtuar, mijëra shqiptar janë përzënë me dhunë nga ato troje, sllavët e Malit të Zi vazhdojnë të burgosin dhe të persekutojnë vëllezërit tanë. Në Luginën e Preshevës ushtria serbe ushtron një dhunë të paparë mbi shqiptarët. Ndërsa shqiptarët në Maqedoni ndodhen përpara një katastrofe të madhe kombëtare ku mbi kryet tona qëndrojnë statujat kombëtare sllave dhe flamuri ventilator gjigant që na bënë freski.
Programi i Lidhjes së Prizrenit deri më sot është realizuar vetëm 1/3, pavarësia e Shqipërisë Londineze dhe çlirimi i Kosovës nga serbët. Burrat si Ymer Prizreni dhe Abdyl Frashëri na e kanë lenë Testamenti dhe nuk guxon njeri të tallet dhe ta shkelë atë. Ky Testament që është votuar në Qershor 1878 parasheh mbrojtjen e tokave etnike shqiptare nga Traktati i Shën Stefeanit dhe Traktati i Berlinit të cilët Fuqitë e mëdha kishin vendosur që tokat tona tua dhuronin Serbisë, Malit të Zi e Greqisë.
Ideja e bashkimit vëllazëror është rrënjosur në shpirtin dhe mendjen e çdo shqiptari dhe s’ka gjë që mund të na i nxjerrë nga kokat tona. Këtë e dinë mirë armiqtë shekullor dhe vasalët e tyre, prandaj kot e kanë që mundohen të na përçajnë dhe të na çrrënjosim me disa kremtime të pa baza në këto ditë të vështira që po kalojnë shqiptarët e Maqedonisë.
Lidhja e Prizrenit mban nënshkrimet dhe Besën e 47 burrave më të fuqishëm shqiptar të asaj kohe, muhamedan dhe të krishterë, toskë e gegë. Motoja e saj ishte: “Të luftojmë deri sa të derdhim pikën e fundit të gjakut. Para interesit të atdheut të zhduken interesat private”. Prandaj nuk guxon askush sot të luaj me BESALIDHËSIT e Lidhjes së Prizrenit për të përfituar nga figurat shqiptare që qeverisin në Shqipëri dhe Kosovë.
Ne, ish-ushtarët e UÇKosovë dhe UÇKombëtare të grupuar në shoqatës “KALAJA” i rikujtojmë pseudohistorianëve të Institutit, të Muzeut dhe vasalëve të Komunës së Çairit amanetin e Abdyl Frashërit të mbajtur më 10 Qershor 1878: “Qëllimi i kësaj mbledhje (Lidhjes së Prizrenit) sot është për tu prerë hovin armiqve të pashpirt (sllavët dhe grekët që kërkonin Plavën e Gucin dhe një tokë të Vilajetit të Janinës), duke lidhur Besën shqiptare e duke u betuar me i mbrojtur me gjak trojet që na i kanë lënë gjyshët e katragjyshët tonë”.
Zëdhënësja e shoqatës “KALAJA”
Prof.Teuta Kamberi-Llalla
Tetovë, 09. 06. 2010.
Mobil. 070-508-400.